Pėrdorimi i disa ushqimeve tė caktuara, mund tė provokojė kriza te personat qė vuajnė nga kjo patologji. Nė njė intervistė pėr Panorama mjekja gastro-hepatologe Albana Duni, shpjegon se cilat janė ushqimet qė dėmtojnė tė sėmurėt me gurė nė tėmth dhe cilat janė tė mira pėr kėtė kontingjent tė sėmurėsh.
Mbipesha pėrbėn njė faktor rreziku pėr shfaqjen e kėtyre problemeve si pasojė e sekretimit tė shtuar tė kolesterolit. Kjo bėn qė kėto probleme tė hasen mė shpesh nė personat qė kanė probleme me mbipeshėn, se nė ato me peshė normale.
Ka disa ushqime qė ndikojnė nė shfaqjen e gurėve nė tėmth, madje disa prej tyre ndikojnė nė shfaqjen e krizave (kolikave) tė gurėve. Kryesisht ushqimet me yndyrė dhe pijet alkoolike. Mė konkretisht rekomandohet tė reduktohet nė maksimum konsumimi i: vezėve, mishit tė derrit, tė qengjit, pastėrmasė, mishi i shpendėve, kafeja, agrumet, qepa, qumėshti me pėrmbajtje tė lartė yndyrash, ēokollata, ēaji i zi, alkooli dhe frutat e thata si: kikirikėt, bajamet, arrat, etj. Nė mėnyrė kategorike duhen eliminuar pijet me gaz, sepse shpesh mund tė bėhen shkak pėr lėvizjen e gurėve dhe shpėrthimin e krizave. Pėrveē kujdesit nė meny, duhen ndryshuar apo modifikuar dhe regjimi. Kėshtu rekomandohen tė hani sasi tė vogla ushqimi gjatė ditės, dhe tė eliminoni ndonjė vakt tė rėndė sidomos nė darkė.
Rekomandohet qė tė konsumohen sa mė shumė ushqime me fibra. Kėto gjenden nė shumė zarzavate, por sidomos te kastraveci. Mjaft tė mira janė fruta tė ndryshme si: rrushi dhe lėngu i freskėt i tij, molla, pjeshka, limoni, qitroja, dardha, kumbulla, pjepri, luleshtrydhja, arra kokosi, hudhra, etj. Shumė me rėndėsi do tė ishte edhe konsumimi i sasive tė mėdha tė lėngjeve, qoftė dhe thjesht ujė. Rekomandohet qė tė pėrdoret shumė vaji i ullirit, sepse ėshtė mjaft i mirė dhe pėrmban yndyrna tė shėndetshme.
Si formohen gurėt e tėmthit?
Fshikėza e tėmthit ėshtė njė qese e vogėl, qė magazinon lėngun e tėmthit dhe e ēliron si ndihmues nė procesin e tretjes. Ushqimi i tretur pjesėrisht nė stomak kalon nė zorrėn e hollė ku derdhet tėmthi pas vakteve tė ngrėnies. Tėmthi ėshtė njė lėng me ngjyrė jeshile me tė verdhė, dhe pėrmban kolesterol, lecitin dhe kripėra biliare. Nė qoftė se fshikėza e tėmthit nuk punon siē duhet atėherė personi do tė ketė probleme serioze me tretjen.
Gurėt janė problemi mė i madh qė mund tė ketė fshikėza e tėmthit, tė cilėt formohen nga kristalizimi i kolesterolit dhe kripėrave biliare. Personat, tėmthi i tė cilėve pėrmban shumė kolesterol, ose kur fshikėza qė pėrmban tėmthin nuk zbrazet siē duhet, janė mė tė rriskuar pėr formimin e gurėve. Shumica e gurėve nuk shkaktojnė probleme, vetėm 1-2 % e tyre janė tė aftė pėr tė zhvilluar sėmundje.