Migrena ėshtė forma mė e pėrhapur e dhimbjes sė kokės. Ajo ėshtė njė sėmundje neurologjike me dhimbje pulsative tė kokės e shoqėruar me marrje mendsh, vjellje, ndjeshmėri ndaj dritės, zėrave dhe ndaj aromave. Fillon me simptomė prodromale, gjysmė deri njė orė para dhimbjes sė kokės, me eufori, depresion, lodhje, puls tė shpejtuar, anoreksi. Pastaj vijon dhimbja e fortė e kokės nė tė shumtėn e rasteve vetėm nga njėra anė, por jo gjithnjė. Gjatė aktiviteteve trupore keqėsohen simptomat. Shpesh shoqėrohet dhimbje koke me marrje mendsh, vjellje, fotofobi dhe fonofobi. Faktorėt tė cilėt ndikojnė dhe shkaktojnė dhimbje koke janė: stresi, ndryshimi i bioritmit, mungesa e gjumit, ushqimi (djathi, ēokollata, ēaji, bananet, lajthia, arra, bajamja), alkooli, droga, ndryshimi atmosferik si dhe ndryshimi hormonal tek femrat.
Shkaqet
Shkaqet e shfaqjes sė migrenės deri mė sot ende nuk janė bėrė plotėsisht tė njohura, edhe pse nė botė numri i njerėzve, qė vuajnė prej saj, ėshtė shumė i madh. Migrena ėshtė njė formė e veēantė e dhimbjes sė kokės, e cila mund tė zgjasė nga disa minuta deri pėr ditė me radhė. Me migrenė nėnkuptohen njė valė dhimbjesh akute, nė njė gjysmė tė kokės, shpesh tė shoqėruara nga tė vjella dhe marramendje. Shenjat e para janė shqetėsime vizive: fleshe dritash nė ajėr, shfaqen sidomos tek adoleshentėt ose moshat e reja, tė cilėt janė pjesėtarė familjesh ku ėshtė prezente kjo sėmundje edhe tek anėtarėt e tjerė, dhe sidomos tek femrat me probleme menstruale. Patogjenezia e migrenės ėshtė e lidhur me modifikimin e fluksit tė gjakut celebral, shkaktuar nga shqetėsime arterioale.
Format
Eksitojnė dy lloje kryesore tė migrenės: migrena me aurė dhe migrena pa aurė. Aura zgjatė deri mė 60 minuta. Ajo paraqitet me halucinacione optike. Tek gratė migrena shpesh ėshtė nė formė mė tė zgjatur dhe mė intensive. Por nuk pėrjashtohen mundėsitė e shfaqjes sė saj edhe te fėmijėt, 5 pėr qind e tyre vuajnė nga kjo sėmundje. Jo gjithmonė ndihma e mjekut mund tė ēojė nė parandalimin e kėsaj sėmundjeje tepėr shqetėsuese pėr njerėzimin. Shpesh vetėshėrbimi mund tė jetė shumė mė frytdhėnės se medikamentet e rekomanduara prej mjekut.
Migrena klasike
Shfaqet zakonisht tek fėmijėt, adoleshentėt ose tė rinjtė. Ėshtė me e shpeshtė tek femrat dhe ka karakter familjar. Kriza fillon me ērregullime vizuale (shkėndija ose deformim i objekteve), dhimbje pulsuese vetėm nė njė gjysmė tė kokės (nė tė majtė ose nė tė djathtė), tė vjella. Vazhdon 2-6 orė dhe pėrmirėsohet pas gjumit.
Migrena e zakonshme
Dhimbje koke unilaterale ose bilaterale, me ndjenjėn e tė vjellės, por pa tė vjellė dhe pa shqetėsime vizuale. Mė e shpeshtė tek femrat. Kriza fillon gradualisht dhe mund tė zgjasė nga disa orė deri nė disa ditė.
Migrena “me orar”
Dhimbje koke unilaterale (si djegie), retroorbital (mbrapa syve), shfaqet natėn. Mė e shpeshtė tek meshkujt e rinj (90 pėr qind). Kriza fillon rreth 2-4 orė, pasi ka rėnė tė flejė, ka njė intensitet tė lartė qė tė zgjon nga gjumi, i sėmuri loton vetėm nga njėri sy dhe paraqet kongjestion nazal. Zakonisht nuk shoqėrohet me probleme vizuale ose tė vjella. Kriza vazhdon 20-60 min pastaj pushon menjėherė dhe rishfaqet ditėn tjetėr nė tė njėjtėn orė pėr disa javė me radhė. Pastaj mund tė pushojė pėr disa muaj dhe tė rishfaqet pėrsėri.
Shkaqet
Shkaqet e shfaqjes sė migrenės deri mė sot ende nuk janė bėrė plotėsisht tė njohura, edhe pse nė botė numri i njerėzve, qė vuajnė prej saj, ėshtė shumė i madh. Migrena ėshtė njė formė e veēantė e dhimbjes sė kokės, e cila mund tė zgjasė nga disa minuta deri pėr ditė me radhė. Me migrenė nėnkuptohen njė valė dhimbjesh akute, nė njė gjysmė tė kokės, shpesh tė shoqėruara nga tė vjella dhe marramendje. Shenjat e para janė shqetėsime vizive: fleshe dritash nė ajėr, shfaqen sidomos tek adoleshentėt ose moshat e reja, tė cilėt janė pjesėtarė familjesh ku ėshtė prezente kjo sėmundje edhe tek anėtarėt e tjerė, dhe sidomos tek femrat me probleme menstruale. Patogjenezia e migrenės ėshtė e lidhur me modifikimin e fluksit tė gjakut celebral, shkaktuar nga shqetėsime arterioale.
Prevalenca
Nga migrena vuajnė 18 pėr qind e grave dhe 6 pėr qind e meshkujve. Ajo manifestohet pėr herė tė parė rreth moshės 25 deri 45 vjeēare. Deri nė pubertet vuajnė meshkujt dhe femrat nė pėrmasa 1 me 1 pastaj nė moshėn e rritur femrat vuajnė 3 herė mė shumė se meshkujt.
Diagnoza
Diagnoza e migrenės bėhet nga pyetja e saktė e pacientėve si dhe nga studimi i historisė sė sėmundjeve tė pacientėve. Metoda speciale laboratorike pėr diagnozėn e migrenės nuk ekzistojnė. Pra migrena ėshtė sėmundje e cila me mjete tė mjekėsisė nuk mund tė verifikohet pa probleme. Mirėpo me ndihmėn e Elektroencephalografisė (EEG), Computertomografisė (CT), Ultrazėrit, mund tė pėrjashtohen dhimbjet e shkaktuara nga tumoret, gjakderdhja nė tru, etj.
Patogjeneza
Edhe pse patogjeneza nuk ėshtė plotėsisht e sqaruar, nė vitet e fundit ėshtė grumbulluar evidencė, sipas sė cilės kjo sėmundje ėshtė tė paktėn pjesėrisht njė kanalopati (ang. channelopathy). Kanalopatitė janė sėmundje kryesisht gjenetike, qė kanė si shkak njė ē’rregullsi tė pėrēimit tė joneve nė kanalet jonike tė membranave celulare. Shtysa kryesore e kėsaj hipoteze ishte zbulimi qė Migrena Familiare Hemiplegjike (ang. Familial Hemiplegic Migraine, FHM), megjithėse njė formė e rrallė migrene, ėshtė njė sėmundje trashėguese e tipit autozomal dominant me mutacione tė gjeneve nė kromozomin e 19, qė bėjnė kodimin e kanaleve tė kalciumit (Ca2+) tė veēanta pėr neuronet. Kjo shpjegon edhe faktin qė bllokuesit jospecifik tė kalciumit kanė rol preventiv nė kėtė patologji.

Mjekimi i migrenės
Terapia e migrenės bėhet nė dy shtylla: terapia akute dhe terapia profilaktike (parandaluese).
Terapia akute
Pėr rastet akute tė dhimbjes sė kokės preferohen:
Triptanet: sumatriptani, zolmitriptani, eletriptani, Rizatriptani, naratriptani dhe frovatriptani.
Anti-inflamatorėt: acidi acetylsalicik(Aspirin), Paracetamol, ibuprofen.
Antiemetikėt (kundėr vjelljes): domperidon.
Gjithashtu edhe ergotamini, dihidroergotamini.
Terapia profilaktike
Pėr parandalimin dhe reduktimin e paraqitjes sė dhimbjes:
Betablokues: metoprolol, propranolol.
Bllokues tė kanalit tė kalciumit: flunarizin.
Gjithashtu si medikamente tė dorės sė dytė: valproat, topiramat.
Si metoda pa medikamente vlen tė pėrmenden qetėsimi nė dhoma tė errėta pa zhurmė, terapia aromatike dhe trajnimi autogjen.

Pėrgatiti: Jonida Tashi

Tė rejat nga shkenca/ Geni qė shkakton migrenėn

Nė vitin 1996 ėshtė zbuluar njė gen pėrgjegjės pėr transportimin e kalciumit nėpėr qelizat celebrale, i cili shkakton njė formė tjetėr migrene, e quajtur “migrena familjare”, nėse ky gen nuk funksionon normalisht, lėvizjet e nivelit tė kalciumit reflektohen nė mosfunksionimin e disa neurotrasmetuesve, ngacmimi i tė cilave shkakton kėtė formė migrene. Mė parė, njerėzit bėnin shkaktarė tė shfaqjes sė migrenės grumbullimin e njė pjese tė gjakut nė tru, por ajo u hodh poshtė nga studiues tė ndryshėm dhe mendohet se shkaktare e shfaqjes sė saj janė ngacmues tė ndryshėm, si zhurmat e forta, drita e fortė, problemet e ndryshme, alkooli, uria, streset psikologjike. Thuhet se migrena ėshtė dy herė mė shumė prezente tek femrat se sa tek meshkujt. Sipas shkencėtarėve pėrveē barnave migrena mund tė shėrohet plotėsisht me mjekėsi popullore. Pasi, sipas tyre, barishtet qė i pėrdorim pėr mjekim nė mjekėsi popullore nuk janė vetėm ilaēe, ato janė (shumica e tyre) pjesė e ushqimit tė pėrditshėm.