Po e hap kete teme sepse isha duke pare fotot e dasmes time dhe
isha kurioze te dija se si organizohen dasmat ne vendin ku jetoni ju ose ne vendlindjen tuaj?
ne pergjithesi ne shqiperi dasmat i kane humbur ato traditat e para. shumica e cifteve kane filluar te bejne vetem nje darke ose dreke se bashku.
persa i perket dasmes time doja pak a shume ti qendroja besnike tradites nga jam une, ( fieri)
zakonisht te ne fillohet dasma te enjten. paradite para se te cohet paja e nuses qepet duvaku, qe eshte nje flamur i bere me shume shami qe i kane sjelle
grate qe vijne te shikojne pajen e nuses, keto shami te qepura dergohen se bashku me pajen te shtepia e dhendrrit. te dielen kur vijne te marrin nusen nje djale mban duvakun me tre kokrra molle te ngjitura mbi te dhe sduhet te lejoje asnjeri qe te marre mollet.
nejse une kete duvakun nuk e bera.
pra pasi percillet paja paradite, mbasdite fillon ahengu sic i thone andej nga ne.
te premten pritet te vije shoqeria, te shtunen behet dreka ose darka, ne rastin tim darke.
pasi ka filluar darka pritet te vijne krushqit, duhet te vijne numer tek. krushqit rrijne deri sa pritet torta e pastaj duhet te ikin, edhe dhendri gjithashtu.
te dielen vijne te marrin nusen , para se te dale nusja te dera e shtepise vihet nje pjate me pka vere te kuqe dhe nje unaze floriri brenda dhe nusja duhet ta
permbuse me kembe pjaten qe te rrezoje ne toke unazen, ( une vete se kam kuptuar pse behet kjo) nejse nusen e shoqeron vellai dhe te porta ia dorezon dhendrit. rruga ku kalon nusja deri te makina laget me raki dhe shishja e rakise thyhet te makina.kur nusja shkon te shtepia e dhendrit del vjehrra dhe i lyen gishtat me mjalte nuses, dhe kjo e fundit duhet te lyeje deren e shtepise tre here me mjalte dhe pastaj i jep vjehrres pak majlte qe ta embelsoje e ti ece jeta mjalte me te. pastaj kur hyn nusja i cojne nje djale te vogel qe ti heqe kepucen e te marre leket qe ka vene nusja ne kepuce. i kendojne dhe kenge se harrova, edhe kur del nusja nga shtepia e saj dhe kur eshte te shtepia e burrit. per mendimin tim me mire te mos kendojne , sepse kendojne ca kenge me ca tekste qe edhe nqse nuk je ti nusja te vjen per te qare. une jam ca nga natyra e prekshme , degjova dhe ato kenge e u bera keq fare. do thoni ju deshe vete te martoheshe pse duhet te qash. po se si te vjen ne ato caste, as vete se kupton.
po nejse pastaj te dielen dhendrri ben dreken ose darken, ne beme darke, edhe te dielen vijne krushqit nga ana e nuses, edhe keta duhet te jen me numer tek, por dy persona me shume se te dhendri.
e pas ketyre diteve kaq te lodhshme perfundon dasma.
pak a shume ne dasmen time u bene keto qe kam shkruajtur ketu, por ka edhe ca tradita te tjera qe une nuk doja ti beja se me dukeshin te tepruara.
une iu pershtata pak a shume ketyre qe thashe me ca ndryshime te vogla.
nejse e zgjata ca si shume. tani po e mbyll, kur te me kujtohet ndonje gje tjeter per dasmat fierake po e shkruaj.
tani pres te lexoj se si organizohen dasmat te ju.........