Nė vitet 80 ajo ishte idhulli i shumė shqiptarėve. Volejbolli ishte njė nga sportet mė tė ndjekur dhe Dinamo e madhe e atyre viteve simbolizohej me njė emėr: Ela Tase. Ish-volejbollistja e famshme ėshtė rishfaqur sėrish pėrpara mediave, nė ceremoninė e nėnshkrimit tė bashkėpunimit mes Komitetit Olimpik Shqiptar
dhe atij tė Kosovės. Natyrisht, vitet kanė bėrė punėn e tyre, por Ela Tase ruan gjithsesi linjat dhe imazhin e njė femre qė dikur e kishin idhull shumė tė rinj.
Ela Tase - Meshkujt vinin ne ndeshje per te na pare te zhveshura
Edhe pse po mbėrrin rreth tė pesėdhjetave Ela Tasen ėshtė njė kėnaqėsi ta kundrosh si fizik dhe pa dyshim tė flasėsh me tė. Me sinqeritet ajo bėn njė retrospektivė tė karrierės sė saj dhe ndalet nė shumė elemente femėrore qė i kanė karakterizuar volejbollistet e famshme shqiptare, pa harruar tė rrėfejė edhe pėr rolin e saj si nėnė dhe bashkėshorte. Prej 12 vjetėsh punon nė Akademinė e Policisė dhe duket se ėshtė ndarė nga volejbolli aktiv, por shpirtėrisht nuk mund tė ndahet dot. Gjithnjė e preokupuar pėr ēėshtjen e sporteve nė Shqipėri ajo ngre problemin e degradimit tė volejbollit nė veēanti dhe sporteve nė pėrgjithėsi, duke treguar se lavdia e sportit shqiptar ka mbetur si peshku pa ujė nė kėto kohėra tranzicioni.
Pse vetėm njė fėmijė?
-Vendosėm vetėm pėr njė fėmijė, sepse kur unė isha nė moshėn e duhur, isha njė sportiste nė kulmin e karrierės. Kur shpenzon kaq shumė vite pėr karrierėn, ėshtė e vėshtirė tė shkėputesh pėr 15 muaj nga sporti, aq sa kėrkon periudha e lindjes sė njė fėmije. Duhej shumė kurajo pėr tu shkėputur, sepse ishte e vėshtirė qė tė kthehesha nė ato nivele ku unė doja tė isha. Mė pas kur e lashė sportin, ndoshta dhe do mund tė arrija tė bėja njė fėmijė tė dytė, por mu duk e vėshtirė. Por nė ditėt e sotme mendoj se kam bėrė gabim. Do ishte shumė mirė pėr mua, tė kisha njė vajzė qė do e kisha si ndihmė dhe pa dyshim duke qenė se me nėnėn merresh vesh mirė, do komunikoja mė ndryshe.
Jeni nėnė e lumtur?
-Sigurisht qė po. Nė gjithė jetėn time mund tė them se nuk kam patur probleme me djalin. Ka qenė njė djalė i mbarė i cili nuk mė ka sjellė probleme si me sjelljen dhe me rezultatet e arritura nė jetė.
Si ėshtė jeta e Elės tani?
-Jeta ime aktuale duke patur njė imagjinatė pėr atė qė kam qenė dje, nuk ėshtė e njėllojtė. Tani jam njė nėnė e pėrkushtuar pėr familjen, ndoshta duke larė disi dhe borxhin qė i kisha asaj, kur sporti ishte prioritet pėr mua. Njė pjesė tė kohės e harxhoj pėr punėn qė kam, dhe pa dyshim dhe shoqėrisė i kushtoj vėmendje.
Si duket jeta tani pa volejbollin?
-Nuk diskutohet qė pasi lashė sportin kalova nė njė jetė krejtėsisht ndryshe. Ishte njė situatė shumė e vėshtirė pėr tu pėrshtatur, sepse jeta sportive tė jep emocione tė shumėfishta, pėrveē kohės sė stėrvitjes tė jep kontakt me sportadashėsit e tu, ku ke praninė e duartrokitjeve, tė njerėzve qė vazhdimisht tė shohin me sy dashamirės. Nuk e fsheh qė pata dhe njė lloj depresioni. Shumė herė kam derdhur dhe lot, sepse nuk ishte e lehtė tė shkėputeshe nga ajo kohė e mahnitshme. Mendoj se tė gjithė njerėzit qė arrijnė rezultate nė karrierė nė kohėn e shkėputjes. Nga ajo duket se humbasin njė pjesė tė rėndėsishme tė vetvetes dhe pa dyshim qė i ndryshojnė shumė pika referimi.
Mbas viteve 90 duket se ėndrra juaj e volejbollit u pre nė mes?
-Tranzicioni solli njė shpėrbėrje tė sportit. Trajneri ynė u largua pėr tė gjetur njė jetesė mė tė favorshme tė jetės personale. Pra kjo shpėrbėrje mė solli dy situata: e para se mbeta e vetme nė Shqipėri, shoqet u shpėrndanė, por nė tė njėjtėn kohė ishte njė moment qė mund ta kuptoje dhe nė kahun tjetėr qė nė atė moment nuk ishte mundėsia pėr tė gjetur vetveten. Pikėrisht atėherė unė u thirra pėr tu bėrė trajnere nė Tetovė ku kam punuar dy vjet me ekipin e Shkėndisė. Arritėm me skuadrėn vendin e dytė nė kampionatin e Maqedonisė. Por unė isha mėsuar me nivele shumė tė larta, ndaj dhe e lashė shpejt kėtė punė. Mė pas u ktheva pėr tė luajtur dhe njė vit tė fundit me Dinamon ku trajner pata vėllain tim, Leonardin. Ka njė fund tė bukur, sepse u mblodhėm me Mimoza Ibrahimin dhe atė vit patėm kulmin tonė duke fituar kampionatin e Shqipėrisė dhe tė Kupės sė Shqipėrisė. Qė tė bėhesha trajnere duhej shumė investim, kohė dhe punė. Nė atė moment unė desha dhe tė relaksohesha dhe tė merresha dhe me jetėn time private, sepse kisha 23 vjet qė isha marrė totalisht me sport. Mu duk normale tė bėja njė pauzė. U shkėputa nga volejbolli dhe fillova punė nė Akademinė e Policisė, si mėsuese e edukimit fizik.
Eshtė njė punė e bukur?
-Eshtė njė punė qė mė pėrshtatet. Gjatė jetės sime kam qenė e apasionuar pas filmave policorė dhe nė punėn time ka shumė elemente tė tilla. Ka disa elementė si ndeshja trup me trup apo tė teknikave tė ndėrhyrjes ku studentėt pėrgatiten. Kam 12 vjet nė akademi, dhe ndjehem shumė mirė. Ka studente qė duan tė marrin maksimumin nga ajo qė ofron kjo disiplinė janė shumė komponentė tė sportit qė i ushtroj dhe i prek me dorė dhe aty.
Ju mungon volejbolli tani?
-Volejbolli mė mungon gjithmonė. Dhe kur shoh takime apo ndeshje qė bėhen nė pallatin e sportit mė rrėqethet trupi kur hyj nė sallė, sepse unė kam lėnė aty vitet mė tė bukura tė jetės, vitet e rinisė sime. Gjatė gjithė jetės ka mbetur njė pasion dhe pėrkushtim sepse me punėn qė kemi bėrė jemi ngjitur nė piedestalet mė tė larta tė Evropės.
Keni qenė njė nga gratė mė tė njohura nė Shqipėri. E ruani akoma kėtė popullaritet?
-Jo tek tė gjithė. Mosha e djalit tim nuk i njeh kulmet qė kemi arritur ne nė volejboll. Por prindėrit dhe moshatarėt e mi akoma mė njohin dhe mė nderojnė. Shqiptarėt mė kanė respektuar shumė, por mendon se i takon shtetit qė tė na vėrė nė pidestalin qė na takon.
Keni njė formė tė mrekullueshme. Besoj se pėr kėtė formė ju ndihmon dhe puna?
-Sigurisht qė po. Por mendoj se e kaluara sportive mė ka ndihmuar pėr tė ruajtur ekuilibrin. Kultura e tė ushqyerit dhe e tė mirėmbajturit tė shėndetit mė kanė ndihmuar shumė.
Mė hollėsisht si ushqeheni ju?
-Nuk ha shumė. Mundohem qė nė mėngjes tė pi njė gotė me qumėsht, tė shoqėruar me ndonjė biskotė. Nuk ha kurrė bukė tė lyer me gjalp ose me marmelatė. Njė herė nė javė pėrdor ndonjė vezė. Mė pas duke qenė se jetojmė nė kolektiv mė ndodh tė pi disa kafe para mesditės. Nė drekė ha normalisht. Qė pėr sportistėt do tė thotė tė hash tė parė tė dytė e tė tretė. E ruaj kėtė lloj tė ushqyeri, duke mos konsumuar bukėn, dhe mishin nuk e marr kurrė tė dhjamosur. Nė darkė pi ndonjė gotė kos ose qumėsht. Gjatė mbasdites konsumoj ndonjė frut. Pastaj mendoj se mė ndikon dhe gjatėsia.
Si u njohėt me bashkėshortin?
-Na lidhi sporti. Unė isha nė volejboll dhe ai ishte trajner basketbolli me ekipin e tė rinjve tė Dinamos. Kuptohet qė ai ka qenė i pari qė mė bėri propozimin. Deri nė atė moment unė e njihja vetėm si profesor dhe nuk mė shkonte mendja pėr ndonjė lidhje. Mė pas u njohėm dhe patėm pjekurinė pėr tu lidhur me njėri tjetrin. Kemi kaluar njė jetė shumė tė qetė. Ka qenė njė njeri qė mė ka kuptuar shumė dhe mė ka mbėshtetur nė pasionin qė kisha pėr sportin. Dhe nė shtėpi jam shumė e kėnaqur dhe shumė e lumtur.
Brenda kuadrit familjar besoj e keni gjetur veten mirė si amvisė?
-Unė jam me origjinė korēare dhe e kam patur nė traditė pastėrtinė dhe gatimin. Kur merresha me sport kam qenė indiferente ndaj shtėpisė ndėrsa tani kujdesem mė shumė. Ndoshta sepse kam kohė dhe mė shumė. Jam goxha e pėrkushtuar, duke menduar qė kam dhe dy meshkuj nė familje. I kam plotėsuar shumė detyrime, siē jemi nė pėrgjithėsi ne gratė shqiptare.
Ēmendim keni nė pėrgjithėsi pėr bashkėsinė femėrore shqiptare?
-Shumė gjėra mund tė thuhen, por nuk di se si mund tė zgjidhen. Shumė organizma tė gruas propagandojnė me tė madhe se si gruaja shqiptare duhet tė ndjehet mė femėr, tė ndjehet e rrethuar nga xhentilesa dhe respekti, por mentaliteti dhe meshkujt shqiptarė e kanė tė vėshtirė ta pranojnė dhe zbatojnė kėtė gjė. Mendoj se femra shqiptare ėshtė shumė e emancipuar, por nė tė njėjtėn kohė dhe e vetėsakrifikuar. Ajo e ka nė koncepte dhe nė ide emancipimin, por nė familje ajo dhunohet. Dhe shumė herė ėshtė e detyruar qė tė ulė kokėn. Mendoj se janė meshkujt ato qė duhet tė kuptojnė domosdoshmėrinė e saj dhe pa dyshim dhe rolin e saj tė pazėvendėsueshėm nė familje e kudo.
Bashkėshorti ka qenė ndonjėherė xheloz ndaj jush?
-Jo. Nė familjen time nuk ka ekzistuar xhelozia. Sepse unė kam ndenjur gjatė nė sport, dhe kemi jetuar kaq shumė me shoqėrinė, sa kjo ndjenjė nuk ka ekzistuar kurrė.
Vėllai juaj me ēfarė merret?
-Edhe ai ka qenė njė volejbollist shumė i talentuar. Ka qenė njė nga sportistėt e Dinamos qė ka dhėnė njė kontribut tė padiskutueshėm nė volejbollin shqiptar. Ai drejton me kompetenca federatėn e volejbollit. Jemi shumė tė lidhur, si gjithnjė, sepse kemi qenė tė dy bashkudhėtarė nė sport dhe nė jetė. Jemi marrė vesh shumė. Kemi dhe mamanė. Kur bisedojmė ndonjėherė nė familje dhe rikthejmė nė mendje kohėn e sportit kujtojmė qė mamaja na lante dy ēanta sporti. Ajo na ka favorizuar gjithnjė duke na lehtėsuar, qė ne tė merreshim totalisht me sportin dhe me mėsimet.
Jeni optimiste pėr tė ardhmen?
-Njeriu duhet tė jetė optimist, dhe unė mendoj se me fjalė jam, por me vepra nuk di a duhet tė jem. Nė kohėn tonė nė krijuam njė sport qė solli emocione tė mėdha. Nė kėto nivele dua qė ai tė ngrihet pėrsėri. Por nėse do largohen njerėzit nga sporti nuk di se kush mund ta ngrejė atė lart. Njerėzit e biznesit duket se e kanė kthyer atė nė njė mėnyrė pėr tė fituar, por sporti duhet tė kalojė nė nivele tė tjera para se tė kthehet nė biznes, siē bėhet dhe nga eksperienca jashtė vendit tonė.
Cilat janė momentet mė tė vėshtira tė jeetės suaj?
-Njė nga momentet e vėshtira ka qenė kur isha 20 vjeē dhe kam pėsuar njė traumė, duke kėputur njė ligament. Mu desh tė shkėputesha nga sporti dhe tė bėja njė operacion relativisht tė vėshtirė. Pėr njė sportist tė shkėputet 8 muaj ėshtė moment i vėshtirė. Momenti i dytė ka qenė kur humba babain tim, qė e kam patur mbėshtetje dhe pikė tė dobėt. Dhe kjo ka qenė njė traumė tjetėr pėr mua. Mendoj se jeta ėshtė e mbushur me shqetėsime, por e rėndėsishme ėshtė tė mos kesh shqetėsime tė mėdha.
Emri Ela Tase tė ka hapur shumė dyer?
-Tė vetmen gjė qė mund tė them se ėshtė pozitive pėr shoqėrinė tonė, ėshtė se siē jemi mikpritės mes njerėzve, kudo qė shkoj e ndjej respektin, mikpritjen dhe hapjen e dyerve. Mendoj se kjo gjė duhet tė mbetet. Ne jemi njerėz qė kemi sakrifikuar nė jetė, dhe duhet tė na duan dhe tė na vlerėsojnė pėr punėn qė kemi bėrė. Sigurisht qė ky vlerėsim mbetet nė nivel popullor mė shumė se administrativ. Kur njeriu arrin njė kulm nė karrierėn e tij mbetet shumė keq kur vlerat jo vetėm nuk ia respektojnė por dhe ia harrojnė.
Ju vjen keq qė keni ushtruar sportin nė njė kohė tė vėshtirė kur puna dhe talenti nuk konvertoheshin nė para, por vetėm nė stimuj materialė?
- Kur unė bėra sportin nė kėtė shtet isha, nė kėtė shoqėri, dhe sportin nuk e kam filluar asnjėherė pėr lekė. Nuk mendoj qė njė njeri mund ta nisė njė karrierė pėr para. Unė kam plotėsuar njė dėshirė, njė pasion dhe pa dyshim njė detyrė. Me thėnė tė drejtėn jam argėtuar dhe krenuar shumė me punėn time. Nuk kam menduar kurrė se ajo punė mund tė mė sillte vlera monetare. Normal qė unė do pėlqeja qė tė kisha siguruar dhe vlera monetare, pėr tė siguruar jetėn e mėpasme. Por duke qenė se tė gjithė shqiptarėt qė dhanė vlera nė atė kohė nuk u shpėrblyen, pa dyshim qė smė ka mbetur merak as mua. Ne jemi njė brez qė nuk e kam mėsuar veten me lekė. Gjėja qė shpresoj ėshtė qė ato vlera qė ne i kemi dhėnė shoqėrisė ajo tė mos na i kthejnė duke na bėrė robėr tė mbijetesės. Shteti duhet tė na mbėshtesė.
Kur mund ti aktivizojmėfėmijėt tanė me volejbollin?
Ajo sjell eksperiencėn e njė koleges sė saj, Eva Kavaja, e cila punon nė Sardenja tė Italisė dhe punon me shoqėritė e moshave tė vogla pėr tė dhėnė elementė tė rinj nė fushėn e volejbollit. Marrja me sport fillon qė 6 vjeē. Sigurisht qė nuk luhet qė nė kėtė moshė volejboll, por fėmijėt fillojnė me shprehitė e para lėvizore tė volejbollit, dhe pa dyshim dhe me ushtrimet qė rrisin fizikun. Nuk arrihen tė kuptohet lartėsia e fėmijėve, por fėmija mėson shprehitė lėvizore, ndikohet nė rritjen e gjatėsisė, duke bėrė lėvizje qė rrisin muskulaturėn. E sjell kėtė eksperiencė me pak trishtim, ndoshta dhe pėr faktin se nė Shqipėri ėshtė kėputur hallka zinxhir e sportit. Nuk ka mė grupe pėrgatitore pėr fėmijėt, nė mėnyrė qė kėto tė fundit kur tė rriten tė kenė pėrgatitjen e duhur. Thotė se nė Shqipėri mosha normale e angazhimit me sport ka qenė 11-12 vjeē dhe ka funksionuar shumė mirė.
I kam veshur shumė minifundet
Me kalimin e kohės tė gjithė e kanė vėrejtur qė jeni bėrė dhe mė e pashme?
-Kur ishim nė sport mėnyra e veshjes sportive, lidhja e flokėve nė maksimum me llastiqe dhe me kapse, muskujt ndoshta aludonin njė pamje pakėz burrėrore. Nė pėrgjithėsi tė gjitha sportistet e mbanin shumė veten.
Si ka qenė raporti me veten?
-E kam vlerėsuar goxha, sidomos nga fiziku. Ne e shihnim veten tė bukur. Ne ishim nga ato femra qė dilnim nė atė kohė me kėmbėt jashtė. Nėse sot vajzat krenohen tė dalin nė njė mis, ne atėherė kemi qenė tė gjitha mise, sepse ekspozonim fizikun tonė mė tė bukur. Ne ishim pasqyrė e bukurisė femėrore nė fushė. Shumė meshkuj vinin dhe vetėm pėr tė parė femrat nė fushė. Ndėrkohė qė sot nuk pėrbėn ndonjė kuriozitet se janė tė zhveshura tė gjitha.
Pra ishit miset e kohės?
-Normal, qė po. Pėr shkak tė konservatorizmit jo shumė vajza e ekspozonin fizikun. Nė atė kohė nėpėr shkolla kur dilnin vajzat me kilota vinin meshkujt pėr ti kundruar.
Keni qenė shumė moderne?
-Duke qenė sportiste ne kemi qenė goxha moderne se dilnim jashtė. Nė kohėn tonė nuk lejoheshe tė visheshe bluxhinse, ndėrsa ne i vishnim. Nė atė kohė pėr tė tjerėt quhej shfaqje e huaj. Tė visheshe me ngjyrė tė kuqe atėherė ishte problem sepse tė gjithė visheshin me copa gri dhe me ngjyrė tė zezė. Ne ishim tė parėt qė dolėm jashtė dhe nisėm tė merrnim bluze me ngjyra. Duke qenė sportiste na shihnin me sy tjetėr. Kur shkoja unė tek gjimnazi Partizani vetėm unė vishja xhinse. Na e bėnin ndonjė lėshim.
Po minifunde keni pėrdorur?
-Gjithė kohės. Duke patur kėmbė tė gjata mė kanė shkuar minifundet. Dhe sot e kėsaj dite qė kam moshė tė pjekur kur vesh ndonjė fund tė gjatė mė duket vetja e shėmtuar. Sigurisht, qė tani me moshėn mundohem ti kem veshjet mė tė rregullta.
Kur u bėtė bjonde?
-Me lindjen e djalit nisa ta thyeja ngjyrėn.
Duke qenė mė tė lirshme dhe mė tė favorizuara, keni bėrė ndonjė aventurė?
-Jo, nuk kam qenė tip i aventurave. I pėrkas njė brezi qė e ka vlerėsuar dhe respektuar shumė shoqėrinė dhe qė nuk e ka patur mendjen shumė tek aventurat. Ne ēdo gjė e shihnim me frikėn se mos i shkaktonim probleme prindėrve, familjes. Kemi patur shumė shoqėri dhe me meshkujt, por kurrė me syrin e aventurave. Vazhdoj dhe tani tė kem shoqėri me meshkujt, por shoqėri tė sinqertė dhe normale. Brezi ynė ėshtė njė brez tjetėr, njė brez idealist, qė nuk i njihnim prapaskenat. Unė jam rritur nė shoqėrinė e vogėl brenda ekipit dhe u mėsuam me mendimin se ne ishim motra. Kur dola jashtė sportit unė pashė njė lloj tjetėr shoqėrie, atė ku duhet tė pėrballoje dhe fjalė nga prapa. Ka qenė kalim i vėshtirė.
Ēfarė duan gratė?
Histori e marrė nga libri womeni Raul Cremones
Njė ditė mbreti Artur u kap rob nga njė mbret tjetėr gjatė njė lufte. Duke e parė moshėn e vogėl tė mbretit Artur mbreti tjetėr vendos tia falė jetėn me kusht qė ti pėrgjigjej njė pyetjeje shumė tė vėshtirė: Ēfarė duan nė tė vėrtetė gratė? Arturi kish njė vit kohė pėr tė gjetur pėrgjigjen dhe, nėse nuk jepte njė pėrgjigje tė kėnaqshme, do ti pritej koka.
Njė pyetje e tillė do linte pa fjalė edhe burrin mė tė mencur, prandaj Arturit iu duk njė sfidė e humbur pa nisur akoma. Megjithatė, duke parė se alternativa ish vdekja, pranoi propozimin dhe u kthye nė mbretėrinė e tij. Sapo mbėrriti aty, filloi tė pyesė kėdo: princeshėn, prostitutat, priftėrinjtė, pleqtė, shėrbyeset ...e kėshtu me rradhė. Por askush nuk dinte ti jepte njė pėrgjigje tė hajrit. Ajo qė mė sė shumti i kėshillonin ishte tė shkonte tek njė shtrigė e vjetėr. Vetėm ajo mund tja gjente pėrgjigjen, edhe pse duhej paguar shtrenjtė sepse shtriga ish e njohur pėr gjėrat e mėdha qė kėrkonte nė shkėmbim.
Koha kalonte dhe erdhi dita e fundit e vitit, ndėrkohė qė mbreti nuk kish zgjedhje tjetėr veēse tė shkonte tek shtriga tashmė. Shtriga pranoi tė pėrgjigjej nė shkėmbim tė dorės sė Pirros, kavalierit mė tė mirė tė mbretėrisė, tė cilin donte ta martonte. Mbreti e kish shok tė ngushtė Pirron dhe i erdhi ndot nga ky propozim i fėlliqur... Shtriga kishte njė gungė nė kurriz, njė grep nė vend tė dorės, njė dhėmb tė vetėm ne mes te gojes, dhe binte ere e qelbur. Mbreti nuk kish takuar ndonjehere nje krijese kaq tė shpifur, prandaj nuk pranoi tė fuste shokun nė kėtė mesele qė do i shkatėrronte jetėn.
Me tė marre vesh propozimin Pirro flet me mbretin pėr ta lejuar tė martohej me shtrigėn. Asnjė sakrificė nuk do ish shumė e madhe pėr ti shpėtuar jetėn shokut dhe mbretit tė tij.
Martesa u shpall dhe shtriga iu pėrgjigj pyetjes shumė thjesht:Ajo qė njė grua do vėrtet ėshtė tė jetė e lirė tė jetojė jetėn e saj.
Tė gjithė e pranuan se nga goja e shtrigės doli njė e vertetė e madhe dhe nė fakt mbreti tjetėr ia fali jetėn Arturit.
Po martesa e Pirros me shtrigėn si vajti ?
Pirro sillej si gjithmonė, xhentil dhe me mirėsjellje. Shtriga ndėrkohe tregoi anėn e saj mė tė shėmtuar, hante me duar, bėnte gogėsima dhe pordha. Erdhi dita e martesės dhe natėn e parė Pirro po mundohej tė merrte kurajo pėr tė kaluar atė natė tė hidhur. Nė fund i vendosur hyn nė dhomėn e gjumit dhe ... ētė shohė!!!
Nė krevatin martesor qėndronte gruaja mė e bukur qė kish parė ndonjėherė. Pirro mbeti i shtangur dhe pasi mori veten pėr pak minuta e pyeti shtrigėn se ēfarė kish ndodhur. Shtriga iu pėrgjigj se ai kish qenė aq xhentil sa shtriga kish vendosur ti shfaqej nė formėn e saj tė bukur, tė cilėn askush nuk e njihte. Nė fakt shtriga gjysmėn e ditės ishte e shėmtuar dhe gjysmėn tjetėr e bukur.
Duke qenė kėshtu shtriga pyet Pirron cilėn pamje donte tė kishte natėn dhe cilėn tė mbante ditėn.
Pirro filloi teėmendonte ētė zgjidhte: Njė grua tė mrekullueshme gjate ditės, kur ai ishte me shokėt, dhe njė gjė tė shėmtuar natėn? Apo tė kalonte ditėn me shoqėrine e shtrigės pėr tė patur gjatė natės momentet e intimitetit me njė femėr tė mrekullueshme.
Pirro i mirė ju pėrgjigj shtrigės se e linte zgjedhjen nė dorėn e saj. Sapo e dėgjoi shtriga qeshi dhe i tha se do tė rrinte e bukur gjithmon, pikėrisht sepse ai e kish lėnė tė lirė tė zgjidhte pėr jetėn e saj.
Libri ku ėshtė marrė kjo histori ėshtė pėr tė qeshur. Prandaj po ju tregoj konkluzionin qė nxjerr:
Ska rendesi nėse gruaja qė ke afėr ėshtė e shėmtuar apo e bukur, inteligjente apo budallaēkė. Nė fund tė fundit brenda saj fshihet gjithmonė njė shtrigė..........
© Gazeta Panorama