Ekzistojnė tre hipoteza pėr prejardhjen e emrit Tiranė...

1. Tiranė mendohet se vjen nga fjala Theranda, e pėrmendur nė burimet e lashta greke dhe latine, qė vendasit e quanin Tė ranat, meqė fusha ishte formuar si rezultat i materialeve tė ngurta qė sillnin ujrat nga malet pėrreth.
2. Tirana vjen nga Tirkan. Tirkan ka qenė njė kėshtjellė nė shpat tė malit tė Dajtit. Akoma ekzistojnė rrėnojat e kėsaj kėshtjelle tė lashtė qė daton nė fillimin e shekullit tė parė para lindjes sė Krishtit, e cila mendohet tė ketė qenė kėshtjella qė historiani bizantin Prokop (shek.VI), e quan kėshtjella e Tirkanit.
3. Tirana vjen nga Greqishtja e Vjetėr Tyros qė do tė thotė bulmet. Nė fushėn e Tiranės, bėhej tregėtimi i bulmetrave nga barinjtė e zonave pėrreth.
4. Tirana ose Tirōnė, siē quhet nė dialektin e vendit, e ka origjinėn nga mėnyra se si thirreshin banorėt e kėtij vendi. Duke qenė se popullsia e vendosur nė kėtė territor vinte kryesisht nga malet e zonės pėrreth atėherė nga vendasit ato quheshin "Tė rōnė" (tė rėnė). Edhe sot, nė gjuhėn e pėrditshme, pėr familjet qė vijnė nga zonat malore pėrdoret shprehja "kanė rėnė (psh) nė Durrės" (apo diku tjetėr). (J.N. Priska)

Pėr herė tė parė emri i Tiranės pėrmendet nė vitin 1418 nė njė dokument tė Venedikut.

Tirana (pa shq. Tiranė) ėshtė kryeqyteti i Republikės sė Shqipėrisė



Kultura
Tirana ka Universitetin e Tiranės (1957), Institutin e Agrokulturės (1951), Akademinė e Shkencave (1972), Bibliotekėn Kombėtare (1922), si dhe shumė muze, midis tė cilėve Muzeu i Kulturės Kombėtare, Muzeu i Shkencave tė Natyrės (194, Muzeu i Arkeologjisė (194 si dhe Muzeu i Historisė Kombėtare (1981). Nė Tiranė gjendet edhe aeroporti i vetėm ndėrkombėtar dhe qendra tė shumta kulturore. Nė vitin 2000 qendra e Tiranės, nga Korpusi Qendror i Universitetit dhe deri te Sheshi Skėnderbej, u shpall Ansambėl Kulturor me vlera tė veēanta dhe mbrohet nga shteti. Gjithashtu Tirana ėshtė dhe qendra kryesore e Qarkut tė Tiranės dhe e Rrethit me tė njėjtin emėr.

Gjeografia
Tirana ndodhet 110 metra mbi nivelin e detit. Lartėsia mesatare e fushės sė Tiranės ėshtė 521 m, kurse dy malet mė tė larta rrėz tė cilėve shtrihet janė Mali i Dajtit me 1612 m dhe Mali me Gropa me 1828 m.
Qyteti gjendet rreth 34 kilometra larg detit Adriatik nė perėndim. Nga jugu dhe perėndimi rrethohet nga kodra relativisht tė ulta, kurse nga ana veriperėndimore Tirana shtrihet mbi njė zonė tė rrafshėt.
Nė periferinė veriore kalon lumi i Tiranės. Disa kilometra mė tutje nga ana jugore rrjedh lumi i Erzenit. Sipėrfaqja e qytetit tė Tiranės ėshtė rreth 31 km², ndėrsa sipėrfaqja e gjithė rrethit ėshtė 1288 km² dhe pėrfshin katėr qendra: Tiranėn, Vorėn, Krrabėn dhe Kamzėn si dhe 150 fshatra.
Qendrėn e Tiranės e pėrshkon pėrroi i Lanės i cili nė grykėderdhje bashkohet me lumin Ishėm. Nė Tiranė mbizotėron njė klimė subtropikale-mesdhetare me rreshje dimėrore dhe me temperatura mesatare vjetore nė korrik + 24° Celsius dhe nė janar +7° Celsius.
Tirana ndodhet nė tė njėjtin paralel me Napolin, Madridin dhe Stambollin dhe nė tė njėjtin meridian me Budapestin dhe Krakovin.

Politikė
Qė nga tetori i vitit 2000 kryetar i bashkisė se Tiranės ėshtė piktori dhe lojtari i dikurshėm i basketbollit, si dhe pėr njė kohė tė shkurtėr ministėr i kulturės, rinisė dhe sportit, Edi Rama. Nė tetor tė vitit 2003 ai u rizgjodh sėrish pas zgjedhjeve komunale. Paraardhėsit e tij tė viteve 90' ishin kryebashkiakėt Sali Kelmendi (1992-96) dhe Albert Brojka (1996-2000) tė Partisė Demokratike (PD).

Transporti ajror

Nė Rinas gjendet Aeroporti Ndėrkombėtar "Nėnė Tereza", i cili ėshtė rreth 25 km larg nga Tirana. Linjat ajrore lidhin Tiranėn direkt me metropolat e Evropės Perendimore, Evropėn Lindore dhe prej andej me mbarė botėn. Qarkullimi rrugor vitet e fundit ka pasur nje rritje tė jashtėzakonshme. Autobuzėt, makina tė shumta private dhe automjete tė rėnda transporti qarkullojnė nė mbarė vendin. Perveē kėsaj ėshtė planifikuar dhe ndėrtimi i njė linje hekurudhore, mbi tė cilėn do tė qarkullojė treni ekspres nga Tirana pėr nė aeroport dhe anasjelltas.


Njė pamje e Muzeut Historik Kombėtar

Shenim:Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirė