Ty po tė drejtohem, vajzė moj syzezė
mė do a smė do, kjo ėshtė hipotezė
Pamja jote e ėmbėl, posi teoremė
kur te shoh pėrpara, sikur zgjidh problemė
Ti je elegante si ekuacion
mesi yt i hollė posi ypsilon
Supet delikate, pika inflenksioni
qafa si cilindėr, koka si trung koni
hunda si segment, posi reze dritė
veshėt simetrikė balli si orbitė
Buzėt si elips, mjekra si kupolė
sytė si dy vatra, vetull parabolė
Ēmi ke ndarė aq bukur flokėt si spirale
oj tu thaftė dora si me simetrale
rreze rrezatojnė syt e tu te qeta
njėri rreze alfa, tjetri rreze beta
pėr ty psheretimat qe dalin rethorė
hapen vale-vale si rathe bashkqendrorė
unė e ti njė thyes lidhur ne nje bosht
ti numėrusi sipėr, unė emėrusi poshtė
po stė bėra jetėn diell si pranvera
ēvite me janė taksur mi shumezofte zerua
dashurise pėr ty mos ti shuhet vapa
cdo fjalė qė tė thuash do ta fus ne kllapa
dhe oh si do rritet me hapa ritmike
sot fuqi katrore mot fuqi kubike
bukuria jote bukuri limit
mi shperndau mendė gjer nė infinit.
me trete formule, me shkrive te gjallė
si nje copėz akull ne plus njeqind shkallė
folmė shpirti im, shpirt nė maximum
se pa ty skam gjume as nė minimum.