Receta Gatimi

Alergji nga drithėrat,si mund t’i njohėsh


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    i/e rregjistruar 20% Maska e ema_d
    Anėtarėsimi
    Dec 2007
    Postime
    185
    Reputacioni
    0

    Alergji nga drithėrat,si mund t’i njohėsh

    Alergjia nga drithėrat ėshtė njė nga format e alergjive ushqimore, qė nėse nuk trajtohet si duhet shkakton probleme serioze pėr shėndetin.

    Si shfaqet kjo sėmundje, nga se shkaktohet dhe ēfarė duhet tė ketė parasysh njė person qė ėshtė alergjik nga drithėrat.
    Alergjia nga drithėrat, apo siē njihet sėmundja celiake, ėshtė papajtueshmėria qė kanė njerėz tė veēantė ndaj drithėrave dhe nėnprodukteve tė tyre. Kjo papajtueshmėri zgjat gjatė gjithė jetės dhe nė bazė tė saj ėshtė sensibilizimi qė kanė kėta njerėz ndaj njė substance tė quajtur gliadinė, pjesė pėrbėrėse e gluteinės sė drithėrave: Grurit, thekrės, elbit dhe tėrshėrės.
    Sot me shumėllojshmėrinė e ushqimeve qė kanė hyrė dhe me industrializimin e tyre sidomos nė vendet perėndimore, numri i njerėzve qė vuajnė nga alergjitė ushqimore ėshtė rritur deri nė 4 % tė popullsisė.
    Ky fenomen ndodh nga sensibilizimi i njerėzve tė veēantė ndaj ushqimeve tė veēanta, me mekanizma tė ndryshėm kryesisht auto-imune. Njė vend tė rėndėsishėm ndėr kėto lloj alergjish, paraqet alergjia nga drithėrat dhe qe shfaqet me njė sėmundje tė veēantė qė quhet Celiaka (por dhe enteropatia gluteno-sensitive, etj).
    Kjo sėmundje megjithėse nuk ėshtė direkt e trashėgueshme, personat qė vuajnė nga kjo sėmundje paraqesin njė predispozicion gjenetik tė veēantė dhe nė rreth 85-90% tė tyre kanė tė pėrbashkėt ekzistencėn e grupit HLADQ3.
    Pėr pėrhapjen e saj ka studime tė ndryshme, tė cilat kanė treguar njė mesatare qė shkon 1 nė 120 banorė. Eshtė konstatuar se kėtė sėmundje shpesh herė, madje dhe me simptoma mė tė rėnda, e gjejmė nė vendet ku gruri dhe nėnproduktet e tij pėrdoren shumė nė ushqimin e pėrditshėm si p.sh., nė Itali, ku ajo zė rreth 10-15% tė alergjive ushqimore dhe mė rrallė e gjejmė nė vendet qe pėrdorin mė shumė misrin si p.sh., nė Amerikėn Qendrore.
    Kjo sėmundje, dėmtimet kryesore i jep nė sistemin e tretjes dhe mė konkretisht nė zorrėn e hollė, me dėmtime tė rėnda, deri nė zhdukje tė qimeve thithėse tė saj, duke ēuar kėshtu nė njė ērregullim dhe mosthithje tė substancave kryesore ushqyese dhe vitaminave te ndryshme si A, B12, D, E, K etj. Kjo kequshqyerje shkakton pasoja nė tė gjithė organizmin e njeriut nė tėrėsi.
    Nė njė pjesė tė rasteve kjo sėmundje shfaqet qė nė fėmijėri me marrjen e nėnprodukteve tė drithėrave dhe me dalje tė shpeshta me ngjyre tė ēelėt, me fryrje dhe dhimbje barku, axhitim tė fėmijės, tharje dhe skuqje e lėkurės dhe me mungesė rritjeje. Nė raste tė tjera sėmundja shfaqet nė njė fazė tė mėvonshme, pėr faktin se sistemi imunitar i fėmijėve tė vegjėl ėshtė jo plotėsisht i pjekur pėr tė zhvilluar proceset autoimune tė nevojshme pėr shfaqjen e sėmundjes. Zakonisht nė kėto raste shfaqet mė vonė e sidomos nė periudha tė veēanta si: shtatzėni, periudha me strese, sėmundje e infeksione tė ndryshme, por sidomos nga enterovirusi (rotarius). Kėta tė sėmurė paraqesin shenja kryesisht nė sistemin e tretjes si dalje diarreike dhe dhimbje barku, tė vjella, plagė nė gojė etj. Ata janė tė zbehtė, shfaqin shenja lodhjeje, kanė lėkurė tė thatė, tė rrjepur e tė skuqur sidomos nė kėmbė dhe shpinė. Nganjėherė janė tė axhituar e mė shpesh depresivė.
    Nė rast se kėto nuk diagnostikohen dhe kėta persona vazhdojnė tė konsumojnė ushqime me pėrmbajtje drithėrash, gjendja do tė rėndohet dhe shoqėrohet me anemi, dėmtime kockash
    (osteoporozė), dėmtime tė mėlēisė, gurė nė veshka, dėmtime psikike dhe tė nervave periferikė. Por karakteristikė e kėsaj sėmundjeje janė dhe tumoret e ndryshme dhe sidomos ai i limfomės sė barkut. Nė acarimin e sėmundjes njė pjesė e mirė e kėtyre tė sėmurėve paraqet edhe njė papajtueshmėri ndaj qumėshtit e nėnprodukteve tė tij duke e rėnduar akoma mė shumė gjendjen. Ne shumicėn e rasteve kjo papajtueshmėri ndaj qumėshtit zhduket me mjekimin e sėmundjes Celiake.
    Diagnoza vendoset nė bazė tė disa ekzaminime tė veēanta si: Biopsia e zorrės sė hollė, me matjen e nivelit tė antitrupave si p.sh., antigliadinės dhe nivelet e IgA. Por konfirmimi i plotė i diagnozės bėhet kur kemi zhdukje tė simptomave, pas ndėrprerjes sė tė ushqyerit me drithėra.
    Me gjithė pėrpjekjet e bėra pėr shėrimin e kėsaj sėmundjeje edhe sot shėrimi i vetėm dhe i plotė i tyre ėshtė eliminimi i plotė i drithėrave dhe nėnprodukteve tė tyre gjatė gjithė jetės. Eshtė parė se brenda njė periudhe 6-mujore tė gjitha dėmtimet e bėra nė zorrėn e hollė rigjenerohen plotėsisht, por jo pėrfundimisht. Sapo rifillon tė ushqyerit me drithėra, kėto dėmtime rishfaqen dhe sėmundja rifillon pėrsėri. Po kėshtu rekomandohet qė tė tregohet kujdes qė kėta tė sėmurė tė mos konsumojnė dhe birrėn, kafen ekspres apo erėzat e ndryshme tė cilat ndonjėherė bėhen shkak i shfaqjes apo rėndimit tė sėmundjes. Kėta tė sėmurė mund tė konsumojnė pa kurrfarė problemi ushqime tė tilla si: Misėr, oriz, mish, peshk, fruta, zarzavate, sallatra, bishtaja,etj. Nė rastet kur qumėshti nuk pėrbėn problem, mund tė konsumohet edhe kosi, djathi dhe nėnprodukte tė tjera. Siē shihet gama e produkteve ushqimore qė mund tė konsumojnė kėta tė sėmurė ėshtė e gjerė.

    KESHILLA

    Si mund tė jetosh me alergjinė nga drithėrat;
    Njė i sėmurė me “sėmundjen Celiake” nė qoftė se mban njė dietė rigoroze pa drithėra ėshtė plotėsisht normal dhe mund tė bėjė njė jetė aktive tė plotė nė tė gjitha drejtimet. Gjithashtu studimet e fundit kanė treguar se njė i sėmurė i tillė, qė mban dietė korrekte, nė pėrgjithėsi jeton mė gjatė se njerėzit e tjerė normalė qė nuk vuajnė nga kjo sėmundje.

  2. #2
    i/e rregjistruar Maska e Nitushi
    Anėtarėsimi
    Apr 2009
    Postime
    2
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    A din dikush nese vazhdojn ende kerkimet per ilaqin e kesaj semundje qe te sherohet kjo semundje jo vetem te kurohet?

  3. #3
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19
    Nitushi, nuk ekziston nje ilac qe te ndaloje alergjite e ndryshme te organismit nga substanca te ndryshme por ekzistojne mjaf masa per te ndaluar keto alergji.
    Ne radhe te pare, duhet kryer nje vizite tek nje alergolog ose mjek dermatologjik, ai pasi pergatit nje test epikutaneo, te cilin e vendos ne shpine per 48 ore, eshte ne gjendje tju thote se nga cilat substanca organismi juaj eshte alergjik. Dhe me vone ju jem nje liste me ushqimet dhe materialet e ndryshme qe ju nuk duhet te perdorni. Eshte nje liste e gjate ushqimore qe duhet eleminuar. Cdo ushqim qe ka perqindje te larte nikeli(pasi ky eshte elementi kryesor i alergjise nga dritherat) duhet eleminuar. Por nikeli nuk gjendet vetem ne dritherat gjendet ne shume. Me poshte eshte nje liste me te gjitha produktet qe kane perqindje te larte nikeli dhe nje tjeter me pergjindje te vogel nikeli, pra qe mund te konsumohen pa asnje problem.
    ushqime ne kuti ose te gatuara ne inox
    fruta deti
    fasule
    kerpudha
    thjerza (fakes)
    qepe te gjalla
    presh
    miser
    spinaq
    domate te gjalla
    bisele
    fiq
    ananas
    dardha te fresketa e te pjekura
    kumbulla
    mana
    miell nga grure i bute
    caj
    miell soje
    kakao dhe cokollote
    embrion gruri
    mil (nuk e di cfare eshte)
    theker
    tershere
    oris jo brilant
    fara luledjelli
    fara sesami
    karkaleca deti
    bajame
    arra
    lajthi
    kikirika

    ushqime me pak nikel

    patate
    luelaker
    laker
    laker bruxeli
    shalqin
    marule
    molle
    agrue
    orizs brilant
    fruta te fresketa
    marmallate
    kafe
    vere
    birre
    tono

    ushqime pa nikel

    te gjitha mishrat
    mish pule
    peshk
    veze
    qumesht
    kos
    gjalpe
    margarine
    djath.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-03-2013, 09:07 PM
  2. Si mund ta njohėsh njė burrė nga shtrėngimi i dorės?
    Nga vaaldr1n nė forum Psikologji-Sociologji-Filozofi
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-02-2012, 11:36 AM
  3. Drithėrat integrale rregullojnė presionin
    Nga aurel nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-10-2009, 06:42 PM
  4. Si mund...
    Nga Operatori nė forum Tė ndihmojmė njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2009, 05:06 PM
  5. a mund te me ndimoni
    Nga senat nė forum Tė ndihmojmė njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 05:40 PM