E Merkure, 27 Dhjetor 2006
Nga Anastas JANULLATOS
[align=justify:2wedxico]
Ne festojme ne Krishtlindje ardhjen e Shpetimtarit ne bote, misherimin e Fjales Hyjnore, bashkimin e natyres njerezore me ate hyjnore. Njeriut iu dha nga vete Krijuesi i tij qysh ne pikenisjen e historise se njerezimit, deshira e zjarrte per t’iu perafruar Perendise dhe per t’u bashkuar me Te. Dhe sic tregohet ne faqet e para te Shkrimit te Shenjte, djalli shfrytezoi pikerisht kete deshire per te mashtruar te parekrijuarit. “Mos iu bindni Perendise, kerkoni pavaresine tuaj dhe atehere syte tuaj kane per t’u hapur dhe do te jeni si Perendi”. (Zanafilla 3:4). Por, te parekrijuarit duke ndjekur kete keshille djallezore nuk u bene “si Perendi”, por te dyve iu hapen syte dhe “ata pane se ishin lakuriq”. (Vargu 7). E kuptuan se ishin te zhveshur, te dobet dhe te pambrojtur. Edhe pasardhesit e tyre jetuan nje aventure te mbushur me dhimbje, konflikte dhe deshtime.

Por dashuria e Perendise nderhyn ne kete rrugetim paranojak te njerezimit. I Permbiqeneshmi trupezohet me vullnetin e Tij duke marre natyren njerezore, per ta cuar gjinine njerezore drejt Hyjnizimit te deshiruar. E ben kete nepermjet perulesise, mohimit te vetes dhe dashurise, rruge kjo qe ne perfundim do te ndricohet me Kryqin dhe driten e terendritshme te Ngjalljes se Perendinjeriut. Kjo e vertete tronditese pershkruhet nga himnshkruesi ne nje menyre permbledhese, duke iu drejtuar Hyjlindeses se Permbishenjte, e cila bashkepunoi ne Trupezimin e Fjales Hyjnore: “Deshire me nxiti gjarpri dinak, per t’u bere i barabarte me Krijuesin e me kete rob me zuri. Por, o e Tereshenjte, me bashkepunimin tend u thirra perseri (ne lavdine e pare) e me te vertete u hyjnizova. Dhe ti, Nene e Perendise, linde Ate qe me hyjnizoi mua). (Kanoni i Shen Nikolles, ode e pare).”

Mashtrimi i pare i kryer ne fillesen e historise se njerezimit, u vazhdua me tej ne forma te ndryshme. Nxitje te tjera te ngjashme djallezore e cuan njerezimin drejt katastrofes. Udheheqes fodulle te cdo lloji propozuan ne kohe te ndryshme idete dhe teorite e tyre, qe njerezit te behen “si perendi”. Ata vete deshiruan shpeshhere pushtete hyjnore dhe kerkuan te drejtojne njerezimin ne begati me te njejten predispozite baze: Larg Perendise. Pa Perendine. Kjo parulle e lashte degjohet shume shpesh edhe sot, ne variante te ndryshme, duke pasur si rezultat roberine ndaj veteshkaterrimit, poshterimin e personit njerezor, hyjnizimin e pasioneve dhe skllaverimin ndaj interesave te paligjshem.

Kisha, - “Trupi i Krishtit” - duhet te veproje ne kete aventure te rrezikshme me urtesine, fuqine dhe parimet e Krishtit Perendinjeri, i Cili eshte Kryeja e saj e perjetshme. Kisha duhet te theksoje vleren e personit njerezor - pavaresisht gjinise, moshes, prejardhjes dhe arsimimit. Duhet te interesohet ne menyre te vecante per ata te cileve iu eshte bere padrejtesi, per te varfrit dhe te hidheruarit. Kisha duhet te kultivoje respektin e sinqerte per dinjitetin e cdo njeriu si “ikone e Perendise”, qe eshte thirrur te ece drejt “shembellimit”, duke e perdorur sic duhet lirine e tij dhe dashurine, per lartesimin e mbare gjinise njerezore.

* * *

Tregimi i Ungjillit ne lidhje me ngjarjen e Lindjes se Zotit, na fton te perqendrojme vemendjen tone edhe ne nje pike tjeter: I Permbiqeneshmi, Biri i i Perendise, duke ardhur ne bote, mohoi komoditetet, banesen, mohoi pasurite dhe shume nga ato qe njerezit i konsiderojne te domosdoshme. Ai zgjodhi dhembshurine e Nenes se Tij te Tereshenjte, si te nevojshme dhe te mjaftueshme. Ai, I Cili si Perendi eshte vete dashuria qe ekziston, pranon dashurine e nenes si pershendetjen me te vertete njerezore. E Tereshenjta, me dhembshuri, “e mbeshtolli me shpergenj dhe e vendosi ne grazhd”. (Luka 2:7). Ne ikonat bizantine, foshnja Jisu nuk duket thjesht se po pranon perkujdesjet e dhembshura te Nenes se Tij, por edhe i pergjigjet asaj me Dashurine e Tij Hyjnore. Ekziston reciprocitet.

Josifi i drejte, nga ana e tij, mbeshtet dhe e perforcon ngrohtesine e Nenes, heshturazi, me urtesi dhe miresi, duke i ofruar Krishtit te sapolindur dhe Nenes se Tij te Tereqashter mbrojtjen njerezore. Merr persiper te mbroje Foshnjen Hyjnore, meqenese mjedisi rreth e rrotull kthehet nga nje ambient indiferent dhe jomikprites, ne agresiv dhe i rrezikshem. Ata qe e sigurojne Foshnjen e pambrojtur Hyjnore, ndaj kercenimeve dhe perndjekjeve, jane dy perfaqesues te gjinise njerezore.

E Tereshenjta dhe Josifi E shpetojne, duke emigruar ne Egjipt, dhe jane po ata qe E sjellin perseri ne token e shenjte dhe E cojne per t’u falur ne Jerusalem kur ishte dymbedhjete vjec. Krishti si femije “iu bindej atyre”. (Luka 2:51). Pra, berthama e pare njerezore, ne te cilen zhvillohet Perendinjeriu gjate fazes se pare te jetes se Tij, eshte mjedisi familjar. Krishti e bekon familjen edhe ne vazhdim, ne fillim te aktivitetit te Tij, kur ben mrekulline e pare ne Kane te Galilese. Familja behet ne kete menyre qeliza baze e shoqerise, qelize qe frymezohet nga besimi i krishtere.

Megjithekete, peshtjellimi i pergjithshem ideologjik dhe shpirteror ne ditet tona, i cili perbuz vlerat njerezore te dhena nga Perendia, e ka cuar familjen ne nje krize te shumanshme. Si mund te ekzistoje harmoni familjare pa nje besnikeri te ndersjelle, pa pasur mirekuptim, fryme faljeje, perkushtim dhe vetesakrifikim? Marredheniet familjare jane helmuar nga ide dhe prirje te tjera; madje kjo ndodh edhe ne marredheniet me te natyrshme dhe te shenjta, sic jane ato midis femijeve dhe prinderve. Gjithnje e me shpesh degjojme per konflikte brenda ne familje, madje edhe per dhune brenda saj; dukuri qe i vene fitilin qendrueshmerise e paqes se familjes dhe traumatizojne psiqikisht te medhenj dhe te vegjel. Por kur kjo berthame baze e shoqerise tronditet, pra vatra familjare, qe e mbron njeriun dhe siguron progresin e tij, - atehere plagoset rende vete njeriu si personalitet; dhe con ne shkalle te gjere ne dekadence shpirterore.

* * *

Vellezerit e mi, le te mbushet zemra jone me lavderim dhe mirenjohje per ardhjen e Fjales Hyjnore ne historine e njerezimit. Edhe mendja jone le te mos reshte kurre se menduari per pasojat shpetimtare te kesaj ngjarjeje.

Ne te njejten kohe le te mendojme me me seriozitet per shenjterine e familjes. Forcimi i solidaritetit dhe i dhembshurise brenda familjes perben nje shprehje thelbesore te besimit dhe te mirenjohjes sone ndaj Zotit tone.

Le te kerkojme nga Krishti dhe Nena e Tij e Tereshenjte te na falin dicka prej dashurise se tyre te vertete; dhe le t’i pergjigjemi kesaj dashurie duke e ofruar ate, gjate Vitit te Ri, si ne mjedisin tone familjar, ashtu dhe me gjere ne shoqerine ku jetojme.

(Mesazhi i Krishtlindjes 2006 te Kryepiskopit te Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise, Fortlumturise se Tij, z. Anastas, drejtuar klerit dhe besimtareve orthodhokse te Shqiperise)

© Copyright 2006 Korrieri. [/align:2wedxico]