Eusebio Haliti ngjitet nė majė tė Evropės

18-vjeēari nga Shkodra regjistron kohėn mė tė mirė kontinentale nė vitin 2008

Ylli i Eusebio Halitit vazhdon tė shkėlqejė. Tė dielėn e kaluar, atleti shqiptar qė jeton dhe stėrvitet nė Itali ka regjistruar kohėn mė tė mirė nė Evropė pėr vitin 2008 nė kategorinė Under-18 (nėn 18 vjeē). Nė kampionatin rajonal qė u mbajt nė Bari, Haliti e frenoi kronometrin nė kohėn 52 sekonda e 72 tė qindtat nė garėn e 400 metrave me pengesa. Lajmi nuk ka kaluar pa u vėnė re, madje pėrtej Adriatikut shpresojnė se shumė shpejt djaloshi i lindur nė Shkodėr do tė pajiset me pasaportėn italiane, pėr tė pėrfaqėsuar flamurin trengjyrėsh. "Tė dielėn e kaluar nė Bari, gjatė kampionatit rajonal pėr klube, Eusebio Haliti ka vendosur kohėn mė tė mirė italiane dhe evropiane tė vitit 2008 nė kategorinė Under-18 me kohėn 52"72 nė garėn e 400 metrave me pengesa, ku pengesa ishte 91 centimetra e gjatė", citonte "tranisport.it". "Kujtojmė se atleti ėshtė rezident nė Bisēelje dhe pret, shpresojmė sa mė shpejt, qė tė pajiset me pasaportėn italiane. Ai ka lindur nė Shkodėr, por mund tė themi se ėshtė italian, pasi prej 8 vjetėsh jeton, studion dhe stėrvitet nė qytetin e krahinės sė Puljas", vazhdonte mė tej sajti elektronik.

Paraqitjet e jashtėzakonshme gjatė kėtyre dy viteve tė fundit kalendarik e kanė vendosur me tė drejtė Eusebio Halitin nė vėmendjen e specialistėve sportivė dhe mediave. Gjatė kėtij sezoni, 18-vjeēari nga Shqipėria ka kryesuar nė Itali dhe nė Evropė nė moshėn e tij, me pengesa 84 centimetra tė lartė me kohėn 51"73. Gjatė vitit 2008, ai ka thyer dy rekorde kombėtare nė Itali: nė garėn e 400 metrave indorė, ku fitoi titullin italian pėr U-18 dhe nė 500 metra. Kėto dy rekorde nuk thyheshin prej 23 dhe 27 vjetėsh. Mė 14 janar 2008, nė Garat Kombėtare Indor pėr Italinė tė zhvilluara nė Ankona, shkodrani qė garon pėr skuadrėn "Pol. Roko Skotelaro di Matera" i habiti tė gjithė, duke vendosur rekordin e ri italian pėr tė rinj, me kohėn 48"86, ku koha mė e mirė e mėparshme (qė nuk thyhej prej vitit 1985) ėshtė ulur me 26 tė qindtat.

Edhe pse ėshtė vetėm 18-vjeēar, shpejtėsia dhe talenti i tij e klasifikojnė Eusebio Halitin mes atletėve premtues pėr tė ardhmen e afėrt. Me kohėn 52"72, ai mund tė bėnte njė paraqitje tė mirė edhe nė Kampionatin e Botės Under-20 tė Kategorisė Superiore qė fillojnė sot nė Poloni. Fakti qė nuk ka pasaportėn italiane dhe nuk ėshtė i regjistruar pranė Federatės sė Atletikės nė Itali apo nė Shqipėri e kanė detyruar qė pėr arsye burokratike ta humbasė kėtė aktivitet. Por, djaloshi kėrkon tė vrapojė dhe tė prezantohet nė evenimente tė mėdha ndėrkombėtare e pikėrisht kėtu mund tė pėrfitojė vendi ynė. Vetėm pak kohė mė parė, Haliti kishte bėrė tė ditur se dėshiron tė marrė pjesė me ēdo kusht nė Olimpiadėn 2008 dhe nėse nuk udhėton drejt Kinės si pjesė e Italisė, atėherė shpreson qė tė marrė pjesė si anėtar i delegacionit shqiptar. Megjithatė, deri mė tani, pėrveē disa joshjeve tė vogla financiare, qė gjithsesi nuk janė asgjė nė krahasim tė tė ardhurave nė Itali, atletika shqiptare dhe KOKSH nuk kanė bėrė asgjė mė shumė pėr talentin shkodran. Askush prej tyre nuk ėshtė kujtuar tė "kursejė" njė ftesė nga organizatorėt kinezė tė Lojėrave Olimpike, ku tė shkruanin emrin e Labinot Halilit dhe tė rimerrnin talentin 18-vjeēar.