Mercedes paraqet ML-klasėn e ridizajnuar
Mercedes ka paraqitur formėn e ridizajnuar tė modelit tė tij tė popullarizuar sportiv ML. ML-i i ri ka pėrjetuar ndryshime tė dukshme nė dizajnin e jashtėm dhe tė brendshėm, dhe tani ėshtė mė i pajisur dhe mė i sigurt.
Dallimet mė tė mėdha nė dizajnin e jashtėm janė tė theksuara nė formėn e pjesės sė pėrparme, me drita tė reja dhe rrjet tė ftohėsit. Aty gjendet edhe mbrojtėsi i ridizajnuar si dhe retrovizorėt e rinj. Nga pjesa e pėrparme dritat janė “errėsuar”, ėshtė ndryshuar pamja e mbrojtėsit si dhe gypat oval tė ventilatorit - qė heq ajrin jashtė - janė ndryshuar me ata katrorė.

Nėr brendinė e tij, automjeti ėshtė pajisur me timon tė ri dhe dizajn dyngjyrėsh i mbulesave. Risi janė edhe sistemet e sigurimit tė frenimit PRE-SAFE dhe mbrojtja nga dridhjet lėvizėse tė dyerve NECK-PRO si dhe sistemi digjital, i cili tash e tutje ofron qasjet bluetooth, hands-free dhe pėr iPod.

Modeli mė i fuqishėm nė ofertė mbetet 6.3-litėrshi V8 AMG i cili zhvillon 510 KF dhe moment tė rrotullimit prej 630 Nm. Me anė tė marshin prej shtatė shpejtėsish, G-Tronic, ML arrin shpejtėsinė deri nė 100 km/h pėr pesė sekonda dhe shpejtėsinė maksimale deri nė 250 km/h.