Alma Mile

Qendra Kinematografike miraton shtatė projekte filmike pėr financim e zhvillim. Mes tyre edhe ai me skenar tė Ismail Kadaresė, njė tjetėr mbi romanin e Kongolit, apo regji tė Goran Paskaljeviē.
Fati i "sorkadheve ruse" gjatė kohės sė diktaturės, njė histori shqiptaro-serbe, njė tjetėr nė kufirin mes jetės dhe vdekjes… Emra tė mėdhenj si Ismail Kadare, Fatos Kongoli, Sten Dragoti, Goran Paskaljeviē. Janė kėto disa nga temat dhe autorėt e projekteve mė tė reja kinematografike shqiptare. Kėshilli Miratues i Projekteve tė Filmit artistik, i pėrbėrė nga Todi Bozo, Kiēo Blushi,Ylli Pepo, Ndriēim Xhepa, Fatos Baxhaku, Kristaq Skrami, Elvira Diamanti u mblodhėn dje, pėr tė marrė nė shqyrtim projektet e filmave artistikė me metrazh tė gjatė, si dhe zhvillim projekti pėr kėtė gjini, tė paraqitur pėr konkurim. Pas konkursit tė shpallur nga ana e kryetarit tė Qendrės Kombėtare Kinematografike, u paraqitėn pėr konkurrim katėr projekte pėr financim. "Vrasėsi i Qenve" me skenar dhe regji tė artistit nga Kosova Isa Qosja, "Muaji i mjaltit" me skenar e regji tė regjisorit tė njohur serb Goran Paskaljeviē dhe artistit sqiptar Genc Pėrmeti, "Trishtim i heshtur" me regji dhe skenar tė Mark Topallajt dhe "Njė hap nga parajsa" me skenar tė Pėllumb Kullės e regji tė Vladimir Priftit. Pas njė debati disa orėsh mbi prurjet, mbi vlerat, kėrkesat, temat, anėtarėt e kėshillit vendosėn qė tė pėrfitojnė nga financimi i i QKK-sė projekti i Paskaljeviēit dhe Vladimir Priftit. Mėsohet se debate ka pasur pėr pranimin e filmit tė Isa Qoses, njė komedi e zezė, qė ka tėrhequr vėmendjen e anėtarėve tė kėshillit pėr strukturėn artistike qė ofronte, mėnyrėn e ndėrtimit tė projektit, por mbi tė gjitha pėr tematikėn aktuale qė buron nga Kosova Republikė. Megjithatė ky projekt mbeti jashtė financimit. Por mėsohet se mundėsia pėr tė mbėshtetur financiarisht kėtė projekt mbetet e hapur dhe mund tė rishihet nė fundvit, kur projektet e miratuara zhvillojnė njė tjetėr "takim" me kėshillin e miratimit. Pėr filmin shqiptaro-serb u akordua njė shumė prej rreth 30 milionė lekėsh (tė reja), qė mbulon vetėm pjesėn shqiptare nė projekt, ndėrsa pjesa tjetėr pretendohet tė mbulohet nga pala serbe dhe njė partner i tretė. Ndėrsa pėr filmin e Priftit u akordua njė shumė prej 39 milionė lekėsh nga 60 milionė tė kėrkuara. Kėto dy projekte kanė afat deri nė fund tė nėntorit pėr tė dorėzuar kontratėn e bashkėprodhimit, qė do t'iu sigurojė edhe lėvrimin e fondit tė miratuar (momentalisht nė letėr) nga QKK. Po dje u morėn nė shqyrtim edhe projektet "pėr zhvillim" pėr filmin artistik me metrazh tė gjatė. U pranuan tė pesė projektet e…………………………. projektet. Njė ndėr projektet qė ka afat njė vit zhvillimi ėshtė "Sorkadhet e trembura" me skenar tė Ismail Kadaresė e regji tė rusit Dmitri Meskheyev, qė trajton dramėn e grave ruse tė martuara me burra shqiptarė. Ndoqėn dashurinė prej Rusisė sė largėt, por u gjetėn nė mes dy zjarresh, kur Shqipėria shkėputi marrėdhėniet me Bashkimin Sovjetik. U gjendėn tė tradhtuara dhe duruan edhe persekutimin. Njė tjetėr projekt pėr tė cilin ėshtė folur gjatė e u miratua dje nga kėshilli ėshtė edhe "Via Albania" me skenar dhe regji tė Fatmir Koēit e Stan Dragotit, i cili pėr kėtė projekt erdhi nė Tiranė, disa muaj mė parė. Pėr tė vijuar me projektet "Te porta e Shėn Pjetrit" me skenar tė Spartak Pecanit e Naun Shundit e regji tė Spartak Pecanit, mbėshtetur mbi romanin me tė njėjtin titull tė shkrimtarit Fatos Kongoli, "Takohemi nė qiell" me skenar dhe regji tė Besnik Bishės, si dhe "Fundi i njė iluzioni" me skenar e regji tė Ibrahim Muēajt e Irvin Muēajt. Fondi i akorduar pėr kėto projekte ėshtė minimal dhe varion nga 1-3 milionė lekė. Pėrveē filmit tė dyshes Dragoti-Koēi, pėr tė cilin miratohet fondi prej 25 milionė lekėsh. Njė financim qė do tė pėrballohet nga buxheti i shtetit dhe jo direkt nga ai i Qendrės Kinematografike.

Projektet pėr financim
"Muaji i mjaltit", Skenari Goran Paskajlevic, Genc Pėrmeti, Regjia, Goran Paskajlevic,
29, 5 milionė lekė.
"Njė hap nga parajsa", skenari Pėllumb Kulla, regjia Vladimir Prifti, 39, 770 000 lekė.
Projektet pėr zhvillim
"Sorkadhet e trembura", skenari Ismail Kadare, regjia Dimitri Meskheyev, 2 milionė lekė.
"Te porta e Shėn Pjetrit", skenari Spartak Pecani, Naun Shundi, regjia Spartak Pecani, 3 milionė lekė.
"Fundi i njė iluzioni", skenari Irvin Muēaj, Ibrahim Muēaj, regjia Ibrahim Muēaj, 1 milionė lekė.
"Takohemi nė qiell", skenari dhe regjia Besnik Bisha, 1 milionė lekė.

"Via Albania", skenari Fatmir Koēi, Stan Dragoti, regjia Fatmir Koēi, 25 milionė lekė