Receta Gatimi

DIONIS BUBANI


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    DIONIS BUBANI

    Dionis Bubani lindi nė Bukuresht mė 18 Shtator 1926, nė rrugėn atėherė tė quajtur "Turku", e mė vonė "Malet Tatra". Shkollimin fillor dhe tė mesėm e kreu nė Bukuresht. Ishte djali i Gjergj Bubanit, pėrkthyes, editor e publicist. Gjatė viteve 1932-33 nė Konstancė tė Rumanisė Gjergji botoi gazetėn patriotike "Kosova". Nė vitin 1940 Dionis Bubani, sė bashku me familje u kthye nė Shqipėri, vendlindjen e babait tė tij. Pas katėr vitesh qė u kthyen nė Shqipėr, regjimi komunist e burgosi Gjergj Bubanin, andaj Dionisi i ri u desh tė kujdeset pėr vete dhe familjen. Ai punoj nė njė puntori biēikletash, shiti cigare rrugėve e nėpėr kafene, por punoj edhe si kartelist, madje edhe si daktilograf nė Ministrinė e Jashtme. Mėqe ishte djali i publicistit, ai filloi tė merret edhe me shkrime. Nė fillim punimet e veta i botoi nė "Letrari i ri", dhe "Rinia", ndėrsa nė vitin 1946 filloi tė bashkėpunon me revistėn humoristike "Hosteni", redaktor i sė cilės u bė mė vonė.

    Dinos Bubani nė Tiranė studioi filologji. Gjatė punės sė tij krijuese Dionis Bubani u muar me publicistikė, satirė, humor dhe letėrsi pėr fėmijė e pėr tė rritur, pėrkthime dhe me shkrimin e komedive. Pėr punėn e tij krijuese dhe pėr pėrkthime ai u shpėrblye disa herė. Ai njohu pėr sė afėrmi shumė rilindas e njerėz tė shquar tė kulturės sonė: Ēajupin, Asdrenin, Kutelin, Poradecin, Luarasin, Kadarenė, Agollin, Godon, Grillon, Nikolla-n, Greblleshin, Man-in e shumė tė tjerė, pėr tė cilėt edhe ka shkruar njė vepėr. Ėshtė interesant tė pėrmendet se Dionis Bubani ka pėrkthyer edhe "Poemėn" e Lasgush Poradecit nga rumanishtja nė shqip, tė cilėn Poradeci e shkroi gjatė kohės kur po jepte provimin pranues nė Akademin e arteve te bukura nė Bukuresht. Dionis Bubani vdiq nė Tiranė me 10 Shkurt 2006.

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: DIONIS BUBANI

    Veprat

    * "Aventurat e Ēapaēulit" nėpėr vend e botė / cikėl librash,
    * "Dardha e ka bishtin prap",
    * "Yjet nuk shihen kurrė",
    * "Ēėshtje pėrsonale", "
    * "Pazar i mbarė",
    * "Ujku te dentisti",
    * "Plumba dhe cianur",
    * "Maēoku dhe Patoku",
    * "Njė aventurė nė Tiranė",
    * "Papagalli nė doganė",
    * "Poezia shqipe",
    * "Vejusha gazmore",
    * "Shaka tragjike tė jetės sime",
    * "Urgjent, sekret dhe rezervat",
    * "Biēikleta me tri rrota",
    * "Kėrriēi prej floriri", e tė tjera.
    Pėrkthimet

    * "Poemėn" e Lasgush Poradecit,
    * "Aforizmat" e Nikolae Jorga-s,
    * "Kodi i sjelljeve tė pėlqyeshme" tė Ayrelia Marinesku-t,
    * "Pėrralla tė zgjedhura nga letėrsia botėrore" e tė tjera.

    [redaktoni] Komeditė e Dionis Bubanit

    * "Armiku i grave",
    * "Bileta e llotarisė",
    * "Kandidati i shkencave",
    * "Milioner pa asnjė kacidhė" libreton,
    * "Zarf i hapur",
    * "Skena dhe prapaskena" (pamflete dhe fejtone).

    [redaktoni] Tekstet e kėngėve

    * "Fėmija i parė" kushtuar Odhise Grillos,
    * "Mos mė qorto",
    * "S'di tė vallėzoj",
    * "Sot mbush 20 vjeē",
    * "Kur jam pranė teje",
    * "Mjekut tė ri",
    * "Tė pajtohemi" e tė tjera.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi