[attachment=0:2ksth3qg]7675690aw8.jpg[/attachment:2ksth3qg]
Parashytat kane perparuar shume dhjetevjecaret e fundit. Jane bere me te thjeshta ne perdorim dhe rralle mund te shkoje dicka ters.
Po kush valle e merr guximin te beje nje hedhje prej 2000 kembe, duke e vene jeten e tij ne nje parashyte qe u ndertua rreth para 500 vjetesh?
Nje zviceran 36 vjecari Olivie Vieti-Tepa, guxoi dhe besoi jeten e tij ne zgjuaresine e Leonardo da Vincit.
Tepa, e beri hedhjen e tij duke perdorur nje parashyte, e cila ishte e mbeshtetur ne planin dhe strukturen e artistit italian te Ringjalljes, te cilat i kishte bere ne vitin 1485.
Pas hedhjes se suksesshme Tepa deklaroi: "Punoi shume mire. Nuk munda me asgje ta drejtoja, keshtu qe e lashe ate te me drejtoje qe te zbrisja ne toke. Keshtu qe zbrita ne aeroportin ushtarak Payerne. Ishte nje hedhje e shkelqyer".
Tepa ishte njeriu i pare qe arritit te zbrese me sukses ne toke, duke perdorur modelin e Da Vincit.
Ne vitin 2000 anglezi Adrian Nikola u perpoq te bente dhe ai nje hedhje me parashyten e Da Vincit, por si perfundim ju desh qe te hapte rezerven qe te perfundonte zbritjen e tij.
Parashyta e Tepes u ndertua nga kater brinje te barabarta ne forme trekendeshi prej rrobe, te lidhura midis tyre duke krijuar nje lloj piramide. Cdo brinje e trekendeshit prej rrobe, kishte gjatesi 6.5 metra, ndersa ne qendren e katekendeshit te piramides, u vendos nje rrjet, qe ndihmonte ne hapjen e parashytes.
Vizatimet e ndertimit te parashytes u gjenden ne nje nga doreshkrimet e Da Vincit qe mendohet te jete rreth vitit 1485.
Plani prej druri qe u gjend i bere nga Da Vinci, nuk u perdor. E vetmja dobesi qe u gjen, sic deklaroi Tepa se nuk mund ta perdorte dhe ta drejtonte atje ku donte ai, zbret duke qene ne meshiren e eres, shtoi ai.