Artur Korriku

DURRES -Njė fėmijė 4 vjeē ėshtė tėrhequr pėr gati 30 metra zvarrė, si pasojė e njė aksidenti tė ndodhur dy ditė mė parė nė Durrės. Ndėrkaq, aksidenti ka shokuar kalimtarėt, tė cilėt kanė parė skenėn e tmerrshme. Mėsohet se fėmija ėshtė nė gjendje tė rėndė dhe mjekėt ende nuk kanė dhėnė shpresa pėr jetėn e tij. Policia tha se shkak pėr kėtė aksident tė rėndė, ėshtė bėrė shkelja e rregullave tė qarkullimit rrugor nga ana e drejtuesit tė mjetit.
AKSIDENTI
Shkak pėr kėtė situatė ėshtė bėrė mungesa e vendosjes sė pengesave rrugore, ose siē njihen ndryshe, e "policėve tė fjetur" pėrgjatė kėsaj rruge, e cila pėrshkon njė lagje tė populluar ndjeshėm gjatė viteve tė fundit e pėr mė tepėr, kur atje gjenden edhe Universiteti Publik "Aleksandėr Moisiu" dhe shkolla 9- vjeēare "Vicens Prenushi". Tė dielėn nė mbrėmje, kalimtarėt e kėsaj rruge janė tmerruar teksa kanė parė me sytė e tyre njė aksident automobilistik, pasojė e tė cilit ka qenė plagosja e rėndė e fėmijės 4-vjeēar D.S., lindur e banues nė Tiranė. Rreth orės 18:00, fėmija kishte dalė nga kontrolli i prindėrve dhe kishte zbritur nė rrugė. Nė kėtė moment, ai ėshtė marrė zvarrė pėr 30 metra nga automjeti tip "Ford" me targė DR 9981 D, i cili drejtohej nga 20-vjeēari Pedi Cenosina, lindur e banues nė qytetin e Durrėsit. Fėmija ėshtė dėrguar urgjentisht nė Spitalin Ushtarak tė Tiranės dhe ndodhet nė gjendje shumė tė rėndė. Ai kishte ardhur nė Durrės sė bashku me prindėrit, pėr tė kaluar disa orė pranė bregut tė detit nė Durrės. Policia ka arrestuar 20- vjetarin, me akuzėn e "shkeljes sė rregullave tė qarkullimit rrugor", si dhe ka bllokuar automjetin e tij.
RRUGA
Rruga Currila-Torra Veneciane ėshtė bėrė tejet e rrezikshme, pėr shkak se mjetet lėvizin me shpejtėsi tepėr tė madhe. Ndėrkohė qė e gjithė gjatėsia e kėtij aksi nuk ka asnjė pengesė pėr tė minimizuar shpejtėsinė, tė paktėn nė zonat mė shumė tė populluara. Dy ditė mė parė, njė aksident i rėndė ndodhi duke marrė zvarrė njė fėmijė 4 vjeē, jeta e tė cilit ėshtė nė fije tė perit. Por rruga ėshtė kthyer nė njė makth nga ana e kėmbėsorėve, jeta e tė cilėve ėshtė kurdoherė nė rrezik, pėr shkak se drejtuesit e automjeteve lėvizin me shpejtėsi tė madhe. Dy persona tė vdekur dhe 5 tė plagosur, ėshtė bilanci i aksidenteve rrugore nė kėtė aks brenda harkut kohor tė 2 muajve tė fundit, pa llogaritur aksidentet qė fatmirėsisht janė konsideruar si tė lehta, tė cilat kanė qenė me dhjetėra.
PENGESAT
Vetėm pak javė mė parė, nė kėtė rrugė humbi jetėn edhe njė 20- vjeēar po pėr tė njėjtat shkaqe. Qytetarėt e Durrėsit, me tė drejtė janė ankuar dhe kėrkojnė marrjen e masave pėr tė evituar aksidentet automobilistike. Pėr kėtė problem, kreu i Bashkisė sė Durrėsit, Vangjush Dako tha se "nė bashkėpunim me Policinė Rrugore do tė pėrcaktojmė vendet se ku do tė vendosim "policėt e fjetur", dhe pėr kėtė qėllim kemi parashikuar njė fond, i cili do tė futet pėr miratim nė mbledhjen e sotme tė Kėshillit Bashkiak".Ndėrsa shefi i Qarkullimit Rrugor, Xhemal Lusha sqaron se vetėm nė kėto dy muaj, nė kėtė rrugė janė gjobitur 135 drejtues automjetesh. "Kemi bllokuar 12 palė dokumente automjetesh dhe kemi penalizuar disa dhjetėra drejtues, tė cilėve iu kemi hequr tė drejtėn e drejtimit tė automjeteve pėr njė periudhė nga 1 deri nė 6 muaj", - tha shefi i Qar-kullimit nė Durrės.