Kompania serbe “Delta Maxi Shoping”, ka blerė tė gjitha marketet Euromax nė Shqipėri. Lajmi bėhet i ditur nga mediat e huaja ndryshe nuk ėshtė publikuar njė deklaratė zyrtare nga ish-pronarėt e saj shqiptarė.
Sipas burimeve tė mėsipėrme, Delta Holding me qendėr nė Beograd e cila merret me krijimin dhe mirėmbajtjen e marketeve nė Serbi por dhe nė rajon, ka blerė 17 marketet Euromax qė deri para disa javėsh ishin nė pronėsi tė QTU.

Kėto markete, ndodhen kryesisht nė Tiranė, Durrės, por dhe Fier, Elbasan, Korēė, Vlorė etj.

Kompania serbe e eksport-importit, qė ka blerė tė drejtėn mbi Euromax, mjediset e tė cilave janė nė godina me qera, deklaroi se ka vendosur tė zgjerojė shtrirjen e Euromax nė Tiranė dhe zonat e tjera tė Shqipėrisė.

Rrjeti i marketeve Euromax ishte i pari nė vendin tonė kur ai nisi rreth tre vjet mė parė dhe rezultoi i suksesshėm. Njė vit mė vonė, ai u pasua nga “Conad” i cili hapi disa markete me hapėsira mė tė vogla nė Tiranė dhe Durrės, por me ēmime mė tė larta tė produkteve qė tregton.

Blerja mė e fundit e Euromax nė Shqipėri, vjen disa kohė pasi kompania serbe ka bėrė blerje tė ngjashme dhe nė Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinėn dhe Bullgarinė. Planet e kompanisė janė qė deri nė vitin 2012 tė hapė pika tė ngjashme shitjeje dhe nė Kroaci, Moldavi, Rumani, Ukrainė dhe Maqedoni.