Emina Cunmulaj, Top Modelja shqiptare qe pushtoje revisten "VOGUE"


Shqiptarja ne Amerike qe "pushtoi" revisiten Vogue


Supermodelja shqiptare Emina Ēunmulaj eshte shpallur ylli i ri i revistes se famshme te fotomodeleve "Elite" ne SHBA, por edhe ylli me i ri i revistes prestigjioze "Vogue"

BIG APPLE - MANHATTAN(NY): Shqiptaret e Malit te Zi jetojne ne pjesen Jug-Lindore te ketij vendi dhe kane si "kreyqendren" e tyre qytetin bregdetare te Ulqinit – Mali i Zi . Te gjitha qytetet ne jug dhe jug lindje te Malit te Zi kufizohen me Shqiperine deri ne kufi me Kosoven. Mbi 85% te popullates ne keto qytete e rrethinat e tyre e perbejne shqiptaret autokton. Trevat ku banojne edhe sot shqiptaret atukton deshmohen si vend-banime qe nga periudha parahistorike.


Te dhenant arkeologjike dhe historiografike mbi origjinen e tyre, flasin se historia me e lashte e ketyre banoreve mijevjeēare ze rrenje ne truallin dhe qyteterimin ilir dhe si i tille keto vend-banime shqiptare jane me te vjetra dhe me interesante te shtrira pergjate brigjeve te Adriatikut dhe ne kufirin tokesor deri ne Palve e Guci e malesite e Vermosh*t. Mali i Zi ka rreth 50 mije shqiptare(rreth 9% te popullates republikane) ku perfshihen edhe ata te qytetit dhe ata te zonave rurale .
Nje pjese e madhe e ketyre shqiptareve per shkaqe dhe periudha te ndryshme kane emigruar, ne Evrope dhe SHBA-s. Shqiptaret e Shqiperise, te Kosoves, te Maqedonise, te Ēamerise, te Malit te Zi dhe te Presheve-Bujanoc-Medvegjes, i kemi pare ne SHBA-s se sa te pasur jane, se sa te sukseseshem jane dhe se sa te integruar me jeten amerikane. Pa dyshim nje vend te veqant ne emigrimin e tyre, kane zene edhe ai i shqiptareve te Malit te Zi. Njera prej tyre eshte edhe kjo Super Modele shqiptare, e sukseseshme ne Amerike e quajtura Emina Ēunmulaj.


Shqiptarja qe "pushtoi" Vogue

Emina Ēunmulaj

Supermodelja shqiptare Emina Ēunmulaj eshte shpallur ylli i ri i revistes se famshme te fotomodeleve "Elite" ne SHBA, por edhe ylli me i ri i revistes prestigjioze "Vogue"

Spoti i Emines: Shqiptaro-mania ka perfshire planetin ne saje te dhelperushes virgjereshe, Emina Ēunmulaj. Ajo eshte prezantur ne te gjitha botimet e fundit te revistes se madhe te modes "Vogue", madje, disa here edhe me dy pjesemarrje, dhe eshte pare si nje nga modelet me te kerkuara ne bote. Sezoni i ri po behet gati te shijoje talentin e madh nga vendi i vogel Ballkanik

Topmodelja e re qe jeton ne Amerike, nuk eshte shume e njohur per masmediat ne vendin e origjines se saj, Shqiperine. Por, megjithese shume e re dhe me nje aktivitet relativisht te shkurter, eshte shume e njohur ne boten e bukurise se fotomodeleve amerikane. Nuk mund te shpjegohet rasti i kesaj topmodeleje shqiptare, e cilesuar disa here supermodele, se si i ka "shpetuar" gazetareve dhe specialisteve shqiptare. Emina Ēunmulaj eshte shqiptaro-amerikane me origjine, qe per shume vite, pas arratise se familjes se saj, jetoi ne Mal te Zi. Ajo eshte nje yll i ri i revistes se famshme per fotomodele ne SHBA, "Elite", duke pozuar modele ekskluzive me firma nga me te njohurat ne bote, si Lisa Cant, Marc Jacobs, Anna Sui, Habitual, Carmen Kasssui, Calvin Klein, Georgio Armani dhe shume te tjera. Ēunmulaj eshte fituese e ēmimit "Elite model search", nje ēmim kurajoz ky, qe jepet vazhdimisht nga revista e famshme "Elite".


Ajo e ka fituar ēmimin me motivacionin: "Duket e ēuditshme, ka nje pamje gjeneroze te kombinuara mire nga natyra, bukurine e djemve kineze me nje fytyre elegante, te mprehte dhe nje trup mjaft terheqes". Vleresimet per topmodelen me origjine shqiptare vijne ne doza maksimale nga stilistet me ne ze te kesaj "industrie", madje dhe nga ata amerikano-latine, te cilet e kane krahasuar bukuroshen shqiptare Ēunmulaj me disa nga emrat me te njohur te botes se topmodeleve, si Isabeli Fontana, Julia Stegner, Heather Marks e shume te tjera.

Emina Ēunmulaj shprehet se eshte e apasionur pas basketbollit, shtetitjeve ne park dhe ē'ka eshte me e habitshmja eshte nje vajze qe i pelqen te gjuaj peshk. Ne nje interviste dhene ne nje reviste amerikane, ajo tregon per femijerine ne Mal te Zi dhe per pershtypjet e saj mbi Nju-Jorkun, qytet ku ajo banon prej disa vitesh.

Si e zbuluat jeten e fotomodeleve?

Duke pare revisten "Elite".

Si u ndjete kur e pate veten fotomodele?

Shpeshhere njerezit me thonin se nje dite do te behesha fotomodele. Nje dite, i fejuari im me printoi nje foto nga nje agjenci fotomodelesh dhe me tha: Mbylli syte dhe hapi ne drejtim te gishtit tim. Gishti i tij tregonte nje flete te kesaj reviste ku isha une!

Cila ka qene femijeria juaj?

Prinderit e mi emigruan ne Mal te Zi kur une isha vetem 4 vjeēe dhe ne jetuam atje deri kur une mbusha 16 vjeēe. Dhe prej tre vitesh jetojme ne SHBA.

Ē'ndryshim ka jeta juaj nga ajo ne Mal te Zi me ate ne Amerike?

Aty ku u rrita nuk kishte parqe te bukura dhe dyqane te medha lodrash. Qyteti kishte vetem nje salle kinemaje, e ndoshta, ky ishte argetimi i vetem. Kur erdha ne Amerike pashe nga afer rruge dhe ndertesa te bukura, pamjet qe i kisha pare vetem ne filma.

Ēfare ju pelqen me shume?

Sporti. Luaj shume basketboll dhe kam shume deshire te ndjek basketbollin e NBA-se, ndersa i fejuari im eshte lojtar bejsbolli. Por si hobi kam edhe muziken, shetitjet ne park dhe te gjuaj peshk.

Ēfare te impresionon me shume ne Nju-Jork?

Me pelqejne gradaēelat, sheshi kryesor i qytetit "Times-Square", taksite e verdha dhe parku natyror "Central Park“. Njujorkezet jane te mrekullueshem, askush nuk do te dije se nga vjen dhe se kush je, i bardhe apo i zi, ose ēfaredo tjeter. Oh! I dua shume policet e Nju-Jorkut, duken te mrekullueshem me uniformot e tyre dhe bejne nje pune te madhe.


Pasaporta:

Emri : Emina

Mbiemri : Ēunmulaj

Agjencia : „Elite new“

Mosha : 22 vjeēe

Datelindja: 12 shtator 1986

Gjatesia : 1. 80

Floket : Kafe e erret

Syte : Kafe

Gjeresia e gjoksit: 83 cm

Gjeresia e barkut : 60 cm

Gjatesia e kembeve: 90 cm

Horoskopi : Virgjeresha

Kombesia : Shqiptare