A jeni pėr lidhje serioze apo aventurė pėr njė natė prirjet seksuale tė njė personi shpesh mund tė shihen nėpėrmjet vijave dhe formės sė fytyrės, kanė njoftuar shkencėtarėt britanikė nė studimin e tyre mė tė ri.Sipas anketimit tė 700 heteroseksualėve, nė moshėn mesatare 20 vjeē, shkencėtarėt kanė zbuluar se shumica e tė anketuarve munden qė me njė pamje nė fytyrė tė vlerėsojnė nėse personi ėshtė i gatshėm pėr lidhje serioze apo pėr njė aventurė kaluese.
Tė anketuarit si tė dhėna kanė theksuar formėn e nofullės, madhėsinė e hundės dhe formėn e syve, thuhet nė studimin e disa ekipeve tė universiteteve nė Britaninė e Madhe.
"Studimet e mėhershme pohojnė se secili mund tė krijojė pėrshtypjen pėr njė person nė bazė tė vijave tė fytyrės, mė pas sipas gjendjes shėndetėsorė tė atij personi dhe disa vija tė karakterit", ka sqaruar eksperti Ben Jones
Studimi i ri shkon edhe mė larg, sepse zbulon se secili mund tė zbulojė qėllimet seksuale nė bazė tė disa sinjaleve tė lehta nė fytyrė, ka shtuar Jones.
Gratė, pėr shembull vlerėsojnė se meshkujt me vijat burrnore tė fytyrės, nofull katrore, hundė tė madhe dhe sy tė vegjėl, dėshirojnė aventurė tė shkurtėr, thuhet nė studim dhe shtohet se femrat me buzė tė trasha dhe sy tė mėdhenj u dėrgojnė porosinė seksuale meshkujve se janė tė gatshme pėr aventurė.
"Rezultatet tona sugjerojnė se ēdokush mund tė vlerėsojė strategjinė seksuale me njė pamje nė fytyrė. Edhe pse kėto vlerėsime nuk janė nė tėrėsi tė besueshme, sinjalet e tilla megjithatė janė tė lehta", thuhet nė hulumtim.
Tė anektuarit kanė kryer vlerėsimet e tyre nė bazė tė shikimit tė fotografive dhe 72 pėr qind e tyre ia kanė qėlluar se cilat janė qėllimet e njerėzve tė fotografuar.
Studimi ėshtė publikuar nė revistėn britanike mjekėsore "Evolution and Human Behavior".