Frekuentimi i plazheve nė kėtė stinė tė nxehtė nuk ka kaluar pa pasoja, pėr shumė persona qė nuk e kanė kursyer trupin e tyre para rrezeve tė forta tė diellit. Ēdo ditė, nė spital pėrfundojnė 5 persona me djegie tė tilla shokante
Djegie aq tė rėnda, sa ėshtė e vėshtirė tė besosh qė janė shkaktuar nga rrezet e diellit. Madje, shkalla e dėmtimit arrin deri aty sa kėrkohet ndėrhyrja e mjekėve tė shėrbimit tė Djegie-Plastikės pėr t’u ardhur nė ndihmė pacientėve qė shpesh zėnė dyert e spitalit pėr tė marrė mjekim. Kirurgu i kėtij shėrbimi, Nardi Kola thekson se nė kėtė periudhė tė nxehtė vere,pėr shkak tė temperaturave tė larta janė paraqitur shumė pushues qė kanė pėsuar djegie tė rėnda dhe kjo ėshtė stimuluar edhe nga pakujdesia qė kanė treguar pushuesit.

Djegiet

Frekuentimi i plazheve nė kėtė stinė tė nxehtė nuk ka kaluar pa pasoja, pėr shumė persona qė nuk e kanė kursyer trupin e tyre para rrezeve tė forta tė diellit. Kirurgu Nardi Kola thekson se kėta pacientė vijnė me djegie qė prekin pothuajse gjithė sipėrfaqen e trupit dhe nga grada e larėt e kėtyre djegieve e dėmton aq shumė lėkurėn, sa tė jep pėrshtypjen se djegie tė tilla jėnė shaktuar nga ndonjė burim tjetėr zjarri, por jo nga dielli. “Kėto djegie janė tė karakterit shokant dhe ndonjėherė kanė nevojė edhe pėr trajtim nė spital, ēka do tė thotė se nuk kalojnė lehtė. Pėr shkak tė pakujdesisė, pacienti duhet tė shtrohet nė spital pėr disa ditė derisa me anė tė mjekimit i djeguri tė kalojė fazėn kritike qė i ėshtė shkaktuar nga rrezet e diellit”, -pohon mjeku Kola, duke shtuar se pothuajse ēdo ditė paraqiten rreth 5 persona me djegie tė tilla dhe nė fundjavė, numri i pacientėve arrin 10-15 persona.

Pasojat

Dhimbje tė forta dhe tė padurueshme dhe njė dėmtim i rėndė i estetikės sė lėkurės. Por pasojat e djegieve nga rrezet e diellit nuk mbarojnė kėtu, pasi ato e dėrgojnė pacientin deri nė gjendje shoku. Kėshtu u shpreh kirurgu i Djegie-Plastikės, Nardi Kola i cili thekson se duke pėrgjithėsisht, kėto djegie pėrfshijnė mė shumė se 80 pėr qind tė trupit. “Djegiet nga dielli mund tė kalojnė pacientin nė gjendje shoku, e cila ėshtė me origjinė centrale. Nė kėto raste ky pacienti ka nevojė pėr reaminim qė do tė thotė se terapia ėshtė specifike pėr ta, pėr shkak tė shkallės sė rėndė tė djegies”,- thekson mjeku Kola.


KĖSHILLA

Kirurgu: Hiqni dorė nga kosi dhe vajrat!

Pasojat qė sjellin djegiet nga rrezet e diellit i nxit kirurgėt e plastikės tė japin kėshilla rigoroze, pėr t’u mbrojtur nga ato. Sipas kirurgut Nardi Kola, pushuesit duhet tė fillojnė ditėt e plazhit, duke pėrdorur kremra me faktor mbrojtės. “Nė ditėt e para tė ekspozimit tė diell, ky faktor mbrojtės duhet tė jetė mbi 40 dhe pastaj gradualisht ta ulet sipas ditėve. Kjo ėshtė e shprehur sidomos tek fėmijėt qė kanė nevojė pėr mbrojtje specifike dhe prindėit duhet tė tregojė shumė kujdes, duke i lyer me kremra mbrojtės ēdo 3 orė”,- pohon kirurgu. Ndėrkohė ai thekson se nuk rekomandohet lyeja e trupit me kos dhe vajra apo gjėra tė tjera qė pėrdoren nėpėr shtėpi. Gjithashtu, kirurgu thekson se pushuesit duhet tė evitojnė orėt e pikut, pasi ato janė shumė tė dėmshme jo vetėm pėr lėkurėn, por edhe pėr gjithė organizmin.