Receta Gatimi

Njė lutje pėr ata qė ju ėshtė mėrzitur jeta


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 8 prej 8
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Njė lutje pėr ata qė ju ėshtė mėrzitur jeta

    Rezarta Delisula

    Dje njė familje nga Tirana, iu desh tė mbulonte me dhe dhe kurora lulesh Endin, njė djalė 14 vjeēar, i cili u vetėvar. I la ėndrrat nė mes, i preu shpresėn prindėrve pėr ta parė djalin nė skenat e teatrove tė baletit, i dėrrmoi shpirtin ndėrsa pyesin pafundėsisht veten PSE, PSE NDODHI, vetėfajėsohen, vetėgjykohen, i humbi besimin nė Zot, se njė e keqe mė e rėndė pėr njė nėnė tė humbė fėmijėn s’ka... donin ta shihnin dhėndėr. Dhe shpirti i nėnės sė mjerė nuk ngrihej dot nga gropa qė u mbush ngadalė me lopatat e dheut qė i binin mbi. Nuk donte tė kthehej nė shtėpi, nuk mund t’a linte djalin e saj qė s’i kishin dalė ende mustaqet, nė vendin ku prehen tė ndjerėt. Ai iku i veshur me kostumin popullor tė cilin e pėrdorte pėr tė dhėnė shfaqe dhe me sytė gjysmė tė hapur, sikur donte tė shihte edhe njė herė, pėr tė fundit herė, ata qė e rritėn e i dhanė jetė.
    ****
    Ēdo ditė dėgjojmė pafund vajza tė reja qė pinė bar miu, pėr njė dashuri tė humbur. Por a ja vlen tė ēosh jetėn dėm pėr njė njeri qė nuk tė ka vlerėsuar, ndėrsa lė pas shpirtin e dėrrmuar tė nėnės sė mjerė qė qan me lot e me fjalė vajzėn?
    Mezoburra dhe nėna qė zgjedhin po kėtė rrugė sepse s’mund t’i plotėsojnė fėmijėve tė tyre kėrkesat mė minimale. Por a ja vlen tė lesh nė rrugė ata fėmijė, qė pėr mė shumė kanė nevojė pėr Ju, sesa pėr njė akullore.
    Djem tė rinj qė kur bėjnė krahasimin me bashkėmoshatarėt e tyre, tė cilėt vijnė nga familje me mė shumė para, bien nė depresion, duke menduar se e ardhmja e tyre do tė jetė me e keqe se ajo e prindėrve tė tyre. Por a ja vlen tė dorėzohesh kaq shpejt... Tė mos i japėsh vetes mundėsi tė luftosh pėr tė qenė mė mirė...
    Djem e vajza tė vogla qė sapo kanė njė zėnkė banale, njė “plan” qė tė shohin se kush do tė jetė nė varrimin e tyre, e kėtė e provojnė me idenė se mund tė kthehen sėrish duke mos e kuptuar mirė ēfarė ėshtė vdekja. E ndėrsa janė nė grahmat e fundit tė gjithė luftojnė pėr tė shpėtuar, por manteli i zi i ka mbėshtjellė tashmė. Tė gjithė kėta kanė mbyllur sytė dhe s’mund tė shohin se ēfarė kanė shkaktuar me largimin e tyre tė parakohshėm. U kanė mbyllur jetėn familjeve tė tyre, i kanė kthyer nė njerėz qė gjysmėn e kohės e kalojnė nė varreza mes tė vdekurve nė vend qė tė jetonin normalisht, i kanė kthyer nė mekanizma qė pėrveē lotėve nuk prodhojnė asnjė tė qeshur, vuajnė vetėm vuajnė, me shpirtin e plagosur nga humbja e tė dashurve.
    ****
    Teksa mijėra njerėz qėndronin tė heshtur para arkivolit tė 14 vjeēarit, mes tyre dhe shumė shokė e shoqe tė tij, hoxha, ai qė bėri lutjen e fundit, predikoi moralin kundėr vetėvrasjeve nė emėr tė Zotit. Zoti na e ka pėrcaktuar ditėn kur lindėm dhe atė qė do vdesim, por asnjė nuk mund tė ndryshojė rrugėn e tij qė ka zgjedhur pėr ne, dhe tė vrasėsh veten, domethėnė tė ndryshosh fatin tėnd. Nė emėr tė njėrės prej shumė njerėzve shpirtėvrarė nga humbja e njė djali tė vogėl, ende tė parritur mirė, ju kėrkoj tė mos jeni kaq egoist duke menduar se mund tė shpėtoni duke u vetėvrarė. Mendoni fytyrėn e nėnės tuaj tė mjerė, kur tė mėsoj qė ju s’do jeni mė, mendoni pėr babanė tuaj qė edhe pse ėshtė burrė qan mbi trupin e tė voglit tė tij, mė keq se tė ishte fėmijė, mendoni pėr ata fėmijė qė lini jetim kur ju vendosni tė hiqni dorė kaq lehtėsisht nga jeta, mendoni se kush do i rrisė, kush do i ushqejė, kush do i pėrkėdhelė dhe, sa tė vėshtirė do e kenė rrugėn e jetės pa prindėrit e tyre. Mendoni pėrpara se tė ikni, se dashuria nuk duhet t’ju vrasė, por duhet t’ju japė shpresėn pėr tė gjetur atė qė vėrtet ju meriton... Mendohuni dhe shihni sytė e nėnės tuaj shpirtdjegur.
    Tė vrasėsh veten nuk tė bėn guximtar. Guxim ėshtė tė jetosh e tė pėrballosh mbi supe sfidat e jetės, tė mirat e tė kėqijat, zhgėnjimet e humbjet, sėmundjet dhe zemrėn e plagosur. Guxim ėshtė tė ēosh deri nė fund, jetėn qė tė kanė dhėnė prindėrit e tu, jetėn qė tė ka dhėnė perėndia. Mos harroni, njė vendim i tillė, vret me qindra njerėz qė ju duan t’ju kenė pranė, me tė mirat e tė kėqijat tuaja.

  2. #2
    i/e rregjistruar 20% Maska e briken
    Anėtarėsimi
    Oct 2008
    Vendndodhja
    tiran
    Postime
    115
    Reputacioni
    16

    Re: Njė lutje pėr ata qė ju ėshtė mėrzitur jeta

    Me te vertet nje vatkeqesi, qe keto kohet e fundit po e degjojme shpesh...
    nuk di cfar shpjegimi ti jap ?????
    por eshte me te vrtet nje dukuri e dill po vazhdon te mari jet perdit...
    oooo njerez mos harroni se jeta ka shum te papritura te mira , por edhe te
    keqija, kjo eshte jeta ,

    '' jetojeni jeten , edhe mundohuni qe ti jepni nje kuptim asaj.
    mundohuni te ralizoni enderat tuaja, por jo ti preni ne meste ato,
    asnjer mos mendoni se erdhi fundi i botes, cfar dolloj gjeje te ndodhi
    jepeni force vetes edhe ta kaloni qe te ecni perpara edhe jo te
    bini ne pesimizem, asnjeher mos arroni se jeta eshte nje nje
    edhe nuk mund ta nderperjm ne mes per nje dashuri apo per nje dicka tjeter ???
    jetoni dashuroni ,punoni , edhe kloni cdo sfid qe ka per te dalur perpar
    por jo ta nderprisni ne mes.

  3. #3
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Re: Njė lutje pėr ata qė ju ėshtė mėrzitur jeta

    Eshte nje fatkeqsi e madhe qe ketu ne shqipri Skamja dhe Papunsia ka bere shume njerez qe jeta tu merzitet aq shume sa te marrin vendime kritike per te,por jeta kshu eshte lufte dhe lufte per mbijetes sidomos ktu ne Shqipri,por duhet pare dhe ne aspekte te tjera ku jeta eshte e shejte dhe e bukur dhe Zoti ta ka dhene ate per ta jetuar prandaj duhet respektuar.





    JETA ESHTE SI NJE FILM SHUME SHUME I GJATE KU NJERZIT JANE AKTORET.

  4. #4
    Gjumash!!!! Lirenti-Addicted Maska e Arjol
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    2,893
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    18

    Re: Njė lutje pėr ata qė ju ėshtė mėrzitur jeta

    Shume tronditse kjo historia

  5. #5
    i/e rregjistruar 20% Maska e Negativ
    Anėtarėsimi
    Jan 2009
    Vendndodhja
    Podujevė
    Postime
    135
    Reputacioni
    0

    Re: Njė lutje pėr ata qė ju ėshtė mėrzitur jeta

    Fatkeqsisht Vetvrasja eshte nje fenomen qe eshte ne rritje e siper...

    Duhet te bejm diqka ta ndalin... ky cuni paska qen 14 vjec ,ne kete moshe as qe duhet ti bie ndermend diqka e tillė.

  6. #6
    i/e rregjistruar 10% Maska e F-B-K
    Anėtarėsimi
    Dec 2008
    Postime
    44
    Reputacioni
    0

    Re: Njė lutje pėr ata qė ju ėshtė mėrzitur jeta

    o kuklla per zoten mke ba me qa
    esht per te ardhur keq sesa shum
    te rinj mendojn se i zgjidhin problemet
    duke u vetvrar
    un jam prind vet dhe mund ta imagjinoj
    dhimbjen e prindeve te tij

  7. #7
    i/e rregjistruar 35% Maska e anna
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Vendndodhja
    france
    Postime
    761
    Reputacioni
    18

    Re: Njė lutje pėr ata qė ju ėshtė mėrzitur jeta

    Megjithese e lexova me pak vonese kete lajmin , me vjen shme keq per kete djalin 14 vjeēar sepse ka pasur nje jete plot perpara sepse ka qene shume i ri dhe akoma nuk e shijoi as gjysmen e jetes se tij . me vjen shume keq kur degjoj ne lajmet shqiptare kur degjoj vajza apo djem qe vetevriten ! por te them te drejten kur ndodhesh ne nje deshperim te thelle apo vete ne gjendje depresioni truri ndalon dhe nuk funksionon me . per mendimin tim keto mund te vijne edhe nga pakujdesia e prinderit ndaj femijeve te tyre. femija para se te kryje keto veprime jep shenjat e dobesimit . preferon te rrije vetem , nuk mer pjese ne diskutime familjare preferon te menjanohet apo te fshihet nga prindi .

    Nje prind i kujdesshem ndaj femijes i kupton menjeher keto shenja apo te tjera shenja qe nuk i kam cituar . ai femije ka nevoje per dashurine prinderore ne ate moment , per ti treguar femijes se ai apo ajo eshte i / e rendesishme ne jeten e vete dhe e vetmja arsye e cila e ben te vazhdoje jeten enje prindi . kam kaluar vete ne gjendje depresioni kur kam qene femije dhe kam tentuar cdo gje per ti dhen fund jetes , por zoti me ka dhen edhe nje mundesi tjetr per te jetuar . por edhe mami ( lus zotin qe ti jape sa me shume shendet e jete ) me ka ndenj per cdo gje afer dhe me ka ndihmuar ne cdo moment te veshtire te jetes .

    I jam shume mirenjohese prindit tim qe eshte treguar shume e kujdeshe dhe vezhguese e imet se nga ajo jetoj sot . nuk ja vlen te rrenosh apo te mbyllesh jeten tende per dashurine e nje femre apo te nje mashkulli sepse do te gjesh me shume dashuri e prinderit e tu ose nje dite dikush do te te doje me shume se askush tjetr ne bote . jeta eshte plot mystere !

    ( te me falni sepse u zgjata , por me vjen keq per rinine e sotme shqiptare qe po shkon me shume drejt pesimismit dhe nuk i perballojne jeten ashtu si tu vije )

  8. #8
    i/e rregjistruar Maska e rexhe
    Anėtarėsimi
    Aug 2008
    Postime
    4
    Reputacioni
    0
    vetvrasja nuk eshte zgjidhja e duhur

    vetvrasja eshte dorezim

    ajo eshte zgjidhja me e keqe nga te gjitha

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. C'eshte per ju ''JETA''!?
    Nga daniel dani nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 24-09-2012, 10:02 AM
  2. Jeta eshte...
    Nga ardona nė forum Chit Chat
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 11-03-2012, 07:12 PM
  3. JETA ESHTE E VOGEL!
    Nga carolina nė forum Krijimtaria juaj
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 06-01-2012, 06:21 PM
  4. Cfare eshte Jeta
    Nga Strategu nė forum Shkenca dhe Jeta
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 17-05-2010, 07:55 PM
  5. Cfare ėshtė Jeta?
    Nga briken nė forum Psikologji-Sociologji-Filozofi
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-01-2009, 07:27 PM