Receta Gatimi

Ditari i Tiranes


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Ditari i Tiranes

    Rindėrtohet gjimnazi “Abdulla Keta”


    Njė tjetėr objekt arsimor i rinovuar pėr periferinė e Tiranės. Bėhet fjalė pėr shkollėn e mesme “Abdulla Keta” nė zonėn e Shkozės, e cila u rindėrtua falė njė kredie prej 512,855 Euro nga Banka e Kėshillit tė Europės (CEB).



    Nė pėrurimin e kėsaj shkolle Kryetari i Bashkisė Edi Rama ka vėnė nė dukje se kėto shkolla tė reja apo tėrėsisht tė rindėrtuara, janė tempuj tė dijes dhe njėkohėsisht hapėsira tė bashkėjetesės pėr tė rinjtė nė kėto komunitete periferike.


    Para rikonstruksionit shkolla kishte vetėm 6 klasa tė thjeshta dhe 2 laboratorė, ndėrsa pas ndėrhyrjes, nė dispozicion tė nxėnėsve janė 16 klasa mėsimore dhe 3 laboratorė, njė palestėr 270 m² dhe 50 m² mjedise ndihmėse, zyra e senatit si dhe laboratorėt kompjuterikė.



    Si tė gjitha shkollat e pėrfshira nė kėtė projekt tė Bashkisė sė Tiranės, pėr pėrmirėsimin e infrastrukturės arsimore nė kryeqytet, pajisja dhe mobilimi i tė gjitha mjediseve tė brendshme sipas standarteve bashkėkohore ėshtė pjesė pėrfshirėse e procesit tė rehabilitimit. Qėllimi kryesor mbetet krijimi i kushteve cilėsore nė veprimtarinė shkollore duke plotėsuar e respektuar standartet europiane. Pėr kėtė janė kompletuar kabinetet e gjuhėve tė huaja, laboratorėt kimikė e fizikė, biblioteka, mjediset ndihmėse sportive, asistenca mjeksore ku nxėnėsit do tė kenė mundėsi kėshillimi dhe trajtimi shėndetėsor si dhe sistemimi i mjediseve tė jashtme me gjelbėrim dhe trotuare.



    Gjimnazi “Abdulla Keta”, ndodhet nė rrugėn Ali Demi, e cila shtrihet nė skajin verilindor tė kryeqytetit dhe pėrfshihet nė territorin e Njėsisė Bashkiake Nr.1.



    08.09.2008

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Ditari i Tiranes

    Pėrurohet segmenti qė lidh Tiranėn me Paskuqanin



    Investimet e Bashkisė sė Tiranės nuk shkojnė vetėm pėr qendrėn. Kėshtu, ėshtė pėruruar ditėn e mėrkurė njė segment rrugor qė lidh skajet e rrugės “Jordan Misja” dhe rrugės “Siri Kodra”, nė njė gjatėsi prej 960 metrash linearė.



    Rikonstruksioni i plotė ka marrė 67 milion lekė nga fondet e Bashkisė sė Tiranės dhe nė pėrurimin e rrugės ka qenė i pranishėm Edi Rama, i cili ka theksuar pėr mediat se rruga ėshtė fryt i bashkėbisedimit dhe i vendimarrjes sė pėrbashkėt me komunitetin e zonės.



    Tashmė, nė rrugė ėshtė e gjithė infrastruktura moderne, rrjeti i ujėsjellėsit, rrjeti i ujėrave tė bardha dhe ndriēimi, i realizuar me shtylla 8,8 metra tė larta tė vendosura nė tė dyja anėt e rrugės.



    Ky investim i rėndėsishėm qė prek dy akse rrugore ėshtė njė lehtėsi jo vetėm pėr komunitetin e zonės por edhe pėr banorėt e komunės Paskuqan, tė cilėt kėshtu gjenden akoma mė pranė kryeqytetit.



    03.09.2008

  3. #3
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Ditari i Tiranes

    Tirana drejt parkimeve nėntokėsore


    Njė shqetėsim i dukshėm nė qytetin e Tiranės ėshtė situata e parkimit tė makinave. Kjo gjendje ndikon drejtpėrdrejt nė zhvillimin ekonomik tė qytetit dhe cilėsinė e jetės qytetare. Bashkia e Tiranės nė pėrputhje me Planin Rregullues tė Qytetit ka hartuar strategjinė e transportit, ku parashikohet edhe ndėrtimi i dy parkimeve nėntokėsore, nė Parkun “Rinia” dhe pranė stadiumit “Qemal Stafa” nė sheshin “Italia”.



    Sipas Nėnkryetarit tė Bashkisė Eduard Shalsi, sheshi ku do tė ndėrtohet parkimi nėntokėsor do tė rikonceptohet dhe do tė jetė pjesė e konkursit ndėrkombėtar qė pritet tė organizohet pėr sheshin “Nėnė Tereza”. Gara pėr ndėrtimin e parkimeve nėntokėsore do tė jetė transparente dhe e hapur.



    Nė politikat e transportit tė Bashkisė sė Tiranės i ėshtė dhėnė priorioritet lėvizjes sė kėmbėsorėve,lėvizjes sė biēikletave, ndėrtimit tė rrjeteve efikase tė transportit publik si dhe zbatimit tė njė politike tė drejtė parkimi.


    Nė tė gjithė botėn parkimet nėntokėsore krijojnė pėrparėsi pėr shtimin e sipėrfaqeve tė gjelbėra dhe ruajtjen e zonave pėr kalimtarėt.



    05.09.2008

  4. #4
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Ditari i Tiranes

    Mbyllet me sukses projekti “Tė mėsojmė duke vepruar”

    Ėshtė organizuar ceremonia e mbylljes sė shkollave verore, projekt i Bashkisė sė Tiranės qė u zhvillua gjatė muajve gusht - shtator 2008. Dita pėrmbyllėse u konceptua si njė garė mes shkollave pjesėmarrėse nė gjini tė ndryshme tė sportit dhe arteve.
    Aktiviteti u zhvillua nė mjediset e shkollės 9 vjeēare “28 Nėntori” me pjesėmarrjen e 300 fėmijėve dhe 90 mėsuesve nga shkollat e tjera. Nė finale juria e ngritur me kėtė rast ka dhėnė edhe ēmime pėr mė tė mirėt.
    Projekti “Tė mėsojmė duke vepruar” u zhvillua nė 10 shkolla 9-vjeēare tė qytetit tė Tiranės. Shkollat verore kishin si qėllim argėtimin e fėmijėve pėr tė kaluar nė mėnyrė interaktive pushimet verore, si dhe shėrbyen si stimul pėr zhvillimin e aftėsive fizike e mendore tė fėmijėve.

    Shkollat verore bėnė bashkė rreth 1500 fėmijė, pėrgjatė gjithė kohėzgjatjes sė saj.
    Mė poshtė lista e shkollave fituese:
    Fituesit
    Kampionati i Futbollit
    Shkolla 9-vjeēare “Shyqyri Peza”
    kampionati i Volejbollit
    Shkolla 9-vjeēare “28 Nėntori”
    Kampionati i Basketbollit
    Shkolla 9-vjeēare “Kushtrimi i Lirisė”
    Kampionati i Kėrcimit
    Shkolla 9-vjeēare “Bajram Curri”
    Kampionati i Shahut
    Shkolla 9-vjeēare “Isa Boletini”
    Konkursi i Muzikės
    Ēmimi i Parė
    Shkolla 9-vjeēare “Kolė Jakova”
    Ēmimi i Dytė
    Shkolla 9-vjeēare “Hasan Vogli”
    Ēmimi i Tretė
    Shkolla 9-vjeēare “Ibrahim Brahja”
    konkursi i Pikturės
    Ēmimi i Parė
    shkolla 9-vjeēare “Shyqyri Peza”
    cmimi i Dytė
    Shkolla 9-vjeēare “Hasan Vogli”
    cmimi i Tretė
    Shkolla 9-vjeēare “Kolė Jakova”
    Konkursi i Letėrsisė
    Ēmimi i Parė
    Shkolla 9-vjeēare “Hasan Vogli”
    Ēmimi i Dytė
    Shkolla 9-vjeēare “Bajram Curri”
    Ēmimi i Tretė
    Shkolla 9-vjeēare “Kushtrimi i Lirisė”
    02.09.2008

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Taēi dorėzohet nė Policinė e Tiranės
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 07-11-2009, 10:41 AM
  2. Ditari im
    Nga Enkelejda_24 nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 06-10-2009, 03:02 PM
  3. Panik ne gjimnazet e Tiranes
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-07-2009, 07:38 PM
  4. Qendra e Tiranes, ferri i automjeteve
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-01-2008, 05:54 PM
  5. Ditari i ndjenjave
    Nga Dr-Leone nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-12-2006, 06:08 AM