Kur mė 10 shtator shėnoi golin e parė tė Shqipėrisė nė fitoren 3-0 kundėr Maltės, Erjon Bogdani festoi nė mėnyrė tė ēmendur, por u detyrua tė zėvendėsohej pėr shkak tė dėmtimit. Tashmė, 30 ditė mė pas, Bogdani ndihet plotėsisht gati pėr tė realizuar sot kundėr Hungarisė golin e tij tė dhjetė ndėrkombėtar me fanellėn e Shqipėrisė. Pak ditė mė parė, “Princi i Epirit”, siē thirret sulmuesi i Kievos nga media italiane, ėshtė rrėfyer pėr gazetėn “Albania” pėr jetėn e tij private, nga diplomimi pėr administrim biznesi, te pasioni pėr shopingun, kohėn e lirė, por dhe pėr bashkėjetesėn me njė juriste tė re italiane nga Salernitana.


Erjon Bogdani, jeni njė futbollist i famshėm pėr futbolldashėsit shqiptarė, ndėrkohė qė jeni diplomuar pėr administrim biznesi. A ka nė plan Eri biznesin e parė tė tij?

Kam mbaruar shkollėn e lartė pėr ekonomi biznesi, por tani pėr tani ende nuk i kam hapur fletėt marketingut pėr tė ndėrtuar e drejtuar njė biznes timin. Vazhdoj tė luaj futboll nė Serinė A nė Itali dhe kam ende edhe dy vjet kontratė mė Kievon.

Sa pėrqind tė kohės i merr futbolli njė lojtari profesionst?

Tuajse tė gjithėn. Nuk diskutohet qė njė sportist pėr tė qenė njė nivele tė larta, duhet t’i pėrkushtohet e ta ketė mendjen te futbolli. Ēdo ndeshje pėr njė ekip si Kievo ėshtė shumė e fortė, si me ekipet e mėdha ashtu edhe me ato rivale e tė njėjtit nivel.

Si ėshtė njė ditė jashtė futbollit e Erjon Bogdanit?

Pėr njė futbollist nė Itali, e vetmja ditė pushimi ėshtė dita e hėnė. Pėrgjithėsisht atė e organizoj nė raport edhe me programin e shokėve tė tij tė ekipit pėr tė dalė pėr ndonjė darkė, apo pėr t’u dėfryer. Na duhet ta largojmė nė tė vetmen ditė tė lirė qė kemi vėmendjen nga futbolli.

Kinematė italiane janė tė famshme, tė paktėn kur i krahasojmė me boshllėkun qė ndjejmė ne pėrgjithėsisht nė Shqipėri. Sa shpesh i frekuentoni ato.
Jo dhe shumė. Mė shumė shoh televizion nė shtėpi. Gjatė gjithė javės jam shumė i angazhuar me stėrvitje. Shpesh, dhe tashmė e kthemi kthyer nė njė traditė, shkoj tė ha darkėn tė shtėpitė e shokėve apo miqve, ashtu siē vinė edhe ata te mua. Gjithsesi, DVD-tė e filmave mė tė mirė i shohim, por futbolli ėshtė ai qė ndjekim mė shumė, pasi duhet tė ndjekim edhe kampionatet e vendeve tė tjera si ato angleze, spanjolle e gjermane.


Italia u jep njė pėrmasė tjetėr futbollistėve. A e ndjeni ju vetė kėtė?

Atje nga dita e martė e deri nė pėrfundim tė takimit tė radhės, zakonisht tė dielėn, flitet vetėm pėr futboll. Nuk ka ndryshim midis njė tifozi tė Interit apo tė Kievos. Tė gjithė adhurojnė e mbėshtesin lojtarėt e skuadrave tė tyre.

Si ndjetė veten kur mbėrritėt pėr herė tė parė nė Itali?

Nė Kroaci luajta vetėm njė vit, por pata shumė oferta nga Gjermania, Italia, Belgjika. Menaxherėt kroatė janė shumė tė lidhur me klubet mė tė mėdha nė Europė. Unė zgjodha Italinė e Rexhinėn. Kur shkova atje pata shumė frikė. Kisha parė nė televizor qė nė Itali luanin shumė kampionė. Isha i ri, vetėm 21-vjeē. Tė shkoja atje dhe tė mos luaje ishte shumė e vėshtirė pėr mua.

Te Rexhina mbetesh ende njė personazh i dashur. Madje, mediat kalabreze tė kujtojnė shpesh kur luan kundėr Rexhinės.

Jam i lumtur qė kam lėnė njė emėr tė mirė atje. Gjithmonė kam arritur tė fitoj dashurinė e tifozėve. Edhe kur luajta kundėr Rexhinės si lojtar i Livornos ma shprehėn ngrohtėsinė e tyre. Nė tė gjitha eksperiencat e mia, nga Rexhina, Salernitana, Verona, Siena e Kievo publiku mė ka dashur pa kufi. Mė respektojnė si futbollist dhe si djalė.

Natyra tė ka dhėnė njė bukuri fizike. Sa ndikon kjo te njė djalė i pashėm, e pėr mė tepėr te njė futbollist?
(Qesh). Ėshtė e vėrtetė, por megjithatė unė duhet tė them qė nė futbollin italian edhe po tė jesh i shėmtuar, futbolli bėn ēudira. Edhe po tė jesh i shėmtuar, kur je lojtar i njė klasi tė lartė, gjithmonė je nė qendėr tė vėmendjes.

Edhe te femrat?
(Qesh). Edhe tė pashmit edhe tė shėmtuarit kanė relativėt e tyre. Por nė Itali tė gjithė futbollistėt tėrheqin vėmendjen. Nuk ka futbollist qė nuk ka dhėnė autografe pėr njė femėr. Nė Itali ėshtė shndėrruar gati nė njė modė.

Janė modelet ato qė dėshirojnė tė pėrfitojnė nga futbollistėt, apo e kundėrta?
Si futbollist, unė them qė po. Dihet kjo nė Itali, pėr vetė faktin se dhe futbollistėt janė djem tė rinj e qė kanė kontrata shumė tė majme. Janė milionerė dhe nuk diskutohet qė tėrheqin vėmendjen dhe botėn e modeleve dhe vajzave tė reja, tė cilat duan tė bien nė sy. Ka shumė ndryshime me futbollin shqiptar, pasi atje nė Itali ēdo ditė jetohet me futbollin. Futbollisti edhe jashtė stėrvitjes apo pas ndeshjes konsiderohet njė figurė.

Si e pėrjeton famėn tėnde nė Itali?
Nė fillim gjithēka mė ekzaltonte, teksa e lexoja emrin tim nė faqet e gazetave apo e shihja nė kronikat televizive. Isha i ri. Te Rexhina na ndiqnin ēdo ditė nė stėrvitje mbi 1 mijė tifozė e kur mbaronim na shoqėronin edhe nė kafe, apo bėnim autografe. Luanim pas disa vitesh mungesė nė Serinė A dhe na shihnin si kampionė. Mė pas mu kthye pak dhe si bezdi, pasi gjithė kohėn ishe i ndjekur. Duhet edhe pak jetė private. Ndikon pėr keq edhe pėr futbollin.

Italia njihet pėr paparacėt dhe gazetarėt nė pėrgjim tė jetės sė futbollistėve. A keni pasur ndonjė rast ju vetė, pėr tė qenė viktimė e tyre?
Po, kam qenė i fotografuar nė njė rast. Ndodhi para katėr-pesė vjetėsh. Si i ri qė isha frekuentoja edhe pak diskotekat, por ajo ka ndodhur pas ndeshjes. Nė Itali duhet tė jesh shumė i kujdesshėm. Duhet tė bėsh sytė katėr, pasi janė njė mijė tė tjerė qė tė shohin. Mund tė bėhesh padashur viktimė. Merret vesh shumė shpejt gjithēka, ku shkon, nė cilin restorant ha dhe ēfarė blen nė dyqan. Futbollisti konsiderohet njė idhull pėr qytetin. Nė Itali ndiqet shumė si kampionati i Serisė A dhe ai B.

Kur u prezantuat vitin e kaluar te Livorno, jeni fotografuar i shoqėruar nga dy vajza. Ėshtė kjo njė traditė nė Itali?
Prezantimet zyrtare e kanė nė protokoll njė prezantim tė tillė. Klubi i Livornos vendosi dy vajza me bluzėn e Livornos. Kjo ėshtė njė gjė normale, pasi dhe kur shkova te klubi i Salernitanės ndodhi e njėjta gjė. Edhe kur bėri prezantimin Livorno e bėri nė praninė e Misseve tė rajonit tė Toskanės. Kur thėrriteshin emrat e futbollistėve, ata dilnin nė fushė para tifozėve tė shoqėruar nga njė Miss.

Ty personalisht cili Miss tė shoqėroi?
Mua pėr fat tė mirė apo tė keq nuk mė shoqėroi askush. Nuk isha ende pjesė e Livornos nė atė ditė, pasi mbėrrita vetėm ditėn e fundit tė merkatos verore tė vitit 2007. Gjithsesi, unė kėtė gjė e kam pėrjetuar kur isha te ekipi i Rexhinės. Kur dolėm nė stadium nga prezantuan Misset e rajonit tė Kalabrisė, nga qytetet e Rexho Kalabrisė, Kozencės, e tė tjera. Aty mė shoqėroi pikėrisht “Mis Kozenca”. Bėhet gjithmonė si njė tip spektakli, si tip shoė, pasi futbollistėt janė shumė tė preferuar e tė ndjekur nė Itali. Nė kėtė lloj prezantimi vijėn edhe aktorė tė njohur tė Italisė apo moderatorė tė televizioneve tė tilla si “Canale cinque”, “Italia Uno”, “Rai Uno”, apo televizione lokale. Thėrrasin vajzat e bukura pėr tė thithur sa mė shumė shikues.

Ke jetuar nė Rexhio Kalabria, Salerno, Verona, Siena, Livorno e tani sėrish nė Verona si lojtar i Kievos. Ku jeni ndjerė mė mirė?
Nė tė gjitha qytetet, por preferoj mė shumė Veronėn. Ka shumė gjėra pėr tė parė. Ėshtė qytet i bukur. Edhe Salerno ėshtė i bukur. Ka njė klimė tė mirė dhe vende shumė tė bukura pėr t’u vizituar.

Igli Tare e ka grua gjermane, Altin Lala italiane por me nėnshtetėsi gjermane. Po ju vetė?
Unė kam shumė shoqėri me njė vajzė italiane. Ri shumė me tė. Kam tre vjet qė bashkėjetoj mė tė. Tani ka ardhur edhe mosha qė duhet tė vendosim pėr martesė. Nuk e di ende nėse do tė martohem me tė, por them se po kalojmė shumė mirė bashkė. Duke parė, duke bėrė.

Nė median italiane, por tė pėrsėritur dhe nė atė shqiptare, etiketohesh me epitetin “Princi i Epirit”. Kush ua vuri kėtė nofkė?

“Princi i Epirit” m’u vendos nė kohėn kur luaja me Hellas Veronėn nė Serinė B. Gazeta e qytetit “L’Arena” ishte e para qė ma vendosi. Bėra njė sezon tė madh atje dhe kam shėnuar shumė gola, 17. Si shqiptar qė isha mė vendosėn kėtė nofkė. Edhe tani qė luaj me Kievon shokėt e ekipit mė thėrrasin shpesh kėshtu, nuk mė thėrrasin me emėr por “Principe” (princi). Pėr mua ėshtė njė “super emėr”. Mė pėlqen shumė.

Sa vėshtirė ėshtė tė jesh lojtar titullar?

Nuk duhet tė harrojmė njė fakt. Nė Serinė A apo B ka njė konkurrencė tė jashtėzakonshme midis lojtarėve pėr njė vend titullari. Ēdo vit e mė shumė nė ekipet italiane vijnė shumė lojtarė, si nga jashtė ashtu ekipet e tė rinjve.

Sa e vėshtirė ėshtė mbijetesa nė Serinė A?

Aq mė tepėr, qė kėtė sezon kampionati ėshtė edhe mė i vėshtirė. Nga Kategoria e Dytė (Seria B) nė tė Parėn (Serinė A) kanė hyrė ekipe tė mira, e duhet tė bėjmė ē’ėshtė e mundur qė tė mbajmė Serinė A.

Tani jeni i vetmi lojtar nga Shqipėria nė Serinė A, pavarėsisht se portieri kosovar Ujkani luan me Palermon. Sa krenar e ndjeni veten?

Ėshtė kėnaqėsi tė luash nė Serinė A. Unė kam tetė vjet qė luaj nė Itali dhe jam pėrshtatur mirė me futbollin italian. Kam kaluar edhe unė momente tė vėshtira. Ka ndeshje qė nuk shfaq mė tė mirėn, ka tė tjera ku nuk luan. Gjithsesi, unė kam luajtur nė nivel tė pranueshėm nė tė gjitha sezonet.

E ardhmja pas futbollit, biznesmen apo nė ndonjė funksion drejtuesi, siē bėri Igli Tare?

Do tė mė pėlqente edhe tė hapja njė biznes timin, por edhe tė mos shkėputesha nga futbolli. Kam njė jetė mė tė. Mund tė jepja njė kontribut jo tė vogėl pranė ndonjė klubi. Kam punuar me shumė trajnerė mė eksperiencė kombėtare e ndėrkombėtare.


“Jam shumė shok me Igli Taren”

Ish-kapiteni i Kombėtares shqiptare, Igli Tare tashmė ka varur kėpucėt nė gozhdė dhe ėshtė drejtor sportiv i Lacios, ekip me tė cilin mbylli karrierėn sportive. “Kam marrėdhėnie tė mira, - thotė Bogdani, - nuk shihemi shpesh fizikisht, por flasim shpesh nė telefon. Ruajmė kontakte me njėri-tjetrin, jemi shumė shokė. Edhe me disa tė tjerė, nuk dėgjohemi shpesh, por kur kemi mundėsinė rrimė shumė bashkė”.

Eksperienca e vėshtirė nė Turqi

Erjon Bogdani ėshtė njė nga shqiptarėt qė ka luajtur edhe nė kampionatin turk, ku mė parė kanė luajtur edhe Alban Bushi, Klodian Duro, Vioresin Sinani. Pėr momentin nė Turqi luajnė Admir Teli, Gilman Lika e Xhevair Sukaj. “Atėherė isha 19-vjeēar dhe luaja nė radhėt e Partizanit. Shqipėria zhvilloi njė miqėsore nė Turqi ku fituam nė Gaziantep 4-1. U aktivizova nė minutat e fundit, dhe them edhe tani se bėra njė paraqitje tė mirė. Pas ndeshjes disa menaxherė mė kontaktuan. Klubi Genshlerbirlixhi mė ofroi njė kontratė tė kėnaqshme pėr atė kohė dhe unė pranova” - thotė Bogdani, duke iu rikthyer njė kohė qė daton 9-vjet mė parė. “Megjithatė, ishte njė eksperiencė e vėshtirė pasi ishte hera e parė qė luaja jashtė Shqipėrisė. Isha shumė i lidhur me Tiranėn, dhe mė mungonin miqtė. Nė Turqi mė mungonin shokėt. Isha vetėm 19-vjeē. Mbaj mend se qysh nė ndeshjen e parė nė Turqi shėnova gol. Ekipi luftonte pėr mbijetesė nė Kategorinė e Parė turke, e nuk pata shumė hapėsirė nė formacionin e parė. Megjithatė shpėtuam nga rėnia”

Nga Zabgrebi nė Kroaci, te Rexhinėn nė Itali

Erjon Bogdani ka luajtur nė Kroaci me NK Zagrebin. “Te ekipi turk u ndėrrua trajneri dhe unė nuk isha mė nė planet e tij. Kėshtu u riktheva nė Shqipėri, ku aktivizova disa ndeshje me Dinamon, gjashtė apo shtatė ndeshje. Ishim nė vendin e parė atėherė. Mė pas erdhi njė ofertė nga Kroacia, pėrmes menaxherit tė njohur Enver Raēa”, thotė Bogu. “Edhe nė Kroaci mė ndoqi fati, pasi shėnova disa gola. Pata menjėherė shumė oferta. Nė fakt, Kroacia pėr tė gjithė lojtarėt e huaj ėshtė njė pikė transiti. Te Zagrebi kishte shumė futbollistė kroatė qė kanė luajtur edhe pėr Kombėtaren e vendit tė tyre. Ishte njė skuadėr shumė e fortė, e njė pjesė e mirė luanin me pėrfaqėsuesen si Bishen, Simiē i Interit. Mė pas pėrfundova nė Itali, ku luaj edhe sot e kėsaj dite”, - pėrfundoi Bogdani.


Me yjet e modės

Nė Itali janė disa emra tė njohur shqiptarėsh tė botės sė spektaklit e modės, si Klejdi Kadiu, Anbeta Toromani, Leon Ēika. “I njoh. Kam qėndruar disa herė me ta dhe kam kaluar shumė bukur bashkė. Mė vjen mirė kur dėgjoj fjalė tė mira pėr ta. Me Leonin kam bėrė njė udhėtim me avion nga Roma nė Verona. Biseduam shumė gjatė e pėr gjithēka”.

“I putha dorėn e Papės”

Momentin mė tė bukur kujton takimin me Papa Vojtilėn. “Nuk e harroj kurrė. Nė shtėpi kam njė foto tė madhe, duke i puthur dorėn”, - thotė Bogdani

Varėsja me shkronjėn E

31-vjeēari nuk e ndan kurrė nga qafa njė varėse me shkronjėn “E”. “Ėshtė emri im”, -shton “Bogu”. Ndoshta ėshtė dhe njė dhuratė nga e dashura e tij, por Eri hesht.

“Nė fushė jam bishė”

“Jashtė futbollit jam njė person shumė i butė, ndėrsa nė fushė jam njė bishė e vėrtetė. Duhet tė jesh i egėr, duhet tė jesh agresiv. Do tė thosha se nė fushė e jashtė saj, ndryshoj si nata me ditėn”

“Pėlqej Al Paēinon”

Bogu pohon se i pėlqen shumė filmat e ka shumė DVD nė shtėpinė e tij nė Itali. “Shoh shumė, por i preferuari im ėshtė ‘Brave heart’, ndėrsa si aktor mė pėlqen shumė Al Paēino”.