Receta Gatimi

Bashkimi familjar per emigrantet ne token greke


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Bashkimi familjar per emigrantet ne token greke

    Bashkimi familjar, vendimi i plotė i qeverisė greke

    Ashtu si gjitha dispozitat e ligjeve pėr emigracionin, qė janė amenduar me dhjetėra herė, edhe ato qė lidhen me bashkimin familjar tė bashkėkombėsve tanė nė Greqi, kanė pasur tė njėjtin fat. Janė ndryshuar disa herė e shoqėruar me qarkore tė panumėrta, tė cilat duket se nuk kanė durim t’i lexojnė deri nė fund as vetė nėpunėsit grekė qė paguhen pėr t’u shėrbyer emigrantėve shqiptarė. “Gazeta Shqiptare” boton ekskluzivisht tė plota dispozitat mbi bashkimin familjar nė Greqi, ashtu siē ato janė amenduar me katėr ligje tė njėpasnjėshme.

    KAPITULLI X, DHĖNIA DHE RINOVIMI I LEJES SĖ QĖNDRIMIT PĖR BASHKIM FAMILJAR
    Neni 53

    Kushtet pėr bashkimin familjar Nėnshtetasi i vendit tė tretė, qė banon ligjėrisht nė Greqi tė paktėn dy vjet, ka tė drejtė tė kėrkojė hyrjen dhe qėndrimin nė tė, tė familjes sė tij, pėrderisa plotėson kushtet e mė poshtme:
    a.- Provon ekzistencėn e lidhjes familjare.
    b.- Pjesėtarėt e familjes do tė banojnė bashkė me tė.
    c.- Provon se disponon tė ardhura vjetore personale tė qėndrueshme dhe tė rregullta, tė mjaftueshme pėr nevojat e familjes sė tij, tė cilat nuk vijnė nga ndihmat e sistemit tė asistencės sociale tė shtetit. Kėto tė ardhura nuk mund tė jenė mė tė pakta nga tė ardhurat vjetore tė punėtorit tė pakualifikuar, me 1 5% shtesė pėr ēdo fėmijė. Nė rastin kur tė dy bashkėshortėt banojnė, ligjėrisht nė Greqi, kur ėshtė fjala pėr bashkimin e fėmijėve tė tyre, nuk pretendohet shtesa e mėsipėrme prej 15 % pėr ēdo fėmijė.c.- Disponon siguracion tė plotė shėndetėsor pėr tėrėsinė e rreziqeve qė pėrballojnė edhe vendasit, qė mund tė mbulojė edhe pjesėtarėt e familjes sė tij.

    Neni 54, Pjesėtarė tė familjes
    1- Si pjesėtarė tė familjes tė nėnshtetasit tė vendit tė tretė, qė vijnė nė shtet, nė kuadrin e ribashkimit familjar, konsiderohen:
    a- Bashkėshortėt, kur kanė mbushur moshėn 18 vjeē si dhe nėn 18 vjeē tė pamartuar, fėmijė tė pėrbashkėt, pėrfshirė dhe ata qė janė adaptuar.
    b- Tė tjerėt nėn 18 vjeē beqarė, tė mbajtėsit ose tė njėrit prej bashkėshortėve, pėrfshirė edhe fėmijėt e adaptuar, kur u ėshtė dhėnė e drejta e ushtrimit tė kujdesit prindėror.
    2- Nė rast poligamie, nėse mbajtėsi ka bashkėshorte qė bashkėjeton me tė nė Greqi, nuk lejohet ribashkimi me bashkėshorte tjetėr.
    Sipas aktit tė paragrafit 1 rasti, b, nuk lejohet ribashkimi familjar i fėmijėve tė mitur tė mbajtėsit dhe bashkėshortes tjetėr, veē fėmijėve tė mitur tė tij me bashkėshorten me tė cilėn ėshtė ribashkuar nė shtet, nė pėrputhje me udhėzimet e nenit tė mėparshėm.

    Neni 55, Paraqitja dhe shqyrtimi i kėrkesės pėr ribashkim familjar.
    1- Mbajtėsi paraqet lutje nė bashkinė ose komunėn e vendbanimit ose qėndrimit pėr miratimin e ribashkimit familjar. Kompetente pėr shqyrtimin e lutjes ėshtė Shėrbimi pėrkatės i tė Huajve dhe Emigracionit tė Periferisė.
    2- Kėrkesa bėhet e pranueshme kur plotėsohen kushtet e nenit 53 dhe 54 tė kėsaj ligje. Sekretari i Pėrgjithshėm i Periferisė detyrohet mė parė tė kėrkojė mendimin e autoritetit policor tė banimit pėr ēėshtje qė i takojnė rendit publik dhe sigurimit tė shtetit, si dhe mendimin e autoritetit konsullor grek pėr saktėsimin e ekzistencės tė lidhjes familjare. Mendimet e mėsipėrme duhet tė jepen brenda dy muajve nga koha e kėrkesės.
    3- Vendimi i Sekretarit tė Pėrgjithshėm, me tė cilin miratohet kėrkesa pėr bashkim familjar, transmetohet nė autoritetin konsullor grek, qė u jep pjesėtarėve tė familjes tė vendit tė tretė vizat e duhura e tė veēanta tė hyrjes, me rezervėn e udhėzimeve tė nenit 8 tė kėsaj.

    Neni 56, Dhėnia e lejes sė qėndrimit
    1.- Pjesėtarėt e familjes sė poseduesit, pas hyrjes sė tyre nė shtet dhe para skadimit tė vizės sė hyrjes, paraqesin kėrkesė nė bashki ose komunė, tė vendbanimit ose qėndrimit tė tyre pėr dhėnie leje qėndrimi pėr ribashkim familjar. Kompetente pėr shqyrtimin e kėrkesės ėshtė Shėrbimi i tė Huajve dhe Emigracionit tė Periferisė respektive. Gjatė shqyrtimit tė kėrkesės, vlerėsohet veēanėrisht interesi i fėmijėve tė mitur.
    2- Pėr fėmijėt e mitur kėrkesa pėr dhėnien e lejes personale tė qėndrimit paraqitet nga ai qė ushtron kujdesin prindėror, pa pretendimin e paravolės.
    3- Lejet e qėndrimit tė kėrkuara jepen me vendim tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Periferisė, jo mė vonė se brenda nėntė muajve nga data e paraqitjes sė kėrkesave me dokumentet e kėrkuara.

    Neni 57, Afati dhe rinovimi i lejes sė qėndrimit

    1- Nė pjesėtarėt e familjes jepet leje qėndrimi individuale, me afat njė vit, tė cilėn mund ta rinovojnė ēdo dy vjet.
    2- Pjesėtari i familjes qė dėshiron rinovimin e lejes sė qėndrimit pėr arsye tė ribashkimit familjar detyrohet, tė paktėn dy muaj para skadimit, tė paraqesė kėrkesė nė bashkinė ose komunėn e vendbanimit ose qėndrimit tė tij. Kompetente pėr shqyrtimin e lutjes ėshtė Shėrbimi pėrkatės i tė Huajve dhe Emigracionit tė Periferisė. Pėr tė tjerat zbatohen analogjikisht udhėzimet e nenit 11 tė kėsaj ligje.
    3- Gjatė rinovimit tė lejes sė qėndrimit, kur mbajtėsi nuk ka burime tė mjaftueshme, pa ndihmėn e sistemit tė ndihmės sė shtetit, siē pėrmendet nė par. 1, rasti c, tė nenit 53 tė kėsaj ligje, merren parasysh kontribute tė pjesėtarėve tė familjes nė tė ardhurat e pėrgjithshme tė saj.

    Neni 58, Revokimi i lejes sė qėndrimit
    1.- Leja e qėndrimit pėr ribashkim familjar nuk jepet ose revokohet ose nuk rinovohet, veē rasteve qė pėrmenden nė nenin 75 tė kėsaj ligje dhe nė rastet qė vijojnė:
    a.- Mbajtėsi dhe pjesėtarėt e familjes sė tij pushuan sė jetuari si bashkėshortė ose si familje.
    b.- Vėrtetohet se lidhja familjare, veēanėrisht martesa, adaptimi ose njohja e fėmijėve ėshtė bėrė me qėllim manipulimi tė udhėzimeve tė kėsaj ligje, qė tė pėrfitojnė lejen e qėndrimit. Lidhja familjare konsiderohet se ėshtė bėrė pėr kėtė qėllim, veēanėrisht kur nuk ekziston bashkėjetimi i pjesėtarėve tė familjes ose nuk ekziston mundėsi komunikimi midis tyre, ose kur njeri nga bashkėshortėt injoron ēėshtje qė lidhen me gjendjen vetjake tė bashkėshortit tjetėr.
    c.- Qėndrimi i mbajtėsit ndėrpritet dhe pjesėtari i familjes nuk disponon tė drejtėn vetjake tė qėndrimit, nė pėrputhje me nenin 60 tė kėsaj ligje.
    2.- Shėrbimet kompetente tė tė Huajve dhe Emigracionit tė Periferisė ku qėndron, qė funksionojnė nė prefekturėn e banimit ose tė qėndrimit, kryejnė kontrollet pėrkatėse, kryesisht nėpėrmjet intervistave personale me mbajtėsin dhe pjesėtarė tė familjes sė tyre, aq nė dhėnien fillestare, ashtu dhe nė rinovimin e lejeve tė qėndrimit. Kontrolle mund tė kryhen nė ēdo rast qė mendojnė shėrbimet e m sipėrme dhe pėr ēdo rast qė mund tė justifikojė revokimin e lejes sė qėndrimit.
    3.- Para refuzimit tė kėrkesės tė revokimit ose tė refuzimit tė rinovimit tė lejes sė qėndrimit, ose nė rast marrje masash largimi tė poseduesit ose pjesėtarėve tė familjes sė tij, merren parasysh karakteri dhe qėndrueshmėria e lidhjeve familjare tė personit, kohėzgjatja e qėndrimit tė tij nė shtet, si dhe ekzistenca e lidhjeve familjare, kulturore dhe shoqėrore me vendin e origjinės sė tij.

    Neni 59 Tė drejta tė pjesėtarėve familjarė, nėnshtetas tė vendit tė tretė.

    Pjesėtarėt e familjes tė mbajtėsit kanė nė raport me atė, tė drejtė:
    a.- Aksesin nė arsim.
    b.- Aksesin nė punė me pagė dhe nė veprimtari ekonomike tė pavarur.
    Ky akses, nė intervalin dymbėdhjetė muaj tė qėndrimit nga lėshimi i lejes fillestare, sipas paragr. 1 tė nenit 57 tė kėsaj ligje, bėhet nėn kushtet dhe premisat qė do tė caktohen me vendimin e pėrbashkėt ministror tė paragr. 1 tė nenit 90 tė kėsaj ligje.
    c.-Akses nė orientimin profesional, nė formimin themelor e tė mėtejshėm, si dhe nė riformim.

    Neni 60, Leje qėndrimi vetjake pjesėtarėve tė familjes
    1.- Persona qė janė bėrė tė pranueshėm pėr arsye tė ribashkimit familjar, kanė tė drejtė tė pajisen me leje qėndrimi individuale nė Greqi nė rastet qė vijojnė:
    a.-Me kalimin e pesė vjetėve nga dhėnia e lejes sė qėndrimit pėr ribashkim familjar, kur nuk ėshtė dhėnė leje qėndrimi pėr njė nga arsyet e tjera tė kėtij neni.
    b.- Mosha madhore.
    d.- Vdekjes sė mbajtėsit, kur pjesėtarėt e familjes jetojnė nė Greqi, tė paktėn njė vit para vdekjes.
    e.- Nė rast shkurorėzimi ose anulimit tė martesės ose ndėrprerje e vėrtetuar e bashkėjetesės martesore, pėr derisa:
    f.- Martesa mbajti deri nė fillimin e gjyqit tė shkurorėzimit ose zhvleftėsim tė martesės ose ndėrprerjes sė dokumentuar tė bashkėjetesės bashkėshortore, tė paktėn pėr tre vjet, nga tė cilat njė vit ėshtė konsumuar nė Greqi. Ekzistojnė gjendje tė veēanta tė vėshtira, si nė rastin kur njė pjesėtar i familjes ka rėnė viktimė e dhunės familjare, megjithėse martesa nuk ėshtė zgjidhur.
    2.-Afati i lejes individuale tė qėndrimit nuk mund tė tejkalojė njė vit. Rinovimi i mėtejshėm i saj lejohet nė pėrputhje me parashikimet e kėsaj ligje.
    3.- Nė rastet e mėsipėrme, e drejta e qėndrimit tė fėmijėve tė mitur ndjek fatin e tė drejtės sė qėndrimit tė prindit, nė tė cilin ėshtė dhėnė kujdestaria.
    4.- Pėr fėmijėt, kohėzgjatja e lejes vetjake nuk mund tė jetė mė shumė se njė vit dhe mund tė rinovohet ēdo vit dhe nė ēdo rast deri sa tė mbush vitin 21 tė moshės sė tij. Rinovimi i mėtejshėm lejohet nė bazė tė parashikimeve tė kėsaj ligje. Nė qoftė se rinovimi i saj nuk bėhet brenda afatit tė njė viti, nėnshtetasi i vendit tė tretė, detyrohet tė braktisi territorin grek. Nė rastin kur leja e mėsipėrme individuale e qėndrimit rinovohet pėr studime, nėnshtetasi i vendit tė tretė mundet, mbas mbarimit tė studimeve, ta rinovojė nė pėrputhje me parashikimet dhe kushtet e kėsaj ligje.
    5.- Nė bashkėshortėt e riatdhesuar politikė ose riatdhesuar ose homogjenė, qė janė nėnshtetas tė vendit tė tretė, jepet leje qėndrimi, qė ėshtė nė fuqi aq kohė sa ėshtė ligjėruar qėndrimi i bashkėshortit tjetėr. Tė vejat dhe fėmijėt e mitur, marrin leje qėndrimi individuale, pesėvjeēare. Kėto leje qėndrimi jepen me vendim tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Periferisė, ėshtė e mundur tė rinovohen ēdo herė, pėr kohė tė barabartė dhe nuk i nėnshtrohen derdhjes sė paravolave.

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Bashkimi familjar per emigrantet ne token greke

    Shume faleminderit, besoj se me qindra shqiptare i duhen te tilla informacione.

  3. #3
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Bashkimi familjar per emigrantet ne token greke

    Flm kuklla. Shume e nevojshme

  4. #4
    i/e rregjistruar 10% Maska e xhushi
    Anėtarėsimi
    Jun 2008
    Postime
    47
    Reputacioni
    0

    Re: Bashkimi familjar per emigrantet ne token greke

    Kuklla shume faleminderit per materialin.Dajes tim i duhej ky informacion.Do t'ja jap sapo te kthehet nga Greqia.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Ferrari i parė familjar me 4 vėnde
    Nga vaaldr1n nė forum Makina dhe Motorra
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 27-03-2011, 06:25 PM
  2. Bashkimi Evropian ua ndal zėrin playerėve
    Nga aurel nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-10-2009, 08:01 AM
  3. Itali, procedurat pėr bashkimin familjar
    Nga kuklla nė forum Diaspora Shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-02-2009, 11:21 AM
  4. bashkimi familjar per emigrantet ne Itali
    Nga kuklla nė forum Diaspora Shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-08-2008, 10:30 AM
  5. Pashaporte per kuaj dhe gomere kerkon Bashkimi Evropian
    Nga PinkPrincess nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 12-06-2008, 09:41 PM