Receta Gatimi

Te rinjte sot dhe interneti. Pozitivet dhe negativet.


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 17 prej 17
  1. #1
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Te rinjte sot dhe interneti. Pozitivet dhe negativet.

    Te rinjte sot dhe interneti. Pozitivet dhe negativet.


    Mbas nje dite te lodhshme, pas punes, mendoj te beje nje pushim, dhe te mesoj si jane shoket e mi.
    Futem ne messenger dhe bej Enter, dhe ja, te gjithe jane perpara meje.
    Njekohesisht hap dhe faqen time te dashur www. lirenti.com dhe shume prej tyre i shoh edhe aty.
    Reni, edhe ne mes te nates te futem e gjej aty, sa me sheh, me thote per idete e tij dhe projektet qe mendon dhe pret sugjerimet e mija.
    Kuklla nga Italia, me thote se i ka vajtur mendja te haje hurma dhe mezi pret te vije ne Athine.
    Daku pret sa te futem qe te me informoje sesi i ecin punet dhe biznesi. Albi dhe Vana, thjesht me pershendesin, duke menduar se jam e zene dhe nuk duan te me shqetesojne. Poligrafiksi punon shume, por me pelqen sinqeriteti i tij.
    Ndersa Genti me pershendet duke me derguar kenget e tij te preferuara, dhe gjithmone me ka pelqyer kjo gje.
    Filipi me dergon nga Amsterdami me mp3 kengen e re qe beri bashke me grupin e tij.
    Anna , carolina dhe mima nuk jane ne linje dhe me kane munguar. Macja Blu me dergon nje emotion te trishtuar,
    dhe me thote se po bie shume shi ne Angli. Altini sa here qe futet ne msn, me shkrin se qeshuri, ndersa Penieli,
    me thote per doreshkrimet e vjetra qe jane gjetur ne Detin e Vdekur dhe qe nuk jane publikur akoma (i ka shume qejf fenomenet paranormale)
    Adi me dergon nje foto me te fejuarene e tij, ndersa shoku tanku me thote te lexoj poezite e tij te reja. Smund te harroj Trendafilin Blu, i trishtuar larg familjes se tij, me thote se me ka zili per besimin dhe kurajon time. Ronka, Konti, Eva, Marjusi,Eltoni dhe Rozana kane kohe pa u dukur.
    Dhe sa e sa te tjere qe sdo te me dilnin faqet ti shkruaja.
    Disa jane shoket e mi, disa kolege, disa qe i kam njohur ne kete faqe, por qe sjam takuar kurre, por jemi pershtatur shume me njeri-tjetrin.


    ************************


  2. #2
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Te rinjte sot dhe interneti. Pozitivet dhe negativet.

    ************************


    Kemi harruar Party, kafete dhe sheshet. Sot, te rinjte "takohen" ne FACEBOOK dhe MYSPACE, pa i ngritur syte nga kompjuteri.
    Nepermjet ketyre faqeve te ngjashme, takohen te rinjte e gjithe botes. Te ashtuquajturit (social networking sites) eshte moda e re mjaft e perhapur, jo vetem ne internet por dhe ne jeten shoqerore te njerezve. Zhvillimet teknologjike, gjithmone kufizojne ne grade te madhe lidhjet shoqerore te te rinjve.
    Dikur ishin aparaturat telefonike qe "merrnin" zjarr, nga bisedat e nates te adolishenteve.
    Me pas, shperthimi i telefonave celulare, i beri te shkembejne mesazhe me shoket qe gjendeshin ne ... karrigen perbri.
    Me pas erdhi MSN. Deri atehere, fjalet nga vete ato, dukeshin te mjaftueshme, dicka qe ne multimedian e sotme nuk ekziston me.
    Perkundrazi, ne FACEBOOK dhe MYSPACE, ne Bebo dhe te tjera faqe te ngjashme, mund jo vetem te komunikosh, por edhe te shkembesh muzike, filma, fotografi, dhurata dhe cdo gje tjeter qe mund te imagjinosh.
    Sot, keto vende te takimeve ikonike, jane ajo cfare ne te kaluaren ishte xhiroja ne sheshet e lagjeve ose lokali me i afert. Vetem se kjo lagje, perfshin gjithe planetin.
    Ne boten e vertete, maredhenia shoqerore ka levizje, bllok me numra telefonash, shpenzime per bileta dhe pije, mjaft kohe te lire....
    Por, ne boten e internetit, gjerat ndryshojne. Shoqeria gjendet veten nje "klik" larg, perderia perdorimi i gjithe ketyre sites eshte kaq i thjeshte, aq sa edhe nje 12 vjecar mund shume thjesht dhe pa shpenzuar fare, te beje faqen e tij.



    ************************

  3. #3
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Te rinjte sot dhe interneti. Pozitivet dhe negativet.

    **************************


    Ani, ka mbi 500 shoke te lidhur me faqen e Facebook dhe keta shtohe dita dites. Gjithsecili prej tyre ka disa dhjetera te lidhur, dhe shoket e shokeve, kane te tyret.
    Me pak fjale, ne qofte se supozonim se Reni do te kishte kohe te pakufizueshme ne dispozicionin e tij,
    nuk do te arrinte kurre deri ne fund te ketij rrjeti dixhital njerezish.
    Por ky komunikim ne largesi mund te zevendesoje thelbin e te qenit komunikim shoqeror?

    "Nuk eshte kjo ceshtja", pergjigjet Reni, i cili, "takohet" me 140 shoket e tij ne MySpace, "dhe ne kinema do shkoj, dhe futboll do luaj me shoket e mi
    dhe do fleme ndonjehere ne shtepine e njeri-tjetrit".
    Shoket e internetit jane me shume sesa djem e vajza qe i njeh ne nje Party dhe qe ne kushte te zakonshme nuk do te thoshe me teper se nje
    "Ckemi? Cfare bene? Mire je?"
    Per kete shoqeri, mund qe diten tjeter te shtypesh ne tastiere emrin e tyre ne MySpace ose Facebook, te hedhesh nje sy ne profilin e tyre dhe te shikosh nese perputhesh me shijet dhe karakterine tyre qe te njihesh me teper me ta.



    **************************
    Redaktuar pėr herė tė fundit nga EMAUS; 10-11-2009 mė 07:45 PM.

  4. #4
    i/e rregjistruar Maska e evainf
    Anėtarėsimi
    Apr 2009
    Postime
    5
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    e bukur kjo

  5. #5
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30
    Shume e bukur kjo me te vertet me pelqeu shume,me kishte shpetuar pa e pare.

  6. #6
    ..::мoderaтor::.. 35% Maska e kristimcs
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    MC Planet
    Postime
    585
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    Shume e bukur kjo...as un nk e kisha pare....

  7. #7
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Nje realitet i bukur...

  8. #8
    i/e rregjistruar 20% Maska e rrugaci i vogel
    Anėtarėsimi
    Feb 2009
    Postime
    166
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    Nje pershkrim i bukur i botes virtuale te internetit per pak kujtova se ishe gazetare emaus pasi me pelqeu shume menyra e pershkrimit

  9. #9
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10
    Vazhdon......... beni pak durim............ (per arsye kohe )

  10. #10
    i/e rregjistruar 20% Maska e klasial
    Anėtarėsimi
    Apr 2009
    Postime
    120
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    16
    na e trego pak vazhdimin se eshte shum e bukur shum interesante.....nice

  11. #11
    i/e rregjistruar 10% Maska e paola
    Anėtarėsimi
    Aug 2009
    Postime
    26
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    shume e bukur

  12. #12
    i/e rregjistruar 20% Maska e enibjondja
    Anėtarėsimi
    Feb 2009
    Postime
    154
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    16
    Shume e goditur.. te lumte

  13. #13
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    me paska shpetuar pa e mar shum shum e bukur me pelqeu shum

  14. #14
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10
    Dhe une e kisha harruar, e kam shkruajtur ne nje fletore kur isha me pushime, spo gjej dot vazhdimin, kur me vjen frymezimi me vjen

    Me ka pelqyer te behem gazetare megjithese e kam bere por jo ne menyre profesioniste rrugaci i vogel

  15. #15
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    emaus po te erdhi nonje frymezim tjeter si kjo vendose se i pershkruan shum bukur

  16. #16
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10
    Majdi sot kisha frymezime te tjera, po i postoj ne nje teme tjeter

  17. #17
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    postoj ku te duash po po te erdhi nonje frymezim per kete teme postoje

    se mua me pelqejne keto frymezimet

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 26-01-2013, 08:24 PM
  2. Teknologjia, shkaktare e pagjumėsisė tek tė rinjtė
    Nga Erdi nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-03-2011, 05:35 PM
  3. Tė rinjtė fillojnė aktin seksual pa mbrojtje
    Nga aurel nė forum Shkenca dhe Jeta
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-09-2009, 04:58 PM
  4. Tė rinjtė “peshkojnė” 100.000 dollarė
    Nga aurel nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 23-09-2009, 01:27 PM
  5. Terror ne Permet, grinden e rinjte, disa te plagosur
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 11:18 PM