Receta Gatimi

QENDER NUCLEARE NE SHQIPERI


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    i/e rregjistruar 20% Maska e argjiro
    Anėtarėsimi
    Sep 2007
    Vendndodhja
    milano
    Postime
    108
    Reputacioni
    0

    QENDER NUCLEARE NE SHQIPERI

    Disa shoqeri te huaja shumekombeshe po kerkojne me insistim ndertimin
    e nje Qendre Berthamore ne Shqiperi. Kryeminstri shqiptar z.Berisha
    theksoi per median se eshte konsultuar me kompanine italiane Camozzi
    Holding spa per ndertimin e kesaj qendre berthamore ne Durres.

    A ka nevoje Shqiperia per nje qender vdekjeje ne zemren e saj?
    Shqiperia, nje nga vendet me pasurite me te medha ujore ne Evrope, ne
    te cilen mund te ndertohen hidrocentrale te panumerta? Shqiperia,
    vendi i alpeve, maleve dhe lartesive, nga mund te perfitohet energjia
    e eres? Shqiperia, vendi i diellit mesdhetar qe ngroh te katra stinet,

    nga i cili mund te perfitohet energjia diellore?

    A ka nevoje Shqiperia per nje qender vdekjeprurse? Mos valle na kane
    lene pa drita ne gjithe keto kohe, si ne mesjeten e larget, qe kur te
    vinte lajmi i ndertimit te nje qendre nukleare, njerzit nga stresi i
    perditshem i erresires, te mos pyesin me as per radioaktivitet, as per

    tumore e as per kancera, per pak energji me shume?

    Pse pikerisht nje kompani italiane ofrohet per ndertimin e kesaj
    qendre te vdekjes? Mos ndoshta sepse ne Itali nuk lejohet me ndertimi
    dhe perdorimi i qendrave nukleare qe nga viti 1987, kur ne baze te nje

    referendumi mbarepopullor u mor vendimi per mbylljen e tyre, pasi
    konsiderohen si qendra te nje rezikshmerie te larte per shendetin e
    njeriut? Pra mos valle kompania italiane mund te beje ne Shqiperi ate
    qe nuk ben dot ne Itali?

    Pse pikerisht ne Durres do te ndertohet kjo qender berthamore? Mos
    valle mbetjet nukleare qe jane faktori me i demshem per ambjetin dhe
    sidomos per njeriun dhe qe shkenca e kohes nuk ka gjetur akoma nje
    menyre per ti eliminuar ato, kjo kompani ka menduar ti shperndaje ne
    ujrat e bregdetit Durrsak? Investimi me i kushtueshem per nje qender
    nukleare nuk eshte ndertimi i saj por eshte pikersht izolimi i
    mbetjeve nukleare ne disa faza te ndryshme perpunimi qe megjithate
    humbin radioaktivitetin e tyre vetem pas me shume se 1000 ( njemije)
    vjetesh. A eshte kjo dhurata qe duam ti bejme femijeve dhe niperve
    tane? T?ju leme amanet mbetje nukleare qe shkenca me e perparuar
    perendimore nuk ka arritur akoma sot ti eliminoje?

    Mos valle shtetet fqinje shohin tek ne vendin e varfer dhe te
    korruptuar, ku mund te ndertojne qendra nukleare, te marrin energjine
    e paster te ketyre qendrave ne shtetet e tyre dhe te na lene neve
    bakshish mbetjet nukleare?

    Mos valle keto vende nuk duan ti ndertojne keto qendra nukleare ne
    vendet e tyre pasi sot qendrat nukleare jane shenjestra numer nje e
    terroristeve per atentate terroriste. Pasi shperthimi i nje bombe ne
    nje qender nukleare eshte ekuivalente e nje Hiroshime te dyte?

    Mos valle ketyre vendeve, ndertimi i nje qendre berthamore ne Shqiperi

    nuk ju dhimbset shume pasi, nuk do te vdesin nga leucemia, tumori apo
    kanceri femijet e tyre, por femijet e shqipetareve te varfer dhe te
    urte?

    Vendet e Komuniteti Europian kane mbi nje dekade qe po diskutojne mbi
    ceshtjen e mbetjeve te tyre nukleare, duke kerkuar nje vend ideal per
    depozitimin e tyre... Mos ndoshta jemi ne vendi fatlum?

    Neqoftese nuk do qe ne Shqiperi te kete nje Chernobyl te ri, neqoftese

    nuk do te te marri dheu nga leucemia, tumori apo kanceri, neqoftese
    nuk do qe femija te te lindi me dy koke dhe nje kembe, dhe qe te
    afermit dhe familjaret te te lene nje nga nje per shkaqe ?misterioze
    te natyres? atehere thuaji:

    JO VDEKJES! JO NDERTIMIT TE NJE QENDRE NUKLEARE NE SHQIPERI!

    PO JETES! PO NDERTIMIT TE QENDRAVE EKOLOGJIKE TE ENERGJISE NE SHQIPERI

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: QENDER NUCLEARE NE SHQIPERI

    Puna e krizes energjitike ne Shqiperi eshte se ne nuklearin do e ham dhe drita skemi per te pasur.... (kuptohet ku do vej apo ku vete energjia e prodhuar...)

  3. #3
    i/e rregjistruar 35% Maska e anna
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Vendndodhja
    france
    Postime
    761
    Reputacioni
    18

    Re: QENDER NUCLEARE NE SHQIPERI

    Nuk do ta quaja qender vdekjeje qendren nukleare sepse te gjitha shtetet e zhvilluara ekonomikisht perdorine energjine nukleare ! une jetoj ne lyon dhe shume afer qendres nukleare dhe kjo nuk do te thote gje sepse shume persona qe kane jetuar dhe jetojne akoma nuk i ka gjet gje. kjo gje do te ish nje zgjidhje shume e mire per shqiptaret por jame me mendimin e RENIX qe po te prodhohet te prodhohet per shqiperine dhe jo per ta shitur duke lene shqiptaret ne ter si ne kohen e lashte !

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Foto Argetuese ku ne qender jane Kompjuterat
    Nga Al Capone nė forum Barsaleta dhe Humor nė Vite
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 13-02-2012, 07:57 PM
  2. Fier, grabitet me armė banka nė qendėr tė qytetit
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-11-2009, 09:27 PM
  3. Serbi, video shokuese ne nje qender rehabilitimi
    Nga Kliton nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 24-05-2009, 09:05 AM
  4. Greqi, rikthehen tensionet ne qender te Athines
    Nga Kliton nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-05-2009, 10:39 PM
  5. Greqi, shperthim ne qender te Athines
    Nga Kliton nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-04-2009, 01:18 PM