Turizmi, kryeson ne rritjen ekonomike te vendit edhe me 2008
E Diele, 10 Gusht 2008
EFEKTET
Efektet sezonale te turizmit kane forcuar ndjeshem kembimin e monedhes vendase ne tregun e kembimit. Valuta e perbashket e BE, euro ka kushtuar dje ne tregun e lire 121,5 nga 122,4 qe ka qene ne qershor.
Rritja
Sektori i turizmit edhe gjate periudhes janar -qershor 2008 ka njohur nje rritje mbi ritmet 20 per qind ka njoftuar ministri i Turizmit, Ylli Pango, gjate prezantimit te bilancit turistik te gjashtemujorit.
Rritjen me te larte edhe per vitin 2008 parashikohet ta kete sektori i turizmit mbi ritmet 20 per qind duke lene pas keshtu te gjithe sektoret e tjere perfshire edhe ndertimin. Keshtu gjithnje e me shume turizmi po shnderrohet ne furnizuesin kryesor te ekonomise me te ardhura. Per here te pare gjate vitit 2007 turizmi turizmi u ngjit ne krye te klasifikimit per sa i perket prurjeve valutore ne ekonomine vendase nga jashte. Vlerat monetare qe u perfituan rreth 1 miliarde euro, kaluan dergesat e emigranteve, te ardhurat nga eksportet dhe te ardhurat qe futen nga investimet direkte, duke u shnderruar ne nje burim madhor te ardhurash dhe punesimi. Mirepo zhvillimi spontan i pambeshtetur me strategji te qarta dhe cilesi sherbimesh, nuk mund te shnderrohet ne nje mjet te qendrueshem per te garantuar ritme te larta rritjeje. Kete vit numri i vizitoreve deri ne fund te qershorit eshte rritur me 30 per qind dhe Maqedonasit kane zene vendin r pare. Organizata Boterore e Turizmit i sugjeron Shqiperise te ndjeke nje model ndryshe te zhvillimit te turizmit nga Kroacia dhe Mali i Zi, modele qe cilesohen jo fort te suksesshme ne vijimesine e industrise turistike. Keshilla vlen ne kuader te sipermarrjes se fundit per zhvillimin e turizmit ne zonen e jugut e prezantuar pak dite me pare, e cila pritet te jete e para qe do te marre edhe konsensusin e komunitetit. Por pa u zgjidhur ceshtja e pronesise ne zonat turistike ka shume pak shanse per tu ofruar investitore serioze e per rrjedhoje per te ofruar ne nje te ardhme sherbime konkurruese me vendet e tjera te rajonit. "Kakomeja" eshte tashme nje precedent per apel te te gjitha grupeve te interesit qe te gjejne zgjidhje emergjente per zhbllokimin e sektorit nga turizmi spontan.
Anketimi
Sipas nje anketimi te PNUD Zhvillimi i turizmit ne vendin tone eshte ende ne stadin fillestar dhe per me teper se, 50 per qind e vizitoreve kane qellime pune apo biznesi. Vetem 14 % qind e tyre e vizitojne vendin tone per qejf.