E Premte, 02 Shkurt 2007
Nje i ri nga fshati Vlocisht i rrethit te Korces ka vdekur ndersa ishte duke luajtur me shoket. Skena ka tmerruar personat qe kane qene te pranishem ne sallen e ping-pongut te qytetit te Maliqit, ku nje grup bashkemoshataresh nga fshati Vlocisht kishin shkuar per t’u argetuar. Mengjesin e djeshem 20-vjecari Sildion Dakolli ka lene fshatin dhe eshte nisur per te kaluar disa ore me shoket ne qytet. Jane drejtuar ne sallen e bilardos, ku ka nje qoshe te vecante per te pasionuarit e ping-pongut dhe kane filluar nje loje, pa mundur dot ta cojne deri ne fund. Nje krize kardiake mesohet te kete qene shkaku qe e ka rrezuar pertoke te riun, i cili eshte perpelitur per disa minuta, nderkohe qe shoket e tmerruar nuk dinin c’te benin. Nje automjet eshte nisur me urgjence drejt spitalit, por kur 20-vjecari ka mberritur ne duart e bluzave te bardha jeta e tij ishte shuar. Sipas mjekeve vdekja ka ardhur nga nje atak ne zemer, i cili nuk e ka kursyer te ndjerin.

nga I. Vreto