Vėllai i pafat i Obamės

Pėrgjigjem se nuk kam asnjė lidhje gjaku me tė. Mė vjen turp
I njėjti gjak, e njėjta dhembje, i njėjti baba qė i braktisi qė kur qenė fėmijė tė mitur. Por tė ardhme krejt tė ndryshme: njėri ėshtė nė garė pėr tė fituar postin e njeriut mė tė rėndėsishėm nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ndėrsa i dyti jeton nė njė geto afrikane ku syri tė zė veē baraka tė sajuara. Xhorxh Husein Oniango Obama, vėllai i harruar i kandidatit presidencial Barak Obama, mė i ri dhe mė pak fatlum, nuk ishte afruar kurrė nga njeri deri tani: vetėm para pak ditėsh njė gazetar i revistės "Vanity Fair Italia", kaloi njė ditė tė tėrė nė geton ku banon. "Askush nuk e ka idenė qė ekzistoj", i tha Xhorxhi gazetarit italian. "Kėtu jetojmė me mė pak se njė dollar nė muaj", rrėfen teksa shoqėron gazetarin nėpėr geton ku jeton, nė Huruma, nė periferi tė Nairobit. Baraka e tij ėshtė dy metra e gjerė dhe tre e gjatė. Nga ajo qė mund tė quhet tavan, varen tre bluza. Mobilimi kompletohet nga njė poster i skuadrės sė Interit, njė tjetėr tė Milanit dhe njė kalendar i disa viteve mė parė, ku shfaqen foto plazhesh ekzotike.

Por edhe diēka tjetėr shumė e rėndėsishme: kopertona e njė gazete vendase me fotografinė e senatorit Barak Obama. Vėllai i tij i madh. Nė geto tė gjithė e quajnė Husein, emri i tij i dytė mysliman. I ati, i quajtur Barak Husein Obama plaku, ka bėrė njė jetė tė etshme: poligam, si tė gjithė nė Kenia, la pas katėr gra dhe tetė bij. Dihej pėr Aumėn: shumė pranė vėllait amerikan gjatė fazės sė parė tė zgjedhjeve brenda radhėve tė Partisė Demokrate. E motra e ndihmoi sa mundi gjatė fushatės elektorale. Dihej edhe pėr Abongon, i njohur ndryshe edhe si Roi, njėherėsh edhe si Malik: herė pas here nuk pėrtonte tė thoshte fjalėn e vet pėr llogari tė ndonjė reviste a gazete.

Duhej edhe pėr ekzistencėn e tre Obamave tė tjerė, njė nė Kinė dhe dy nė Londėr: kanė vendosur tė mos i pėrgjigjen asnjė pyetje tė bėrė nga gazetarėt. Dihej qė edhe njė tjetėr prej vėllezėrve, i quajtur David, kishte vdekur nė moshė tė re pas njė aksidenti me motor. Apelit tė fėmijėve tė Barak Husein Obama plakut, i mungonte vetėm ai: Xhorxh Husein Oniango Obama. "Jetoj si njė i harruar nga bota, askush nuk e di qė ekzistoj", rrėfen. Nė rast se ndokush ēuditet nga mbiemri i tij dhe e pyet (gjė qė pėr hir tė sė vėrtetės ndodh shpesh) ēfarė lidhje ka me senatorin amerikan, pėrpiqet tė rrėshqasė: "Pėrgjigjem se nuk kam asnjė lidhje gjaku me tė. Mė vjen turp".

Ėshtė 26-vjeēar dhe sytė i ka gjithė kohės tė murrėtyer. Janė shumė tė pakta ato gjėra me tė cilat mund tė mburret. Prej pak kohėsh ėshtė regjistruar nė vitin e parė nė njė institut teknik. Pėr dhjetė vjet me radhė ka jetuar rrugėve. Ēfarė efekti mund t‘i bėjė pamja e tė vėllait nė ekranin e televizorėve? Acarohet pėrpara se tė pėrgjigjet: "Obama, Obama, Obama, gjithnjė Obama! A nuk i bie ndokujt nė mendje tė merret edhe me kandidatin tjetėr presidencial, Mek Keinin?". Me tė vėllanė ėshtė parė nė dy raste. Nga rasti i parė ruaj kujtime tė vagullta, pasi nė atė kohė kishte qenė vetėm 5-vjeēar. Nga ai kujtim ekziston edhe njė gjurmė: njė paragraf nė epilogun e autobiografisė sė Barak Obamės, tė titulluar "Ėndrrat e tim ati", ku e pėrshkruan si "njė vogėlush tė bukur me kokė tė rrumbullakėt e me vėshtrim tė vėmendshėm".

Takimi i dytė ndodhi para dy vjetėsh. Senatori arriti nė Kenia bashkė me gjithė familjen, si etapė e njė turi publicistik nėpėr tė gjithė kontinentin afrikan. Nė atė udhėtim, pėrveē sė shoqes Mishel, merrnin pjesė edhe dy bijat, Malia e Sasha. I shpuri nė Kogelo, pėr tė njohur gjyshe Sarėn pėrpara telekamerave. Qėndruan aty 45 minuta. "Ishte takim i shkurtėr. Kėmbyem disa fjalė me njėri-tjetrin. Ishte diēka disi e habitshme. Si tė takoje njė tė huaj", tregon Xhorxh Husein. Barak Obama, e ka parė tė atin vetėm njė herė pas largimit, kur ishte dhjetė vjeē. Kaluan sė bashku njė festė tė tmerrshme krishtlindjesh nė Honolulu. Pas kėsaj, asnjė lloj kontakti, ose thuajse: ndonjė lajm i rastėsishėm, rrėfimet e sė ėmės dhe njė dhembje e thellė.

"Tė paktėn Baraku e ka njo0hur. Do tė doja shumė ta njihja edhe unė. Dua edhe unė ta njoh babanė", thotė me zė tė ulėt duke zvarritur fjalėt Xhorxhi. E ėma, Xhael, ėshtė martuar pėrsėri kohė mė parė, ka lindur fėmijė tė tjerė dhe jeton shumė larg tė birit. Ai mbeti krejt i vetėm. "U detyrova tė mėsoja tė mbijetoja, tė gjeja vetė ato qė mė nevojiten". Nairobi ėshtė njė vend shumė i vėshtirė, sidomos kur je krejt i vetėm, e aq mė tepėr kur je i detyruar tė jetosh nė geto. Janarin e shkuar, nė Huruma, gjatė pėrplasjeve pas zgjedhore, tė paktėn gjashtė vetė mbetėn tė vdekur nėn goditjen e thikave e tė sėpatave. "Kėtu policia nuk tė arreston. Tė qėllon pa asnjė lloj paralajmėrimi. I kam parė me sy dy shokė tė mijė tė mbeteshin tė vrarė". Si i janė shkaktuar gjithė ato shenja nė fytyrė? "nga zėnkat", thotė. "Jam shumė i zoti tė zihem me grushte".