Receta Gatimi

Dicka per Redon Makashin dhe lidhjen e tij


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Dicka per Redon Makashin dhe lidhjen e tij

    Shpesh thuhet qė ndryshimet e fillim viteve ‘90 erdhėn nga tė rinjtė. E ndėrsa studentėt protestonin pėr njė jetė mė tė mirė, ku si pasojė ra edhe sistemi komunist, nėpėr ekrane arti po jepte kontributin e tij. Gjithkush e mban mend befasinė e njė grupi tė quajtur “Arb”, ku tre djem tė talentuar sollėn para artdashėsve njė stil Bitėllsash nė mėnyrėn e tė kėnduarit, por
    edhe nė veshje. Mendoni se ēfarė surprize, pasi dalja nga klishetė e mėrzitshme vinte nė njė formė mė se perėndimore,
    duke na kujtuar ikonat e muzikės pop tė viteve ‘60. “Zemrat e ēdo moshe”, kėnga qė u bė himn i tė rinjve, evidentoi krahas anėtarėve tė tjerė tė grupit edhe tė riun Redon Makashi. Qė nga ajo kohė Redoni ka qenė vazhdimisht nė qendėr tė vėmendjes pėr ēdo prurje tė re artistike, pėr ēdo iniciativė muzikore, ēdo bashkėpunim me tė tjerė kolegė tė talentuar.
    Mesa duket ai ka preferuar ashtu si nė fillimet e tij qė suksesin ta prekė edhe nė grup, prandaj dhe pak vite mė parė ai bashkėpunoi me dy kėngėtarė tė tjerė shumė tė njohur, Aleksandėr Gjoka dhe Elton Deda. Madje, fama e kėsaj tresheje u rrit aq shumė sa ata filluan tė quhen “Tre Musketierėt”, duke pagėzuar edhe pub-in ku kėndonin me kėtė emėr. Por si njė djalė i ri dhe melankolik nė notat e muzikės qė ai krijonte, Redoni ka qenė nė qendėr tė vėmendjes edhe pėr jetėn e tij private. Ndėrkohė qė bashkėmoshatarėt e tij u fejuan, u martuan dhe krijuan familje, nga Redoni nuk vinte asnjė lajm i kėsaj natyre. Shpesh nė intervista djali i vetėm i familjes Makashi tregonte se jetonte vetėm, pasi familja e tij ishte vendosur nė Amerikė. Ndėrkohė ai preferonte tė jetonte kėtu, njė zgjedhje e menēur mbase pėr njė kėngėtar shumė tė njohur nė vendin e tij dhe me pak mundėsi pėr ta prekur kėtė sukses nė njė vend tjetėr. I pyetur pėr jetėn private, ai nuk ka pranuar asnjėherė tė prononcohet dhe kjo nuk na shkakton ndonjė ēudi, pasi ne asnjėherė nuk kemi parė ndonjė disponibilitet tė madh nga ana e artistėve tanė pėr tė ndarė me publikun jetėn e tyre private. Por ne kemi investiguar mbi kėtė pjesė tė fshehur tė kėngėtarit, tė bindur se ajo pėrbėn po aq kuriozitet, mbase mė shumė, sesa tė rejat artistike qė ai sjell pėr kėnaqėsinė tonė.

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Dicka per Redon Makashin dhe lidhjen e tij

    Redoni, diku tek 33 vjetėt,duket se ka njė lidhje tė gjatė,gati 15-vjeēare me gazetaren e Radio Tiranės, Elda Koēin.
    Tė pyetur qė tė dy pėr kėtė lidhje, ata nuk kanė dashur tė theksohen, por nėse i pyet se sa e rėndėsishme ėshtė
    martesa pėr ta, ata tregojnė se pėr ta njė lidhje zyrtare apo konkretisht martesa, nuk ka ndonjė rėndėsi. Kėtė fakt Redoni nuk ka ngurruar ta bėjė publike edhe nė intervista, ku njihen tashmė konceptet e tij rreth martesės. Ėshtė tipi i tij qė nuk e referon. Megjithatė alergjia e tij nga martesa nuk e ka privuar Makashin qė tė dashurohet. Dhe nuk mund tė ndodhte ndryshe, por vetėm me njė bionde, sepse janė bėrė publike edhe nga vetė ai preferencat e tij pėr femrat bionde. Dhe
    Elda ėshtė bionde. Nuk e dimė nėse Elda ka qenė gjithmonė bionde me flokė tė verdhė apo ėshtė bėrė e tillė pasi ka nuhatur preferencėn e tė dashurit. Por ajo qė dimė me siguri ėshtė qė e dashura disa vjeēare e Redonit, ndėr tė tjera e ka ndihmuar
    shumė kėngėtarin nė raportet me shtypin, duke qenė vetė gazetare. Kėshtu gazetarėt shpesh kontaktet pėr tė rejat e Redonit i marrin nga Elda, e cila ėshtė gjithmonė e gatshme pėr tė bėrė maksimumin pėr tė dashurin e saj. Po ku janė njohur Redoni dhe Elda? Miqtė tregojnė se ata jetojnė tė dy nė njė lagje dhe janė njohur pikėrisht nė ato ambiente. Qė tė dy janė tė kujdesshėm nė daljet e tyre nė publik. Nuk i gjen nė lokalet e njohura tė natės ku rrinė tė tjerė artistė, pasi ekziston gjithmonė frika nga paparacėt prandaj dhe ne nuk kemi patur mundėsi tė sigurojmė foto tė tyre sė bashku.
    Nė fakt kėtu lindin disa dyshime. Ok, martesėn nuk e dashkan as njėri, as tjetri, po pse ky insistim qė lidhja tė mbahet e fshehur, pasi ne dimė dhe plot raste tė tjera ku ēiftet janė prej vitesh tė lidhur dhe tė dashuruar, por bėrja publike e kėtyre idhjeve tashmė tė konsoliduara, nuk ka qenė problem pėr to, edhe pse nuk bėhej fjalė pėr fejesė a martesė! Natyrisht kėto
    janė disa pikėpyetje qė mund tė mos marrin pėrgjigje asnjėherė pėr shkak tė barrierės qė tė dy kanė vendosur me shtypin, qė jetėn e tyre private tė mos e bėjnė publike. Megjithatė ne shpresojmė qė nėse do tė ketė njė zhvillim nė lidhjen e tyre dhe nėse ky zhvillim tė jetė i bukur pėr tė dy, ata ta ndajnė edhe me ne.

  3. #3
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Dicka per Redon Makashin dhe lidhjen e tij

    dhe pse Redon Makashi ka kohe qe i ka munguar skenes. I Uroj sukses dhe me ndonje album se shepejti

  4. #4
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Redon Makashi: "Ju zbuloj boten time te trazuar"

    Redon Makashi: "Ju zbuloj boten time te trazuar" mare nga "koha jone"



    Mund te flasim pa frike per nje rikthim te Redon Makashit. Sepse pavaresisht faktit, qe ai eshte i pranishem ne koncerte apo aktivitete te ndryshme muzikore ne vend, nuk e kemi pare me klip prej vitesh. Dje, ne ambjentet e "Boulevard Caffe", mes miqve dhe kolegeve, Redon Makashi ka prezantuar videoklipin e kenges "Perse me bere te te urrej". Nje kenge, e vleresuar me cmimin e pare ne nje prej Festivaleve te Pranveres, qe kete radhe vjen e konkretizuar edhe ne ide vizive, fale punes se agjencise "Start model".

    Pas kaq vitesh eshte hera e pare, qe ti vjen me nje videoklip. Perse zgjodhe kete kenge?

    Sepse pervec faktit, qe eshte nje krijim, qe e kisha per zemer shenon edhe nje rikthim me Beldar Sejkon. Kjo kenge eshte edhe paksa jashte natyres sime, sepse Redonin pergjithesisht jane mesuar ta shohin me balada te lehta. Eshte nje kenge proteste dhe jo pa qellim eshte zgjedhur edhe vendi i xhirimit, nje terren i veshtire, qe shpreh boten e protestes dhe boten e trazuar te vete ketij krjimi. Kur kam kompozuar kete kenge ne mendjen time kam krijuar nje imazh te njejte me ate te videos, vecse ne ate kohe ky ishte nje imazh i parealizueshem per mua. Te them te drejten akoma nuk e besoj, qe kjo enderr u be realitet.

    Duke pasur Bledin ne krah, te jep me shume siguri?

    Normal, sepse ai eshte nje artist shume i kompletuar dhe nje shok imi i feminise. Ndoshta edhe kur te plaket do te mbetet nje femije per mua.

    Keni pasur momente te veshtira gjate xhirimeve?

    Tani me vjen te qesh kur e kujtoj, por momenti me i veshtire ishte, kur pianoja aq e rende u transportua nga rruga, ne maje te malit. Madje ne patem probleme edhe me kranin, sepse miku yne Taku ne momentin, qe pa ambientin e veshtire u terhoq dhe iu duk e pamundur te xhironte. Por derisa u ngjit piano, pse te mos futej edhe krani?! Gjithashtu nje tjeter moment i veshtire ka qene serish me Takun, sepse ndersa xhironte i rreshkiti kemba. Poshte ishte ishte gremine dhe per t'u mbajtur u kap tek krani. Gjithsesi eshte per t'u pergezuar puna e te gjitheve, sepse pa ata ndoshta ky klip nuk mund te realizohej. Ate dite pas xhirimeve, kur u fiken dritat dhe kamerat ndjeva kenaqesi dhe me iku gjithe lodhja e tre diteve. Te mos harrojme edhe vapen e tmerrshme, qe ishte sa qe nuk kishte ku te fusnim koken. Kujtoj, qe Qepa rrinte gjithe kohen ne makinen e tij dhe e mbante te ndezur kondicionerin. Madje tek-tuk shfaqej edhe ndonje gjarper.

    Nese do te kerkohej do t'i beje serish te njejtat xhirime?

    Kur mbaruam klipin, dikush me tha: "Perse nuk e bete me kompjuter gjithe kete pune"? Dhe une i thashe se natyra dhe origjinaliteti jane te pakrahasueshem. Serish do e beja nese do te duhej. Madje, po ju them, se kjo eksperience beri qe une te mendoj edhe per nje klip te ri, por kete radhe me nje kenge te re. Megjithate serish do te kthehem tek krijimet e mia te hershme. Kjo, per arsye se shume kenge te miat nuk kane imazh te veshur me nje ide. Dhe kjo ide i jep kenges fizionomine perfundimtare, sepse dihet qe festivalet nuk transmetohen. Ne fund te fundit eshte krijimtaria ime dhe normale, qe do te kujdesem per te.

    Perse videot e tua jane kaq te rralla?

    Une vendosa te bej nje klip, qe te perfshije 5 klipe brenda. Ideja eshte te behet nje pune e mire dhe jo te besh shume klipe, qe i ngjajne njeri-tjetrit dhe nuk sjellin asgje te te.

    A mund te cilesohet ky nje klip i kushtueshem?

    Nuk dua te flas per shifra, por them se ka kushtuar ndoshta me shume se sa klipet, qe behen ne Maqedoni. Kjo pune ishte edhe si nje lloj prove, ku kuptova se edhe ne Shqiperi mund te realizosh klipe te bukura. E rendesishme eshte te kesh nje ide te mire dhe pak durim.

    Ka synim komercial, klipi sepse dihet qe tashme jane bere te tille?

    Nuk ka ide te tille, sepse edhe vete rryma e kenges pop-rrok nuk hyn tek komerci ballkanik.

    Ndersa flasim per punen tende, une si gazetare nuk mund te anashkaloj nje pyetje mbi jeten tende private? A ka Redoni aktualisht nje lidhje te qendrueshme?

    E kuptoj interesimin tuaj per jeten private, por ne nje moment te tille te rendesishem per punen time, kur kam te reja profesionale mendimet per jeten private me bllokohen. Ndoshta ne nje interviste tjeter do te keni mundesine te zbuloni edhe jeten time private. (qesh)

    Te pakten mund te na thuash, nese vazhdon te jesh i lidhur pas bjondeve?

    Sigurisht, ju besoni se une mund te ndryshoj shije tani?

    Dikur ke thene se ke frike nga martesa, vazhdon te kesh te njejten ndjesi?

    Sa kembengulese, qe qenkeni. Ju premtoj, se do te kemi mundesi te flasim here tjeter per kete.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Ai thotė diēka, ajo mendon diēka tjetėr
    Nga PinkPrincess nė forum Psikologji-Sociologji-Filozofi
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-09-2012, 11:32 PM
  2. Si ndikon Facebooku nė lidhjen tuaj
    Nga Erinaa nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-05-2012, 10:08 PM
  3. Si ta mbani gjallė lidhjen tuaj?
    Nga ReniX nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-06-2011, 05:55 PM
  4. Nese posedoni lidhjen e dy rrjeteve tė internetit
    Nga gjendar nė forum Guida, Kėshilla dhe truke
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-04-2011, 02:34 AM
  5. Krizė nė lidhjen Jolie-Pitt
    Nga kristimcs nė forum Thashetheme Vip
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-05-2009, 03:38 PM