Mollėt, qepėt, ēaji, vera e kuqe, janė disa nga ushqimet “ilaē” kundėr tumoreve tė ndryshme.

Kjo fal njė molekule tė vogėl me aktivitet antioksidues, “quercetina”, qė sipas studimeve tė ndryshme mund tė pėrdoret mjaft mirė dhe me efikasitet nė terapinė e leucemisė. Kjo molekulė, e pranishme nė sasi jo tė vogla nė dietėn tonė (nė fakt vlerat e tyre janė 25-30 miligramė nė ditė) kanė aktivitet potencial kemio-preventiv, qė lidhet me aftėsinė qė kanė molekulat natyrale apo sintetike pėr tė bllokuar procesin e transformimit tė njė qelize normale nė tumorale, apo ta regredojė nėse tashmė ekziston. “Shumė substanca dhe aktivitete kemio-preventive janė tė pranishme nė ushqimet me origjinė bimore, si nė fruta dhe perime ashtu dhe nė pijet si ēaji dhe vera e kuqe”, nėnvizon Gian Luigi Russo, studiues pranė Qendrės Kombėtare Italiane pėr Kėrkime, njėkohėsisht pėrgjegjės i studimit. Sipas tij kėto substanca veprojnė pėr mė tepėr nga antioksiduesit, duke kundėrshtuar efektet e radikaleve tė lira nė qelizat e organizmit. Kjo bėhet duke moduluar aktivitetin e enzimave tė panumėrta, pėrgjegjėse pėr detoksikimin nga substanca kancerogjene qė merren nga jashtė (ambienti, ushqyerja, etj). Njė nga sistemet qė organizmat e gjalla kanė vėnė nė veprim gjatė evoluimit pėr tė liruar qelizat e dėmtuara, (si pre-kancerogjene) ėshtė “vetėvrasja” qelizore e programuar. Mė fjalė tė tjera, organizmi aktivizohet pėr “t’u ēliruar” nga qelizat qė janė dėmtuar nė mėnyrė tė parikthyeshme, duke ndikuar kėshtu nė mbijetesėn e tė gjithė organit apo vetė personit.
Kjo shpjegon se pse shumė medikamente antitumorale tė gjeneratės sė re veprojnė mbi mekanizmin qė aktivizon kėtė proces. Gjithsesi, disa tumore, mes tė cilave dhe disa forma leucemish, janė rezistente si ndaj kemio-terapisė normale ashtu dhe ndaj ilaēeve pro-apoptotike nė fazė eksperimentale (qė veprojnė pėr tė nxitur “vetėvrasjen qelizore”).
“Ne kemi treguar nė njė spektėr tė gjerė se quercetina ėshtė nė gjendje tė “sensibilizojė” qeliza tė tilla qė ndikojnė nė aktivizimin e apoteozės”, nėnvizon Gian Luigi Russo, anėtar i ekipit tė shkencėtarėve. Pėrqendrimi i “quercetinės” tė pėrdorur nė studimin e shkencėtarėve italianė janė tė krahasueshme me sasinė ditore qė merret nga njė regjim ushqimor i pasur me fruta dhe perime. Njėkohėsisht sasia e pakėt toksike e quercetinės dhe kur injektohet nė doza tė larta, bėn tė shpresohet pėr mbrojtjen nga teste klinike si pėr pėrdorimin e molekulės ashtu dhe si medikament apo agjent kemio-parandalues.