Banjat e diellit, tė dobishme pėr veshkat


Banjat e diellit veprojnė mirė nė punėn e veshkat. Krahas me zgjerimin e enėve tė gjakut tė lėkurės, zgjerohen edhe enėt e gjakut nė veshka. Nėse shtohet djersitja nė lėkurė, nuk ka ndonjė ndryshim nė funksionin e veshkave, por kur nuk shtohet djersa, banjat e diellit shkaktojnė rritjen e punės sė veshkave duke shtuar nxjerrjen e urinės dhe bashkė me tė, edhe tė lėndėve e tjera qė pėrmban urina. Ėshtė vėnė re se veprimi i rrezeve tė diellit nuk shkakton ndonjė dėm mbi veshkat, jo vetėm kur ato janė tė shėndosha, por edhe kur janė tė sėmura. Klima e nxehtė pėrgjithėsisht ka njė ndikim tė mirė nė funksionimin e veshkave. Banjat e ajrit bėhen 1-2 orė nė ditė, veēanėrisht nė sėmundjet e gurėve tė veshkave dhe fshikėzėn e urinės. Ato (veshkat) as qė i hetojmė, e pėr ēdo ditė filtrojnė 180 litra lėngje (prej tė cilave 179 litra reabsorbohen, e vetėm 1 litėr hidhet jashtė pėrmes urinės). Kur veshkat janė tė shėndosha, ato mund t’i pėrshtaten mėnyrės sonė tė jetesės, pėrkatėsisht shtimit tė sasisė tė ushqimit (nėse nuk tejkalohet jashtė mase), nuk ndikon negativisht nė punėn e tyre. Problemet paraqiten vetėm atėherė kur veshkat sėmuren. Kur nuk kryejnė mė funksionin e tyre tė filtrimit dhe tė djegies tė substancave tė dėmshme, thuhet se fjala ėshtė pėr insuficiencėn (pamjaftueshmėrinė). Simptomat janė: lodhje, tretje e vėshtirėsuar, anemia paraqitet mė vonė, kur sėmundja tė jetė nė fazėn mė intensive.
Ushqimi
Kur sėmundja tė jetė nė fazėn fillestare, artikujt e vetėm ushqimorė qė duhen pėrjashtuar janė: gjalpi, mishi, sallamet, sepse me rastin e tretjeve tė tyre prodhohen nė sasi mė tė mėdha thartira tė urinės. Meqė veshkat nuk munden mė t’i largojnė kėto substanca helmuese, ekziston rreziku i helmimit. Mė vonė nėse pėrparon sėmundja, duhen zvogėluar nė mėnyrė drastike pemėt dhe perimet. Nė kėto raste, ndihmė tė madhe paraqesin prodhimet ushqimore pa albumina. Tė sėmurėt nga veshkat qė janė nė dializė duhet tė marrin shtesa sasiore, sepse organizmi ka nevojė pėr energji tė shtuar. Tė vetmit artikuj ushqimorė qė nuk duhet tė konsumohen janė: fasulja, bananet, arrat, kumbullat e thara, sepse mund tė shkaktojnė problem me zemrėn. Po ashtu, duhet marrė sa mė pak lėngje.
Uji
Njeriu humb pėrafėrsisht 2-3 litra ujė nė ditė nėpėrmjet shkarkimit tė mbeturinave trupore dhe djersės. Veshkat duhet tė shkarkojnė tė paktėn 280 miligramė nė ditė pėr tė pastruar trupin nga mbeturinat helmuese. Kur veshkat shkarkojnė acidin urik dhe urenė, dy lėndė helmuese, kėto janė tė shkrira nė ujė. Nėse ju nuk pini ujė tė mjaftueshėm, mbeturinat nuk pastrohen si duhet dhe mund tė krijojnė gurė nė veshka. Uji pėrmban kripėra tė shkrira. Kripėrat rregullojnė shpėrndarjen e ujit nė trup. Nėse nuk pimė ujė aq sa duhet, ne dehidratohemi dhe na merr etja. Kripėrat grumbullohen nė njė pikė dhe trupi merr ujin e qelizave pėr tė shkrirė kėtė grumbullim. Kjo sjell keqfunksionimin e veshkave, sepse pavarėsisht nga sasia e ujit tė marrė, ato duhet tė shkarkojnė tė paktėn 280 ml nė ditė pėr tė pastruar trupin nga mbeturinat helmuese. Uji ėshtė element kyē pėr kryerjen e reaksioneve kimike gjatė tretjes dhe metabolizmit tė ushqimit. Ai pėrēon elemente dhe oksigjen nė qeliza nėpėrmjet gjakut, si edhe ndihmon rregullimin e temperaturės trupore nėpėrmjet djersitjes.
Veshkat
Nė trupin e njeriut ekzistojnė dy veshka, tė vendosura nė regjionin e mesit nga tė dy anėt e shtyllės sė kurrizit, nėn anėn e poshtme tė brinjėve. Ato kanė ngjyrė tė kuqe-kafenjtė e formė si kokėrr fasuleje dhe madhėsi sa njė grusht. Pėrmes veshkave nga organizmi nxirren tepricat e ujit dhe produktet e fundit tė metabolizmit. Funksioni kryesor i veshkave ėshtė qė nga gjaku tė mėnjanohen produktet e fundit tė metabolizmit, e gjaku i pastruar tė kthehet nė trup. Ēdo minutė, pėrmes arterieve tė veshkave, nė veshka hyn rreth njė litėr gjak (njė e pesta e tėrė gjakut qė pompohet nga zemra). Pasi tė pastrohet, gjaku kthehet prapa, pėrmes venave tė veshkave. Veshkat posedojnė sistem tė komplikuar pėr filtrim. Nė ēdo veshkė ekzistojnė rreth njė milion njėsi, tė quajtura nefrone. Ēdo nefron pėrmban njė filtėr tė vogėl tė quajtur glomerul, i cili ėshtė i lidhur me kanalthet. Teprica e ujit sė bashku me produktet hedhėse ndahet nga gjaku me njė proces tė quajtur filtrim dhe shkon nė kanalthe. Nėse humbet njėra veshkė, veshka tjetėr zmadhohet qė ta kompensojė funksionin e veshkės qė mungon.
Substancat nė gjak
Veshkat e kontrollojnė nivelin e shumė substancave nė gjak. Me kėtė ata e ruajnė pėrmbajtjen konstante tė gjakut (homeostaza). Veshkat e ruajnė ujin e trupit dhe e mbajnė atė nė nivel qė ėshtė i nevojshėm pėr vijimin normal tė funksioneve tė organizmit. I mbajnė vlerat normale tė natriumit, kaliumit, kalciumit, fosforit dhe mineraleve tjera, qė merren me ushqimin e janė tė rėndėsishme pėr organizmin. Ata pėrthithen pėrmes veshkave nė qoftė se janė nė tepricė. Urea dhe produktet tjera hedhėse krijohen gjatė shpėrbėrjes sė proteinave, tė marra me ushqim (p.sh.mish). Kreatinina ėshtė produkt hedhės i muskujve. Produktet hedhėse siē janė urea dhe kreatinina hidhen pėrmes veshkave. Nėse funksioni i veshkave ėshtė i zvogėluar, niveli i tyre nė gjak rritet. Niveli i kreatininės nė gjak ėshtė tregues pėr funksionin e veshkave. Shumica e produkteve hedhėse janė toksike nėse rritet niveli i tyre nė gjak. Veshkat normale marrin pjesė edhe nė krijimin e disa hormoneve tė rėndėsishme. Kėta hormone marrin pjesė nė rregullimin e tensionit tė gjakut, nė krijimin e rruazave tė kuqe tė gjakut nė palcėn kockore dhe nė pėrthithjen e kalciumit nga zorrėt.


Pėrgatiti: Jonida Tashi

Tė rejat nga shkenca/ Mėngjesi kontrollon peshėn trupore

Shkencėtarėt amerikanė nga Universiteti Commonwealth i Virginias, kanė pohuar se ushqimi i mėngjesit ėshtė faktor shumė i rėndėsishėm pėr humbjen e disa kilogramėve. Duke studiuar 96 femra tė trasha pėr njė periudhė kohore prej tetė muajsh, hulumtuesit kanė vėrejtur se pėr ta zvogėluar peshėn e tyre, mė tė prira kanė qenė pjesėmarrėset tė cilat gjysmėn e kalorive tė tyre i kanė konsumuar qė nė mėngjes. Pėrkundėr kėsaj, duket se mungesa e ushqimit nė mėngjes nxit mė shumė dėshirėn pėr ushqim dhe nė kėtė mėnyrė e rrit peshėn trupore.