mare nga gazeta shqiptare
20/07/2008 - 06:16
• Nga Kico Blushi
Edhe pse nė Shqipėri mund tė lindėsh e tė vdesėsh pa t’u dhėnė rasti tė shohėsh nė qiell tė fluturojė ndonjė shqiponjė, mėmėdheun tonė tė dashur dikur e quanim krenarisht e me njė bindje tė budallallepsur: “vend i shqiponjave”. Ndėrsa sot, mund tė pohojmė pa frikė, ne mund tė quhemi, natyrisht jo dhe aq krenarisht, “vend i begatė i plehrave”, “toka e askujt” ku tė gjithė, qė nga qeveritarėt hushkulur e deri te katundari mė i rėndomtė qė i vė zjarrin pyllit apo dinamitin detit, kanė qenė e kanė mbetur armiq tė pėrbetuar e tė nderuar tė pronės e tė interesit publik. Ky vend ėshtė pa zot!
Nė fillimet e demokracisė, mė kujtohet, njė poet qė kishte bėrė disa vite burg nė diktaturė, i entuziazmuar nga liria e demokracia, botoi njė vjershė pėr plehrat, ku thosh se nė demokraci edhe plehrat janė tė bukura! Por ja qė nuk qenkan edhe aq tė bukura! Pas gati njėzet vitesh, nė kėtė tranzicion tė rrėmbushur me lloj-lloj plehrash kombėtare dhe ndėrkombėtare, ne sa vjen e gėlojmė mbi plehra tė ngurta, kimike, toksike, bakterologjike, tė ngordhura, tė kalbura, tė gjalla, herė me dy e herė me shumė kėmbė, herė me erė tė qelbur e herė pa erė tė qelbur, plehra vetjake e kolektive, plehra qyteti e plehra katundi, plehra me zot e plehra pa zot…Ne tash kemi jo pak plehra zyrash, partiake, qeveritare, bashkiake, policore, doganore, pavijone sindozot infektive, ushqime tė skaduara, pije alkoolike false, mish me plasje (antraks), peshk tė sjellė nga India, merimangė tė zezė, rroba gabi e veshje firmato turke e kineze, rrugė tė pudrosura me pluhur batėrdisės, bukė me miell tė infektuar, rubinete me ujė tė nakatosur me fekale, varreza pafund makinash, inerte, ndėrtime pa leje e prishje me leje, fabrika ēimentosh e gurore nė ēdo qafė mali e hyrje-dalje qyteti…Bashkė me kėtė plehrėnajė kombėtare kemi edhe shpifje e sharje e sherr pėr njė gėrvishtje makine, shkolla me nxėnės analfabetė, universitete private me studentė gjysmė analfabetė, mėsues qė shiten e blihen e ndonjė qė edhe arrestohet pėr 100 euro, vrasje tė nėnės bashkė me tė birin pėr njė dele, qenėr rrugaēė tė legalizuar, lule pafund, -oh sa shumė lule!-, por ama artificiale, pra lule tė pėrndezura qė nuk vyshken kurrė e qė janė vendosur me kujdes nė ēdo kilometėr nė kujtim tė tė vrarėve tė dehur nga liria e pamerituar, si dhe lapidarė tė pėrdhosur heronjsh tė harruar apo anonimėsh buzė xhadeve tona tė handakosura e aq shumė tė pėrgjakura, qė provojnė hallakatjen e kėrleshjen tonė nė kotani e nė hyrjabyrja!
Por ama, ne kemi Ministri Mjedisi, kemi edhe Ministri Kulture dhe Turizmi! Kemi pra ministra tė suksesshėm, njė kryeministėr tė fortmerakosur qė nuk e zė gjumi pėr ne, kemi dikastere, inspektorė mjedisi, zjarrfiksa, higjienistė, mjekė, policė tė llojllojshėm, madje edhe policė pyjorė, natyrisht shumė mė pak se zjarrvėnės, se shkėrbėrės tė pronės publike, plehrabėrės, plehrangrėnės dhe plehrahedhės me pushtet e tahma tė pakufizuar! E pra, nuk ėshtė fjala pėr ambalazhet e ēokollatave apo tė kanoēeve bosh tė coca-colės, qė dikur i vinim pėr zbukurim nė ballinat e bufeve e qė ndoshta poeti asokohe kishte parasysh pikėrisht ato, po pėr mbetjet toksike tė sjella nga Greqia e tė hedhura nė Bilisht krejt hapur, nėpėrmjet doganės, ditėn pėr diell, me licencė, bash me lejen e Ministrisė sė Mjedisit! Kėtė e pranoi me njė ēiltėrsi tė paparė vetė Ministria jonė e Mjedisit, sipas sė cilės, kėto mbetje plastike nuk bėkan aspak dėm pėr popullsinė, pavarėsisht se populli aty po ankohet se po qelbet nga era e ndotur! Nė fund tė fundit, populli atė punė ka, tė ankohet! Nuk kemi parė deri mė sot njė zėdhėnės mė tė sinqertė se ai i Ministrisė sė Mjedisit! Me njė transparencė tė admirueshme, zėdhėnėsi i Xhuvelit na sqaroi para ca ditėsh se mbetjet plastike tė hedhura nė Bilisht nuk janė aspak tė rrezikshme, pasi plehrat nuk ishin hedhur fshehur, natėn, po ishin sjellė si biēim dhurate nga Greqia, se ato, plehrat toksike pra, paskėshin hyrė legalisht nė Shqipėri, nėpėrmjet doganės, me “vizė” tė rregullt nga qeveria, natyrisht nėpėrmjet “njė firme tė licencuar”, gjė qė e bėn punėn e plehrave njė ēėshtje mė se tė rregullt e ligjore, d.m.th, njė punė tė pastėr e mė se tė nderuar!...Madje plehrat e mirėseardhura greke edhe mund tė pėrpunohen, si po thuhet, gjė qė do tė thotė se do tė punėsohen edhe ca bilishtarė e bilishtare tė papunė….A nuk ėshtė ky edhe njė tjetėr sukses i qeverisė sonė demokratike?!
***
E pra, gjithnjė sipas kėsaj logjike, apo transparence, si i thonė zėdhėnėsit, para ca kohėsh u njoftua se nė Korēė do tė montohej njė TEC pėr tė prodhuar energji me qymyr, TEC qė do tė ēmontohej diku andej nga Kosturi, nė mos gabohem, pasi pėr banorėt e Kosturit ishte bėrė shqetėsim ndotja e mjedisit! Po me njė transparencė tė tillė, kryeministri ynė po i lutet Berluskonit qė kėtu, tek ne, tė ngrihet njė central bėrthamor pėr energjinė, central qė me referendum popullor nuk qenkėsh pranuar tė ndėrtohej nė Itali. Para ca vitesh, qeveria e mėparshme sa nuk na solli plehrat e Italisė, pėr tė na bėrė njė tjetėr nder, d.m.th, pėr tė punėsuar edhe ca shqiptarė gjynahqarė tė tjerė tė mbetur tė papunė!
Me kėtė synim fisnik, pėr tė ndihmuar investitorėt e huaj qė tė mėsyjnė sa mė shpejt e sa mė shumė nė Shqipėri, u miratua para ca ditėsh leja pėr ndėrtimin edhe tė njė tjetėr fabrike ēimentoje nė Lezhė, veē atyre nė Krujė…Ne do tė mbytim me ēimento nga malet tona tė gėrryera jo vetėm Europėn, por edhe Azinė! Ja pra edhe njė tjetėr sukses i qeverisė dhe sidomos i atyre zyrtarėve tė lartė qė firmosin e qė 10 % pėr firmėn e hedhur e kalon milionėshin e eurove! Edhe kėto fabrika, qė nuk marrin dot licenca nė vendet prej nga janė investitorėt pėr shkak tė ndotjes sė mjedisit, po ndėrtohen me gėzim dhe njė entuziazėm qeveritar tė papėrshkruar nė vendin tonė qė tani, me sa duket, nuk kushton as edhe njė euro, pasi edhe kjo nismė me sa duket ėshtė harruar!Tė mos flasim pėr Vlorėn e pėr parkun energjetik, se pėr atė vazhdon tė bėhet pak zhurmė e tipit “bjerini ju legenit, bjerini”, po pėr rėrėn qė me anije, para ca kohėsh, me licencė tė Ministrisė sonė tė Mjedisit e merrnin grekėt, e tani, sipas njė gazete tė huaj, e marrin edhe italianėt... Tė mos flasim pastaj pėr masakrėn legale mbi pyjet e lumenjtė anekėnd vendit tonė sa tė bekuar, aq edhe tė dashur!
***
Mund tė jepen prova pafund pėr tė dėshmuar se ne jemi bėrė me qejf e me dėshirė gropa e zezė e Ballkanit, njė varrezė gjigande dhe e begatė plehrash, me mbetje toksike, madje edhe radioaktive; se qytete tė tėra nė periferi tė Shqipėrisė brenda njė dite pėrfshihen nga epidemi masive; se pyjet e ullishtat digjen sikur ndez njė cigare pranė oxhakut; se peshk deti nuk gjen mė, madje edhe zogj nuk shikon mė nė qiellin tonė tė kaltėr; se bari nė mėngjes nuk zė mė vesė; se lajmet, edhe ato, sa vjen e bėhen edhe mė tė pista e mė tė plehrėzuara nga mbetjet, d.m.th, nga tė pėgėrat e politikės sonė tė lavdishme qė po na ēon nga suksesi nė sukses, nga njė pėrurim nė tjetrin, duke na futur pisllėkun edhe nė shpirt, edhe nė tru, edhe mes njeri-tjetrit!
Po tė gjitha kėto nuk kanė as edhe njė rėndėsi, nuk na bėjnė mė pėrshtypje, sa kohė nuk na ka hyrė epidemia brenda nė shtėpi. Tė gjithė, nė heshtje e pranojmė se sot, po nuk qe njė plehrė e vėrtetė morale, nuk bėn dot hajėr, d.m.th, karrierė, nuk tė nderojnė, nuk zgjidh dot asnjė hall, nuk tė hapin derėn nė asnjė zyrė, nuk tė japin madje as nuse nė katund!
Pėr kėtė arsye tek ne askush, deri mė sot, nuk ėshtė ndėshkuar pėr masakrat e pashembullta mbi pronėn publike, mbi urbanistikėn, mbi mjedisin! Kush u ndėshkua pėr masakrėn urbane historike e tė pandreqshme qė u bė nė plazhet e Durrėsit?! Po Sarandėn e kini parė si e kanė mbytur shumėkatėshet e ngritura si monstra, ngjitur njėra me tjetrėn, duke e shfytyruar dhe denatyruar kėtė qytet tė mrekullueshėm? Ata qė bėjnė kėto krime tė pallogaritshme e tė pariparueshme mbi pronėn dhe interesin publik sot janė jo vetėm tė nderuar, po edhe tė pasur! Mund tė rraset nė burg njė zjarrvėnės i paguar qė djeg njė pyll tė tėrė, po edhe ky nuk burgoset dot, pasi ligji nė fuqi jep vetėm dėnim me gjobė! E megjithatė ky katundar i paguar pėr zjarrvėnie nga ndonjė biznesmen, mund tė rraset nė burg, po ama kurrė nuk dėnohen ata zyrtarė tė lartė qė kanė bėrė masakra urbane tė llahtarshme mbi pronėn publike, mbi plazhet e qytetet tona turistike, mbi interesin tonė jetim publik, mbi tė nesėrmen tonė tė rrezikuar!
Ne kemi qenė e kemi mbetur armiq tė pėrbetuar tė pronės publike, si askush tjetėr nė Ballkan! Pėr kėtė mjafton tė shkosh njė ditė nė Mal tė Zi apo nė Maqedoni. Sa kalon kufirin e kupton se andej prona publike ėshtė e mbrojtur, e njėjtėsuar me interesat e pėrbashkėta publike. Ne tanimė e kemi harruar edhe shprehjen e vjetėr: Po pėrmore nė det, nesėr e gjen nė kripė! Ne mund tė hedhim plehrat qė nga ballkoni, mjaft qė shtėpinė brenda ta kemi tė pastėr! Zogjtė dhe peshqit po ikin nga ky vend se, me sa duket, e kanė kuptuar qė kėtu plehrat janė zotėr realė, sundimtarėt realė, se ato, plehrat pra, ujėrat e zeza dhe ajri i ngopur me pluhur e tym gomash tė djegura mund tė tė japin lirinė tė jetosh i lirė ose tė vdesėsh po aq i lirė, nė varėsi tė infeksionit dhe tė shpėrblimit qė merr njė qeveritar nėn dorė! Qė do tė thotė, se plehrat e kanė bėrė dhe po bėjnė ligjin kudo e kurdo e mbi kėdo!
Ndėrsa ne, njerėzit, ndryshe nga zogjtė e peshqit, jemi tė qetė e tė lumtur se kemi, njėlloj si bota, edhe qeveri, edhe kryeministėr lavdimadh, edhe Ministri Mjedisi, edhe Ministri Kulture dhe Turizmi! Kaq mjafton pėr tė fjetur tė qetė, pėr tė thėnė se edhe kėtu, nė Shqipėrinė tonė qė po mėsyn me aq padurim NATO-n, vėrtet ka “standarde” tė larta si dhe liri pėr tė….pėr tė jetuar me njė tė sotme pa tė nesėrme tė sigurt!