Receta Gatimi

Tregoni jeten e emigrantit


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 5 prej 5
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Tregoni jeten e emigrantit

    Kjo teme eshte vetem per ata qe ndodhen jashte vendlindjes.

    Tregoni jeten tuaj prej emigranti,
    sa vite kini qe jetoni larg,
    cfare pune beni,
    kushtet shoqerore qe kini, jeten,
    kini apo jo miq,
    ju ndoth tju keqtrajtojne,
    a eshte racist me ju ambjenti i punes apo i shkolles,
    menndni te ktheheni ne Shqiperi apo jo? dhe pse?
    jeni te lumtur me jeten qe beni aktualisht?
    si e shikoni Shqiperine dhe shqiptaret sot?
    cfare pretendoni me shume se ajo qe kini ne shtetin ku jetoni?

    faleminderit per mirekuptimin.

  2. #2
    i/e rregjistruar 35% Maska e PoLiGrAfIkSi
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Vendndodhja
    SOUTH BEACH MIAMI
    Postime
    852
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Tregoni jeten e emigrantit

    Tregoni jeten tuaj prej emigranti,
    sa vite kini qe jetoni larg,
    cfare pune beni,
    kushtet shoqerore qe kini, jeten,
    kini apo jo miq,
    ju ndoth tju keqtrajtojne,
    a eshte racist me ju ambjenti i punes apo i shkolles,
    menndni te ktheheni ne Shqiperi apo jo? dhe pse?
    jeni te lumtur me jeten qe beni aktualisht?
    si e shikoni Shqiperine dhe shqiptaret sot?
    cfare pretendoni me shume se ajo qe kini ne shtetin ku jetoni?


    Kuklla te falenderoj per temen qe ke hapur, eshte dhe do te jet nje teme ideal per te pare jeten e emigrimit qe shume njerez e dine se eshte fush me lule.
    ndonshta jam un i pari qe po shkruaj ne kete teme.

    jan nje i ri nga tirana. ne forum njihem si polografiksi apo shkurt pologu. nje pjese e anetareve te vjeter me njohin edhe me emrin tim te vertet.
    si shume familje shqiptare edhe familja ime mbushte formularet e llotarise per ne shtetet e bashkuar te amerikes. fat miresisht dhe fat keqesisht na ra llotaria. (them fat keqesisht se ra shumevone...lol...) problemet filluan pa u nisur mire. me ne fund zbritem me date 21 maj 2005 ne TAMPA Florida, USA.
    Edhe ato dy llafe anglisht qe dinja nga shkolla i harrova. takuam tim vlla qe kisha 10 vjet pa e pare se kishte ardhur n USA qe 16 vjec. C'mallja nuk me del as sot qe po behen pothuajse 4 vjet qe ketu.
    Isha mesuar qe ne shqiperi nuk rrinja njesekonde ne shpi sa haja buke dhe dilja vija kur te me tekej, me nje fjale shume shoke e shoqe, Aventura nga me te ndryshmet per gjueti, gara me makina, piknike , plazhe e car te na dilte perpara. Ardhja ne USA ishte ndryshim total i programit(si nata me diten), im vlla ishte i vetmi person qe flisnim shqip, se po ju them dialekti i anglishtes eshte komplet ndryshe nga c'na mesonin ne ne shkolla, nuk eshte ajo anglishte qe flitet ne europe. tre javet e para isha gati te nisesha ne kembe te kthehesha ne shqiperi, por gjerat filluan te ndryshojne kur fillova punen e pare (dishwasher) pjatalares sepse ishte e vetmjsa pune qe nuk kerkonte anglisht. E merrja punen ne 6 te mengjesit dhe e lija ne 8-9 te darkes ishte e vetmja gje per momentin qe me bente te rrija larg merzitjes qe kisha tre javet e para ne shpi. Me pas aplikova ne nje kompani supermarketesh kush edhe akoma vazhdoj te punoj. kur ne te njejten kohe prinderit e mi nuk kishin pune akoma.

    puna qe bej tani eshte grocery team leader qe do te thote lider, kryetar, udheheqes ( merrini si tje vij permbar)skuadre ne departamentin e ushqimores jo fruta perimet.

    per sa kohe kam qe jetoj ketu kushte jan normale sepse aq na lejon mundesia e rrugave qe marrim, shpi nuk kam blere sepse jan shume shtrenjt por po mundohem te ble.

    dy vitet e para kam qene pune shpi , shpi pune. anglisht nuk flisja, ata te punes mezi i kuptoja cfare me thoshin, te rinjt e te rejat qe punonin me mua nuk me therisnin jasht pune kur benin party se thoshin qe nuk di te flasi eshte i ndrojtur e shume gjera qe per dita e degjoj se cfare kane menduar per mua ne ate kohe. tani nuk eshte problem per miq (nese atehere dilja kush te me theriste veten e vetem te beja dicka ndryshe nga e perditshmja tani i kam zgjedhur se kush jan vertet shoke e shoqe per te dal dhe per te bere party).

    keqtrajtime jo. por fyerje kishte plote sa nje dite nuk durova dhe u zura me njerin kur bera tatuazh shqiponjen e flamurit ne kurriz. me that what isthat piece of shit that you put in your back. ai e dinte shume mire qe ai ishte flamuri im. kjo ka qen arsya e pare dhe e vetme qe me rrezikovi pushimin nga puna.

    racist nuk eshte sepse kta jan gati te ven ne krye te USA nje njeri me ngjyre ska pse te jen raacist me te bardhet

    mund te kthem ne shqiperi kur te jem ne pension nese shqiperia do ket ndryshuar deri atehere.

    them se po dhe po perpiqem qe ta bej jeten me te thjesh the me te mire per mua dhe familjen qe do te krijoj ne te ardhmen

    shqiperia sic thot im vlla eshte free country (vend i lire shko bej cfare te duash....lol....) shqiptaret jan shume te zgjuar per nuk duan ta bejne shtetit e tyre si shtetet e botes se pare.

    sa me shume te kesh aq me shume pretendon, shendet neradh te pare se te tjerat vijne vet...

    faleminderit per vemendjen

  3. #3
    i/e rregjistruar 35% Maska e Insomnia
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Vendndodhja
    Atje ku nuk je ti
    Postime
    643
    Reputacioni
    18

    Re: Tregoni jeten e emigrantit

    Teme interesante, bravo Kuklla!

    Une jam larguar nga vendlindja ime qe ne mars te 91... 17 vjet kane kaluar (me duket dje) isha ende femije, aventura e re me pelqeu shume, por ska qene e njejta gje per prinderit e mi (kurajo te madhe duhet te kene pasur)!

    Integrimi fare i thjeshte se hyra ne shkolle (fillore) dhe ne ate moshe kuptohet qe miqesia eshte fare e thjeshte, akoma sot po ato shoke dhe shoqe kam (miqesi te sinqerte).

    Rracizmin se kam ndjere fare, mund te them qe ndoshta jam une ajo rracistja qe seleksionon shume njerezit

    Sigurisht ka qene nje jete pak e rende nga ana e ekonomise: qe nga mosha 14 vjece kam punuar dhe vazhduar shkollen, deri me sot: kjo me ka ndihmuar te vleresoj gjithcka sic duhet duke fituar edhe indipendencen personale, pa i lene mangut vetes, asgje!

    Jam krenare te jem shqiptare, ose me mire jam krenare qe jam kjo qe jam, duke falenderuar prinderit e mi per edukimin, rispektin, qe me kane dhene.

  4. #4
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Tregoni jeten e emigrantit

    Emigrancion, ky fenomen social eshte nje fjale qe te vret shume, por tashme kjo trajt e fjales duhet shenderruar duke pare se miliona shqiptare jetojne jashte shtetit per shume vite me radhe. Pra veshtire te flitet me per emigracion. Personalisht jam emigrant ne Shqiperi, larguar prej saj prej shume vitesh per te kerkuar fatin dhe te mirat qe un kerkoja pasi vendi im nuk kishte mundesi te mi ofronte.
    Racizmi ekziston, qofte ne vendin ku jam por dhe ne media, direkt apo indirekt ai shfaqet. Sa per Shqiperine, fundi i filmit "Vdekja e Kalit" tregon me shume se ēmund te them un.

  5. #5
    i/e rregjistruar 35% Maska e anna
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Vendndodhja
    france
    Postime
    761
    Reputacioni
    18

    Re: Tregoni jeten e emigrantit

    si shume e shume emigrante te tjere shqiptare edhe familja ime u perfshi ne kete liste te madhe . jam larguar 15 vjec nga shqiperia me prinderit . fillimi ka qene nje veshtiresi i madh per mua po ashtu edhe per familjen time. megjithese kisha njerezit e mi ketu prape e ndjeja mungesen e shqiperise sepse nuk isha larguar kurre prej saj . fillimisht rashe ne nje depresion te thelle sepse u ndava nga pjese e familjes , u ndava nga shoqeria dhe sidomos nga shpia qe kam pasur ne shqiperi . nuk doja te shkoja as ne shkolle sepse nuk e kam pas folur fare gjuhen franceze dhe me dukej vetja idjote midis gjithe shoqerise franceze . me kalimin e kohes fillova te behesha agresive dhe nuk arrija te kontrolloja veten . ky ka qene vit i veshtire per mua dhe sidomos familjen time e cila me shihte te shkaterohesha cdo dit e me shume. prinderit mundoheshin me cdo kusht qe te mernin letrat . pas 2 viteve familja ime ka marre dokumentat dhe gjerat filluan te rregulloheshin me kohen . une fillova te zija shoqeri franceze prinderit filluan te punojne dhe keshtu jeta filloi normalisht . vazhdova kolegjin , liceun ( gjimnazin ) dhe pastaj shkollen e larte . tani kame nje jete mese normale me shoqeri te huaj. nuk kam pasur raste qe te me ofendojne per racisem apo dicka te tille . nuk mendoj te kthehem ne shqiperi per te vazhduar jeten sepse ketu kame familjen , kame shoqerine kame shkollen dhe mendoj te ndertoj ketu jeten time personale sepse mendoj se kur iken nga nje vend qe ne femijeri nuk mendon te kthehesh ne nje vend tjetr megjithese mund te jete edhe vendlindja jote . jame shume e lumtur per jeten qe bej tani sepse kurre nuk do ta kisha kete jete qe bej tani ketu ta kisha ne shqiperi . shqiperia sa po vjen dhe po zhvillohet sa me shume por mendja e shqiptareve avancon me hapa te ngadalta . nuk pretendoj asgje me teper se ckam tani sepse kam te gjitha ato qe me nevojiten keshtu qe nuk dua te behem tamaqare.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Na tregoni me cfare merreni.
    Nga Arjol nė forum Chit Chat
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 06-03-2014, 09:53 PM
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2010, 09:01 PM
  3. per nje person ne jeten tuaj qje ju ka ndryshuar jeten <3
    Nga bessy nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-10-2010, 01:29 PM
  4. Mund te me tregoni si te heq Nero 7
    Nga gjendar nė forum Tė ndihmojmė njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-01-2010, 07:40 PM
  5. Kujdesi qe duhet te tregoni per lekuren ne kete stine
    Nga kuklla nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-06-2008, 09:39 PM