Rally Albania, rikthehen "monstrat" 4X4 pė garėn e dimrit
Nė ditėt e para tė janarit sheshi Nėnė Tereza do tė pushtohet sėrish nga makinat, motorrėt, pilotėt, komisarėt... qė me fillimin e ditės do tė vėrshojnė nga Parc Fermee, qė do tė ndėrtohet nė kėtė shesh, pėr tė nisur garėn e madhe, e pėr tu mbledhur sėrish tok nė fundin e ditės. Ja ku janė ata, sėrish pėr tė vijuar garėn qė nisėm vetėm pak muaj mė parė. E ndėrsa nė qershor, kur e ngritėn sė pari siparin e njė loje tė tillė, ishin tė gjithė disi skeptikė, nė kėtė garė dimri nuk ka mė asnjė arsye pėr tė qenė tė tillė. Hera e para na e tregoi mjaft qartė se ky sport ėshtė nė terrenin dhe nė kohėn e duhur.
Dje, mė datėn 4 nėntor 2006, Off Road Club Albania organizoi takimin e parė, duke shėnuar kėshtu hapjen zyrtare tė Garės sė Dimrit. 4x4 Rally Albania, (Gara e Dimrit), ėshtė njė garė e tipit Cross Country qė do tė zhvillohet nė tre etapa. Etapat do tė jenė gjithsecila e kronometruar dhe me nisje individuale dhe do tė ketė fitues pėr ēdo etapė dhe fitues tė garės. Fituesi i Garės sė Dimrit do tė shpallet ai mjet qė merr pjesė nė tė treja etapat dhe duke mbledhur kohėt e tė tre etapave, realizon kohėn mė tė vogėl tė shumės sė tyre. Vendi i dytė, ai qė realizon kohėn e dytė mė tė vogėl e kėshtu me rradhė.
Sipas organizatorėve, mė 4 janar 2006, ditėn e enjte, do tė bėhen pėrgatitjet logjistike, pasi do tė pėrfundojė ndėrtimi i Parc Ferme, nė Sheshin Nėnė Tereza. Mė 5 janar 2006, tė premten, nė orėn 9:00, Parc Ferme do tė hapet dhe do tė fillojė pranimi dhe regjistrimi i mjeteve dhe pjesėmarrėsve tė garės. Pranimi i mjeteve garuese zgjat nga ora 9:00 deri nė orė 16:00. Gjatė kėsaj kohe nė shesh do tė organizohen edhe aktivitete tė tjera posaēėrisht pėr kėtė eveniment si: fluturime me parashutė, video projeksione tė ndryshme, koncert, ekzibicione, etj. Makinat garuese, pasi tė hyjnė brenda do tė qėndrojnė tė parkuara gjatė gjithė natės nė shesh, duke vijuar tė nesėrmen me garėn, qė do tė zhvillohet nė 3 etapa, tė cilat pėrfundojnė tė dielėn, mė 7 janar 2006.
E Shtune, 04 Nentor 2006