Receta Gatimi

Kriza shqiptare


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Kriza shqiptare

    E Diele, 07 Janar 2007
    Nga Gabriel Partos

    Me qellim integrimin evropian, Shqiperia eshte futur ne nje grup me pese shtete te tjera te perfshira me pare ne konflikte ne Ballkanin Perendimor. Persa i perket progresit drejt anetaresimit ne Bashkimin Evropian, Shqiperia vjen pas Kroacise dhe Maqedonise dhe perpara Bosnje-Hercegovines, Malit te Zi dhe Serbise. Per Kroacine dhe Maqedonine u deshen tre deri ne kater vjet nga perfundimi i Marreveshjeve te Asociim-Stabilizimit qe BE t’u jepte atyre statusin formal te kandidateve per anetaresi.

    Ne rastin e Kroacise, vonesa ishte per shkak te progresit te ngadalte ne zbatimin e kerkesave te Gjykates se Krimeve te Luftes ne Hage. Ne Maqedoni, shkak vonese u be zbatimi i marreveshjes se paqes se Ohrit qe i dha fund konfliktit te 2001.

    Shqiperia qe e nenshkroi marreveshjen e vet ne qershor nuk ka patur probleme te tilla. Por ajo ka probleme te veta qe duhen zgjidhur para se te aspiroje per statusin e kandidatit, le me pastaj bisedimet per anetaresi ne BE.

    Nje nga ceshtjet kryesore ka qene deshtimi per te mbajtur zgjedhje qe do te plotesojne teresisht normat demokratike - dhe kjo megjithe praktiken e nevojshme me gjashte zgjedhje parlamentare dhe kater zgjedhje lokale qe nga 1991. Kete here, koalicioni qeverises i drejtuar nga Sali Berisha eshte perballe opozites qe drejtohet nga socialistet qe thone se do te bojkotojne zgjedhjet e thirrura per 20 janar.

    Megjithese nje seri mosmarreveshjesh te meparshme, duke perfshire perberjen e komisionit elektoral jane zgjidhur, opozita vazhdon te kembengule se kerkon qe certifikatat e lindjes te jene te regjistruara ne qender para se te perdoren si prove identiteti. Ndersa kane mbetur edhe dy jave nga dita e zgjedhjeve qe teorikisht ka qene dita e fundit qe zgjedhjet duhen mbajtur, duket se eshte gjetur nje rruge per shtyrje prej nje muaji duke riinterpretuar ligjin elektoral.

    vazhdon...

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Kriza shqiptare

    Megjithate, kjo ende nuk jep kohe te mjaftueshme per te plotesuar kerkesat e opozites dhe cdo vonese tjeter do te kerkoje amendamente te legjislacionit. Pas kesaj mosmarreveshje per procedurat elektorale ka shume interesa te forta partiake. Kryeministri Berisha do te kishte preferuar t’i mbante zgjedhjet ne vjeshte, nje vit pasi fitoi zgjedhjet e pergjithshme dhe ajo qe ka me rendesi, para nderprerjeve te energjise gjate dimrit qe mund te minonin perkrahjen e publikut per qeverine.

    Ne te kundert, udheheqesi i opozites Edi Rama do qe zgjedhjet te shtyhen dhe me disa muaj te tjere, pasi atij i duhet te kete nje kontroll me te forte te partise se tij, vetem nje vit pasi ai u zgjodh kryetar. Zgjedhje jo te suksesshme mund te minonin poziten e tij dhe mund t’i jepnin shans paraardhesit te tij, ish-kryeministrit Nano te rikthehej ne skenen politike.

    Ne kete situate, partneret e huaj kane dale me nje deklarate te perbashket ku shprehin shqetesimin e tyre dhe kane paralajmeruar politikanet se deshtimi per te arritur nje marreveshje nuk duhet te penalizoje te gjithe vendin qe ka nevoje per zgjedhje lokale qe te plotesojne standardet nderkombetare. Zakonisht, nje paralajmerim nga BE mund te jete iniciative per politikanet qe te vepronin. Por, duke qene se statusi i kandidatit te Shqiperise eshte tre-kater vjet larg, Brukseli mund te aplikoje shume pak presion te menjehershem.

    Po ashtu, duke qene se nje vendim per anetaresim ne NATO nuk do te jepet deri ne fund te vitit tjeter, ndikimi aktual amerikan ne Tirane eshte disi me pak i fuqishem sesa mund te jete me prane kohes se marrjes se vendimit .

    (Autori eshte analist i BBC)

    Korrieri Shqip (c) 2007

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Martesa: Kriza e Vitit te 7...
    Nga erinda nė forum Life Style
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-03-2012, 10:00 AM
  2. Kriza, 2500 shqiptare humben vendet e punes
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 09-01-2010, 02:58 PM
  3. Kriza, i jep fund jetes biznesmeni
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 07-08-2009, 07:09 AM
  4. Kriza per kartat drejt fundit
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-04-2009, 08:43 AM
  5. Kriza ekonomike
    Nga mekaniku nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 11:31 PM