Receta Gatimi

Interneti nė Shqipėri. Ku? Si? Sa?Shtatėfishohen pėrdoruesit


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Interneti nė Shqipėri. Ku? Si? Sa?Shtatėfishohen pėrdoruesit

    [highlight=#FF4000:2yzyvqyi]Interneti nė Shqipėri
    Ku? Si? Sa?
    Shtatėfishohen pėrdoruesit brenda 2007
    [/highlight:2yzyvqyi]



    Shqipėria renditet nė vendin e 42-tė nė Evropė (nė vend tė 107-tė nė rang botėror) pėr nivel pėrdoruesish dhe infrastrukture shėrbimesh interneti. Nė Evropė kemi lėnė pas vetėm Moldavinė, e cila renditet nė fund tė listės. Edhe nė rajon nuk jemi mė mirė se mė gjerė.
    Nė rajonin e Ballkanit renditemi tė parafundit pėr pėrqindjen e numrit tė pėrdoruesve tė internetit, ndėrkohė qė vetėm Serbia qėndron mė poshtė. Gjithsesi, Shqipėria ėshtė e fundit pėr nga numri i abonentėve pėrdorues aktivė tė internetit.

    Shqipėria pėrballė botės sė internetit
    Koha kur interneti konsiderohej luks qė jo gjithkush mund t’ia lejonte vetes, duket se ka shkuar njėherė e mirė nė thuaj-se gjithė botėn. Ndėrsa kėtu nė Shqipėri, si shumėēka tjetėr, interneti vazhdon ende tė mbetet i lakmuar, por jo i kapshėm nga tė gjithė. Pėrkundėr nevojės pėr tė qenė tė lidhur online me botėn, pėr ēfarėdolloj arsyeje qoftė kjo, lidhjet e internetit ende nuk janė pėrhapur nė masivitet.

    Duket se arsyeja kryesore pėr kėtė nuk ėshtė mungesa e kulturės informatike, ndonėse kjo nuk ėshtė pa vend. Ngėrēi mė i madh qė i tremb shqiptarėt pėr tė patur njė lidhje interneti nė shtėpi ėshtė pikėrisht raporti i kostos sė kėtij shėrbimi me tė ardhurat familjare. Pra, kultura e pėrdorimit tė internetit ėshtė kushtėzuar nga llogaritė e thjeshta se si tė shtyhet muaji me tė ardhurat qė merren.

    Nė vendin tonė ēmimet mbeten ende mė tė lartat krahasuar me vendet fqinje. Nė Kosovė, iPKO ofron linja broadband pėr njė linjė 512 Kbps (transfertė pa limit) 14.95 EUR, ndėrkohė qė tė njėjtėn linjė minimalisht nė Shqipėri e gjen pėr 19.5 euro, ndėrsa ka edhe kompani qė e ofrojnė pėr 12.000 Lekė/Muaj.
    Ka dhe tė tjerė elemente qė ndikojnė nė kėtė “varfėri”: duhet thėnė se nė Shqipėri thuajse nuk ekziston e-commerce!

    Ne tė ZERO nuk jemi nė gjendje tė vlerėsojmė nėse pėrdorimi i ulėt i internetit ka sjellė mungesėn e kėsaj forme mjaft komode tė shitblerjes, apo nėse mungesa e e-commerce ka bėrė qė pėrdoruesit e internetit nė Shqipėri tė jenė nė nivelet mė tė ulėta nė Evropė. Edhe shėrbimet publike tė ofruara nėpėrmjet sistemit e-government janė nė hapat fillestare, gjė qė natyrisht nuk mund tė ndikojė nė shtimin e numrit tė pėrdoruesve tė internetit.

    Gjithashtu, ia vlen tė theksohet se pėrmbatja e faqeve shqiptare nė internet ėshtė mjaft e varfėr dhe nė rast se nuk di njė gjuhė tė dytė, nuk mund tė joshesh pėr tė lidhur internet nė shtėpi. Faqet mė tė vizituara janė ato tė lajmeve, tė cilat pasurohen orė pas ore, dhe forumet, ndėrkohė qė faqet e tjera pėrgjithėsisht pasurohen shumė rrallė. Ato faqe qė kanė mė shumė klikime frekuentohen nė numėr mė tė madh nga shqiptarėt qė jetojnė jashtė vendit.
    Pėrdoruesit dhe tregu

    Deri nė fund tė viteve ’90 nė Shqipėri interneti pėrdorej ekskluzivisht nga institucionet qeveritare, organizmat ndėrkombėtare, institucionet universitare dhe organizatat jofitimprurėse.
    Fillimi i liberalizimit tė tregut tė telekomunikacioneve solli qė nė lojė tė futeshin shumė konkurentė qė rritėn numrin e pėrdoruesve tė internetit. Por kostot e pėrdorimit nė kėtė periudhė kanė qenė tė larta dhe jo lehtėsisht tė pėrballueshme nga pėrdoruesit e zakonshėm. Dalja e teknologjive tė reja dhe adaptimi i tyre nė Shqipėri ka shėnuar njė hap pėrpara nė rritjen e nivelit tė pėrdoruesve tė internetit, por gjithsesi, jemi sėrish disa hapa mbrapa krahasuar me kontinentin.
    Problemi ka qenė se tregu i telekomunikacioneve nė Shqipėri ka qenė i mbyllur, i kontrolluar, dhe i diktuar nga operatorėt e mėdhenj. Njė rritje drastike shtatėfish nė numrin e pėrdoruesve ėshtė hasur nė vitet 2006-2007. Atė qė politika s’e ka sjellė pėr shumė vite, e solli liberalizimi i tregut. Nė kėtė mėnyrė, vitet e fundit ėshtė lehtėsuar shumė marrja e liēencės dhe veprimtaria si operator telekomunikacioni, dhe si rrjedhojė ėshtė rritur niveli i investimeve nė kėtė fushė, duke sjellė njė rritje tė mėtejshme nė numrin e pėrdoruesve. Por mė e rėndėsishmja ėshtė pėrmirėsimi i teknologjisė dhe zgjerimi i ofertės sė shėrbimit internet.
    Sot mund tė gjesh mė lirė linjėn e internetit ADSL, sesa mund tė gjeje pak vite me parė vetėm koston fikse tė lidhjes Dial Up.

    Numri i pėrdoruesve tė internetit ėshtė rritur kohėt e fundit pėr njė sėrė arsyesh:
    - Liberalizimi i tregut tė telekomunikacioneve
    - Rritja e blerjeve tė kompjuterėve
    - Njohurive informatike nė rritje
    - Kėrkesa mė e madhe pėr komunikim
    - Shtimi i tė ardhurave financiare

    Nė njė situatė tė tillė, ka ndryshuar edhe orientimi i veprimtarisė sė operatorėve tė internetit. Para disa vitesh, klientėt e ISP-ve nė Shqipėri ishin vetėm organizatat dhe kompanitė, ndėrsa sot, nė fokusin e ofruesve tė internetit ėshtė pėrdoruesi i thjeshtė familjar. Dhe kjo ka sjellė atė qė kompanitė ofruese tė internetit tė investojnė mė tepėr nė infrastrukturė, duke zgjeruar zonėn e mbulimit me shėrbim, dhe numrin e klientėve tė tyre.
    Ēėshtja ėshtė qė shėrbimi i ofruar nga ISP-tė, edhe pse nė dukje me ēmime dhe cilėsi tė pėrafėrta, mbetet pėr t’u parė konkretisht pėrpara lidhjes sė kontratės. Shpesh linja e Internetit, kryesisht pėr pėrdoruesit familjarė, ndahet midis disa pėrfituesve tė shėrbimit, dhe kjo e ul shumė shpejtėsinė, krahasimisht me atė qė kompanitė paraqesin. Pra, ka ISP qė linjėn e ndarė (shared) e ndajnė midis dy pėrdoruesve, e tė tjera qė nuk ėshtė ēudi ta ēojnė kėtė numėr deri nė tridhjetė.

    Vlen tė pėrmendet sėrish liberalizimi i tregut, i cili po u jep operatorėve tė rinj dhe ekzistues mundėsinė e ofrimit tė shėrbimeve tė integruara tė telekomunikacioneve. Nė kėtė mėnyrė, disa kompani kanė filluar tė ofrojnė njėkohėsisht sė bashku shėrbimet Internet + Telefoni + TV.
    Rritja e pėrdoruesve tė internetit ka ardhur nė pėrpjesėtim tė drejtė me rritjen e liberalizimit tė tregut, shtimin e konkurrencės dhe adaptimin e teknologjive tė reja.

    Por, mundim jo i vogėl pėr konsumatorin e zakonshėm ėshtė pėrzgjedhja e kompanisė optimale pėr tė lidhur njė kontratė. Nuk ėshtė e tepėrt tė thuhet se ėshtė njė mishmash i vėrtetė i tė pėrpjekurit pėr tė gjetur kompaninė mė tė mirė nė Tiranė, duke qenė se shumica e tyre e ushtrojnė kryesisht nė kryeqytet aktivitetin e tyre.
    Por duhet thėnė se kompanitė mė tė mėdha punojnė me seriozitetin mė tė lartė, dhe ZERO ka mbledhur informacione tė detajuara se ēfarė shėrbimesh mund tė shfrytėzoni dhe cilat janė mė tė mirat nė rastin tuaj. Vlerėsimin jua lėmė juve bazuar nė vendndodhjen dhe kėrkesat tuaja!

    OPERATORĖT
    Mjeti pėr tė lidhur sa mė shumė Shqipėrinė me botėn e internetit dhe gjithė pėrfitimet qė sjell kjo lidhje varet kryesisht nga tregu i kompanive ofruese tė kėtij shėrbimi.

    Pavarėsisht nga problemet teknike e logjistike, kompanitė shqiptare qė ofrojnė shėrbimin e internetit kanė bėrė hapa tė mėdha. Numri i tyre ėshtė vazhdimisht nė rritje, cilėsia e shėrbimit gjithashtu, por nyja mė e rėndėsishme pėr konsumatorin mbetet gjithsesi ēmimi. Enti Rregullator i Telekomunikacioneve ka dhėnė liēensa pėr rreth 30 kompani ISP ofruese tė linjave tė internetit, tė cilat ndahen nė kombėtare, rajonale, lokale dhe POP (i limituar nė 50 pajtimtarė).

    Por ndryshe nga shumė fusha tė tjera tė biznesit, ofruesit e shėrbimit tė internetit nė Shqipėri kanė dhėnė shenja se janė nė njė konkurrencė reale. Pėr shembull, It-Tel sjell teknologjinė e re tė internetit nėpėmjet linjave elektrike brenda shtėpisė, pa shtuar kabllo shtesė. Ndėrsa ASC, e formuar prej pak kohėsh po shtrihet nė tė gjithė kryeqytetin e Shqipėrisė, me synimin e ofrimit tė shėrbimeve tė integruara Internet + Telefoni + TV.
    Tregu ka operatorė me profile tė ndara klientele. Pėr shembull ABCom, i pari ISP nė Shqipėri, ka nė fokus shėrbimin ndaj biznesit, ndėrsa AlfaCable ėshtė e orientuar nga klienti familjar.

    Edhe pse janė rreth 30 kompani tė liēensuara pėr tė ofruar shėrbimin internet, shumė prej tyre janė tė pakonsoliduara nė treg. Aktorėt kryesorė tė tregut shqiptar ne i kemi paraqitur nė tabelat nė faqen nė vazhdim, sė bashku me ofertat pėrkatėse tė shėrbimeve tė ofruara prej tyre.

    Shtrirja gjeografike
    Nėse do tė ndėrtonim njė hartė tė pėrdorimit tė internetit nė Shqipėri, do paraqisnim zonėn e Tiranės me ngjyrė tė kuqe dhe pjesėn tjetėr tė Shqipėrisė me ngjyrė tė zbehur. Tirana, ėshtė epiqendra e ofruesve/kėrkuesve tė shėrbimit tė internetit. Aksesi nė internet ėshtė i mundur pėr ēdo qytet tė Shqipėrisė, por dobėsia e shėrbimit (kosto e lartė pėr nivel shėrbimi qė merret) e shkurajon pėrhapjen nė masė tė pėrdorimit tė tij nė rrethe.

    Albtelecom ėshtė kompania e vetme me shtrirje nė tė gjithė Shqipėrinė e qė ofron shėrbimin internet nė ēdo qytet. Shėrbimi bazė qė ofron Albtelecom ėshtė linja Dial Up, qė pėrmbush nevojat minimale tė pėrdorimit tė internetit (pėrdorimi i postės elektronike dhe shfletimi i faqeve ueb).
    Nė Shqipėri deri nė fillim tė vitit 2007, interneti pėrdorej prej rreth 15.3% e popullėsisė, nivel depėrtimi qė nė Evropė ėshtė i parafundit, para Moldavisė.
    Por dallohet qartė qė Shqipėria, nė periudhėn 2006-2007 ka njė rritje tė dukshme tė pėrdoruesve tė internetit, gjė qė tė bėn tė mendosh se tregu ka marrė frymė lirisht, dhe kompanitė janė pėrqėndruar realisht nė identifikimin dhe plotėsimin e kėrkesės sė klientėve.


    © ZERO

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Interneti nė Shqipėri. Ku? Si? Sa?Shtatėfishohen pėrdoruesit

    Sherbimi i internetit eshte shume e doemosdoshme ne shume fusha, tashme nuk eshte me nje luks. Shpresojne qe tarifat te bien dhe te behen ne nje nivel me jetesen

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pėrdoruesit e Facebook-ut mė tė rrezikuar nga astma
    Nga vaaldr1n nė forum Social Networks - Rrjetet Sociale
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-11-2010, 07:25 PM
  2. Interneti nė Shqipėri dhe nė Kosovė.
    Nga vaaldr1n nė forum Rrjeti Kompjuterik dhe P2P
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 03-11-2010, 08:04 PM
  3. Pėrdoruesit tė kėnaqur me iPhone 4
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2010, 07:56 PM
  4. Sulmi i ri dashakeq ka cak pėrdoruesit e Firefox
    Nga aurel nė forum Rrjeti Kompjuterik dhe P2P
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 09-09-2009, 05:55 PM
  5. YouTube do tė ndaj tė ardhurat me pėrdoruesit
    Nga Lirenti nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-01-2007, 11:54 PM