Receta Gatimi

Ne perkujtim te 11 Shtatorit


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 6 prej 6
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Ne perkujtim te 11 Shtatorit

    Sot eshte 11 Shtatori, nje dite e shenuar per te gjithe amerikanet dhe ndoshta per te gjithe boten. 11 shtator 2001, fundi i kullave binjake ne Nju Jork, sulmi makaber i ekstremisteve islamike ndaj Shteteve te Amerikes, ndaj Perendimit, ndaj qyteterimit, ndaj paqes, ndaj Kristanizmit.

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Ne perkujtim te 11 Shtatorit

    http://it.youtube.com/watch?v=f545bXfxw_4
    http://it.youtube.com/watch?v=wkZC1Lx1ExU
    http://it.youtube.com/watch?v=ctjTL8grYr0
    http://it.youtube.com/watch?v=utixX1el6Z8

  3. #3
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Ne perkujtim te 11 Shtatorit

    mare nga gazeta shqip
    Shtatė vjet pas 11 shtatorit, Amerika nderon heronjtė e saj

    Ceremoni pėrkujtimore nė Nju-Jork, Pentagon dhe Pensilvani. Obama e MekKejn shfaqen sė bashku

    Nju-Jorku ka mbajtur frymėn pezull pėr tė kujtuar kohėn kur dy avionė goditėn kullat binjake tė Qendrės Botėrore tė Tregtisė, mė 11 shtator 2001, njė sulm qė i mori jetėn afro 3 mijė personave. Katėr momente heshtjeje u mbajtėn nė orėn ekzakte tė sulmeve mbi dy kullat, mbi Pentagonin si edhe momentin kur avioni i katėrt u rrėzua mbi njė fushė nė Pensilvani. Kandidatėt presidencialė, Barak Obama dhe Xhon MekKejn, morėn pjesė nė ceremoninė e zhvilluar nė Ground Zero, vendin ku dikur ngriheshin kullat binjake, nė Nju-Jork. Ndėrsa nė Pentagon, Presidenti Xhorxh Bush, inauguroi njė memorial tė ri. Memoriali nė Uashington u ndėrtua me njė kosto prej 22 milionė dollarėsh, nė njė parcelė toke prej rreth 1 hektari, pikėrisht pėrpara vendit ku u pėrplas avioni qė i mori jetėn 184 personave. Ndėrsa kryebashkiaku i Nju-Jorkut, Majkėll Blumberg, hapi ceremoninė nė Ground Zero, ku familjet e viktimave nderuan tė dashurit e tyre dhe lexuan emrat e tė gjithė atyre qė humbėn jetėn. Presidenti Bush qėndroi njė minutė i heshtur, bashkė me Zonjėn e Parė, nė anėn jugore tė Shtėpisė sė Bardhė, nė kohėn kur avioni i parė goditi Qendrėn Botėrore tė Tregtisė. Kjo ėshtė hera e fundit qė Bush shėnon pėrvjetorin e sulmeve tė 11 shtatorit, si President. Sulmet konsiderohen si njė moment pėrcaktues nė periudhėn e qėndrimit tė tij nė detyrė dhe kanė pasur po ashtu pasoja tė jashtėzakonshme nė politikėn e jashtme tė administratės sė tij. "Presidenti mendon pėr 11 shtatorin, ēdo ditė, kur ai ngrihet nga gjumi e kur shkon nė shtrat nė mbrėmje", tha zėdhėnėsja e Shtėpisė sė Bardhė, Dana Perino. Ndėrkohė, senatorėt Obama dhe MekKejn, tė nominuarit e Partisė Demokrate dhe asaj Republikane pėr zgjedhjet e nėntorit, u shfaqėn sė bashku nė Ground Zero, pasdite, dhe nderuan viktimat. Nė njė deklaratė tė pėrbashkėt tė stafeve tė tyre elektorale, ishte bėrė e ditur mė herėt se ata kishin vendosur tė zbrisnin nė Ground Zero, sė bashku, si dy amerikanė, dhe kishin ndalur gjithashtu aktivitetet e tyre politike pėr 24 orė. "Ne do tė lėmė mėnjanė politikėn dhe do tė bashkohemi pėr tė rinovuar unitetin, pėr tė nderuar kujtimin e ēdo amerikani qė humbi jetėn nė kėto sulme, pėr tė ndarė dhimbjen me familjet dhe miqtė e atyre qė humbėn tė dashurit", thuhej nė deklaratė. Shfaqja e tyre krah pėr krah u pasua edhe nga njė tjetėr dalje, nė mbrėmje, nė Universitetin e Kolumbias, ku do tė shpalosin kėndvėshtrimet e tyre. Ceremonia nė Manhatan u pėrqendrua nė katėr momente kryesore; kur avionėt goditėn njėri pas tjetrit kullat, dhe kur kėto tė fundit u shembėn. Anėtarėt e familjeve dhe nxėnėsit qė pėrfaqėsonin 90 vendet qė kishin humbur shtetas tė tyre nė kėto sulme, lexuan emrat e 2973 tė vdekurve. Shtatė vite pas sulmeve qė shokuan botėn, Ground Zero mbetet ende njė "kantier ndėrtimi". Pas vitesh vonesa dhe mosmarrėveshjeje nė lidhje me mėnyrėn se si do tė nderohen tė vdekurit, puna ka filluar nė memorialin dhe nė gradaēelėn e re, Kulla e Lirisė, qė duhet tė pėrfundojė nė 2012-ėn. Mė herėt, kryebashkiaku i Nju-Jorkut kishte kritikuar punėn e ngadaltė nė vendin e katastrofės dhe kishte theksuar se gjithēka duhej tė pėrfundonte nė kohė pėr pėrvjetorin e 10-tė tė ngjarjes. "Nuk ka mė justifikime, nuk tolerohen mė vonesa", theksoi Blumberg. Edhe guvernatori i shtetit tė Nju-Jorkut, David Paterson, tha se ishte i pakėnaqur dhe i shqetėsuar me ritmin e papranueshėm, me tė cilin po ecnin punimet nė Ground Zero. Ngjarjet e 11 shtatorit 2001 kishin ndikim tė fuqishėm nė pikėpamjen e Amerikės pėr rolin e saj nė botė, duke shkaktuar rishikimin e politikės sė jashtme dhe parimeve ekonomike e politike tė 50 viteve tė shkuara. Por, tani shtrohet pyetja, mos vallė nė fushatėn presidenciale, 11 shtatori dhe lufta nė Irak kanė dalė nė plan tė dytė pas ekonomisė? Disa mendojnė se po, tė tjerė thonė tė kundėrtėn. Gjithsesi, i dukshėm ishte fakti se, ndryshe nga vitet e kaluara, pėrvjetori i sivjetmė i sulmeve terroriste tė 11 shtatorit, nė Shtetet e Bashkuara nuk u shėnua me pėrkujtime tė mėdha, por kjo nuk do tė thotė se Amerika i ka harruar 3000 tė rėnėt e saj. E marta e 11 shtatorit 2001, nė Nju- Jork kish filluar si njė ditė me diell. Njujorkezėt po fillonin ditėn e punės dhe duhej tė votonin madje pėr zgjedhjet e bashkisė. Por, njė zhurmė e pazakonshme e theu heshtjen e rėndomtė nė orėn 8:46 tė mėngjesit. Terroristėt e Al Kaedės, kishin rrėmbyer katėr avionė dhe me ta kishin sulmuar Qendrėn Botėrore tė Tregtisė dhe Pentagonin, dy simbolet e fuqisė financiare dhe ushtarake tė Amerikės. Avioni i katėrt, i rrėmbyer, u rrėzua nė Pensilvani, pasi pasagjerėt ishin pėrleshur me rrėmbyesit, duke mos i lejuar tė godasin Shtėpinė e Bardhė apo Kapitol Hillin, nė Uashington.

  4. #4
    i/e rregjistruar 10% Maska e Kampioni99
    Anėtarėsimi
    Jan 2007
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    36
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Respekt per viktimat e 11 Shtatorit

    Oj kukull tem shum e qelluar dhe respekt per te gjitha viktimat e 11 shtatorit
    Kosva i eshte mirnjohese per jete amerikes

  5. #5
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Ne perkujtim te 11 Shtatorit

    Vertet e meritojne te kujtohen, sepse fundi i tyre ishte nje pakujdesi e politikes ku viktima si gjithmon jane njerezit e thjeshte.

  6. #6
    i/e rregjistruar 35% Maska e PoLiGrAfIkSi
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Vendndodhja
    SOUTH BEACH MIAMI
    Postime
    852
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Ne perkujtim te 11 Shtatorit

    Amerika per sa te jete jeta ne toke do ti kujtoje viktimat e 11 shtator 2001.
    Nder dhe respekt per punojsit e nderhyrjeve emergjente qe dhane jeten per te shpetuar njerzit.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. iPhone 5 do tė paraqitet nė treg gjatė shtatorit
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 22-04-2011, 06:18 PM
  2. SHBA, ekzekutim i menjehereshem per trurin e 11 shtatorit
    Nga Kliton nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-02-2010, 10:13 AM
  3. Udhėzimi qė erdhi pas 11 shtatorit(kanadezja hyn ne islam)
    Nga tetari nė forum Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-12-2007, 01:44 PM