Deshmi te reja per Adrianopolin

E Hene, 11 Gusht 2008

GJIROKASTER - Arkeologet italiane dhe ata te Institutit Shqiptar te Arkeologjise ne Tirane, kane zbuluar struktura muresh, dysheme, kanalizime dhe shume elemente te tjere ne rrethinat e teatrit antik te Adrianopolit, ne fshatin Sofratike, rreth 10 kilometra larg qytetit te Gjirokastres. Misioni italo- shqiptar, qe mbeshtetet nga Ministria e Jashtme e Italise, po punon prej ditesh ne teatrin e Adrianopolit, i cili nga te dhenat e deritanishme eshte themeluar gjate periudhes se Perandorise Romake.

Teodor Bilushi, koordinatori i projektit tha dje per atsh-ne se, "specialistet e Universitetit te Kamerinos (Itali) me ane te mjeteve moderne remote sensing (gjeoradar dhe gjeosizmikist) kane marre ne studim gjithe zonen arkeologjike, perfshire ketu edhe nekropolin dhe nga te dhenat paraprake eshte konstatuar se qyteti antik i Adrianopolit, gjate periudhes se Perandorise Romake, ka qene shume i zhvilluar per sa i perket urbanistikes".

Sipas tij, Adrianopoli eshte nje rast ku germimet arkeologjike nuk synojne vetem kerkimet shkencore, por edhe t'i ofrojne zones nje element te ri per zhvillimin ekonomik dhe turistik.

Ne kete kuader pala italiane ka paraqitur nje projekt te kualifikuar, i cili duhet te mbeshtetet nga pushteti qendror dhe vendor. "Realizimi i Parkut Arkeologjik do t'i jape Komunes se Dropullit te Poshtem, dhe konkretisht Sofratikes, nje zhvillim te qendrueshem ekonomik dhe turistik", tha Bilushi.

Teatri i Adrianopolit ka nje kapacitet prej 4 mije spektatoresh, eshte i pajisur me 27 shkalle, ka 4 hyrje dhe nje skene me dy kate. Objekti datohet rreth mesit te shek. II p.k. Ky teater eshte evidentuar per here te pare gjate Luftes se Pare Boterore, nga arkeologu austriak Prashniker. Germimet e pare ne kete Teater u kryen nga Instituti i Arkeologjise ne vitin '80 te shekullit te kaluar.

Ne germimet e kesaj vere pervec studenteve italiane jane perfshire edhe nje grup studentesh te Universitetit "Eqrem Cabej" te Gjirokastres. Ne terren ky mision koordinohet dhe drejtohet prej prof. Roberto Perna. "Germimet e ketij viti kane krijuar ne siperfaqen para teatrit antik nje zone te gjere arkeologjike qe mund te vizitohet lehtesisht. Brenda saj eshte duke u germuar dhe kane dale ne drite struktura muresh, dysheme, kanalizime dhe shume elemente te shembur, te cilet per here te pare na bejne te mundur studimin e fazave te jetes se qytetit te madh qe nis me themelimin ne periudhen e Perandorit te madh romak Hadrianit (shek.II pas Krishtit) dhe qe vazhdon te pakten deri ne shek. VI pas Krishtit ne mos edhe me vone", thote drejtuesi i ekspedites arkeologjike, prof. Roberto Perna.