Ekspertiza paraprake e tragjedise se Farkes: Nėse do tė kishte munguar izolimi i motobarkės, do tė kishte mė pak viktima

TIRANĖ – Konkluzionet paraparake tė ekspertizės sė motobarkės sė tragjedisė sė Farkės, dėshmojnė se jetėt e 16 personave u shuan nga mbipesha dhe mbi tė gjitha nga lėvizja e njėkohshme nė njėrin krah e pothuajse tė gjithė personave qė ishin mbi motobarkėn nėn pronėsi tė Afrim Dibrės. Ndėrkohė qė po nga e njėjta ekspertizė u konstatua se mjeti lundrues ishte nė gjendje tė mirė teknike dhe se ajo nuk fuste ujė nga jashtė brenda, siē u dyshua nė fillim se mund tė kishte ndodhur. Sipas burimeve konfidenciale tė gazetės “Korrieri”, mėsohet se pas nxjerrjes nė sipėrfaqe tė motobarkės sė vdekjes, u pa se ajo ishte e izoluar krejtėsisht nė tė gjitha anėt dhe se nėse ajo do tė kishte qenė e hapur, siē ishte motobarka tjetėr me tė cilėn transportoheshin klientėt nga bregu drejt bar-restorant “Liqenit”, ka shumė tė ngjarė qė pasojat e pėrmbytjes sė mjetit tė vogėl lundrues tė ishin shumė mė tė vogla, sesa ishin realisht nė tragjedinė e pak ditėve mė parė nė Farkė. Fillimisht motobarkės mėsohet se i ėshtė bėrė njė kėqyerje paraprake nga jashtė dhe se ajo ka qenė kryesisht material plastik, ēka ka ēuar hetuesit tė diskutojnė pistėn se nėse nuk do tė kishte pasur mbipeshė nė bord, ai lloj materiali do tė ishte e vėshtirė qė tė mbytej. Por ajo ēka rezulton fatale paraprakisht ėshtė izolimi i bėrė me picikllas motobarkės. Ky lloj izolimi nuk ka lejuar 16 personat qė mbetėn nė kurthin e motobarkės qė tė lėviznin dhe tė mund tė notonin drejt sipėrfaqes. Qė nga dita e sotme e nė vazhdim, pritet qė mjeti lundrues i tragjedisė sė Farkės t’i nėnshtrohet njė ekspertize mė tė plotė, ēka do tė thotė, jo vetėm ekspertė kriminalistikė tė policisė, por dhe ekspertė tė fushės sė ndėrtimit tė mjeteve lundruese dhe tė tjerė ekspertė tė cilėt do tė kryejnė eksperimentet e duhura pėr tė arritur nė konkluzionin pėrfundimtar nė lidhje me tragjedinė e Farkės. Pėrmasat e tragjedisė mė tė fundit, e cila ėshtė njė ndėr mė tė mėdhatė pėrsa i pėrket numrit tė viktimave tė ndodhura gjatė viteve tė fundit nė vendin tonė, duket se kanė qenė jo pak pėrcaktuese dhe nė seriozitetin e hetimit tė kėsaj ngjarje. Burimet policore ishin dje tė rezervuara nė dhėnien e mė shumė detajeve rreth asaj ēka ata kanė hetuar deri mė tani, nė lidhje me tragjedinė e 6 marsit, ku humbėn jetėn 16 persona, 8 prej tė cilėve pjesėtarė tė familjeve Osmani dhe 5 tė tjerė anėtarė tė familjeve Hysa e Spahiu, tė cilat ishin me lidhje tė afėrme gjaku mes tyre. Nga tragjedia arritėn tė shpėtonin vetėm 3 persona, Beqir Sinani, Romina Hysa dhe Luena Spahiu.
Material nga Gazeta korrieri