(1878 - 1881)

Lidhja Shqiptare e Prizrenit zyrtarisht fillon me tubimin e 300 pėrfaqėseve tė tė gjitha krahinave shqiptare nė kuvendin shqiptarė tė mbajtur nė Prizren mė 10 qershor 1878. Nė takim kishte edhe boshnjakė nga Bosnja dhe Sanxhaku. Qėllimi i takimit ishte formimi i njė shteti autonom shqiptar qė do tė mbulonte vilajetet otoman tė Prizrenit, Shkodrės, Manastirit, dhe Janinės. Lidhja ishte pėrpjeka e a parė e madhe pėr tė krijuar njė regjion tė bashkuar shqiptar qysh nga dėshtimi i forcave tė Skėnderbeut nė Mesjetė.


Pamja e sotshme e kompleksit ku u mbajtė Lidhja e Prizrenit


Permbledhje e Historise se Lidhjes
Lidhja u formua pas Traktatit tė Shėn Stefanit, i cili iu kishte dhėnė tokat shqiptare Bullgarisė, Malit tė Zi dhe Serbisė pas Luftės Ruso-Turke tė vitevete ashtuquajtur Kriza Lindore 1877-1888. Prijėsit shqiptarė nga Peja, Gjakova, Gucia, Luma, Dibra dhe Tetova u takuan nė njė qendėr tė Vilajetit tė Kosovės qė sot gjendet nė Maqedoni, pėr tė diskutuar rezistencėn. Italia pėrkrahu njė komitet italo-shqiptar pėr tė zgjeruar nacionalizmin shqiptarė dhe fituar aleatė nė Ballkan, kurse Porta e Lartė bėri tė njėjtėn me Komitetin Qendror pėr Mbrojtjen e tė Drejtave Shqiptare nė Stamboll mė 1877. Anėtarėt e Komitetit ishin Zija Prishtina, Sami Frashėri, Jani Vreto, Pashko Vasa, dhe Abdyl Frashėri. Manifesti i kėtij komiteti u bė statusi i Lidhjes.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit u mendua si njė organizatė politiko-ushtarake qė do ti ndihmonte shqiptarėt pėr tė fituar pėrkrahje ndėrkombėtare, megjithėse sė pari si regjion autonom. Traktati i Shėn Stefanit u zėvendėsua nga Traktati i Berlinit pas ndėrhyrjes sė Austro-Hungarisė dhe Britanisė. Edhe Traktati i Berlinit iu ndau tokat shqiptare fqinjėve Ballkanikė. Nė korrik 1878, bordi 60 anėtarėsh i Lidhjes, i udhėhequr nga Abdyl Frashėri, iu dėrgoj njė letėr Fuqive tė Mėdha nė Kongresin e Berlinit, duke kėrkuar zgjidhjen e ēėshtjeve shqiptare pas luftės Ruso-Turke. Memorandumi u injorua nga Kongresi, i cili iu japi tokat shqiptare Serbisė dhe Malit tė Zi. Lidhja brengosej se shqiptarėt do tė humbnin edhe Epirin ndaj Greqisė, prandaj edhe organizuan rezistencė tė armatosur nė Janinė, Guci, Shkodėr dhe Prizren. Rezistenca ishte e fuqishme sa pėr tė ndryshuar kufijtė e vendosur nga Forcat e Mėdha dhe pėr tė kthyer disa prej tokave tė humbura, megjithėse disa toka iu dorėzuan prapė se prapė Greqisė mė 1881. Lidhja e Prizreni kishte 16,000 anėtarė tė armatosur nėn kontroll tė cilat ia kthyen armėt forcave tė Sulltanit tė Perandorisė Osmane pas nėnshtrimit tė saj nė Kongresin e Berlinit dhe urdhrit tė saj pėr shpėrbėrjen e Lidhjes nga frika se shqiptarėt do tė kėrkoni pavarėsi tė plot. Forcat shqiptare arritėn tė vrasin Mehmet Ali pashėn (tek shqiptarėt i njohur si Maxhar Pasha) nė Gjakovė nė gusht 1878. Lidhja morri kontrollin nga forcat e sulltanit nė qytetet e Vushtrrisė, Pejės, Mitrovicės, Prizrenit, dhe Gjakovės. Lidhja hodhi poshtė autoritetin e sulltanit dhe kėrkoj ndarje tė plotė nga Perandoria Osmane. Perandoria Osmane dėrgoj prapė 15 batalione tė rregullta osmane nė krye me Dervish Pashėn(Ahmet Muhtar Pasha), tė cilat u stacionuan nė Pejė, Gjakovė dhe Prizren nė prill tė 1881-ės. Mė kėtė ai i kishte shkėputur furnizimin frontit nė Plavė e Guci. Pasi qė forcat osmane nuk dėshronin tė i ndihmonin malazezėt mė shumė edhe pėrkundėr presionit tė Rusis, forcat e lidhjes mbesin tė pa furnizuara nė front kundrejt forcave malazeze.