Mosfunksionimi i tiroides sjell probleme me zemrėn


Kushdo ka pasur probleme me tiroiden ėshtė ndeshur edhe me simptomat qė ajo shfaq, pra temperaturė e ulėt trupore, duar dhe kėmbė tė ftohta, probleme me lėkurėn, sytė, tingėllim tė veshėve, kėputje thonjsh, gjendje stresi, pagjumėsi etj. Por problemet e shfaqura nga mosfunksionimi i tiroides prekin edhe zemrėn, vihet re njė dobėsi dhe ulje e ndjeshme nė punėn e saj. Testimi dhe diagnostikimi i tiroides bėn tė mundur qė tė analizohen edhe problemet e tjera qė mund tė jenė shfaqur prej ndikimi tė saj si: probleme tė zemrės, gjakut, menopauzės te gratė etj.
Tiroidja ėshtė njė gjėndėr me sekrecion tė brendshėm qė ndodhet poshtė “Mollės sė Adamit”. Ajo merr pjesė nė metabolizmin e organizmit dhe tė gjitha hormonet e saj i derdh direkt nė gjak. Nė vendin tonė tejkalohet kriteri pėr ta quajtur kėtė sėmundje epidemike, pasi ajo gjendet nė mbi 80 pėr qind tė popullatės, ndėrsa sipas UNICEF-it nė 97 pėr qind tė njerėzve tė studiuar kishte mangėsi nė sasinė e pėrvetėsimit tė jodit.
Mungesa e jodit
Mungesa e jodit ėshtė pikėrisht zanafilla e strumės, qė kohėt e fundit njihet me njė emėr tė vetėm, Sindroma e Deficiencės Jodike. Gusha apo struma ėshtė njė shfaqje e zakonshme nė kushtet e vendit tonė dhe nga ana tjetėr ajo mund tė jetė e pranishme nė shumė sėmundje tė gjėndrės tiroide, qė nga shtimi dhe pakėsimi i funksionit deri te mahisjet dhe tumoret e saj. Gusha karakterizohet nga zmadhimi i gjithė gjėndrės ose njė lobi tė saj, si pasojė e mungesės sė jodit nė dietė. Jodi ėshtė lėnda bazė pėr formimin e hormoneve tė tiroides. Kur kjo lėndė mungon, organizmi pėrpiqet ta kompensojė kėtė me zmadhimin e gjėndrės tiroide nė mėnyrė qė ajo tė kapė dhe tė pėrdorė sa mė mirė atė sasi jodi qė merr me ushqimin. Mė tė prekur nga tiroidja janė njerėzit qė konsumojnė ushqime tė varfra me jod kanė deficit nė jod nė organizmin e tyre dhe si pasojė e kėsaj gjėndra tiroide rritet nė vėllim, duke dhėnė imazhin e gushės ose tė strumės. Nė botė ka rreth 1 miliard persona qė kanė mungesė tė jodit. Struma mė shpesh shfaqet gjatė adoleshencės dhe ėshtė mė e shprehur te femrat, veēanėrisht gjatė shtatzėnive.
Kėrkimet
Kėrkimet e bėra kanė treguar se faktori qė ndikon te simptomat qė shfaq tiroidja vjen ėshtė veprimtaria e ulėt e saj, e cila mban numrin njė nė shkaktimin e problemeve tė mbipeshės, sidomos te gratė. Problematike ėshtė gjendja kur tiroidja ka shfaqur probleme tė hershme dhe nuk ėshtė bėrė asnjė pėrpjekje pėr tė rregulluar funksionin e saj. Sepse edhe pse ėshtė e shėrueshme dhe e trajtueshme ėshtė njė sėmundje qė duhet trajtuar pėr njė kohė mė tė gjatė, sesa nė rastet kur trajtimi bėhet nė njė fazė tė hershme. Njė gjendje e tillė e lėnė pas dore mund tė shfaqė shenja tensioni, ankthi, depresioni dhe lodhje tė pėrgjithshme mendore e trupore. Duke qenė se mosfunksionimi i tiroides sjell edhe probleme tė zemrės dhe gjakut ėshtė e kėshillueshme qė testi i tiroides apo kontrollet mjekėsore tė jenė tė vazhdueshme pėr ata persona qė dallojnė simptoma tė mosfunksionimit tė tiroides.
Shkaktarėt
Nga shumė kėrkime tė bėra ka rezultuar se njė dietė e varfėr, po ashtu edhe njė teprim nė tė ushqyer luajnė rol tė rėndėsishėm nė mosfunksionimin e tiroides. Prej disa dekadash ėshtė njohur veprimi i jodit nė gjėndrėn tiroide. Kripa e jonizuar mendohej se e zgjidhte kėtė problem, por kjo nuk ėshtė plotėsisht e vlefshme. Sepse gjatė tė ushqyerit merren dhe shumė pėrbėrės tė tjerė ushqimorė tė cilėt pengojnė ēlirimin e jodit nė gjak. Disa studime kanė treguar se efektet e sheqerit dhe drithėrave janė tė dėmshme pėr tiroiden, por pėrsėri janė ndėr produktet ushqimore mė tė konsumueshme nė dietėn tonė ditore. Po ashtu edhe disa lloje vajrash tė pėrdoruar pėr gatim janė tė dėmshme sepse kanė nė pėrbėrje tė tyre pėrbėrės tė cilėt pengojnė ēlirimin e fluorit nė gjak. Por tani shpresa pėr pėrmirėsimet qė sjell pėrdorimi i vajit tė arrės sė kokosit, tregon edhe pėr ndihmesėn qė ky produkt ushqimor sjell edhe nė gjendjen mendore.
Ushqimet
Ushqimet qė ndikojnė negativisht te tiroidja janė ato produkte qė pėrmbajnė lėndė qė ndikojnė nė zmadhimin e strumės. Tė tilla mund tė pėrmendim lakrėn e bardhė, fasulet, gėshtenjat. Prandaj duhet pasur kujdes nė pėrdorimin e tyre. Tė sėmurėt me gushė mund tė ankohen kur ajo ėshtė e madhe dhe ka shtrirje edhe pas dėrrasės sė kraharorit. Nė kėto raste, ata kanė rėndim dhe vėshtirėsi gjatė gėlltitjes. Por ka dhe disa tė sėmurė qė ndiejnė shtrėngime nė grykė, kjo gjendje nuk lidhet me tiroiden. Nėse tiroidja kapet nė kohė, parandalohet mė shpejt se kurimi. Mjekimi i gushės ėshtė relativisht i thjeshtė, por i zgjatur nė kohė. Si mjekim pėr moshat e rritura pėrdoret hormoni i tiroides. Nė vendin tonė si metodė parandaluese ėshtė zgjedhur jodizimi i kripės. Por kripa duhet tė ruhet nga lagėshtira dhe kontakti me dritėn.

Simptomat
Ndryshime nė funksionin e gjendjes sė tiroides
Ndjesi nxehtėsie tek ata qė kanė tepricė jodi
Djersitje tė duarve dhe pjesėve tė tjera tė trupit
Ndjesi tė ftohti tek ata qė kanė nevojė pėr jod
Lodhje trupore, si pasojė e mungesės sė jodit
Flasin dhe veprojnė ngadalė, nga prodhimi i jodit nėn masėn e lejuar
Lėkurė e ashpėr dhe e thatė
Mungesa e jodit nuk lejon djersitje
Acarim, qė sjell trashje tė zėrit
Dhimbje muskulore
Mungesė oreksi
Duar dhe kėmbė tė ftohta
Temperaturė e ulėt e trupit
Ndjeshmėri e dobėt
Dhimbje tė forta koke
Pagjumėsi
Sėmundje tė ndryshme tė lėkurės
Djegie tė syve
Rėnie flokėsh
Thonj qė tė thyhen
Probleme mė dėgjimin, si dhe ajo qė duket mė qartė probleme me mbipeshėn.


Kėshillat
Kryerja e analizave dhe kontrolli tek mjeku
Mbajtja nė normė e TSH-sė
Marrja e mjekimit nė mėnyrė tė rregullt
Filloni ushtrimet fizike
Marrja e rrezeve tė diellit ēdo ditė
Kėshillohet tė konsumohet sa mė pak sheqer
Kėshillohet gjumė i qetė dhe i mjaftueshėm
Pirja e ēajit me kamomil para gjumit
Konsumimi i lėngjeve qė pėrmbajnė vitamina
Pėrdorimi i bulmetit, frutave dhe perimeve
Nuk kėshillohet mish dhe peshk i skuqur
Evitoni gripin nė sezonin e ftohtė


Pėrgatiti: Jonida Tashi


Tė rejat nga shkenca
Studimi, ushqimi pėr artritin
Ekzistojnė disa ushqime tė cilat mund t’u ndihmojnė personave tė cilėt vuajnė nga artriti. Dhimbja e cila ėshtė e pranishme te artriti ėshtė pasojė e proceseve inflamatore, ndėrsa substancat e pranishme nė ushqim i bllokojnė enzimat tė cilat e shkaktojnė kėtė inflamacion. Vishnjat dhe qershitė kanė ndikim tė mirė pėr shkak tė antocianėve tė pranishme nė to, ndėrsa studimet tregojnė se njė lugė nė ditė nga lėngu i vishnjave i zvogėlon markerėt e inflamacionit. Spinaqi dhe ēaji i gjelbėr kanė ndikim tė ngjashėm, ndėrsa pozitivisht ndikojnė edhe farat e lirit si burim tė acideve omega-3-yndyrore. Soja dhe brokoli, po ashtu rekomandohen pėr shkak tė substancave kimike tė cilat i pėrmbajnė.