Receta Gatimi

Great Wall of China (Muri i Madh)


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Great Wall of China (Muri i Madh)

    (The Great Wall of China) Muri i madh i Kines eshte i ndertuar nga nje seri guresh masive dhe perdorur per fortifikimin dhe mbrojtjen e kufijve Veriore te Perandorise se Kines gjate periudhes se shekullit V pra Krishtit dhe shekullit te 16 te eres sone. Muri eshte ndertuar, rindertuar dhe mirembajtur shume here gjate periudhes se ekzistences se tij, qe nga periudha e ndertimit deri ne ditet e sotme! Pjese te murit tregojne qe jane ndertuar ne kohe te ndryshme. Me i famshmi eshte ndertuar ndermjet citeve 200 - 220 pra Krishtit nga Perandori i pare i Kines Qin Shi Huang. Nje pjese e tij eshte sot e kesaj dite. Kjo pjese ndodhet me ne Veri nga pjesa tjeter e ndertuar nga Dinastia Ming.



    Muri i Madh i Kines shtrihet ne nje gjatesi prej 6,400 km (4,000 miles) nga Shanhaiguan ne Lindje deri ne Lop Nur ne Perendim. Gjate harkut qe pershkron arrin deri ne pjesen Jugore te Inner Mongolia, Por zgjatet ne mbi 6,700 km (4,160 miles) ne total. Ne ate periudhe, Muri i Ming ruhej nga mbi nje milion burra. Eshte vleresuar qe rreth 2 - 3 milion Kineze kane vdekur gjate ndertimit te murit.


  2. #2
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Great Wall of China (Muri i Madh)

    Historiku

    Kinezet ishin te familjarizuar me ndertimin e mureve. Gjate problemeve shteterore qe linden gjate periudhes se shek. V Pes dhe vitit 221 Pes. Perandorite e Qi, Yan dhe Zhao ndertuan fortifikime te zgjeruara per te mbrojtur kufinjte e tyre. Ndertuar per te perbaluar sulme te vogla ushtrish te armatosur vetem me shpata e heshta muri u ndertua duke ngjeshur toke dhe balte ndermjet ndarjeve. Qin Shi Huang mundi perandorite kundershtare dhe bashkoi Kinen ne vitin 221 Pes. duke krijuar Dinastine Qin. Duke u munduar te krijonte nje shtet te centralizuar dhe te ndalonte riperteritjen e Lordeve Feudale, ai urdheroi shkaterrimin e murit ne seksione qe e ndanin Perandorine e tij te re nga kufinjte e ish shteteve formale. Per te mbrojtur Perandoriine e tij nga njerezit e Xiongnu ne Veri, ai urdheroi ndertimin e nje muri te ri qe do te bashkonte pjeset e mbetura gjate kufinjve te rinj verior te Perandorise. Transporti i sasise se madhe te materialeve te duhura per ndertimin e murit, ishte i veshtire.Keshtu qe ndertuesit gjithmone u munduan te perdornin burimet lokale te materialeve. Gure nga malet u perdoren ne zonat ku muri kalonte neper male, ndersa toke rere dhe balte ne zonat ku muri kalonte ne zona fushore. Nuk ka te dhena historike te mbijetuara qe te tregojne kursin ekzakt dhe gjatesine e mureve te Dinastise Qin. Pjesa me e madhe e murit u shkaterrua nga erezioni gjate shekujve dhe shume pak pjese ekzistojne ne ditet e sotme. Me shume se nje milion njerez vdiqen gjate ndertimit te murit nen Perandorine Qin. Me vone, dinastite e Han, Sui, dhe Jinse bashku riparuan, rindertuan ose prishen seksione te murit te madh per te mbrojtur veten e tyre nga pushtues Veriore.




    Koncepti i Murit te Madh u ringjall perseri gjate Dinastise Ming, pas disfates se ushtrise se tyre me Oirats ne betejen e Tumu me 1449. Ming pershtati nje strategji te re per te mbajtur larg tribute nomadike nga vendi i tij, duke ndertuar mur pergjate kufirit Verior te Kines.

    Ndryshe nga fortifikimet e Periudhes se Qin,ndertimet e Ming ishin me te forta sepse u ndertuan me kallepe guresh ne vend te reres, dheut dhe baltes qe perdoreshin me pare. Meqenese sulmet e Mongoleve vazhduan periodikisht gjate viteve, Ming e pa te detyrueshme te riparonte dhe te forconte muret.




+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Panairi Auto China 2012 (foto)
    Nga vaaldr1n nė forum Makina dhe Motorra
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-07-2012, 11:41 PM
  2. Ferrari ‘made in China’
    Nga aurel nė forum Makina dhe Motorra
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-10-2009, 08:48 PM