mendoj se te gjithė duhet te shprehim nacionalizmin pse jo edhe ne sport shumica e lojtarve te kombtares luajn pa zemer ne fush le te marrin shembul nga lorik cana se si luhet
mendoj se te gjithė duhet te shprehim nacionalizmin pse jo edhe ne sport shumica e lojtarve te kombtares luajn pa zemer ne fush le te marrin shembul nga lorik cana se si luhet
O shoku! Per mendimin tim ata nuk duan te thyejne kembet ketu per ca pare te vogla! I rujn kembet per jashte se morin pare te madhe!
nacionalizmi nuk varet ke parja por thuj qe sot nuk ka nacionalizem ka pare.
kur jane te rinj lujne se dun me bo emer , pastaj kur fillojn lujn me skuadra qe u japin shume, kom pershtypjen se i paralajmerojne kujdes mos u vrisni.
mos me dal nga tema ca lujn ca nuk lujn
Po pra! Te isha une mendoj se do luaja me mish e shpirt vetem per tifozat te pakten!
Mbaj mend qe me greket kane lujt fort cunat e kombetares! Aty kan lujt tamom me nacionalizem!
Po dhe per mua e vetmja ndeshje qe kane luajt me zemer eshte ajo e 4 shtatorit kur mundem Greqin kampione.
Ne ndeshjet e tjera vlera monetare ka te beje shume per mos te thene nje 99% te mire.
Reno jam shume dakord me ty! Ne cdo fjale!
Ndeshja me e bukur e zhvilluar pas Greqise ka qene kjo me Hollanden
I ketij mendime jam dhe une Altin
Kete nuk e pash une daku! Sa vone e pashe ate linkun qe kishe vene ti Altin?!!!
Bariē: Nė kombėtare, 2 lojtarė shisnin ndeshje
Erdhi nė krye tė kombėtares shqiptare nė korrikun e vitit 2007 dhe qė kur kishte bėrė listėn e parė, kishte marrė vėrejtje pėr tė mos futur disa lojtarė, tė cilėt mbanin "firmėn" e tė dyshuarve pėr manipulime tė ndeshjeve. Gjė qė nuk thuhet nga njė person i zakonshėm, por nga vetė Oto Bariē, ish-trajner i kombėtares shqiptare, i cili nė njė rrėfim tė djeshmin nė tė pėrditshmen kroate "Jutarnji List" ėshtė zhveshur nga dozat e diplomacisė. Bariē ka pranuar se kishte marrė porosinė qė disa futbollistė, tė cilėve u kishte dalė emri pėr keq, tė mos i thirrte nė kombėtare. Por kroati pranon se nuk ishte nxituar dhe kishte larguar vetėm disa prej tyre, por nuk kishte arritur tė shmangte dy tė tillė. Rrėfimi i djeshėm ngre vėrtetė pikėpyetje, ndėrkohė qė shumė i rėndė ėshtė edhe deklarata e Bariēit, se ai e kishte marrė vendimin pėr t'u larguar qė pėrpara ndeshjes me Bjellorusinė.
Akuzat
Oto Bariē nuk pėrmend emra, por di shumė gjėra nė lidhje me lojtarėt qė i drejtoi pėr 16 muaj. "Unė e di se dikush nga lojtarėt ka qenė pjesėmarrės nė pėrfundime tė ēuditshme tė ndeshjeve. Madje, mua mė kanė sugjeruar qė t'i largoj nga kombėtarja, mirėpo dy nga tė dyshuarit pėr pėrzierje nuk arrita t'i eliminoja", ka thėnė Bariē pėr "Jutarnji.hr", tė premten. "Megjithatė, falė Zotit, aventura ime shqiptare ėshtė e pėrfunduar", ka shtuar mė tej ish-tekniku kuqezi. Nė lidhje me deklaratėn e dhėnė nga Kryeministri Berisha, qė tha se kombėtarja drejtohej nga njė grup mafioz e qė shet ndeshje, Bariē shprehet se "nuk e di kėtė, por nėse Kryeministri apo ministri i Sporteve nė Shqipėri kanė fakte, atėherė le t'i nxjerrin".
Dorėheqja
Pas humbjes 6-1 nė Rumani, Oto Bariē dha dorėheqjen, por nė tė vėrtetė njė vendim i tillė duhet tė kishte ardhur qė pėrpara ndeshjes me Bjellorusinė, mė 17 nėntor nė Tiranė. Por, ka qenė takimi me Presidentin Topi ai qė i ka kthyer mendjen kroatit. "Para njė muaji pata vendosur ta braktisja detyrėn e trajnerit tė Shqipėrisė, mirėpo mė patėn thirrur sėrish, ndėrkohė qė unė kisha arritur njė marrėveshje me Dinamon pėr t'u bėrė skaut i tyre. Mė caktuan njė takim me Presidentin e Republikės, njė fans i futbollit, i cili kishte respekt pėr mua dhe mė kėshilloi qė tė qėndroja edhe dy vjet tė tjera", ka rrėfyer Bariē. "Unė pata vėnė tri kushte, njėri nga tė cilėt kishte tė bėnte me pėrmirėsimin e kushteve financiare pėr ndihmėsin tim Slavko Kovaēiē. Kur pas tri javėve u ktheva nė Tiranė, asnjėra nga kushtet nuk ishte respektuar", ėshtė shprehur mė tej Bariē.
Katėr tė larguarit nė epokėn Bariē
Nė intervistėn e tij tė djeshme, Bariē thotė se disa prej futbollistėve pėr tė cilėt kishte sinjale, i kishte larguar ngadalė-ngadalė nga ekipi, por i kishin mbetur vetėm dy. Nė fakt, qė nga koha kur ai mori pankinėn kuqezi, ishin katėr futbollistė qė u hoqėn prej tij ndeshje pas ndeshje. Nė fillim, ai nisi me Taren, tė cilin nuk e thirri qė pas ndeshjes miqėsore me Maqedoninė nė Shkodėr. Ndėrkohė qė Aliaj ishte larguar vetė pa zhurmė, duke mos ardhur mė. Nė tė njėjtėn kohė nuk u thirr mė as Besnik Hasi, i cili kishte njė dėmtim pėr ndeshjen me Slloveninė, por u la gjithnjė jashtė pastaj. Ndėrsa i fundit ishte Murati, qė ndeshjen e fundit pati miqėsoren me Anglinė.
Fati i hidhur i trajnerėve tė huaj nė Shqipėri
Italiani Dosena u arratis, gjermani Brigel u largua me puē dhe kroati Bariē u tradhtua. Historia e tre trajnerėve tė parė tė erės Duka, Dosena, Brigel dhe Bariē ėshtė shumė e trishtueshme. Tė gjithė e nisėn punėn nė Shqipėrinė e varfėr dhe modeste nė botėn e futbollit me ceremoni tė mėdha, por e mbyllėn nė mėnyrėn mė tė hidhur, edhe pse Brigel edhe sot e kėsaj dite mban rekordin absolut tė 13 pikėve tė arritura ndonjėherė nė fazėn e eliminatoreve. Nė fakt, tė vetėlarguarit dhe tė shkarkuarit nė presidencėn Duka janė katėr, pėrfshirė edhe trajnerin shqiptar Sulejman Demollari, i cili u shkarkua pasi Kombėtarja nė dy nga pesė ndeshjet e miqėsore tė drejtuar prej tij barazoi me Luksemburgun (0-0) dhe humbi me Andorrėn (2-0). Gjithsesi, pėr fat tė mirė, aristokrati Oto Bariē nuk ka pėrngjasime karakteri me mafiozin Xhuzepe Dosena, qė pasi mori nga arka e FSHF-sė 100 000 euro (ktheu mė pas 70 mijė euro), zhvilloi dy ndeshje (njė barazim me Zvicrėn dhe njė humbje me Rusinė), u zhduk pa lėnė gjurmė nė kontinentin afrikan, ashtu siē bėri mė pas edhe korrekti Brigel, i cili pas punesimit ne Bahrein e Turqi, tani e ka adresen nė zyrat e punės.
DOSENA Dosena, i pari trajner i huaj pas viteve 2000 dhe i pari nga renditja kohore, ishte njė trajner i mirė, madje do ta pėrcaktoja pa hezitim njė trajner shumė tė mirė, - u shpreh Duka gjatė njė interviste pėr Albania- n (qershor 2007). Kishte njė disiplinė thuajse diktatoriale, tė hekurt dhe kėrkonte njė mbyllje totale tė skuadrės pėr tė mos pasur kontakte me jashtė, qė fillonte nga mbyllja e telefonave dhe shumė privimeve tė tjera. Nė pėrgjithėsi ishte pėr tu lavdėruar si teknik. Pėr nga mėnyra e drejtimit nė fushė tė ekipit shumė pak e pamė, pasi qėndroi si trajner vetėm dy ndeshje. Nė pikėpamjen e marrėdhėnieve tė tjera nuk qėndroi korrekt, - shton Duka. Italiani Xhuzepe Dosena tradhtoi Shqipėrinė pas vetėm dy ndeshjesh (madje edhe njė pjesė e parave iu mor me gjyq).
BRIGEL - Edhe kur italiani Xhuzepe Dosena braktisi Kombėtaren shqiptare, pas vetėm dy ndeshjesh zyrtare nė drejtimin e saj (Shqipėri-Zvicėr 1-1, Rusi-Shqipėri 4-1), bosit tė FSHF-sė, edhe pse iu bė presion i jashtėzakonshėm nga media dhe specialistėt shqiptarė (edhe nga ish-trajnerė tė futbollit), ai nuk hoqi dorė nga pista e huaj. Midis italianit Antonio Kabrini ai zgjodhi gjermanin Hans Peter Brigel. Ish-kampioni i botės (1982) refuzoi nėnshkrimin e kontratės sė tretė me FSHF-nė, edhe pse kishte vendosur shtatė rekorde me Kombėtaren shqiptare, midis tyre: 13 pikė tė grumbulluara e 32 ndeshje tė drejtuara nė vazhdimėsi (18 zyrtare, 14 miqėsore). Gjermani Hans Peter Brigel ra parimisht pėr nėnshkrimin e kontratės sė tretė tė tij me FSHF-nė, por nuk firmosi zyrtarisht kontratėn pėr shkak tė njė puēi tė disa zyrtarėve tė lartė tė FSHF-sė, tė cilėt propozuan klauzola tė papranueshme. Brigeli? Superkorrekt si njeri. Trajner i mirė, me aq eksperiencė sa kishte nė atė kohė. Super i ndershėm si njeri dhe bėnte maksimalen pėr skuadrėn. Krijoi njė frymė grupi pėr tu pasur zili, - nxori pėrfundimin e tij presidenti Duka.
BARIĒ - Bariē me moshėn e tij 75-vjeēare ėshtė trajneri me moshė mė tė madhe qė ka drejtuar Shqipėrinė, kur mė parė kėtė rekord e ka mbajtur legjenda Loro Boriēi qė pėr tė herė tė katėrt dhe tė fundit e mori drejtimin e pėrfaqėsueses nė moshėn 61-vjeēare. Presidenti Duka, pėrpara se tė pėrzgjidhte kandidaturėn e Oto Bariēit, kishte takuar e refuzuar emra tė tillė si italiani Nevio Skala, gjermani Pier Litbarski, hungarezi Bickei, francezi Klod Lė Rua, me tė cilėt, pėrveēse nuk kishte rėnė dakord nga pikėpamja financiare, nuk ishte bindur pėr staturėn e tyre pėr tė kryer revolucionin e pritshėm kuqezi. Me mbi 2 mijė ndeshje tė drejtuara tė karrierės sė tij 40-vjeēare si trajner futbolli, 75-vjeēari Oto Bariē ėshtė kthyer nė njė legjendė nė botėn e futbollit, tepėr i respektuar nė Kroaci dhe nė Austri. Trajneri i tre bankinave tė ndryshme kombėtare: Austri (1990-1991), Kroaci (2002-2004) dhe Shqipėri (2006-2007) si dhe i 12 ekipeve tė ndryshme rreth e qark Europės. Kroati ishte i punėsuar si trajner i Shqipėrisė deri mė 21 nėntor 2007, kur mbaronte edhe kontrata e tij, pas pėrfundimit tė ndeshjes me Rumaninė, e fundit nė fushatėn kualifikuese pėr Euro 2008. Di ta shfrytėzojė nė maksimum eksperiencėn e madhe qė zotėron, nė drejtim tė ndeshjes dhe ka ditur tė fusė konkurrencėn nė skuadėr, - pohoi Duka pėrpara se Bariē tė ndeshej me Holandėn. Kroati Oto Bariē, edhe pse u paralajmėrua pėr njė eliminim nė version mė modern, u vetėlargua pas dy humbjeve me Bjellorusinė (e pamenduar) dhe Rumaninė e vendit tė parė. Bariē ka fituar zėmrėn time, - kishte thėnė presidenti Armand Duka, nė prag tė bisedimeve me Bariēin pėr rinovimin e kontratės sė tij. Bariē merrte nė Shqipėri 300 mijė euro, mė shumė se parardhėsit e tij Dosena e Brigel, por FSHF-ja nuk i dha rrogėn e fundit, atė tė muajit dhjetor, me argumentimin se ai nuk kishte punuar atė muaj pėr Shqipėrinė pasi kishte dhėnė me dėshirėn e tij dorėheqjen. Si trajner mė pėlqen aq shumė sa nuk do ta ndėrroja kurrė, - kishte nxjerrė konkluzionin e tij Duka, disa ditė para ndeshjeve me Bjellorusinė dhe Rumaninė. Bariē nuk ėshtė mė trajner i Shqipėrisė, madje nė intervistėn e tij tė fundit tė dhėnė pėr mediat shqiptare akuzoi si tė paaftė Komitetin Ekzekutiv tė FSHF-sė.
TRAJNERET E HUAJ
Italiani Xhuzepe Dosena, i arratisur
(12.10.2002-16.12.2002)
Gjermani Hans Peter Brigel, refuzoi kontratėn
(29.03.2003-30.05.2006)
Kroati Oto Bariē dha dorėheqjen pasiu ndje i tradhtuar
(01.07.2006-01.06.2007)
Han prezantohet zyrtarisht si trajneri i Shqipėrisė
Trajneri i ri i Shqipėrisė, Ari Han u shpreh entuziast pėr punėn e tij me kombėtaren kuqezi gjatė konferencės sė tij tė parė pėr shtyp tė dhėnė sot nė hotel Rogner Europark, ne oren 15:00 ne pranine e shume mediave dhe gazetareve sportive.
Ish-trajneri i Kinės dhe Kamerunit pohoi se pret nga skuadra e tij tė njėjtin impenjim si ndaj Portugalisė ashtu dhe ndaj Maltės. Mos mė kėrkoni tė dal kampion bote me Shqipėrinė, pasi ndryshe do tė largohem qysh tani.
Nga ana e tij, presidenti i FSHF-sė, Armand Duka pasi uroi tė pranishmit pėr vitin e ri 2008 deklaroi se Shqipėrinė e sheh nė vend tė katėrt, pas Hungarisė dhe Maltės, pasi sipas tij tre ekipet e tjera Portugalia, Suedia e Danimarka janė ekipe tė mėdha.
Nė fund edhe njė shall kuqezi pėr holandezin. I pranishėm ishte edhe avokati shqiptaro-austriak Skėnder Fani.
Ky Afrimi, ishalla na del i hajrit!
Baric: 2 lojtare shqiptare, te lidhur me bastet
E Merkure, 30 Janar 2008
Per here te dyte qe kur ka dhene doreheqje, 75-vjecari ne menyre te vecante ze ne goje dy lojtare te dyshuar te Kombetares se Shqiperise, por ngurron tua beje publike emrat
Ish-seleksionuesi i Kombetares se Shqiperise, Oto Baric, i frustuar me ate qe i ndodhi ne dy ndeshjet e fundit eliminatore per Euro 2008, ka akuzuar lojtaret shqiptare se ishin te lidhur me bastet. Per me teper, 75-vjecarit Baric i mbetet merak se si per hater te skuadres kuqezi refuzoi oferten e bosit te Dinamos se Zagrebit, Zdravko Mamic, per tu bere skauti kryesor i skuadres. Ne nje interviste per Jutarnji list, Baric ka hedhur dyshimin per manipulim te ndeshjes me Rumanine, sidomos ne dy lojtare qe ai nuk i nxjerr me emer.
E lakmova Shqiperine, por shpejt e pashe se atje nuk mund te ecet para. Kjo u deshmua ne takimin e fundit, kur dy lojtare kishin manipuluar ndeshjen. Eshte qesharake qe nje perfaqesuese, ne tete takime humb me nje apo dy gola, ndersa nga Rumania peson gjashte gola, ka thene Baric per gazeten kroate Jutarnji list. Per keto ka reaguar edhe kryeministri i shtetit, Berisha, duke sulmuar kryetarin e Federates qe lejoi te largohem, e nderkohe sulmoi edhe lojtaret te cilet ishin te lidhur me ndonje kompani bastesh.
Kjo nuk eshte hera e pare qe kroati akuzon skuadren te cilen e drejtoi gati dy vite. Pak pas doreheqjes se tij, ai pati rrefyer se si nga njerez te afert me Kombetaren eshte keshilluar te largoje disa lojtare te specializuar per manipulime te ndeshjes. Une pata arritur te largoj disa nga ta, por per dy nuk me premtoi koha, ishte shprehur muaj me pare kroati.
Shqiperia ne drejtimin e Baricit, pati zene vendin e peste ne grupin eliminator me vetem dy fitore nga 12 ndeshje. Baric ne kater prej tyre nuk ishte fare ne stol. Ne njeren mungoi per shkaqe shendetesore, kurse ne tri te tjerat per shkak te pezullimit nga UEFA.
Sa me shume lek tu japesh aq me shume zemer luajn