14/03/2008 - 12:00
• Oliverta Lila

Realiteti shqiptar i duket interesant dhe frymėzues pėr tema kinematografike. Nga vėzhgimet e para, talentet nuk mungojnė, por duhet njė vullnet politik pėr tė investuar mė shumė drejt kinematografisė. Ndėrsa koproduksionet dhe eksportimin e filmave shqiptarė jashtė, e sheh si rrugėn mė tė mirė tė zhvillimit kinematografik. Stefano Porru ėshtė producenti italian qė ka mbėrritur nė Tiranė bashkė me aktorin e njohur, Michele Placido. Ftesa pėr premierėn e dytė tė filmit “Trishtimi i Zonjės Shnajder” tė regjisorėve Pirro dhe Eno Milkani, i ka shėrbyer pėr tė vėzhguar hapėsirat e mundshme tė bashkėpunimit. Kėtė fakt e vuri nė dukje edhe aktori popullor pėr publikun shqiptar, Michele Placido. Qė nė fillim tė vizitės sė tij, ai deklaroi mundėsinė e njė projekti filmik nė tė ardhmen. Aktualisht, Stefano Porru ėshtė producenti qė po bashkėpunon nė filmin mė tė fundit tė Placido, “Ėndrra e madhe”, ku ai ka marrė pėrsipėr regjinė. “Po punojmė pėr prodhimin e ri tė filmit tė Michele Placido. Flitet pėr protestat e studentėve tė vitit 1968 dhe gjithēka ėshtė pėrshtatur brenda njė viti. Ėshtė njė punė mjaft impenjative”, -thekson Po-rru. Dy ditėt e qėndrimit nė Tiranė i kanė mjaftuar vetėm pėr tė kuptuar realitetin kinematografik dhe pėr piketime bashkėpunimi. “Realiteti shqiptar ėshtė shumė interesant. Kėtu ka pak salla kinemaje dhe njė publik i vogėl nė numėr, por ky realitet duhet tė zhvillohet. Duhet tentuar tė prodhojnė mė shumė filma dhe tė kėrkojnė t’i eksportojnė nė vende tė huaja, tė kenė bashkėpunime me jashtė dhe koproduksione. Kėto vende mund tė jenė Italia, Franca, Gjermania etj, ku ka mė shumė salla dhe njė publik tė madh nė numėr. Sipas meje, kjo ėshtė rruga mė interesante dhe pėr kėtė duhet njė vullnet politik i qeverisė shqiptare pėr t’i dhėnė njė dorė mė shumė filmit. Qoftė edhe me realizimin e njė filmi mė shumė pėr ēdo vit”, - shprehet Porru. Sipas tij, qė nė fillim duhet tė ngrihen projekte me pikėsynimin pėr distribucion tė huaj. Producenti e sheh rolin e qeverisė shqiptare nė kėto koproduksione si tė njė sipėrmarrėsi qė mund t’i rimarrė sėrish fondet e investuara. “Qeveria shqiptare mund tė investojė nė njė tė tretėn e filmit dhe tė synojė njė pjesėmarrje, duke i rimarrė fondet qė ka investuar sikur tė ishte njė sipėrmarrės. Njė investim nė kinema ėshtė gjithnjė rrezik, por njė rrezik i kalkuluar. Nėse nė 800 mijė euro investim tė kthehen 500, kjo nuk mund tė quhet njė humbje e madhe. Ėshtė e vėshtirė tė mendosh nė fillim pėr tė fituar. Duhet investuar dhe mė pas ta bėsh tė kthehet nė merkato. Nė kėtė mėnyrė mund tė jenė tė pranishėm dhe aktorė shqiptarė mes atyre gjermanė, italianė, francezė dhe nė kėtė sens, bashkėpunimi bėhet mė interesant”, -shprehet Porru.
Temat
Nėse e pyet se cilat do tė ishin temat qė njė film shqiptar tė bėhej interesant nė sytė e njė publiku tė gjerė, tė huaj, producenti i Michele Placido pėrgjigjet natyrshėm se “ato janė tė ndryshme”. Shqiptarėt janė kudo nėpėr Evropė. Mund tė kenė tematikė qė i kushtohen prezencės shqiptare nė vende tė tjera, por edhe filma tė ambientuar nė vet ambientin shqiptar. Interesi ėshtė. Por ėshtė koha tė integrohet nė njė realitet evropian. Edhe filmi qė pamė ėshtė njė film i bukur, shumė emocionues qė tregon se edhe me njė sforco financiare shumė tė vogėl, mund tė realizohet njė film i mirė”. Nuk pėrjashtohen subjektet nga koha e diktaturės. Tashmė, filma tė tillė e kanė provuar suksesin. Por producenti flet edhe pėr njė aspekt tjetėr bashkėpunimi, tė cilin e ka diskutuar edhe me Placido. “Mund tė fillonim tė bėnim shėrbime kėtu nė Shqipėri. Ka njė ambient interesant pėr xhiruar film. Mund tė jetė edhe tėrėsisht i huaj italian apo anglez. Njė gjė e tillė mund tė bėhet edhe me publicitetin. Ne bėjmė shumė reklama qė mund tė realizoheshin kėtu. Tė xhirosh paratė nė industrinė kinematografike duke kėrkuar tė bėsh shėrbime me aktorė, por edhe me teknikė, tė hapėsh laboratorė pėr zhvillimin e pelikulės etj, do tė ishte njė mundėsi shumė e mirė pėr kėtė vend”, - pėrfundon Stefano Porru.