Receta Gatimi

69 kėshilla pėr njė kompjuter tė sigurt


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 10 prej 10
  1. #1
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    69 kėshilla pėr njė kompjuter tė sigurt

    [highlight=#FFFF00:y6l8s9qf]69 kėshilla pėr njė kompjuter tė sigurt[/highlight:y6l8s9qf]

    Po ju paraqesim kėtu kleēkat nga mė tė thjeshtat, deri tek ato mė ekstremet, tė cilat do tė t’ju mbrojnė ju, kompjuterin dhe familjen tuaj. Me siguri qė keni menduar nėse ėshtė e mundur ta pėrdorni tė sigurtė kompjuterin pa qenė e nevojshme tė shkėpusni lidhjen me internetin dhe pa i bėrė bllokadė instalimit tė ēdo lloj softueri. Sigurisht qė kjo ėshtė e mundur, por ju nga ana juaj duhet tė merrni pėrsipėr disa detyra. Sė pari, duhet tė instaloni mjete pėr t’u vetėmbrojtur, tė krijoni njė praktikė tė mirė pune dhe, ēka ėshtė mė e rėndėsishmja, tė pėrdorni ca parandjenjėn. Ja se ē’duhet tė bėni, nga fillimi nė fund:

    [highlight=#FF0040:y6l8s9qf]Minimumi i minimumit[/highlight:y6l8s9qf]


    [highlight=#BFFF40:y6l8s9qf]Instaloni antivirusin[/highlight:y6l8s9qf]
    Pėrditėsojeni rregullisht, bėni skanime tė vazhdueshme dhe lejojeni antivirusin tė kontrollojė mesazhet qė vijnė. Nėse nuk e bėni kėtė, ėshtė e sigurt qė kompjuteri juaj do tė infektohet.
    [highlight=#BFFF40:y6l8s9qf]Pėrditėsoni programin antispiun[/highlight:y6l8s9qf]
    Masėn pėr pėrditėsim mund ta paketoni sė bashku me ato tė antivirusit. Pėrditėsojeni rregullisht dhe bėni skanime tė vazhdueshme. Ju kėshillojmė tė instaloni disa programe antispiun, si Windows Defender-i (i pėrfshirė nė Vista) dhe Spy Sweeper-i (nė ZERO DVD).
    [highlight=#BFFF40:y6l8s9qf]Pėrdorni muret mbrojtės dydrejtimėsh[/highlight:y6l8s9qf]
    Parandaloni trafikun e hyrje-daljeve tė padėshiruara. Muret mbrojtės tė dyanshėm pėrfshihen nė Mac OS dhe Windows Vista. Pėrdoruesit e versioneve mė tė vjetra tė Windows-it duhet tė instalojnė muret mbrojtės nga njė i tretė, si pėr shembull ZoneAlarm-i, prodhuar nga CheckPoint.
    [highlight=#BFFF40:y6l8s9qf]Mos pėrdorni mure mbrojtės ose antivirusė tė shumėfishtė[/highlight:y6l8s9qf]
    Mund t’ju duket sikur do tė keni mbrojtje tė dyfishtė duke instaluar dy mure mbrojtėse, por ka shumė mundėsi tė keni dyfishuar dhembjen e kokės. E njėjta gjė vlen edhe pėr antiviruset e dyfishta. (Programet antispiun janė tjetėr muhabet).
    [highlight=#BFFF40:y6l8s9qf]Lejoni pėrditėsimet automatike[/highlight:y6l8s9qf]
    Lejoni Windows-in dhe Mac OS-n tė bėjnė pėrditėsime kurdo qė dėshirojnė, sepse Microsoft-i dhe Apple-i i mbyllin vazhdimisht vrimat qė gjejnė nė sistemin e sigurisė.
    [highlight=#BFFF40:y6l8s9qf]Mos i pranoni EXE-t[/highlight:y6l8s9qf]
    Shkarkimi i skedarėve tė ekzekutueshėm (qė pėrfundojnė me .exe, .com, .bat dhe .scr) vėshtirė tė shmanget, por hapni sytė pėr ato qė ju dėrgojnė nėpėrmjet postės elektronike. Kjo vlen edhe pėr skedarėt .doc dhe .xls, qė mund tė pėrmbajnė makroviruse.
    [highlight=#BFFF40:y6l8s9qf]Drejtoni trafikun[/highlight:y6l8s9qf]
    Nėse jeni tė lidhur me internetin dhe nuk keni njė router (drejtues), atėherė blijeni. Nuk janė tė shtrenjtė, qofshin me apo pa tel (wireless).
    [highlight=#BFFF40:y6l8s9qf]Aktivizoni murin mbrojtės tė harduerit[/highlight:y6l8s9qf]
    Router-i juaj duhet tė pėrballojė Network Address Translation (NAT, pėrkthim i adresave tė rrjetit), prandaj pėrdoruesit e internetit qė skanojnė rrjetin nė kėrkim tė portave tė hapura pėr t’i shfrytėzuar, s’mund t’i shohin kompjuterėt tuaj. Ai duhet tė pėrballojė gjithashtu Stateful Packet Inspection (SPI, inspektim i plotė i paketave) pėr tė bėrė dallimin midis trafikut tė rregullt tė rrjetit dhe atij qė s’ėshtė i tillė. Mos i ēaktivizoni kėto opcione.

  2. #2
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: 69 kėshilla pėr njė kompjuter tė sigurt

    Keshilla te vlefshme!

    Ku jane te tjerat?

  3. #3
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: 69 kėshilla pėr njė kompjuter tė sigurt

    [highlight=#FFFF00:2vdrs1nu]Program keqbėrės/Antivirus[/highlight:2vdrs1nu]


    [highlight=#BFFF00:2vdrs1nu]Skanoni skedarė tė veēantė[/highlight:2vdrs1nu]
    Keni ndonjė skedar qė mendoni se ėshtė i infektuar? Kėtė mund t’jua thotė virustotal.com. Ngarkojeni skedarin nė kėtė adresė dhe dėrgojeni si bashkėngjitje (attachement) te scan@virustotal.com, duke shkruar te shiriti i subjetit (subject) “SCAN”. Skedari do tė kontrollohet nga 32 prodhues antivirusėsh tė cilėt do t’ju japin njė raport.
    [highlight=#BFFF00:2vdrs1nu]Ērrėnjosini rootkit*-et [/highlight:2vdrs1nu]
    (*program keqbėrės qė merr kontrollin e tė gjithė sistemit)
    Sistemi juaj mund tė jetė i pastėr, por hidhini njė sy herė pas here rootkit-eve tė rinj. Kėta janė ndėr programet keqbėrės mė tė vėshtirė pėr t’u eleminuar. Nėse jeni infektuar, provoni njėherė RootkitRevealer-in tė Sisteminternals-it, tė cilin e gjeni nė ZERO DVD-nė e kėtij numri.
    [highlight=#BFFF00:2vdrs1nu]Mbrojeni Macintosh-in[/highlight:2vdrs1nu]
    Ashtu siē ėshtė Firefox-i mė pak i sulmuar nga viruset krahasimisht me Internet Explorer-in, po kėshtu edhe kompjuterėt MacIntosh janė mė pak nė rrezik se sa kompjuterėt personalė, por mos u vetėkėnaqni shumė.

  4. #4
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: 69 kėshilla pėr njė kompjuter tė sigurt

    [highlight=#FFFF00:1a1jcdui]Specifikat e Windows-it[/highlight:1a1jcdui]


    [highlight=#BFFF40:1a1jcdui]Ēaktivizoni Autorun-in[/highlight:1a1jcdui]
    (ekzekutimin automatik)
    Kjo bėn qė CD-tė tė lexohen automatikisht sapo futen, por gjithashtu u lejon kėtyre tė fundit tė instalojnė edhe gjėra qė ndoshta ju s’i dėshironi, si pėr shembull rootkit-e (shiko mė sipėr). Pėr tė bėrė ēaktivizimin nė XP, duhet tė modifikoni regjistrin (Registry). Udhėzimet nė internet mbi kėtė pikė janė tė shumta.
    [highlight=#BFFF40:1a1jcdui]Ēaktivizoni AutoPlay-n[/highlight:1a1jcdui]
    (leximin automatik)
    Mos e ngatėrroni Autorun-in me AutoPlay-in. Kjo e fundit ėshtė dritarja qė ju pyet se ē’duhet tė bėjė me skedarėt mediatikė tė CD-sė dhe tė kujtesave tė lėvizshme. Te XP-ja ēaktivizojeni duke pėrdorur Tweak UI-n te http://www.microsoft.com/windowsxp. Te Vista pėrdorni panelin e kontrollit tė AutoPlay-it.
    [highlight=#BFFF40:1a1jcdui]Jini nė dijeni tė programeve nė ekzekutim[/highlight:1a1jcdui]
    Windows-i ekzekuton nė sfond shumė programe qė janė tė padukshme pėr ju. Task Manager-i (menaxheri i detyrave; shtypni Ctrl-Alt-Delete pėr ta parė) mund t’jua shfaqė ato, por mund tė mėsoni mė shumė duke pėrdorur Process Explorer-in (falas te http://www.microsoft.com/technet/sysinternals). Ai jua shpjegon proceset e XP-sė dhe Vista-s nė njė anglishte tė qartė.
    [highlight=#BFFF40:1a1jcdui]Kontrolloni ndezjen (start-up)[/highlight:1a1jcdui]
    Pėrcaktoni renditjen dhe prioritetin e gjithēkaje qė ngarkohet gjatė procesit tė butimit (boot up) duke pėrdorur WinPatrol Plus-in (kushton 30 $ tek http://www.winpatrol.com, ose instaloni versionin-provė nga ZERO DVD).

  5. #5
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: 69 kėshilla pėr njė kompjuter tė sigurt

    [highlight=#FFFF40:1ugia6u1]Fjalėkalime tė pakalueshėm[/highlight:1ugia6u1]

    [highlight=#BFFFBF:1ugia6u1]Pėrdorni fjalė tė “forta”[/highlight:1ugia6u1]
    Njė fjalė “e fortė” pėrzien numrat dhe shkronjat jo nė radhė alfabetike, apo nė reshtim numerik (abcd1234 nuk ėshtė “e fortė”). Pėrziejini ato dhe pėrdorni edhe shenja pikėsimi. Pėrdorni njė shprehje tė plotė nėse keni hapėsirė tė mjaftueshme. Sa mė e gjatė tė jetė ajo, aq mė mirė ėshtė. Adresa www.passpub.com ofron fjalėkalime tė fortė, tė cilėt mund t’i pėrdorni.
    [highlight=#BFFFBF:1ugia6u1]Mos pėrdorni fjalė tė lehta[/highlight:1ugia6u1]
    Mos pėrdorni kurrė njė fjalė qė mund tė gjendet nė fjalor apo njė emėr tė mirėfilltė. Kafshėt shtėpiake, fėmijėt dhe emrat e bashkėshortėve janė fjalėkalime tė kėqinj. Mos pėrdoni datėn e ndryshimit tė fjalėkalimit (23jan). Dhe pėr hir tė gjithė botės dixhitale, mos pėrdorni si fjalėkalim fjalėn “password”.
    Ndryshojini fjalėkalimet
    Ndryshojini rregullisht fjalėkalimet tuaja nė mėnyrė qė tė jeni njė hap pėrpara atyre qė duan t’i pėrdorin ato.
    [highlight=#BFFFBF:1ugia6u1]Ndryshimi ėshtė e vetmja e pandryshueshme[/highlight:1ugia6u1]
    Mos e pėrdorni tė njėjtin fjalėkalim nė ēdo kompjuter dhe nė ēdo adresė uebi qė lundroni. Sikur vetėm njėra prej tyre tė kompromentohej, atėherė dikush do tė kishte akses te tė gjitha llogaritė tuaja.
    [highlight=#BFFFBF:1ugia6u1]Krijoni njė fjalėkalim kryesor[/highlight:1ugia6u1]
    Lehtėsoni kujtesėn tuaj duke krijuar vetėm njė fjalėkalim tė fortė, tė cilin mund ta mbani mend dhe pastaj rregullojeni bazuar nė emrin e faqes ueb ose shėrbimit. Pėr MySpace-in, pėr shembull, “Blg225” bėhet “MyspBlg1225”. Ose lėrjani nė dorė teknologjisė: Disa opcione tė Firefox-it kombinojnė fjalėkalimin tuaj kryesor me emrin e faqes ueb, pėr tė krijuar njė fjalėkalim tė ri pėr ēdo faqe.
    [highlight=#BFFFBF:1ugia6u1]Mbrojeni Firefox-in[/highlight:1ugia6u1]
    Shfletuesi Firefox ofron opcionin e fjalėkalimit kryesor, qė duhet ta fusni pėrpara se tė vizitoni njė faqe ueb me fjalėkalim tė ruajtur. Ēdo herė do t’u duhet tė fusni dy fjalėkalime. Mac OS-ja ofron njė opcion tė quajtur Keychain (zinxhiri i ēelėsave), qė ruan fjalėkalime pėr faqe ueb, programe etj. Gjendet nė dosjen Utilities.
    [highlight=#BFFFBF:1ugia6u1]Mos i shkruani automatikisht fjalėkalimet[/highlight:1ugia6u1]
    Shfletuesit jo vetėm qė ruajnė fjalėkalimet, por edhe i shkruajnė ato nė vendin tuaj. Kjo s’ėshtė ide e mirė pėr njė kompjuter me disa pėrdorues apo pėr njė kompjuter zyre. Nėse keni Firefox-in, pėrdorni fjalėkalimin kryesor nė vend tė opcionit tė mėsipėrm. Nėse keni Internet Explorer-in, shkoni te Internet Options, klikoni mbi tabin Content (pėrmbajtje) dhe shkoni te AutoComplete pėr ta ēaktivizuar.
    [highlight=#BFFFBF:1ugia6u1]Pėrdorni RoboForm-in[/highlight:1ugia6u1]
    I nderuari RoboForm (kushton rreth 30 $ te www.roboform.com, ose e gjeni ne ZERO DVD versionin-provė) pėrdoret nė Windows pėr tė plotėsuar formularė nė ueb, si dhe forcon mė tej fjalėkalimet, duke i ruajtur ato nė mėnyrė tė sigurt, qė tė mos jeni tė detyruar tė mbani mend asgjė. RoboForm2Go (rreth 20 $, ose nė ZERO DVD versioni-provė) ekzekutohet nga njė pajisje USB, duke jua mbajtur shpatullat tė ngrohta nė ēdo kompjuter.

  6. #6
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: 69 kėshilla pėr njė kompjuter tė sigurt

    [highlight=#FFFF40:3ibjpka9]Vjedhja e informacionit[/highlight:3ibjpka9]

    [highlight=#40FFFF:3ibjpka9]Mos klikoni[/highlight:3ibjpka9]
    Nėse nuk jeni 100% tė sigurt, mos klikoni linke nė postėn tuaj elektronike. Megjithėse mund tė duket sikur mesazhi ėshtė dėrguar nga banka juaj, PayPal-i, apo qoftė edhe nga njė mik, nėse keni dyshime ndiqni instiktin tuaj. Adresa qė shfaqet mund tė duket kėshtu: www.paypal.com, por linku qė qėndron pas saj mund t’ju ēojė nė njė tjetėr faqe ueb. Fusni adresėn e bankės suaj, tė PayPal-it, ose cilėndo adresė, drejt e nė shfletuesin e uebit, nėse ju duket si mesazh standart. Institucionet e vėrteta financiare nuk ju kėrkojnė (ose tė paktėn s’duhet ta bėjnė) qė t’i verifikoni llogaritė tuaja nėpėrmjet postės elektronike.
    [highlight=#40FFFF:3ibjpka9]Kini kujdes nga mashtruesit e kartolinave[/highlight:3ibjpka9]
    Kartolinat elektronike tė festave janė njė rast i mirė pėr hajdutėt e fjalėkalimeve. Faqe ueb famėkeqe mund tė mbledhin informacion si nga njerėzit qė dėrgojnė kartolina, ashtu edhe nga ata qė klikojnė pėr t’i parė ato. Pėrdorni vetėm dyqanet e famshėm dhe tė mėdhenj elektronik, siē ėshtė Hallmark, ose thjesht dėrgoni para tė thata.
    [highlight=#40FFFF:3ibjpka9]Kini kujdes nga dritaret e rreme tė sigurisė[/highlight:3ibjpka9]
    Ju ka rastisur ndonjėherė qė ndėrsa lundronit nė internet, t’ju shfaqet njė dritare qė ju thotė se duhet tė skanoni, ose tė disinfektoni kompjuterin tuaj, duke ju ofruar edhe njė produkt praktik pėr ta bėrė kėtė? Kjo sepse ky produkt ėshtė adware-i i saj (softuer qė pasi instalohet nė kompjuter, shkarkon automatikisht reklama).
    [highlight=#40FFFF:3ibjpka9]Pėrdoreni Firefox-in si mburojė[/highlight:3ibjpka9]
    Si Firefox-i edhe Internet Explorer-i janė tė pajisur me filtra shtesė qė kontrollojnė faqet ueb qė pėrpiqen tė vjedhin informacionin tuaj. Nėse pėrdorni Firefox-in, shkoni te Options, zgjidhni tabin Security dhe klikoni te kutia ngjitur me “Tell me if the site I’m visiting is a suspected forgery” (Lajmėromė nė rast se faqja ueb qė po vizitoj ėshtė e dyshuar pėr falsifikim). Mund tė shkoni edhe mė tej, duke klikuar te butoni i dytė “Check by asking Google” (Kontrollo duke pyetur Google-in), nė mėnyrė qė tė merrni njė listė tė pėrditėsuar tė hajdutėve tė informacionit.
    [highlight=#40FFFF:3ibjpka9]Pėrdorni Internet Explorer-in si mburojė[/highlight:3ibjpka9]
    Internet Explorer-i ka tė inkorporuar njė filtėr antivjedhje, tė cilin duhet ta aktivizoni nėpėrmjet menysė Tools (Vegla), ku mund tė listoni edhe faqe ueb tė dyshuara pėr vjedhje informacioni. Pėrdoruesit e IE6 mund tė instalojnė menynė Windows Live Toolbar dhe shtojcėn (add-in) Windows Live OneCare Advisor pėr tė luftuar vjedhėsit e informacionit.
    [highlight=#40FFFF:3ibjpka9]Mbroni Skype-in[/highlight:3ibjpka9]
    Vjedhja e informacionit nuk kufizohet vetėm nė ueb dhe nė postėn elektronike. Mund tė ndodhė edhe te programet e tjerė qė ofrojnė shėrbimin Voice over IP (VoIP, komunikim zanor nėpėrmjet internetit), si pėr shembull Skype-i. Nė fakt, njė kalė trojan mund tė hiqet si Skype-i pėr tė vjedhur emrat dhe fjalėkalimet e pėrdoruesve. Zgjidhja: Pėrditėsoni antivirusin tuaj!
    [highlight=#40FFFF:3ibjpka9]Kontrolloni softuerėt mashtrues[/highlight:3ibjpka9]
    Edhe softueri qė keni instaluar mund tė vjedhė informacionin tuaj, sidomos ata softuerė qė pretendojnė t’ju ndihmojnė tė zbuloni programet spiunė. Nėse keni dyshim te ndonjė program, ballafaqojeni emrin e tij me listėn e programeve kriminelė mė tė famshėm te
    www.spywarewarrior.com.
    [highlight=#40FFFF:3ibjpka9]Pajisuni me filtra shtesė[/highlight:3ibjpka9]
    McAfee-ja dhe Trend Micro ofrojnė filtra antivjedhje (pėrkatėsisht SiteAdvisor-in dhe TrendProtect-in) pėr tė rritur efikasitetin e asaj qė kapin shfletuesit. Edhe shėrbimi OpenDNS ju siguron mbrojtje antivjedhje shtesė.

  7. #7
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: 69 kėshilla pėr njė kompjuter tė sigurt

    Shume te vlefshme, nuk duhet te anashkalojmė asnjė pike nga kėto sipėr nqs ne jetėn tone kompiuteri zė njė pjese te mire te kohės

    FLm Emaus

  8. #8
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: 69 kėshilla pėr njė kompjuter tė sigurt

    [highlight=#FFFF80:1c1u2kao]Lundrim i sigurt[/highlight:1c1u2kao]

    [highlight=#BFFF40:1c1u2kao]Provoni Firefox-in ose Opera-n[/highlight:1c1u2kao]
    Internet Explorer-i mbetet ende shfletuesi mė i pėrdorur i uebit dhe si pasojė, mbetet edhe shėnjestra e shumicės sė hakerave. Pėrdorni Firefox-in ose Opera-n. Nuk ėshtė se janė tė paprekshėm, por nuk janė aq popullorė nė komunitetin e hakerave, pasi kanė njė numėr mė tė vogėl pėrdoruesish.
    [highlight=#BFFF40:1c1u2kao]Ēaktivizoni ActiveX-in[/highlight:1c1u2kao]
    Nėse pėr ēfarėdo arsye ju ka ngecur nė dorė Internet Explorer-i, eleminoni shumė rreziqe duke ēaktivizuar ActiveX-in, teknologjia qė i lejon shfletuesit tė ekzekutojė automatikisht pėrbėrės tė softuerit. Shkoni te Internet Options, tek tabi Security klikoni ikonėn me globin e internetit dhe pastaj Custom Level (Personalizo Nivelin). Kalojini shumicėn e cilėsive tė ActiveX-it nė “Prompt” (pyet) ose “Disable” (ēaktivizo). Nėse mė vonė nuk punon ndonjė gjė qė doni, kthehuni sėrish dhe ndryshojeni.
    [highlight=#BFFF40:1c1u2kao]Kėrkoni kyēin[/highlight:1c1u2kao]
    Nėse ju duhet tė dėrgoni informacion personal nėpėrmjet njė faqeje ueb, sigurohuni qė ai e kripton trafikun e tė dhėnave. Kėrkoni https-tė (vini re “s”-nė) tek adresa dhe njė ikonė kyēi nė shiritin e adresave ose nė shiritin e statusit. Mos dėrgoni informacione si pėr shembull numrin e kartės sė kreditit, nė rast se faqja ueb nuk ėshtė e kriptuar. Megjithėkėto, edhe “tė ligjtė” mund tė kenė faqe ueb tė kriptuara. Fakti qė ėshtė e kriptuar, nuk do tė thotė se mund t’i zėsh detyrimisht besė.
    [highlight=#BFFF40:1c1u2kao]Aktivizoni ForceField-in[/highlight:1c1u2kao]
    ZoneAlarm ForceField-i i ri, prodhuar nga CheckPoint-i, ėshtė projektuar ekskluzivisht pėr njė lundrim tė sigurt. Ai vendos njė shtresė virtuale midis shfletuesit dhe ēdo ndryshimi qė bėn nė kompjuterin tuaj.
    Hajini biskotat (cookies)
    Nė tė shkuarėn biskotat shkaktonin njė shqetėsim tė madh. Sidoqoftė, sot ato janė thuajse tė padėmshme. Nėse s’do tė ishin fare, do t’ju duhej tė shkruanit shumė mė tepėr fjalėkalime nė faqet ueb qė vizitoni shpesh. Megjithatė, kontrollet e rregullta nga programi juaj antispiun i fshijnė ato qė mund tė shfrytėzoheshin pėr gjurmimin e lundrimit tuaj.

  9. #9
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: 69 kėshilla pėr njė kompjuter tė sigurt

    [highlight=#FFFF40:lsg5eqex]Anonimati/Privatėsia[/highlight:lsg5eqex]

    [highlight=#BFFFFF:lsg5eqex]Mbroni dosjet[/highlight:lsg5eqex]
    Nėse pėrdorni Windows XP-nė ose Vista-n, mund t’ju vini fjalėkalim dosjeve tė ndryshme nėpėrmjet Folder Guard-it (rreth 40 $ te www.folder-guard.com, ose falas versioni-provė nė ZERO DVD). Ose thjesht kompresoni pėrmbajtjen e dosjes nė njė skedar ZIP, duke pėrdorur WinZip-in (rreth 30 $ te www.winzip.com, ose falas versioni- provė nė ZERO DVD), dhe futini skedarit Zip njė fjalėkalim. Kjo bėn gjithashtu edhe kriptimin e skedarėve.
    [highlight=#BFFFFF:lsg5eqex]Mbroni dosjet Mac[/highlight:lsg5eqex]
    Krijoni njė “dosje” tė mbrojtur me fjalėkalim nė Mac OS, duke pėrdorur programin Disk Utility pėr tė krijuar imazhin e diskut dosjes fillestare. Vendosini fjalėkalim. Skedari .DMG qė pėrftohet ka tė gjithė pėrmbajtjen dhe mund tė rivendoset me njė tė klikuar.
    [highlight=#BFFFFF:lsg5eqex]Mbroni gjithēka me fjalėkalime[/highlight:lsg5eqex]
    Mund t’u vini fjalėkalime tė gjithė skedarėve qė krijohen me anė tė Microsoft Office. Vendosini fjalėkalim njė dokumenti Word-i dhe pastaj kriptojeni atė. Kėtė mund ta bėni te tabi Security, qė ndodhet tek Options. Nė Word 2007 bėjini Save As, shkoni te menyja Tools dhe hapni General Options (opcione tė pėrgjithshme). Mund t’u vini fjalėkalime edhe skedarėve PDF dhe atyre tė krijuara me OpenOffice.
    [highlight=#BFFFFF:lsg5eqex]Shmangni kompromentimin[/highlight:lsg5eqex]
    Mos ngarkoni informacione personale nė rrjetet shoqėrore (social networks), duke u lėnė dorė tė lirė njerėzve tė vjelin detajet tuaja. Mos ngarkoni fotografi kompromentuese. Gjėrat qė ndodhen nė ueb kanė tendencėn tė bėhen tė disponueshme pėrgjithmonė. Merrni nė konsideratė Wayback Machine (Makinerinė e Prapakthimit) te www.archive.org.
    [highlight=#BFFFFF:lsg5eqex]Fshijini gjurmėt[/highlight:lsg5eqex]
    Fshijeni historinė e shfletuesit pasi keni lundruar nė njė kompjuter tė pėrbashkėt (shared). Te Firefox-i shkoni te Options, pastaj Privacy dhe te Private Data (tė dhėna private) klikoni “Clear Now” (fshiji). Mund tė zgjidhni edhe “Always clear my private data when I Close Firefox” (Fshiji gjithmonė tė dhėnat e mia private kur mbyll Firefox-in) pėr tė pasur njė siguri mė tė madhe. Nėse keni Internet Explorer 7-ėn, zgjidhni Delete Browsing History (Fshi historinė e shfletimit) nga butoni Tools. Delete All fshin gjithēka qė ėshtė ruajtur: historinė, biskotat, skedarėt e pėrkohshėm dhe fjalėkalime tė ruajtur.
    [highlight=#BFFFFF:lsg5eqex]Neglizhojeni ruajten e fjalėkalimeve[/highlight:lsg5eqex]
    Kur pėrdorni njė kompjuter publik ose tė pėrbashkėt, mos i ruani fjalėkalimet kur ju kėrkohet. Dhe mė e rėndėsishme akoma: Dilni (log out) nga faqet ueb nė mėnyrė qė tė mos t’ia lini nė dorė dikujt tjetėr postėn elektronike ose skedarėt qė keni ngarkuar nė ueb.
    [highlight=#BFFFFF:lsg5eqex]Ruajuni nga proxy[/highlight:lsg5eqex]
    Shėrbimet proxy fshehin indentitetin tuaj nė internet (adresėn IP tė kompjuterit ose rrjetit tuaj). Mproxy (mproxy.info) dhe Megaproxy (megaproxy.com) janė dy shembuj qė ofrohen falas. Anonymos Surfing, prodhuar nga Anonymizer, (rreth 30 dollarė nė vit te www.anonymizer.com, ose falas versioni-provė nė ZERO DVD) bėn kėtė dhe ca mė tepėr.
    [highlight=#BFFFFF:lsg5eqex]Privatizojeni postėn elektronike[/highlight:lsg5eqex]
    Thuajse ēdo shėrbim uebi kėrkon adresėn e postės suaj elektronike. Nėse ua kėrkojnė vetėm pėr tė dėrguar njė konfirmim, jepuni njė adresė tė pėrkohshme. 10 Minute Mail (posta 10-minutėshe) te www.10minutemail.com, ju vė nė dispozicion njė adresė qė qėndron e aktivizuar pėr 10 minuta.
    [highlight=#BFFFFF:lsg5eqex]Hapni njė adresė tė dytė tė postės elektronike[/highlight:lsg5eqex]
    Pėrhapja e shpejtė e postės elektronike tė bazuar nė ueb, qė ofrohet falas nga Google-i, Yahoo!-ja, Microsoft-i dhe tė tjerė, do tė thotė se nuk ju falet nėse u jepni tė tjerėve (pėrveē miqve) adresėn tuaj kryesore tė postės elektronike.

  10. #10
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: 69 kėshilla pėr njė kompjuter tė sigurt

    [highlight=#FFFF80:1xy68b2s]Spam & Spim[/highlight:1xy68b2s]

    [highlight=#00FFFF:1xy68b2s]Mos ktheni pėrgjigje[/highlight:1xy68b2s]
    Kurrėn e kurrės mos i ktheni pėrgjigje njė spam-i. Edhe kur bėhet fjalė pėr njė produkt qė e dėshironi. Duke e bėrė kėtė, ju konfirmoni se e keni lexuar dhe adresa juaj shkon nė listėn e spamer-ave pėrgjithmonė.
    [highlight=#00FFFF:1xy68b2s]Bllokoni sinjalizuesit[/highlight:1xy68b2s]
    Bėni bllokimin e imazheve qė shfaqen nė postėn tuaj elektronike nėpėrmjet softuerit tė saj, edhe nėse ky ėshtė i bazuar nė ueb. Nė kėtė mėnyrė parandaloni “tartabiqet e uebit” (bugs), ose sinjalizuesit, siē quhen ndryshe , tė cilėt mund tė jenė figura me pėrmasat 1 me 1 piksel dhe nėse i klikoni, i tregoni spamer-it se e keni parė mesazhin e tij, duke e konfirmuar edhe njėherė adresėn tuaj.
    [highlight=#00FFFF:1xy68b2s]Shmangni programet-merimanga[/highlight:1xy68b2s]
    Nėse ju duhet ta shfaqni detyrimisht adresėn tuaj tė postės elektronike nė internet, shkruani “emri et domeni pikė com”, nė mėnyrė qė mos tė zbulohet nga merimangat (program qė regjistron faqe ueb pėr motorėt e kėrkimit). Kushdo qė s’e pėrkthen dot shėnimin e mėsipėrm nė: emri@domeni.com, ai nuk e meriton t’ju dėrgojė mesazhe.
    [highlight=#00FFFF:1xy68b2s]Filtrojeni postėn[/highlight:1xy68b2s]
    Pėrdorni postė elektronike me filtra spam-i. Thunderbird-i ka njė bllokues spam-i tė inkorporuar, ndėrsa Outlook 2003-shi dhe 2007-a pėrdorin SmartScreen-in pėr tė parė pėrmbajtjen e mesazheve dhe tė pėrcaktojnė nėse njė mesazh ėshtė spam. Gmail-i ėshtė thuajse i pėrsosur. Paketat e sigurisė zakonisht pėrfshijnė filtra spam-i.
    [highlight=#00FFFF:1xy68b2s]Ndėrlikojini gjėrat[/highlight:1xy68b2s]
    Mund t’i bezdisni miqtė tuaj, por sa mė e ndėrlikuar tė jetė adresa e postės suaj elektronike, aq mė e vėshtirė ėshtė pėr spamer-at ta zbulojnė dhe ta deshifrojnė kodin tuaj. Krahasoni: arb8lamce86@gmail.com me alamce@gmail.com.
    [highlight=#00FFFF:1xy68b2s]Shmangni spim-in[/highlight:1xy68b2s]
    Spam-i nė mesazhet e ēastit (Instant Messages) quhet spim. Shmangeni duke pėrdorur njė emėr pėrdoruesi tė pakuptueshėm (si arb8lamce86) dhe ajo ēka ėshtė mė e rėndėsishme: Mos e listoni nofkėn tuaj nė direktorinė kryesore tė programit IM. (Kjo vlen edhe pėr Skype-n).
    [highlight=#00FFFF:1xy68b2s]Shmangni spim-in II[/highlight:1xy68b2s]
    Disa produkte e luftojnė spim-in, por vetėm pėr klientėt e softuerit tė tyre. Shėrbimet IM tė bazuara nė ueb, si ato tė Yahoo!-sė dhe Gogle-it, nuk janė ende tė mbrojtura.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. 7 gjerat qe keshillon lirenti.com per 1 kompjuter te sigurt
    Nga ReniX nė forum Guida, Kėshilla dhe truke
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 21-11-2014, 09:55 AM
  2. Ja si t`i fshini sigurt te dhenat tuaja nga Smartphone apo Tablet
    Nga vaaldr1n nė forum Guida, Kėshilla dhe truke
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-08-2012, 08:48 PM
  3. Messi: Jam i sigurt se Cesc ėshtė i Barcės
    Nga ulkina nė forum Futbolli
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-02-2011, 04:13 PM
  4. I dehur pėr pak i shpėton vdekjes se sigurt(video)
    Nga gjendar nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 08-02-2011, 06:18 PM