Receta Gatimi

Llojet e lekures se fytyres dhe trajtimi i saj.


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Llojet e lekures se fytyres dhe trajtimi i saj.

    Llojet e lekures se fytyres dhe trajtimi i saj.


    Pėrbėrja e lėkurės:

    Lėkura pėrbėhet nga tri shtresa; Epiderma, Derma dhe Ipoderma shtresa nėnlėkurore e emėrtuar ndryshe subkutane.
    Epiderma: Ėshtė shtresa e jashtme e lėkurės (ajo qė shihet dhe preket). Vetė epiderma pėrbėhet nga 4 shtresa. Llojet e ndryshme tė qelizave tė lėkurės formohen nė shtresėn mė tė brendėshme tė epidermės (shtresa germinative) dhe dalin nė shtresėn mė tė sipėrfaqshme (shtresa korneale). Gjatė kėtij procesi, qelizat e gjalla shndėrrohen nė tė vdekura. Qelizat e vdekura nė sipėrfaqe bien vazhdimisht duke i lėnė vendin qelizave tė reja qė vijnė nga poshtė. Shtresa korneale e epidermės ėshtė shtresa e parė mbrojtėse e organizmit.
    Derma: Pėrbėn bazėn e lekurės. Ajo pėrmban enė gjaku dhe limfatike, gjėndra djerse, folikula qimesh, gjėndra sebace dhe mbaresa nervore. Tė gjitha kėto lidhen sė bashku nga kolagjeni dhe fibrat e elastinės tė cilat i japin lėkurės forcėn dhe fleksibilitetin.
    Shtresa nėnlėkurore (subkutane): Ėshtė njė shtresė dhjamore qė jo gjithmonė konsiderohet pjesė e lėkurės. Gjithsesi mirqėnia e saj ndikon drejtpersedrejti nė mirqėnien e dermės dhe tė epidermės.


    Tipat e lėkurės:

    Nė pėrgjithsėsi ato janė: normale, e yndyrshme, e thatė dhe e kombinuar. Ato pėrcaktohen nė vartėsi tė nivelit tė yndyrės dhe thatėsise. Zakonisht tipi i lėkurės varet nga madhėsia e poreve.
    Lėkura normale: Ka njė pėrbėrje tė ekuilibruar uji dhe yndyre. Poret janė mesatare.
    Lėkura e yndyrshme: Ka njė teksturė tė trashė. Zakonisht zonat yndyrore shkėlqejne. Fytyra e yndyrshme rezulton nga ekzistenca e gjėndrave dhjamore hiperaktive, yndyra shkakton mbajtjen e qelizave tė vdekura nė folikujt e qimeve. Poret janė mė tė mėdha.
    Lėkura e thatė: Ka njė teksturė tė ashpėr. Nuk ka zona tė ndritshme, nė tė kundėrt lėkura duket e fjetur. Poret janė zakonisht tė vogla sepse sasia e yndyrės ėshtė e pakėt. Me kalimin e moshės, lėkura e thatė ėshtė e prirur tė krijojė rrudha.
    Lėkura e kombinuar: Ėshtė njė pėrzierje midis zonave tė thata e tė yndyrshme nė shkallė tė ndryshme. Zakonisht zona T, (balli, hunda dhe mjekra) janė tė yndyrshme, ndėrsa mollzat dhe qafa janė tė thata.


    Pastrimi i fytyrės

    Ky trajtim konsiston nė mirėmbajtjen e lėkurės sė fytyrės, pastrimin e qelizave tė vdekura, heqjen e pikave tė zeza, trajtimin e komedonėve, korigjimin e ovalitetit dhe poreve tė zmadhuara, skuqjeve masive, kompensimin e mungesave tė lėkurės sic janė; mungesa e lagėshtires, imuniteti i dobet, asfiksia etj. Pastrimi i fytyrės ėshtė njė trajtim tradicional, tashmė i kompletuar falė aparaturave dhe produkteve profesionale qė stimulon metabolizmin e lėkurės. Procesi pėrmban shumė faza duke filluar nga pastrimi i lėkurės eksfolimi, trajtimi me avull, ozon, maska, serume, vacuum, lifting, e deri tek produktet finale dhe zgjat rreth 1 orė 30 minuta, kjo varet nga sasia e pikave tė zeza. Ky trajtim ėshtė i pėrmuajshėm. Kėtij trajtimi nuk mund t'i nėnshtrohen gratė shtatzana dhe ato qė vuajnė nga sėmundje tė zemrės. Gjithashtu nuk kėshillohet edhe gjate ciklit menstrual.

    Egzaminimi domosdoshmėri

    Vihet re njė tendencė e klienteve. Ato janė tė prirura tė konsumojnė produkte shumė tė kushtueshme, tė blera me porosi jashtė shtetit. Cilėsia kushton por nė kėtė rast mungon sugjerimi i estetistes i cili ėshtė i bazuar nė njohuritė dhe eksperiencėn e saj. Fytyra kėrkon kujdes dhe ajo nuk mund tė trajtohet me produkte tė hamendėshme ose tė sugjeruara nga persona inkompetentė. Askush nuk ėshtė i aftė tė pėrcaktojė karakteristikat e lėkurės sė fytyrės me sy tė lirė, madje as specialisti, pa ndihmėn e skanerit tė posacėm i cili plotėson tė dhėnat dhe ėshtė i pagabueshėm. Kėtij egzaminimi i nėnshtrohen detyrimisht klientet qė nė takimin e parė. Lind nevoja qė herė pas here tė bėhet ky egzaminim sepse faktorė te ndryshėm ndikojnė ndjeshėm dhe lėkura e fytyrės mund tė shfaqė probleme tė paparashikuara. Nga eksperienca mund tė them se nė tė gjitha egzaminimet e fytyrave, janė konstatuar dy ose mė shumė cilėsi. Me sy tė lirė mund tė konstatojmė njė fytyrė mikse ose tė yndyrshme. Cilėsitė e tjera qė fsheh lėkura zbulohen me skaner i cili i paraprin detyrimisht trajtimit. Nėse neglizhojmė kėtė fakt, rrezikojmė tė pėrdorim produkte tė papėrshtatshme qė nuk e ndihmojnė lėkurėn.

    Karakteristikat e lėkurės sė fytyrės

    Karakteristikat pėrcaktohen nga geni. Ato gjėnden tė kombinuara nė forma tė ndryshme si p.sh.

    Fytyrė sensibėl + e yndyrshme
    Fytyrė sensibėl + e thatė
    Fytyrė kuperoze + e thatė
    Fytyrė kuperoze + e yndyrshme
    Fytyrė mikse + sensibėl
    Fytyrė kuperoze + mikse + sensibėl
    Fytyrė kuperoze + e thatė + sensibėl etj

  2. #2
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Llojet e lekures se fytyres dhe trajtimi i saj.

    Pėrshtatja e trajtimit

    Nė kėto raste i paraprihet problemit mė delikat duke pėrdorur produktin e pėrshtatshėm tė kombinuar. Ndėrhyrja ėshtė delikate sepse nė rast se lėkura ekspozohet nė avull me shumė se sa duhet, pasojat janė tė pakorigjueshme. Gjithashtu edhe trajtimi me produktin e gabuar mund tė stimulojė dehidratimin, yndyrėn deri ne superprodhim ose tė asfiksojė lėkurėn.

    Pėrjashtimet nė trajtim

    Kėtij trajtimi nuk mund t'i nėnshtrohen gratė shtatzana, pavarėsisht nga domosdoshmėria e trajtimit pėr arsye se avulli dhe jonoforesis (kontakti me cilindrin metalik), ndikojnė negativisht tek fetusi.
    Klientet me probleme kardiake (semundje tė zemrės) gjithashtu nuk mund t'i nėnshtrohen kėtij trajtimi. Edhe gjatė ciklit menstrual ky trajtim nuk kėshillohet.
    Pėr kėto kategori ka zgjidhje tė tjera ku nderhyrja bėhet nėpėrmjet masazheve, maskave etj.


    Procedura e trajtimit

    Faza pėrgatitore

    Pasi jemi siguruar qė klientja nuk i pėrket pėrjashtimeve, bėjmė egzaminimin e lėkurės. Karakteristikat regjistrohen nė kartelė. Ato mund tė ndryshojnė nė vartėsi tė disa kushteve si agjentėt atmosferikė, ndjeshmėria ndaj dritės, mėnyra e tė ushqyerit etj. Para trajtimit kėshillohet klientja tė heqė bixhutė metalike; unaza, vathė, varse, byzylyke, piercing etj. Pėr shkak tė aksesorėve tė aparatit elektronik qė pėrdoren gjatė procesit.

    Pastrimi

    Pastrohet makiazhi i syve, faqeve dhe buzėve me xhelė pastruese.Mė pas lėkura trajtohet me late (qumėsht pastrues) dhe pėrfshin dekoltenė, supet, qafėn dhe fytyrėn. Pėrthithja e produktit shoqėrohet me masazh i cili mėson klienten tė relaksohet. Disa minuta mė pas operojmė me njė disketė pambuku tė lagur me tonikun e pėrshtatshėm pėr tė larguar papastėrtitė e mbetura nė poret e lėkurės. Etapa e pastrimit pėrmban edhe eksfolimin e lėkurės me peeling kimik. Nė raste tė vecanta mund tė ndėrhyhet edhe me peeling mekanik (furcė dhe njė produkt special). Produkti penetron me ndihmėn e furēės e cila masazhon fytyrėn me rrotullime tė ngadalta dhe ndihmon lėkurėn tė fitojė elasticitet. Kėshtu ajo vibron mė mirė.

    Hapja e poreve realizohet nga ndėrhyrja me avull. Distanca e avullit nga fytyra ka njė kriter qė ndryshon sipas llojit tė lėkurės. Gjithashtu edhe koha e ekspozimit. Ky trajtim kombinohet me ozon pasi oksigjeni ėshtė kėrkesė e domosdoshme pėr lėkurėn.
    Trajtimi vijon nė vartėsi tė llojit tė lėkurės. Heqja e pikave tė zeza kryhet me ndihmėn e njė aparati tė kompjuterizuar qė mundėson daljen e tyre nėpėrmjet vakuumit nė tubin prej qelqi, i cili i jep mundėsinė klientes t'i shohė qartė ato.

    Ėshtė e rėndėsishme qė ky proces tė kryhet pa shkaktuar traume tek klientja (efekt i ndėrhyrjeve me duar) dhe pa e shkėputur atė nga gjėndja e relaksit. Ndodh qė ajo reagon keq kur sheh pikat e zeza nė tubin transparent. Sado e mirėmbajtur tė jetė lėkura, prania e pikave tė zeza ėshtė e pashmangshme pasi ky proces ėshtė fiziologjik dhe i pa paevitueshėm. Nė kėtė trajtim nuk mund tė pėrjashtohet procesi lifting qė realizohet me ndihmėn e njė aksesori prej qelqi, posacėrisht pėr tė trajtuar zonėn e rrudhave. Ky instrument funksionon me vacuum dhe bėn tėrheqjen e lėkurės nė kėtė zonė. Nė kėtė fazė fytyra ėshtė plotėsisht e pastruar dhe detyrimisht duhet ndėrhyrė me maskat dhe serumet pėrkatese. Serumi plotėson hidratimin e lėkurės. Ėshtė ushqyes perfekt gjithshtu tonifikon lėkurėn. Ai detyrohet tė penetrojė nė shtresat e brendėshme tė lėkurės me ndihmėn e cilindrit i cili njėkohėsisht nxjerr nė sipėrfaqe jonet metalike tė makiazhit.

    Ky instrument komandohet nė njė limit tė caktuar intensiteti. Ndėrhyjmė pėr tė kompensuar mungesat e lėkurės me maskat specifike nė vartesi tė mungesave. Ėshtė i rėndėsishėm pėrdorimi i HF (frekuencė e lartė). Ky instrument elektronik rrezaton infra tė kuqe dhe ultraviolet nė tė gjithė zonėn e trajtuar. Shėrben pėr tė rregulluar metabolizmin, rrit efektin absorbues tė produkteve dhe pėrēon temperaturė nė tė gjitha shtresat e lėkurės. Ky aksesor sterilizon poret dhe stabilizon frymėmarrjen e lėkurės. Ka efekte tė kėnaqshme mbi pucrat tė cilat pėrthahen dhe zhduken pas disa orėsh. Pėrpara pėrdorimit tė tij duhet tė sigurohemi qė produktet e pėrdorura tė mos kenė bazė alkooli.


    Produktet finale

    Mund tė pėrdorim kremin e syve ose xhelen me efekt tė trefishtė (kundėr rrudhave, borsave dhe rrathėve tė zinj nėn sy). Kremin e ditės ose tė natės, sipas rastit. Nuk kėshillohet pėrdorimi i produkteve ose larja e fytyrės tė paktėn pėr 2 orė pas trajtimit. Ky trajtim kėrkon profesionalizėm sepse produktet kombinohen dhe nė njė lėkurė shumė tė ndjeshme (reaktive) nuk mund tė pėrdoret ēdo lloj produkti.

  3. #3
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Llojet e lekures se fytyres dhe trajtimi i saj.

    Dėshironi njė lėkurė tė shkėlqyer? Provojeni me maskat e sallatės


    Me ardhjen e dimrit, nė fytyrė dhe nė trup dalin nė pah difektet e para tė lėkurės, si rrudha apo ē'ngjyrosje tė lėkurės vende-vende. Pėr tė riparuar gjithēka mjafton qė tė ndiqen recetat e specialistėve tė cilėt janė kujdesur dhe pėr lėkurėn e Milly Carluccit.
    Nė fotografi Milly Carlucci qė ka ndjekur kurat e shpjeguara nė kėto faqe. Recetat e saj janė tė gjitha me baza natyrale si sallata, ananasi dhe argjili.
    Dimri tashmė ka ardhur dhe sė bashku me tė tė gjitha problemet pėr bukurinė nė qė sjell ndryshimi i stinės. Nxirja qė kemi marrė gjatė verės tashmė ėshtė zbehur shumė dhe lėkura e trupit nuk ėshtė mė e bukur si mė parė dhe ka nevojė qė ta ndihmojmė me pėrkujdesje mė tė mėdha. Dhe sa hėrė qė jemi nė krizė pėr pamjen tonė tė jashtme u kėrkojmė ndihmė specialistėve dhe ata kėshillojnė.

    Para sė gjithash fjala ēelės ėshtė peeling. Eleminimi i qelizave tė vdekura i dhuron lėkurės njė ngjyrė tė bukur dhe mbi tė gjitha i lehtėsn ajrosjen. Fillojmė nga trupi, duke kujtuar qė sidoqoftė peeling ėshtė njė veprim agresiv ndaj lėkurės ndaj dhe duhet tė bėhet nė mėnyrė tė butė dhe delikate. Pėrsėriteni pėrsėri nė qoftė se e shikoni tė arsyeshme por me njė distancė prej 8-10 ditėsh. Nė qoftė se keni pak probleme ėshtė i kėshillueshėm njė pastrues i lehtė qė ėshtė dhe zbutės. Pėrdoreni kėtė solucion duke e hedhur nė njė shami teli tė cilėn pasi tė keni lagur trupin ta pėrdorni nė vend tė fėrkueses sė zakonshme. Nė qoftė se lėkura juaj ėshtė shumė e tharė pėr shkak tė rrezeve tė marra nė stinėn e verės, ėshtė e nevojshme njė kurė mė e fortė qė tė lagojė tė gjitha qelizat e vdekura.

    Pėr kėtė rast nė fėrkuesen prej teli tė butė duhet tė hidhni njė tas tė vogėl miell misri integral, njė tas tė vogėl me miell bajamesh tė ėmbla dhe njė tas tjetėr me sambuko. Mė pas proēedohet si herėn e parė duke e fėrkuar lėkurėn pėr njė kohė tė gjatė por nė mėnyrė delikate. Do tė shikoni qė lėkura do tė bėhet e butė dhe elastike si kurrė ndonjėherė. Nė qoftė se bėni pjesė tek ato fatlume tė pata tė cilat e kanė kaluar verėn pa u dėmtuar nga rrezet e diellit i lejoni vetes njė banjo tė kėnaqshme pėr tė patur njė lėkurė kompakte dhe elastike. Hidhni 3 litra qumėsht nė ujin e ngrohtė tė vaskės dhe qėndroni pėr 20 minuta. Do tė shikoni qė lėkura juaj do tė jetė e butė dhe e kėndėshme ashtu siē keni ėndėrruar gjithmonė.
    Njė dekolte si njė star

    Qafa ėshtė njė pikė qė lihet disi pas dore pėrsa i pėrket kujdesit tė lėkurės. Atėherė ja njė maskė e jashtėzakonshme: Merrni njė sallatė tė tėrė, lajeni me kujdes dhe grijeni. Mė pas aplikojeni sallatėn e grirė nė tė gjithė qafėn dhe nė pjesėn e krahėrorit. Mbajeni pėr 20 minuta. Sallata pėrmban shumė vitamina dhe ėshtė efikase pėr tė gjitha llojet e lėkurės.
    Duart nė plan tė parė

    Mos i harroni kurrė. Janė gjithmonė nė plan tė parė tė ēdo lloj xhesti qė ju mund tė bėni. Merrni njė patate tė patrajtuar, qėrojeni, grijeni dhe pėrdoreni pėr tė mbuluar sipėrfaqen e duarve tuaja pėr tė paktėn 20 minuta. Ditėn tjetėr nė njė enė tė gjėrė dhe tė thellė hidhni njė litėr qumėsht tė cilės do ti shtoni gjysmė limoni tė shtrydhur. Futini duart nė kėtė pėrbėrje dhe mbajini 20 minuta duke i masazhuar butėsisht gjatė kėsaj kohe. Nė qoftė se i keni nė gjendje tė rėndė merrni argjil pėrziejeni me pak ujė tė pastėr pėr tė pėrfituar njė pėrbėrje nė formė kremi dhe lyejini duart me tė. Mos lani duart tuaja deri kur argjili tė jetė thithur krejtėsisht nga lėkura.

    Nė fytyrė bajame dhe ananas
    Nė qoftė se do tė bėjmė peeling nė fytyrė ky duhet tė jetė shumė i lehtė. Sigurisht qė gjithēka varet nga gjendja e lėkurės suaj dhe nga dėshira juaj. Nė qoftė se pėlqeni qė tė reagoni me njė farė energjie merrni bajame tė ėmbla tė grira hollė dhe pastaj bashkojini me aq ujė sa mjafton pėr tė krijuar njė maskė kremi. Pėrbėrjen aplikojeni nė fytyrė duke e masazhuar lėkurėn por jo pėr njė kohė mė tė gjatė se sa dy minuta.Mė pas lajeni. Nė qoftė se lėkura e fytyrės suaj ka vetėm njė shtresė mjaft tė lehtė qelizash tė vdekura, pėrdorni lėngun e ananasit i cili ka aftėsi tė mira pėr tė zhvilluar peeling. Kėshtu pasi tė keni shtrydhur njė gjysmė ananasi shpėrndajeni nė tė gjithė fytyrėn. Mbajeni jo mė tepėr se 5-6 minuta dhe lajeni fytyrėn. Pėrsėriteni tė njejtėn gjė tre javė me rradhė duke e aplikuar njė herė nė javė. Nė kėtė pikė jeni gati pėr tė pėrballuar dimrin me njė lėkurė tė bukur dhe tė rigjeneruar mirė.

  4. #4
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Llojet e lekures se fytyres dhe trajtimi i saj.

    Si do te jemi tridhjete, dyzet, pesedhjet vjec? Kete e vendos ADN-ja dhe koha qe kalon. Por ndikojne dhe zgjedhjet tona, kozmetike.

    Flitet shpesh per moshen e vertete dhe per moshen biologjike, por edhe fytyra e ka nje te tille. Dhe duket se nuk koincidon me ate zyrtare. Eshte ceshtja e ADN-se, fototipit, ekspozimit ne diell. Por jo vetem kaq: edhe struktura e fytyres dhe emocionet ndikojne ne strukturen dhe ne shfaqjen e rrudhave. Dermatologet shpregojne se kush i ka mollezat e larta do te kete rrudha me pak te thella. Qe shkojne nga hunda tek cepat e buzeve, por rrudhat rreth syve do te jene me te dukshme. Fytyrat kendngushte dhe te dobeta i kane faqet me te theksuara, kjo dhe per arsyen se nuk kane mbeshtetje. Por edhe shprehite me te perdorshme e shenjojne fytyren ne menyre te ndryshme. E cila, nuk duhet ta harrojme kurre, na jepet shume fisnikeri. Por meqe jo te gjithe rrudhat jane me te vertete terheqese, ja nje “guide” e shpejte per te kuptuar se cfare i ndodh lekures ne faza te ndryshme te jetes dhe mbi te gjitha, si ta ndihmosh per tu mbrojtur nga instrumentet e duhura.

    20-30: Emocione te forta

    Rrudhat e para jane ato te lidhura me mimiken e buzeqeshjes, qe fillojne nga rrenjet dhe mberrijne ne cepat e buzes. Jane linja te shprehjes, qe i kane dhe adoleshentet, por qe me kalimin e kohes theksohen. Rreth te tridhjetave, lekura fillon dhe e humbet shkelqimin, per shkak te trashjes se shtreses indore, reagimi i mbrojtjes nga rrezet Uv. Gjithashtu shfaqet edhe ndonje kapilar, ne vecanti ne zonen e hundes dhe tek faqet.

    Cfare duhet te perdorni: nje hidratues apo nje krem antirrudhe me filtra diellore: nje krem me fuqi hidtratuese.

    30-40: Perqendrimi maksimal

    Gjate ketyre viteve linjat e shprehjes, te cilat me pare nuk ishin te dukshme “ne gjendje pushimi”, behen te perhershme, mbi te gjitha ato rreth syve. Ne vecanti tek subjektet miope apo tek njerezit, qe jane ekspozuar shume ne diell. Formohen gjithashtu dhe rrudha ne pjesen e ballit dhe te ashtuquajturat “rrudha te perqendrimit”, dy linja vertikale siper vetullave, te shkaktuara nga superaktiviteti i muskujve te kesaj zone, te cilat kane defektin per ta plakur shume fytyren.

    Cfare duhet te perdorni: nje krem antirrudhe me baze retinoli ose retinoidi, qe rinovon dhe stimulon prodhimin e kolagjenit; nje produkt specifik per rrudhat e shprehjes me efektin botox-like; nje kontur sy-buze.

    40-50: Momenti kyc

    Mes moshes dyzet dhe pesedhjete vjec eshte momenti i ndryshimit. Eshte periudha ne te cilen renia strukturore perparon me ritme te shpejta. Lekura, muskujt dhe lidhjet e kyceve dorezohen perpara forces se gravitetit dhe ulen. Dhe te njejten gje e bejne nofullat, vetullat, mollezat dhe faqet. Pas moshes 50 vjece, ne menyre paradoksale situata stabilizohet. Lloji i plakjes varet edhe nga qendrueshmeria e lekures: ato bien me shpesh, por kane me pak rrudha, ne ndryshim me c’ndodh me lekurat e holla. Ky eshte dhe momenti, ne te cilin fotoplakja, te paraqet llogarine. Me rrudhat “atinike”, shenja te vogla ne nivelin e faqeve, qe jane simptome e humbjes se elasticitetit dhe njollat e erreta ne duar dhe dekolte.

    Cfare duhet te perdorni: kremra ushqyes per lekura te pjekura, qe kryejne nje efekt lifting; nje kontur sy-buze.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. 10 llojet e kompjuterėve!
    Nga MAJDI nė forum Guida, Kėshilla dhe truke
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-11-2012, 10:51 AM
  2. Trajtimi me molle.....!
    Nga erinda nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-03-2012, 03:38 PM
  3. Trajtimi i sėmundjes sė Parkinsonit
    Nga vaaldr1n nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-08-2010, 09:52 PM
  4. Dhimbjet e shpinės, shkaktarėt dhe trajtimi i tyre
    Nga ardona nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-07-2010, 11:20 PM
  5. Shkaktarėt dhe trajtimi i migrenės
    Nga kuklla nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-06-2008, 10:28 AM