Letra e presidenti tė SHBA-ve, George W. Bush, dėrguar presidentit Sejdiu
I nderuari zoti President,
Nė emėr tė popullit amerikan, unė njoh Kosovėn si shtet tė pavarur dhe sovran. Ju pėrgėzoj Ju dhe qytetarėt e Kosovės qė keni marrė kėtė hap tė rėndėsishėm nė zhvillimin tuaj demokratik dhe kombėtar.
Nė kėtė rast historik, unė pėrkujtoj lidhjet e thella dhe tė sinqerta tė miqėsisė qė bashkojnė njerėzit tanė. Kjo miqėsi, e farkuar gjatė orėve mė tė errėta tė tragjedisė sė Kosovės, ėshtė bėrė edhe mė e fortė nė nėntė vitet qėkur ka mbaruar lufta nė Kosovė. Prej asaj kohe, Kosova ka punuar pėr ta rindėrtuar shoqėrinė e shkatėrruar nga lufta, pėr tė ngritur institucionet demokratike, pėr tė mbajtur zgjedhje tė suksesshme pėr njė qeveri tė re, dhe pėr tė avansuar prosperitetin.
Si shtet i pavarur Kosova tash merr pėrgjegjėsi pėr fatin e vet. Si edhe nė tė kaluarėn, Shtetet e Bashkuara do tė jenė partneri juaj dhe miku juaj.
Nė kėrkesėn tuaj pėr tė vendosur marrėdhėnie diplomatike me Shtetet e Bashkuara, ju keni shprehur dėshirėn e Kosovės pėr tė arritur standardet mė tė larta tė demokracisė dhe tė lirisė. Unė e mirėpres kėtė ndjesi. Nė veēanti unė mbėshtes pėrqafimin nga ana juaj tė multienticitetit si parim tė qeverisjes sė mirė dhe pėrkushtimin tuaj pėr tė zhvilluar institucione tė pėrgjegjshme, nė tė cilat tė gjithė qytetarėt janė tė barabartė para ligjit.
Po ashtu unė veneroj se nė deklaratėn e vetė tė pavarėsisė Kosova me vullnet tė vetin ka marrė pėrgjegjėsitė qė i pėrshkruhen nė bazė tė Planit tė Ahtisaarit. Shtetet e Bashkuara mirėpresin kėtė angazhim tė pakusht pėr ti pėrmbushur kėto pėrgjegjėsi si dhe gatishmėrinė e Kosovės pėr tė bashkėpunuar plotėsisht me bashkėsinė ndėrkombėtare gjatė periudhės sė mbikėqyrjes ndėrkombėtare, pėr tė cilėn keni rėnė dakord. Shtetet e Bashkuara mbėshteten nė garancitė e Kosovės se ajo e konsideron veten juridikisht e obliguar tu pėrmbahet dispozitave qė pėrmban Deklarata e Pavarėsisė sė Kosovės. Jam i bindur se miratimi i plotė dhe me kohė i masave tė propozuara nga Emisari Special pėr Kosovė, Ahtisaari, do ta sjellin Kosovėn mė afėr pėrmbushjes sė aspiratave tė saj evro-atlantike.
Nė bazė tė kėtyre garancive nga Qeveria e Kosovės, me kėnaqėsi e pranoj kėrkesėn tuaj qė dy vendet tona tė vendosin marrėdhėnie diplomatike. Shtetet e Bashkuara do tė mirėpresin vendosjen e pėrfaqėsisė diplomatike tė Kosovės nė SHBA dhe planifikon vetė qė ta bėjė tė njėjtėn nė Kosovė.
Teksa Kosova po hap njė kapitull tė ri nė historinė e vet si shtet i pavarur, pres me gėzim thellimin dhe forcimin e miqėsisė sonė tė veēantė.
Pėrzemėrsisht,
George W. Bush