Nje tregim i shkrimtarit Teodor Keko

Ishte njė ditė e ngrohtė prilli e vitit 1976, kur lindi mes tė qarave gėrvishtėse njė vajzė e bukur, si nėna e saj. Lindja qėlloi e vėshtirė nga pozicioni ters i foshnjės nė bark dhe, me gjithė pėrpjekjet e ethshme tė mjekėve e tė mamive, nėna e tė porsalindurės dha shpirt, fill pasi nxori nė dritė krijesėn e saj tė parė e tė fundit. Kishte humbur shumė gjak dhe nuk mund t’i bėhej njė transfuzion i menjėhershėm, pasi grupi i saj i gjakut ishte shumė i rrallė.
Nė atė panik, mjekėt menduan se si do t’ia jepnin lajmin e kobshėm tė afėrmve tė sė ndjerės, por e kishin vrarė mendjen kot. Vetėm kur ata filluan tė kėrkojnė prindėrit e saj, apo bashkėshortin, fillimisht pėr tė kėrkuar kampione nga gjaku i tyre e mė pas pėr t’iu dhėnė lajmin e tmerrshėm, e kuptuan se adresa e shėnuar nė bllokun e trashė tė regjistrimeve ishte e rreme. Nuk figuronte nė asnjė zyrė tė gjendjes civile as emri, as adresa e saj. Ajo nuk kishte lėnė pas as edhe njė shenjėz tė vetme orientimi.
Me foshnjėn nė duar, mamitė u sollėn njė kohė vėrdallė. Foshnja qante, pasi donte tė pinte, kėshtu qė, pak nga se nėnat e reja kishin nevojė pėr njė thithėse qumėshti, qė mos t’iu mblidhte gjiri, derisa t’iu sillnin foshnjat e tyre dhe mė shumė nga keqardhja pėr kėtė fėmijė tė braktisur kaq mizorisht nga fati i mbrapshtė, filluan ta bredhin gji mė gji tė fryrė, sa herė i tekej tė pinte.
Atėherė nuk kishte kushte pėr t’i strehuar nė Shtėpinė e Fėmijės foshnjat e porsalindura, kėshtu qė vajzėn e mbajtėn dy muaj nė maternitet. Kjo foshnjė, e cila ēuditėrisht nuk bėnte naze sa herė ia ndėrronin gjirin e kėsisoj edhe llojin e qumėshtit, u bė sakaq fėmija mė i dashur pėr tė gjithė.
Pak para se tė transferohej nė Shtėpinė e Fėmijės, Flora, gruaja e njė kirurgu tė njohur abortoi pėr herė tė tretė, kėtė herė pas gjashtė muajsh shtatzanie e regjimi tė rreptė shtrati. Por, mes lotėve, ajo sakaq u kujtua pėr jetimen e bukur me tė cilėn kishte nja dy muaj qė luante, sa herė qė ajo qante dhe mamitė ishin tė zėna me urgjenca.
- Pse mos ta adoptojmė ne, – iu lut tė shoqit me ankth nė sy.
I shoqi druhej mos foshnja ishte sakate, nga ndonjė tentativė e natyrshme aborti e nėnės sė saj tė ndjerė, por, si e vizitoi me kolegėt e tij me kujdes, nuk dalloi asgjė shqetėsuese te vajza.
- Kjo vetėm sėmundje nuk ka nė trup! - i vuri vulėn njė kolegu i tij.
Kaq mjaftoi pėr t’ia mbushur mendjen kirurgut.
- Po e marrim ne kėtė fėmijė! - e vendosi ai, a thua ndodhej nė pazar dhe kėshtu vajza ndėrroi adresė.
Vajzėn e quajtėn Ema. Ajo rritej mes kujdesit dhe shumė shpejt dha shenjat e njė zgjuarsie tė mprehtė natyrore. Kishte njė karakter tė fortė, nuk dorėzohej lehtė dhe, kur tė shihte me sytė e saj jeshilė, tė turbullonte.
- Si shtrigė mė duket! - psherėtinte Flora, qė ēmendej pas saj dhe i qe bėrė si hije trupi.
Nė shkollė, Ema dallohej pėr dy gjėra: pėr zėnkat e egra me kundėrshtaret e saj dhe pėr ecurinė e shkėlqyer nė mėsime. Derisa mbushi 10 vjeē, fytyrėn e kishte gjithmonė plot me gricje, aq sa tė kujtonte hartėn fizike tė botės. Tė merrte malli ta shihje tė ulej njė herė nė tavolinė me libėr nė dorė, megjithatė, askush nuk arrinte rezultatet e saj nė mėsime dhe, pa mbaruar shkollėn 8-vjeēare, vetėm duke dėgjuar radio e parė televizor, kishte pėrvetėsuar shkėlqyeshėm gjuhėt italiane dhe angleze.
Duke u rritur, ky fėmijė nisi t’i fitojė njė nga njė olimpiadat, herė nė matematikė, herė nė fizikė e herė nė kimi. Tmerr i fuste vetėm letėrsia. Po tė lexonte njė libėr tė kėsaj natyre e zinte gjumi sakaq.
Nė gjimnaz erdhi e u bė njė vajzė e bukur, me trup atleteje, me flokė kaēurrelė tė dendur, qė nuk kishte krehėr t’ia bėnte zap. Meshkujt i silleshin vėrdallė nėpėr kėmbė, si minj, dhe ajo filloi tė ngalasej nga pak me ta, derisa e futi mikun e parė nė shtrat. Nga ajo ditė, filloi t’i ndėrronte partnerėt. Nuk trembej nga asgjė dhe, me po atė lehtėsi qė u dorėzohej meshkujve, i flakte nga jeta e saj. Kush i afrohej asaj, rrezikonte shumė. Jo pak djemve u mbeti peng kėputja e lidhjeve me Emėn, gjithmonė sipas trilleve tė saj, dhe filluan tė trokasin ilegalisht nėpėr dyert e psikiatėrve pėr tė marrė qetėsues.
Ema e mori vesh shpejt, qė ishte fėmijė e adoptuar. Qė nė zėnkat e para me fėmijėt e rrugės, ku banonte, atė e shanė “kopile”, por kjo gjė nuk i bėri asnjėherė pėrshtypje. Shoqeve dhe shokėve tė porsanjohur ua komunikonte kėtė lajm e para me njė barrė krenarie. Nuk u bė kurrė kureshtare tė kėrkonte babanė dhe nėse dėgjonte dikė, kėta ishin prindėrit e saj.
Kur mbaroi gjimnazin, prindėrit e ndanė mendjen ta nisnin jashtė shtetit pėr studime. Atė kohė, ajo merrej me volejboll dhe ata shfrytėzuan njė turne tė skuadrės sė saj nė SHBA pėr ta nisur pėrfundimisht andej. I premtuan se do t’i shkonin shumė shpejt mbrapa, sapo tė gjenin vizat e tė shisnin shtėpinė, dhe ajo iku pa bėrė zė. Nė SHBA erdhi vėrdallė nja njė vit, duke menduar se pėr ēfarė dege duhej tė studionte, pastaj e ndau mendjen tė studionte pėr financė dhe kėshtu bėri. Brenda tre vjetėsh i pėrfundoi shkėlqyeshėm studimet universitare 5-vjeēare dhe menjėherė filloi punė nė njė bankė tė Neė Jorkut. Nga dita e largimit, ajo nuk kėrkoi kurrė dollarė nga prindėrit. Pa punė kishte qenė, dollarė nuk kėrkonte... Kaq duhej qė Flora tė profetizonte, duke thėnė:
- Kush e di ē’pisllėk do tė jetė duke bėrė andej!...
I kishte rėnė pikės! Njė muaj pasi kishte shkelur nė tokėn e premtuar, Ema u afrua me njė amerikan tė kamur. E njohu krejt rastėsisht, teksa shihte me kureshtje nga vitrina nė rrugė bizhutė nė njė dyqan me emėr. Tjetri iu afrua jo pa ndrojtje pėrbri dhe e ftoi tė zgjidhte diēka nė dyqan, meqė atė ditė kishte ditėlindjen. Ema pranoi menjėherė. I vuri gishtin njė unaze me ēmim astronomik, pastaj pranoi ftesėn e tė panjohurit pėr tė darkuar sė bashku, hėngri e piu atje sa iu veshėn sytė dhe po atė natė e gdhinė nė njė hotel, nė periferi tė qytetit. I fali aq kėnaqėsi atė natė nė shtrat, sa e bėri tjetrin t’i binte nė gjunjė dhe e rropi pa pikė mėshire, aq sa mundi dhe pastaj, kur iu mėrzit, e la pa e vrarė mendjen fare. E mbetur sėrish vetėm, ajo vendosi tė shohė njė herė tamam rreth vetes se ē’bėhej e si jetohej nė kėtė botė. Pasi peshoi gjithēka, e gjykoi si mė tė mirėn tė ushtronte striptizėn nė njė lokal mondan nate. Kur e bėnte kėtė punė njė bullgare, shoqe e saj e dhomės, qė mė shumė ngjante me njė zhapik sesa me njė femėr, si mos e bėnte ajo qė ua rrotullonte kokat meshkujve, si tė qenė luledielli!
Sa e panė bosėt e lokalit tė parė, ku trokiti, e pranuan nė ēast dhe ylli i ri mblodhi sakaq rreth vetes aq fansa, teksa iu zhvishej para hundėve, sa nuk i dhembi mė koka pėr tė siguruar jetesėn.
Me kėtė punė u mor derisa pėrfundoi studimet universitare. Klientėt ia mbushnin gjimbajtėset e holla e rripat e mbathjeve me dollarė dhe ajo, hera-herės, zgjidhte ndėr mė dorėlėshuarit pėr partnerė nė shtrat. Pėr kėtė gjė askush nuk kursehej, nėse ajo vendoste.
Lidhjet kalimtare, Emės i vinin pėr shtat dhe tė ardhurat qė fitonte, i siguruan njė jetė mė se komode. Sa pėr turp, as bėhej fjalė! Kėtė ndjenjė Ema nuk e njihte!
Ditėn qė kaloi nė Bankė, ajo e mbylli kapitullin e striptizmit. Asnjėherė nuk kishte qenė femėr epshore, qė vdiste po tė mos bėnte seks. Madje, lidhjet e shumta kalimtare e kishin bėrė tė humbiste kuriozitetin edhe ndaj hallateve tė partnerėve!
Askush nuk mund tė parashikonte se si do tė rridhte jeta e saj, nėse nuk do t’i vdiste i ati nga njė infarkt i papritur. Ema mori leje, prenotoi avionin mė tė parė dhe zbriti njė natė tė ftohtė dimri nė Tiranė. Kur Flora e pa nė derė, sa nuk pėsoi fatin e tė shoqit!
- Po ti ?! - thirri nėn zė.
- Vetėm do tė tė lija?! - ia ktheu gjithė inat Ema, duke lėshuar valixhen nė korridor.
Flora filloi tė vėzhgonte me kujdes vajzėn e saj marruke e yll tė bukur dhe iu duk se mė nė fund ajo ishte shtruar. Tani nuk kishte ndonjė dėshirė tė madhe tė dilte e pėr t’u shoqėruar me meshkuj as bėhej fjalė. Por shtėpia po e mbyste. Atėherė vendosi tė gjejė ndonjė punė, sa pėr tė kaluar kohėn, se pėr lek as bėhej fjalė tė kishte nevojė.
Njė mbrėmje, teksa pinte kafe me njė shoqe nė njė verandė lokali, njohu rastėsisht njė mesoburrė te tė 50-at me pamje fisnike. Ishte njė i njohur i shoqes sė saj dhe, kur Ema mori vesh se tjetri kėrkonte njė financiere tė mirė pėr tė drejtuar financat e kompanisė sė tij, i shprehu dėshirėn ta provonte njė herė atė punė. Tjetri e pa gjithė dyshim. Kjo vajzė kaq seksi nuk dukej tė kishte lindur pėr tė punuar qoftė edhe njė ditė tė vetme. Por nuk ia prishi. Nė fakt, ai nuk e dinte me kė kishte tė bėnte.
Nėse Ema mund ta kryente ashtu siē duhej detyrėn, do tė paguhej 300 dollarė nė muaj, por njė muaj mė pas, kur Fredi, pronari i kompanisė, pa rregullin e vendosur menjėherė nė financat e tij, e thirri nė zyrė.
- Jam shumė i kėnaqur nga ty, - i tha, - nėse dėshiron tė lidhim kontratė bashkė, rrogėn do ta kesh 600 dollarė nė muaj!...
Emės i pėlqeu vlerėsimi i tjetrit, siē i pėlqeu fakti, qė ky njeri nuk do ta bezdiste me ato vėshtrimet epshore, tė cilat ia prishnin humorin nė ēast.
- Dakord! - ia ktheu ajo, duke shtuar se duhej tė njihej edhe me ligjet financiare tė Shqipėrisė, nėse Fredi nuk donte tė kishte kokėēarje nga tatimorėt.
Nga ajo ditė, Emės sikur iu mbush jeta. Ditėn ajo merrej me pagesat e porositė e Fredit, kurse mbrėmjeve shfletonte Fletoret Zyrtare, duke parė ligjet nė fuqi e duke u tallur me ligjvėnėsit anadollakė, qė nuk kishin haber nga biznesi e evazioni fiskal. Dy muaj mė pas, kur tatimorėt do tė trokisnin te zyrat e Fredit, sipas ritualit, pėr tė bėrė kontrollin rutinė, pėr t’u kapur diku e pėr tė futur nė xhepa ndonjė shuk me lekė, siē ishte bėrė rrugė tė ndodhte, Ema shkoi nė zyrėn e Fredit.
- Kanė ardhur tatimorėt! - foli shkurt. - Ua dhashė tė gjithė dokumentacionin qė kėrkuan, por ti nuk do t’u japėsh asnjė lek! Puna e tyre ėshtė tė kontrollojnė dhe tė vendosin gjoba, po gjetėn ndonjė parregullsi ligjore. Po gjetėn gjė, gjobėn e paguaj vetė, por atyre nuk do t‘u japėsh asnjė kokėrr leku! Janė mėsuar keq kėta parazitė!...
Fredi nuk ia ndau sytė kėsaj bishe tė egėr me pamje engjėlli. Nuk donte telashe e ishte gati tė paguante sa tė kėrkonin, mirėpo as Emės nuk ia prishte dot.
- Ti e di kėtė punė! - ia preu shkurt.
Njė javė tatimorėt derdhėn djersė mbi letrat e kopsitura nga Ema, por nuk gjetėn asgjė, pėrveē vėshtrimit ironik tė kėsaj femre tė panjohur pėr ta, qė dukej sikur thoshte nėn zė: gėrmo, Tare, gėrmo, se varrin e qenit tė ngordhur do tė gjesh !...
Kur ata e kuptuan se nuk do tė kapnin asnjė lek e se qenė rropatur kot gjithė ato ditė e po bėheshin gati t’ia mbathnin, ajo iu dha njė kėshillė me zė engjėllor:
- Mos hajdeni mė kot kėtu, se nuk do tė gjeni kurrė shkelje ligjore! Po deshėt ndonjė lek, investoni! Blini aksione te ne, sepse jemi shoqėri aksionere!...
Tė gjithė e shanė KURVĖ me vete, ndėrkohė qė Fredi u mbyll nė zyrė. Nuk donte ta shihnin ata morracakė duke qeshur me kėshillėn e Emės tė shqiptuar aq butėsisht.
Atė mbrėmje Fredi e ftoi pėr darkė Emėn. E njoftoi, se do tė darkonin nė restorantin mė mondan tė peshkut dhe se do ta priste atje nė orėn tetė tė mbrėmjes. Kur ajo u shfaq nė derė, klientėve iu ranė pirunėt nga duart. Kishte veshur njė fustan tė kuq, tė gjatė deri nė fund tė kėmbėve, me njė dekolte tė thellė, qė ia zbulonte gjoksin e mrekullueshėm.
- Ua zure bukėn nė fyt, - pėshpėriti Fredi, kur ajo iu ul pranė.
- As mė kėrcet pėr kėta tė palarė! - ia ktheu shpėrfillshėm ajo, pa marrė mundimin tė hedhė njė herė sytė pėrreth. - Nuk ėshtė faji im qė hanė akoma fasule me pilaf dhe mbajnė ēitjanet si shenjė tradite!...
- Kaq e egėr ke qenė gjithmonė? - e pyeti Fredi.
- Asnjėherė nuk kam qenė e egėr! Konformizmin, po! Atė e urrej!
- Bėhu pak mė realiste! Tani jeton nė Shqipėri!...
- Se mos erdha nga qejfi kėtu! Nga halli erdha! Kėshtu qė nuk kam asnjė detyrim ndaj kėtij realiteti! Kur tė mė teket, iki prapė! Nga kjo shoqėri, unė nuk kėrkoj ndryshim. Atėherė pse duhet tė kėrkojė shoqėria shqiptare ndryshim prej meje?!...
- Bėj si tė duash! - u dorėzua Fredi. - Unė tė kam thirrur pėr darkė pėr tjetėr gjė... Ti mė ke bėrė tė mos kem mė frikė nga tatimorėt me punėn tėnde. Mė ke kursyer kėshtu mbi 50000 dollarė, plus qė tani unė nuk e gdhij syhapur nga frika e ndonjė denoncimi prej tyre. Kėto para nuk mund tė hyjnė tė gjitha nė xhepin tim. Mua mė mjafton, qė nuk kam mė frikė!...
Ema e pa gjatė nė sy tjetrin, pastaj filloi tė buzėqeshė lehtas.
- Unė nuk fillova punė te ty ngaqė po vdisja pėr bukė. Por, edhe po na dhe ndonjė lek, nuk bėn keq! Nė kėtė botė fiton ai qė di tė shpėrblejė ndihmėn!...
Shqiptoi krejt tė kundėrtėn e asaj qė po mendonte: tė ngrihej e ta linte tjetrin si tė dhjerė nė tavolinė!
Ishte e bindur se edhe Fredi ishte me mendjen e saj, prandaj e habiti qetėsia e tjetrit, kur futi dorėn nė xhepin e brendshėm tė xhaketės, nxori qė aty njė zarf tė trashė dhe ia vendosi ngadalė pėrpara.
- Janė tė tuat! - shqiptoi me po atė qetėsi olimpike.
Ema e mori zarfin dhe, pa e hapur, e futi nė ēantėn e dorės.
- Faleminderit! - tha pa ia ndarė sytė.
I pat lindur menjėherė dėshira ta fuste Fredin nė shtratin e saj. Tani po e brente kurioziteti pėr kėtė njeri me maskė.
Gjithė darkėn, ajo e shtyu me kėtė mendim dhe nuk e pati tė vėshtirė ta tundonte tjetrin. Aq gjė e kishte mėsuar pėrtej oqeanit.
Kur dolėn, ajo ia futi krahun tjetrit dhe i pėshpėriti lehtė nė vesh:
- Ku do tė mė ēosh tani?
- Ku tė duash!
- Ikim nė Durrės! - tha ajo, duke shtuar se andej ka ca hotele tė mira.
Nuk ishte e thėnė tė pėrfundonte deri nė Durrės. Pa kaluar sheshin “Skėnderbej”, ajo propozoi tė ktheheshin tek ish - “Vjosa”. Tani i qe zgjuar gjaku i parė i padurimit dhe nė tė tilla raste nuk kishte Zot t’ia prishte!...
Nė dhomė, ajo u pėrkujdes qė Fredi mos ndihej keq, dhe, pasi mbaroi gjithēka e Fredi po bėhej gati tė kotej, Ema tha ngadalė:
- Nuk desha lekė nga ty, por, i mora, sepse nuk kisha qejf tė ta prishja!... Edhe diēka. Po deshe ta kalojmė mirė bashkė, mos e ēo nėpėr mend se jam prona jote dhe mos e merr kurrė iniciativėn nė marrėdhėniet tona private.
I ktheu shpinėn e lakuriqtė tjetrit dhe sakaq fjeti.
Fredin e trembi akullsia e tonit tė Emės. Ia kishte shqiptuar fare thatė e pa emocion mendimet e saj, ndėrkohė qė ajo nuk kishte asnjė ide, se ēfarė shume pėrmbante zarfi nė ēantėn e saj. E trembi edhe trilli i beftė i tjetrės pėr t’u kthyer nė kėtė hotel e pėr t’iu dhėnė me njė pasion tė vėrtetė, ndėrkohė qė deri para pak orėsh nuk kishte ofruar asnjė shenjė pėr kėtė bashkim.
E nesėrmja i riktheu nė pozitat e mėparshme. Ema dukej qartė qė e kishte harruar ndodhinė e njė nate mė parė, ndėrkohė qė Fredi sepse pati njė ide, qė ajo po e vėzhgonte nga larg. Nė kėtė rutinė vazhduan marrėdhėniet e tyre, derisa njė ditė Ema u rishfaq nė zyrėn e tij.
- Ke ndonjė plan pėr sonte? - e pyeti.
Mori njė pėrgjigje mohuese nga Fredi.
- Hamė ndonjė darkė bashkė? Paguaj unė! - tha Ema.
Fredi e vėzhgoi gjatė.
- Pse mė shikon?
- Mė duket se mė ngatėrron me ndonjė tjetėr, - ia ktheu ai. - Unė kėrkoj nga tė tjerėt po atė respekt qė iu jap! Nuk tė kam trajtuar si shėrbėtore dhe po kėtė gjė duhet tė bėsh edhe ti, me mua!...
- Mė fal! - mėrmėriti Ema.
Sakaq kishte ikur.
Emėn e fyeu sjellja e Fredit, por, nė darkė vonė, teksa turfullonte me veten e saj, thellė-thellė, i dha tė drejtė tjetrit. E kishte trajtuar si ndonjė mashkull tė pėrvėluar pas saj, si ata jargashėt, qė psherėtinin lloj-lloj banalitetesh kur ajo kalonte nė rrugė...
Tė nesėrmen, ajo trokiti sėrish nė zyrėn e Fredit. Raportoi pėr punėn e saj, pastaj, teksa po dilte, i kėrkoi edhe njė herė tė falur tjetrit.
- U ndodha shumė bosh dje, por kjo nuk do tė ndodhė mė kurrė!...
- Kėshtu mund tė bisedohet, - tha Fredi, - por jo me vendime tė njėanshme. Si the atė natė? Ty nuk tė pėlqenin iniciativat e njėanshme nė kėtė punė... Sonte, apo njė ditė tjetėr, mund tė ma ofrosh atė darkėn...
Atė natė pėrfunduan nė Lezhė, nė njė hotel tė drunjtė buzė detit.
- E di, - murmuriti ajo pas mesnate e strukur nė gjoksin e tij ku kishte filluar tė ndihej mirė, - nuk tė dua pėr seks, po pėr shok! Ti, mė jep besim!... Nuk di si ta shpjegoj...
- E kam kuptuar kėtė gjė, - ia ktheu ai.
- Nga e ke kuptuar?!
- Ti je njė femėr me bukuri tė rrallė, je e rrethuar nga shumė meshkuj tė rinj e me vlera, qė do tė shkrinin pasurinė tė bėheshin tė dashurit e tu, kurse ti mė zgjodhe mua, krejt tė kundėrtėn e tyre...
- Janė shumė provincialė, Fred! - tha Ema. - Ata nuk e kanė idenė se cila jam unė, ēfarė kam parė e provuar, ēfarė di... Ata mendojnė se unė jam njė kukull budallaqe... Janė njerėz qė paragjykojnė dhe ky paragjykim i ka fiksuar prej shekujsh nė provincializėm!... Ti u solle qė nė fillim ndryshe me mua, megjithėse ishe i bindur se unė isha vetėm njė lodėr seksi. Ama, ti e munde vetveten, kur pranove ta provoje njė herė tė punonim bashkė...
- Mė trego se ēfarė ke parė! - iu lut befas ai.
Ema u mendua njė hop, pastaj tha qetėsisht:
- Lere, Fred! Mos na e prish sonte gjakun!
Po, tjetri nuk iu nda. Ishte vėrtet kureshtar tė mėsonte se ēfarė dinte kjo vajzė nga jeta, kjo vajzė e re e pa pėrvojė, e pamėsuar me skamjen e me intrigat e kėtij vendi...

maj 2001