Receta Gatimi

Ja pėrse sforcimi mendor na shton oreksin


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Ja pėrse sforcimi mendor na shton oreksin

    Kush mendon shumė... ha!

    Ja pėrse sforcimi mendor na shton oreksin

    Tė gjithė e dimė se tė bėsh punė sedentare (ndenjur) nuk pėrbėn ndonjė problem pėr linjat. Nė fakt, risia e fundit lidhet me hipotezėn se aktivitetet qė vėnė nė lėvizje mė tepėr trurin se sa muskujt mund ta favorizojnė mbipeshėn, jo vetėm se mėnjanojnė aktivitetin fizik, por edhe sepse tė shtyjnė tė ushqehesh mė shumė. Ata qė e sugjerojnė kėtė janė disa shkencėtarė tė Universitetit Laval (Kanada) nė njė studim tė publikuar kohėt e fundit nė revistėn "Psychosomatic Medicine". Studimi ka pėrfshirė 14 studente jo obeze. Secila prej tyre iu nėnshtrua tri situatave tė ndryshme eksperimentale, tė cilat zgjasnin 45 minuta. Nė njė vakt tė caktuar vajzat do tė konsumonin vullnetarisht ushqime nga mė tė ndryshmet, tė servirura nga njė restorant. Tri situatat lidheshin me qėndrimin ulur: leximin e njė tregimi, duke thėnė mė pas pėrmbajtjen dhe ndjekjen e njė sėrė provimesh nė kompjuter.

    Mė parė, studiuesit kishin treguar se 45 minuta punė intelektuale (tė shkruash dhe tė lexosh) djegin vetėm 3 kcal (kilokalori) mė shumė se sa kur jemi duke pushuar. Duke krahasuar vaktet e konsumuara nga studentet, u vėrejt se vajzat kishin marrė mė shumė kalori, pasi ishin angazhuar nė punė tė cilat kėrkonin "mendim": maksimalisht 203 kcal mė shumė pas leximit dhe 254 kcal pas korrigjimit tė testeve. Gjithashtu, u vu re se gjatė angazhimit intelektual, niveli i kortizolit rritej, ndėrsa niveli i insulinės dhe i sheqerit ishte mė "i paqėndrueshėm".

    Pėr ē‘arsye puna intelektuale tė shtyn tė konsumosh mė shumė ushqim? "Njė nga hipotezat e hedhura nga studiuesit, e cila natyrisht duhet konfirmuar, ėshtė se puna intelektuale sjell njė ērregullim tė nivelit tė glukozės, ‘karburanti‘ me tė cilin funksionojnė qelizat, veēanėrisht ato tė trurit. Kjo ėshtė njė nga arsyet qė na bėn t‘i vėrsulemi ushqimit, pėr tė rregulluar kėshtu ekuilibrin e ērregulluar. Nga ana tjetėr, stresi qė lidhet me punė intelektuale ndikon mbi sistemet e kontrollit hormonal (siē ėshtė kortizoli) dhe neurovegjetativ, tė cilėt rregullojnė nivelin e glukozės, insulinės dhe mekanizmat e urisė. Gjithashtu, duhet tė kujtojmė se konsumimi i tepėrt pas stresit akut, apo gjatė njė periudhe stresi kronik, i detyrohet edhe njė nevoje psikologjike shpėrblyese", thotė njė studiuese e Qendrės Terapeutike Neurovegjetative.

    Atėherė ē‘kėshilla do t‘u jepnit "punėtorėve tė mendjes"?

    "Nga njėra anė ėshtė mirė ta fillosh ditėn me njė mėngjes me bazė karbohidrate, fruta, kos, qumėsht. Dihet se dieta nė vendet perėndimore ėshtė e pasur me ushqime dhe e mjaftueshme pėr tė kryer ēdo lloj aktiviteti e stresi. Prandaj, pėrveē kėshillės qė ta pėrmirėsoni mėnyrėn e tė ushqyerit duke konsumuar sa mė shumė fruta, zarzavate, mish pule, peshk dhe drithėra (akoma mė mirė nėse janė tė bėra me miell tė zi), nuk duhet tė lini pas dore aktivitetin e pėrditshėm fizik, pasi ėshtė i rėndėsishėm jo vetėm pėr tė rėnė nga pesha, por edhe pėr tė pėrmirėsuar disa nga mekanizmat kryesorė tė kontrollit tė organizmit, siē ėshtė ai i rregullimit tė insulinės dhe glukozės, tė ndryshuar nga stresi. Por kur stresi shndėrrohet nė njė problem tė madh, duhet kuruar duke iu drejtuar specialistėve, tė cilėt mund tė pėrdorin terapitė farmakologjike".

    Duke iu rikthyer kalorive tė pakta tė shpenzuara nė "punėt mendore", ekzistojnė shumė mėnyra tė tjera pėr t‘i shtuar ato: disa janė tė ndėrlikuara dhe tė pazakonta, si pozicioni i punės "walk and work" (ec dhe puno). Artikulli qė ėshtė publikuar nė revistėn "British Journal of Sports Medicine" tregon pėr mėnyrat e lėvizjes me shpejtėsinė e dėshiruar, ndėrkohė qė punohet nė kompjuter.

    Disa sisteme tė tjera janė mė tė thjeshta: pėr shembull, mund tė ngriheni nė kėmbė sa herė qė ju bie telefoni dhe tė lėvizni ndėrsa flisni. Gjithashtu mund tė zbrisni ose tė ngjiteni nėpėr shkallė. Ėshtė llogaritur se, pėr tė ngjitur njė shkallė harxhohen mesatarisht 0.11 kcal (kur zbresim harxhohen 0.05). Gjithashtu, edhe kur qėndrojmė nė kėmbė harxhojmė kalori (nė njė orė rreth 15 kcal).


    Kur konsumojmė ushqim pėrdorim kokėn


    Stresi

    Stresi qė lidhet me punėt intelektuale "ērregullon" organizmin, duke e shtyrė tė marrė mė shumė kalori se ē‘duhet


    Kėshilla pėr tė djegur kaloritė

    Ai qė bėn punė ulur mund t‘i djegė kaloritė duke:


    U ngritur nė kėmbė sa herė qė bie telefoni dhe duke lėvizur ndėrsa flet (5 telefonata me kohėzgjatje 6 minuta janė ekuivalente me 30 minuta ecje, kohė gjatė sė cilės shpenzohen pothuajse dy herė mė shumė kalori se sa kur qėndrojmė ulur)


    Tė hipim dhe tė zbresim shkallėt pa marrė ashensorin. Sa herė qė ngjisim njė shkallė harxhojmė mesatarisht 0.11 kcal, ndėrsa kur zbresim 0.05 kcal


    Edhe duke qėndruar nė kėmbė harxhojmė kalori, jo shumė, por mjaftueshėm: rreth 15 kcal pėr njė orė

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Ja pėrse sforcimi mendor na shton oreksin

    prandaj me haet shume ne perdiudha ta tilla

    flm per informacionet!

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. YouTube shton 60 kanale origjinale
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-10-2012, 11:40 PM
  2. Nė 2050-tėn, trefish mė shumė tė sėmurė mendor
    Nga Erinaa nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-04-2012, 01:15 PM
  3. Facebook shton veēori tė reja
    Nga vaaldr1n nė forum Social Networks - Rrjetet Sociale
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-12-2010, 08:33 PM
  4. Microsoft shton Facebook nė Outlook
    Nga Kliton nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-07-2010, 05:42 PM
  5. I sėmuri mendor tenton tė vrasė 5 veta: Bėnin zhurmė.
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-11-2007, 02:25 PM