Mu duk e arsyeshme qe te hap nje teme te tille, ku te gjithe te krishteret mund te shkruajne deshmi te ndryshme nga jeta e tyre, ose te te njohurve te tyre.
Te gjithe, pothuajse kemi deshmi ne jeten tone, kur Perendia na flet ne nje menyre apo ne nje tjeter, kur i pergjigjet lutjeve tona, ne nje problem, ne nje pune, ne nje semundje, me nje zbulese, me nje interpretim, etj.
Te gjithe te krishteret mund ti sjellin ketu duke i permbledhur shkurt, ne menyre qe te mos behen te lodhshme dhe te merzitshme per te gjithe anetaret e tjere qe do ti lexojne!
Zoti largoi kataraktin nga syte e mi!
Doktori i klinikės ruse tė syve nė Tiranė, vėshtroi syrin e Kleas e mė pas dosjen e saj.
Nuk ishte i qartė. Skishte ētė thoshte kur i pėrmenda fjalėt e tij se vajza ime nuk do tė shihte mė pėrsėri, por ishte i prekur. - thotė babi i Kleas, Mehmeti.
Gjashtė vjet mė parė, nė shtator 1998, Mehmet dhe Roza Zenelaku nga Ponēara, afėr Bilishtit, vunė re se vajza e tyre, Klea, kishte njė shenjė tė vogėl, tė bardhė nė qendėr tė syrit tė djathtė. Nuk kishte as temperaturė e as ndonjė sėmundje.
Menduam se ndoshta e kishin marrė mė sysh. - thotė Mehmeti. Gjatė dy muajve nė vijim vėshtrimi i saj u keqėsua. Pas disa vizitave nė Korēė ata e ēuan Klean tek njė specialist nė Tiranė. Ai tha se vajza katėr vjeēare ishte shumė e vogėl pėr tu operuar dhe kjo mund ta bėnte syrin mė keq.
Atėherė Mehmeti e ēoi vajzėn nė njė spital nė Selanik. Pas katėr ditė vizitash doktorėt dolėn nė tė njėjtin pėrfundim: vajza ishte tepėr e vogėl pėr operim. Problemi qė u shfaq ishte i dyanshėm: Klea kishte njė perde si edhe njė katarakt ujėrash e gjaku. Kur Mehmeti e ēoi Klean pėr herė tė dytė nė tė njėjtin spital, nė shtator 1999, ajo ishte plotėsisht e verbėr nga syri i djathtė. E dija kėtė sepse shpesh herė rrėzohej. - thotė Mehmeti.
Nė muajin mars tė vitit 2000, doktorėt nė Selanik ishin gati ta operonin. Ata thanė se operacioni do tė kishte 70% mundėsi tė dilte me sukses pėr heqjen e perdes sė bardhė, por nuk mė dhanė ndonjė shpresė qė ajo do tė shikonte pėrsėri. - shpjegon Mehmeti. Do tė ishte vetėm nga ana kozmetike. Isha nė njė dilemė tė vėrtetė. Sdija ēfarė tė bėja. Pasi bisedoi me familjen, ai vendosi tė mos e bėnte operacionin.
Mehmeti vendosi ta ēonte vajzėn nė klinikėn e syve, Uznova, nė Tiranė me shpresėn se do tė gjente njė zgjidhje. Aty i rekomanduan se operacioni bėhej vetėm nė qendrėn e tyre nė Rusi. Mehmeti bėri pėrgatitjet; ēmimi vetėm pėr vizat dhe biletat e avionit ishte 1110 dollarė. Nė 13 janar 2003, Mehmeti e ēoi Klean deri nė Moskė.
Ata thanė se vajza ime kishte lindur me kėtė problem dhe nuk do tė shihte mė, - thotė ai. Thanė se mund tė bėnin njė operacion por do tė ishte vetėm pėr pamjen e jashtme. U inatosa dhe u thashė doktorėve: Pėrse mė sollėt deri kėtu kur nuk mund ta bėni tė shikojė pėrsėri? Doktori shpjegoi se e kishte informuar me njė faks klinikėn nė Tiranė.
Ma kishin lexuar faksin vetėm njė ditė para se tė nisesha pėr nė Rusi, kėshtu qė nuk dija ētė bėja. - thotė Mehmeti. Kisha paguar gjithēka. Kisha biletat dhe vizat. Ēfarė tė bėja tjetėr? Doja tė shihja se mos kishte ndonjė mundėsi! Kur doktorėt thanė pėrsėri se ekzistonte 30% mundėsia pėr ta dėmtuar syrin vetėm duke hequr perden, Mehmeti vendosi tė kthehej nė Tiranė. Ndihesha shumė keq. Nuk kisha ēfarė tė bėja tjetėr. - thotė ai.
Mėsuesja e Kleas, Alketa Xhafi, ėshtė anėtare e Kishės Ungjillore nė Bilisht. Bashkė me anėtarė tė tjerė e mbanin Klean nė lutjet e tyre. I thashė mamasė sė Kleas: Roza, mos u mėrzit. Ne do tė lutemi. - thotė Alketa. E di se Perėndia po bėn diēka.
Kur Mehmeti dhe Klea u kthyen nė shtėpi nga Moska, Alketa i kėrkoi pastor Arjan Larashit nėse kisha e Bilishtit mund tė lutej sė bashku pėr Klean. U organizua njė takim nė shtėpinė e Alketės dhe u mblodhėn tetėmbėdhjetė vetė. U mblodhėm pėrreth Kleas dhe vendosėm duart tona mbi syrin dhe kokėn e saj, ndėrkohė qė tė tjerė luteshin dhe lavdėronin Perėndinė. - thotė Alketa. Arjani i kėrkoi tė mbyllte syrin me tė cilin shikonte. Unė i thashė, duke lėvizur dorėn para syrit tjetėr: A mund tė shikosh? Nuk shikoj asgjė. Shikoj mjegull. Gjithēka ėshtė mjegull. - u pėrgjigj Klea.
E provova dy herė pėr tė qenė e sigurt. - thotė Alketa. Kishte njė problem me besimin tim nė kėtė moment sepse nuk mund ta besoja se do tė ndodhte.
Mamaja e Alketės i kėrkoi Kleas tė shikonte pėrsėri. E di qė mund tė shikosh. - tha ajo. I thashė: A mund tė shikosh tani se sa gishta janė? - thotė Alekta. Mbuloi syrin e shėndetshėm dhe tha: Tani mund tė shikoj qė ke dy gishta. Njerėzit nė dhomė u habitėn. Alketa e provoi pėrsėri. Ajo thoshte numrin e saktė tė gishtave. Tė gjithė po bėrtisnin, por shumica po qanin nė atė ēast.
Tė gjithė qė ishim nė dhomė filluam tė qanim. - thotė pastor Arjani. Lavdėruam Zotin. Kėrcyem. U hodhėm mbi divanė nga gėzimi!
Alketa e bėri gati Klean pėr gjumė. E pyeta: A je e sigurt se nuk shihje? - Po mėsuese. - tha ajo. I thashė shumė herė: Sa gishta kam tani po tani po tani ?
Gjithmonė thoshte numrin e duhur. Nė mėngjes u bėnė edhe prova tė tjera, kur prindėrit e saj erdhėn nga Ponēara. Me syrin e shėndetshėm tė mbuluar, Klea mund tė dallonte ngjyrat, celularėt, pultin e televizorit
Qė nga ajo kohė syri i djathtė i Kleas ėshtė pėrmirėsuar ndjeshėm. Katarakti u largua. Prindėrit e saj kanė filluar tė ndjekin takimet e kishės nė Bilisht. Pas njė viti, pikėrisht nė 24 janar 2004, Mehmeti e ēoi pėrsėri vajzėn tek klinika ruse nė Tiranė pėr vizitė. Ajo qė panė i la doktorėt pa fjalė.
"UJEVARE"