NUK DO TE NDODHNIN GJITHE KETO PO TE MOS ISHTE BDI-ja AJO QE E SOLLI DERI KETU!


Kriza qe solli zgjedhjet e parakohshme ne Maqedoni


BDI e cila fitoi shumicėn e votave tė shqiptareve ne zgjedhjet e dy viteve me pare, nuk u ftua nė koalicion nga partia fituese VMRO DMPNE, e cila vendosi tė bėnte koalicion me partinė tjetėr shqiptare, PDSH qė sot drejtohet nga Menduh Thaci. Kjo bėri qė opozita BDI tė bojkotonte parlamentin dhe tė bėhej pengesė pėr procesin politik te reformave dhe punėn e parlamentit

SHKUP-Maqedonia u detyrua tė hyjė nė zgjedhje e para tė parakohshme ne historine e saj si shtet i pavarur per disa arsye. Njė nga arsyet kryesore ishte vetoja qe Greqia vuri ndaj anetaresimit te Maqedonise nė NATO gjate samitit te Bukureshtit ne 2-4 prill. Shkak pėr kėtė veto u bė konflikti i emrit, njė mosmarėveshje e vjeter qė ende nuk ėshtė zgjidhur.

Maqedoni quhet edhe veriu i Greqisė njė rajon i lashtė qė lidhet me trashėgiminė e Filipit tė maqedonisė dhe Aleksandrit tė madh. Por edhe maqedonia e lidh ezkstencėn e vet me ketė emėr. Vec cėshtjes sė emrit, shkak i krizės qė solli edhe kėto zgjedhje tė parakohshme ishte situata politike. Partitė maqedonase gjithnjė janė detyruar tė bėjnė koalicion me partitė shqiptare pėr tė pėrfaqesuar 25% tė popullsisė etnike shqiptare. BDI e cila fitoi shumicėn e votave tė shqiptareve ne zgjedhjet e dy viteve me pare, nuk u ftua nė koalicion nga partia fituese VMRO DMPNE, e cila vendosi tė bėnte koalicion me partinė tjetėr shqiptare, PDSH qė sot drejtohet nga Menduh Thaci.

Kjo bėri qė opozita BDI tė bojkotonte parlamentin dhe tė bėhej pengesė pėr procesin politik te reformave dhe punėn e parlamentit. Kjo ishte dhe arsyeja qė kryeministri Gruevski thirri nė muajin prill kėto zgjedhje, per tė siguruar njė mazhorancė absolute nė parlament. Partia e tij ka premtuar se nuk do tė ndryshoje emrin e vendit sipas presionit grek, do tė nxisė reformat pėr hyrje tė shpejtė ne BE, do tė rimėkėmbė ekonominė dhe do tė luftojė korrupsionin. Njė tjetėr mosmarrėveshje ne koalicionin qė Gruevski ka patur me partinė shqiptare ėshtė mosnjohja e Kosovės. Qeveria e ardhshme padiskutim do jetė nėn presionin e partive shqiptare pėr ta njohur sa mė shpejt pavarėsine e Kosovės.

Ndėrkombėtaret e shohin Maqedoninė ende si njė vend tė tensionuar. Nė fakt fushata elektorale e ketyre zgjedhjeve ka qenė e tillė. Gjithsej 13 raste sulmesh janė shėnuar dhe raportuar nė kėtė fushatė, tė gjitha sulme kundėr partisė opozitare BDI. Lideri i kėsaj partie Ali Ahmeti shpetoi pa dėmtime pas njė sulmi nga njė person i paidentifikuar me 12 maj. Pėr tė gjitha kėto sulme BDI ka fajėsuar partinė rivale shqiptare tė Menduh Thaēit. Por njė nga zyrtarėt e partisė demokratike shqiptare thotė se BDI ėshtė vetėm nervoze pėr shkak se ishte jashtė pushtetit kėto dy vite, ndaj e paraqet veten si viktimė.

Nėse Gruevski nuk fiton njė shumicė absolute ai do kėrkojė BDI-nė ose PDSH tė bėjė koalicion qerveritar. Por PDSH u tėrhoq nga mbėshtetja pėr Gruevskin pasi kjo parti nuk njohu Kosovėn. Ndėrkohė Gruevski e sheh tė pamundur njė koalicion me BDI-nė. Ndėrkombėtarėt shqetėsohen dhe pėr standartet demokratike tė kėtyre zgjedhjeve, pasi kėsaj here ėshtė opozita maqedonase LSDM e Radmilla Sheqerinskės qė ankohet pėr mashtrime dhe parregullsi. Nė fakt edhe komisioni shteteror elektoral dhe OSBE kanė marrė ankesa pėr parregullsi nė listat zgjedhore….

Nderkombetaret i tremben njė tensionimi tė situatės si nė vitin 2001 kur shpėrtheu njė konflikt i armatosur mes ekstremistėve shqiptare dhe forcave qeveritare maqedonase, konflikt qė gati e coi vendin drejt luftes civile, por qė me ndėrhyrjen e nderkombetarėve u shua pas nėnshkrimit tė marrėveshjes sė paqes nė Oher. Partitė shqiptare ankohen se mjaft pika tė marrėveshjes sė Ohrit, pėr t’u dhėnė mė shumė tė drejta shqiptarėve, ende nuk janė zgjidhur….


(d.b/News24/Balkanweb)